2011-01-08
Spiunazhi, etika dhe paradokset
Osama Muadini
Populli gjysmën ua falë nëse e pranoni dhe në mënyrë të qetë largoheni nga politika. Me këtë, i hapni rrugë proceseve dhe demokratizimit të shoqërisë sonë, e cila ka shumë nevojë për diçka të tillë dhe nuk i bëheni barrë partisë, e cila me siguri do të ekzistoj edhe kur ju nuk do të jeni pjesë e saj.
Skandali me publikimin e dosjeve të shërbimit sekret serb, informata të klasifikuara të shkallës më të lartë ishte dhe do të mbetet kryefjala e ditëve që kaluan dhe sigurisht muajve që do të vijnë. Ndonëse neve shqiptarëve na kapi të papërgatitur ky skandal (së paku jo kaq zyrtar sa ishte ky), filluam të merremi me çështjet teknike dhe sekondare e jo me përmbajtjen e tyre. Në vetvete ky skandal pastaj solli situata paradoksale ku ana e akuzuar zgjodhi një rrugë “alla çajtoresh” që ta evitojë këtë rast. As që u mor në mënyrë serioze t`iu përgjigjet akuzave të rënda, gjë që e ka obligim ndaj popullit, ndaj vetë votuesve të tyre dhe ndaj vlerave që i krijon demokracia.
Posa doli në shesh skandali i spiunazhit, pala e akuzuar u kap aq fortë për arsye të dorës së tretë për momentin, siç ishin ato: “gjetësi i dosjeve ka gënjyer se ka oborr”, apo “pse pikërisht atij dikush ia solli këto dosje” , e deri në çështjet ironizuese “kontrolloni oborret”, apo “nëse tre apo katër veta dalin bashkëpunëtor të Beogradit po u përçaka populli”. Kjo më shtynë të mendoj se këto dosje në fund a do të dalin origjinale? Dëshiroj të pyes, nëse vërtetohet që këto dosje janë origjinale, më tregoni cili shqiptar pozicionohet nga ana e këtyre politikanëve, që populli të përçahet? Po, populli ka gjasa të përçahet derisa ju nuk i mohoni në mënyrë faktike dhe nuk lejoni mjegulla dhe paqartësi tek ne. Ju e keni për obligim kombëtarë që këtij populli ti servoni argumente se gjithçka është trillim, apo të dilni haptazi edhe ta pranoni një gabim të tillë. Ju përkujtoj se nuk jeni të parët. Mos të harrojmë se dosje të tillë para do kohesh publikoi edhe SHISH dhe shpresojmë që kësaj radhe edhe ata të dalin me deklarata dhe informacionet e tyre.
Shumë skandale të tilla kanë ndodhur mes dy superfuqive SHBA-ve dhe Rusisë, por pas zbardhjes së tyre, as populli nuk është përçarë, ashtu siç dëshironi ju ta proklamoni, as s’ka ardhur fundi i botës, e as që ka ra qeveria, përveç pasojave individuale, që është edhe normale.
Të nderuar zotërinj ! Mua si qytetarë nuk më intereson se dosjet u gjetën në oborr apo podrum, apo opozita i solli, edhe pse çdokujt që i kishin ra në dorë të njëjtat nuk kishte mund ti mbyll sytë aq lehtë, apo ishin në zarf të kuq e jo të verdh, nuk më intereson as edhe se si i kanë dal nga dora shërbimit serb, së paku për momentin, por më intereson përmbajtja e tyre. Tu përkujtoj se në ueb-faqen zyrtare të wikileaks.org , çdo ditë publikohen dosje me informacione të klasifikuara të CIA-s mbi veprimet e saj në Irak dhe Afganistan. Populli amerikan, nuk pyet se si i mori ky portabël informacionet, por kërkon përgjigje mbi atë se çka shkruhet në ato dosje. Kërkon përgjegjësi nga ata që i ka votuar. Kërkon të dijë se pse qeveria e tij po i shkel të drejtat dhe liritë e njeriut. Të njëjtën po e kërkojmë edhe ne, bile tek ne bëhet fjalë për “tradhti kombëtare”.
E kam të drejtën kushtetuese ta di të vërtetën. Nuk e kam ndërmend t’ju besoj fjalëve “pasha besën”, apo “pasha nënën”, se kam ndërmend as të emocionohem nga poezitë dhe folklorizmi, dua argumente dhe fakte mbi të vërtetën. Nuk pres as nga komisioni i lustracionit për vërtetim apo jo, sepse ata nuk lustrojnë shqiptarë. Nëse reagimi juaj nuk është i shpejtë dhe bindës përveç paqartësive që do të krijohen, hap rrugën e pazareve të fëlliqura politike pas kësaj faze. Dyshimet e qytetarëve sillen në atë nivel sa të mendojnë se sa do të jetë çmimi që ata do të paguajnë mbi shtrembërimin eventual të së vërtetës nga pala tjetër? Gjenerali kanadez pranon fajet për të cilët dënohet përjetësisht, politikani suedez pranon se ka harruar të paguaj tatim për 3 muaj dhe largohet nga politika, mos të flas për politikanin japonez që për shkak të vonesës së trenit për disa sekonda për shkaqe morale i njëjti jep dorëheqje. Populli gjysmën ua falë nëse e pranoni dhe në mënyrë të qetë largoheni nga politika. Me këtë, i hapni rrugë proceseve dhe demokratizimit të shoqërisë sonë, e cila ka shumë nevojë për diçka të tillë dhe nuk i bëheni barrë partisë, e cila me siguri do të ekzistoj edhe kur ju nuk do të jeni pjesë e saj.
Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)
Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës. Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...