2011-01-08

Abraham Lincoln: Shijet modeste gastronomike të Presidentit

Kur Barack Obama zyri zyrtarisht në detyrën e Presidentit të SHBA, në banketin solemn organizar me këtë rast u morr vendimi për përpilimin e menusë për nder të një Presidenti tjetër të SHBA - Abraham Lincoln-it.

Në menunë prej tre pjatash u përfshinë gatime të përgatitura sipas recetave të viteve 60-të të shekullit të XIX-të, të cilat mund ti pëlqenin Lincoln-it. Abraham Lincoln adhuronte jashtë mase guaskat e detit, por meqenëse ato nuk u vijnë për mide të gjithëve, vendosën që në banketin inaugurues të Obamas të përgatisnin si pjatë të parë ragu me karavidhe (aragosta) nga shteti amerikan Maine, midhje, karkaleca deti dhe peshk deti të quajtur Anoplopoma fimbria. Si pjatë e dytë u vendos të gatuhet gjoks rose me salcë çatni, të përgatitur me vishnje, i shoqëruar me garniturë pure patatesh të ëmbla. Si ëmbëlsirë u servir një kulaç i madhe me mollë e kanellë.

Gatimet u mendua të serviren me komplet tavoline porcelani të kohrave të Lincoln-it. Një vemendje e tillë ndaj personit të Abraham Lincoln-it ishte e lidhur me jo vetëm me 200-vjetorin e ditëlindjes së tij, i cili u kremtua në vitin 2009, por edhe me atë rol që luajti Lincoln-i , i cili i dha fund skllavërisë në SHBA, në historinë amerikane. Presidenti i XVI-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Abraham Lincoln ishte me të vërtetë njeri i jashtëzakonshëm. Lindi ai në familjen e një fermeri të varfër dhe që në moshë fare të njomë u detyrua të merret me punë të rëndë fizike. Për shkak të gjendjes së vështirë materiale të familjes ai ndoqi shkollën më pak se 1 vit, por diti megjithatë të mësojë shkrim e këndim dhe të adhurojë librat. Duke u marrë me vetarsimim Lincoln-i dha provimet përkatëse dhe fitoi të drejtën për ushtrimin e praktikëssi avokat.

Figura e Abraham Lincoln-it është e rrethuar me një numër të madh legjendash e mitesh. Por edhe dëshmitë përkatësisht preferencave të tij gastronomike, që kanë mbërritur deri në ditët tona, gjithashtu janë mjaft kontradiktore.

Në qoftë se do të gjykohet nga menutë e banketeve dhe drekave zyrtare, në të cilat ishte i pranishëm Abraham Lincoln, atëhere mund të arrihet në konkluzionin se ai ishte qefli i madh të ngrënash. Por nuk ishte aspak kështu në të vërtetë. Disa burime, përkundrazi, komfirmojnë se Lincoln-i ishte krejtësisht indiferent ndaj të ngrënit, me përjashtim të mollëve fort të preferuara prej tij dhe kafesë së nxehtë.

Mbi Abraham Lincoln-in është shkruar se ai bënte pjesë në atë kategori njerëzish që ishin fort të përmbajtur në ushqim, të cilët nuk i preokuponin fare kënaqësitë gastronomike. Dreka e Lincoln-it ishte spartane. Në mëngjes ai hante një vezë dhe pinte një fixhan kafe, për drekë mund të mbaronte punë me një bisotë të hatë dhe një gotë qumësht si dhe një pjatë me fruta, në qoftë se ishte sezoni përkatës. Për darkë ai hante gjithsej dy pjata me gatime tejet modeste.

Nga ana tjetër, truproja e Abraham Lincoln-it, William Crook e kujtonte Presidentin si qefli të madh të ngrënash. Ushqimi i bollshëm dhe i shëndetshëm ishte një ndër mjetet me ndihmën e të cilit ai ruante forcën e vet fizike”. Nga puna që pat bërë si druvar në të ritë e vet, ai ishte me të vërtetë njeri me fizik të fortë.

Me sa duket nga të gjitha, e vërteta për preferencat gastronomike të Lincoln-it ndodhet diku aty midis komfirmimeve mbi asketizmin e tij dhe kënaqësisë për të ngrënë mirë.

Bashkëshortja e Presidentit Mary Lincoln përpiqej ta ushqente me gatime sa më të shijshme të shoqin, por shpesh herë mbetej e zhgënjyer kur vërente se si ai i linte pothuajse të paprekura me dorë në pjatë delikateset që ajo i servirte. Në Shtëpinë e Bardhë me përpjekjet e Mary Lincoln servirej, për shembull, në tavolinë gjuhë e zier lope në zhelatinë, pure mëlçish pate (foie gras), pulë deti pjekur e mbushur me zhardhok kërpudhash (tartufo), lloje të ndryshme shpendësh e kafshësh të egra - mish dreri, fazani, rose. Por ndodhte jo rrallëherë që Presidenti vetëm sa i provonte paksa këto gjëra të mrekullueshme.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...