2011-01-05

Bilbili e ndali kengen




Osman Caka

                    




Cikël poetik nga Osman Caka


               Bilbili e ndali kengen 





           
Ilir Caka

                  

Osman Caka
Osman Caka

                  

                   Pse ate dite mali i Sharrit po vajtonte
                   Pse hena nuk ndriconte si perher
                   Pse qielli ate dite shume lotonte
                   Edhe pse ishte stine e bukur pranvere.


                  Edhe  dielli e kishte humbur shkelqimin
                  Fushta ishin bere sikur n’stine t’dimrit
                  Bilbili ate dite e ndali kengen
                  E,  lart n’qiell degjohej gjema e nanes.

                  Nema  e nene lokes,hej ne kupe te qiellit
                  Gjema e saj ndal ngrotesine e diellit
                  Lotet   ndalen shkelqimin e henes
                  Malkonte katilet pse mi vran bijte e nenes.

                 Cohu Ilir Caka, se pot e pret Kosova!
                 Cohu! O biri i nenes e na i gezo vatrat tona
                 Po te perbej, o  bir ne malet e bukura  te Sharrit
                 Pash gjirin e nenes e lulet e bukura t’beharit!
      
                Nje ze i lart nga brendesia e kesaj toke
                Per kete toke jam flijuar, nuk dua lot oj  neneloke!
               Kerkoj ndjese, O Ilir Caka e besen ta kam dhene
                Nga Nena jote ma nuk ke lot- nuk bej gjame.
                                                                       
Me rastin e 11 vjetorit te tij qe eshte pushkatuar nga Ushtria dhe policia Srebosllave 
ne vend e qujtur “ Ura e Lepencit” Doganaj- Kacanikut




SHTATORJA E NENES TEREZE


Ne Manchester dielli leshon rreze
Sa bukur shtatorja e nenes Tereze
Sa krenare shtatorj saj po qendron
Me duket dielli nuk don te praron.
Duret e Nanes t’drejtuar nga qielli
Bukuri t’madhe sot i ka fal qiellit
Shkelqimin Nana Tereze ta fali hana
Sikur Gjiun nana Tereze ta dha nana.
Ne oborrin e Manastirit ne Gorton
Shtatorja a Nanes Tereze po qendron
Po qendron Nana jon shume krenare
O nane nuk t’harron kurr bota mbare.
Shtatore e nanes Tereze qofsh e bekuar
Me germa t’arta nana Gonxhe u shenue
Ne gjith boten je deklarue qe je shqiptare
Te kishim murgesh dhe shume atdhetare.


Martirit Pejter Bogdanit


Kaloj shume kodra kaloj male
Burri i dheut ej Pjeter Bogdani
Per ta mbrojt rrenjen tonë kombetare
Mos te humb fara e jonë Shqiptare.
Eu ti o i madhi jonë Pjeter Bogdani
Lart ia ngrite shqiptareve namin
Po Osmanlijt ishin ej fare e djallit
Sikur bisha iu kishin sul Ballkanit.
Pjetri e mbante nje shkop n’dore
Levizte her n’Shqipri her n’Kosove
Duke shkruar dora kurr si pushoj
Me kete arme Turkun ai e luftoj.


Larg vendlindje

Me duket o nane nuk lind dielli
Me thot mendja e ka fajin qielli
Lulja ketu o nane nuk ka arome
Shume atdhetar kete ma thon.

Sa buke t’shishme nana ka gatue
Kur nana merrte uje t’ftoft n’krue
E dij kur ajo floket mi lledhatonte
E dij se nana perdite m’perqafonte
.
Festa feste nane ketu nuk festohen
Jeta ndryshe ketu nane ketu jetohet
E pyes une perher veten o nana ime
O dota vizitoj njeher vendlinjen time

Zgjohem une shpesher si i pa koke
Epyes veten nane a ka gje kjo bote
Pyes veten them vall e din nana ime
Une jam n’dhe te huj gjihemon jetim

Them mbi shpatulla e kam malin sharr
Saher pyes vetin athua e pres beharin
Ndoshta nane kurr une nuk dote kthem
Gjersa te varret trupi yt o nana prehet

KERSET PUSHKA SHQIPTARISE

Kerset pushka ej shqiptarise
Ane e kand ej te shqiperise
S’eshte ndal lufta kurr pa nda
Tu luftue e me turke dhe shkà
Luftoi shqipja ej kunder grekut
Kunder Turkut ej kunder mretit
Luftoi kunder shkaut e Malit t’Zi
Kurr se ndali luften ej me Serbi.
Mos harroni cka na bani ne Greqia
Camet me dhun i largue nga shtepia
Dhe sot jetojn Arbreshet n’Kalabri
Vendlindje e te pareve e kan nastalgji.
Rrofsh sa mallet e lart toka arberore
As njeher kurr shqipe nuk dorezove
Duke luftue me armiqet tan shekullor
Per ta mbrojt perher token arberore.

PLOT XHEMI

Shume Xhemi po vijnë nga deti
Shume asqer kishte que mreti
I kishte qua asqer per Shqiperi
Deshti ta zabtoj tokat n’Arberi.
Mbreti i shkret mor nga Anadolli
Qonte kercnime nga Stambolli
Kush lufton thot kunder Turqisë
Dote ia djegim pragun shtepisë.
Malet tona lindin shqiponja
Shqiperie mbret eshte e jona
Pasha besen dhe pasha Zotin
Kambe e turkut s’e shkel token.
Sa djem shqiptaria ka lind nana
Djem petrita more bash si zana
O Mbret barbar ej nga Anadolli
Me varra dota mbushi ne Stamollin
Ndaje me miqtë/Ruaje

TRIMAVE KOMBETAR
E




TA perkujtojme ne odat e Junikut
Idriz Seferin ne gryke t’Kacanikut
Luftuan kunder Turqeve Osmanli
Nuk e duronin okupimin nen Turqi.

Ne Kacanik ish me burra Idriz Seferi
Ne Prizren ishte burri Imer Prizreni
N’ Shqiperi burr ishte Dod Gjon Luli
Mos e harroni trimin Bajram Currin.

Mos e harroni ju kurr Isuf Bajraktari
T’lumt nane Junikase kete djal na fali
Mos e harroni ju kurr ej Haxhi Zeken
Per kombin tere pasurin e tij e treti.

Ishte trimeresh more Shota Galica
Nje grua trimresh kish lind Drenica
Bashk me burrin e saj Azem Bejta
Luftuan bashk ej per trojet e veta.

Nuk ke vdek o doktor Ibrahim Rugova
Ne zemer te mban burr krejt Kosova
Te perkulemi per jete familje Jashari
Komandant ishte more Adem Jashari.

"A L F A B E T I"



Sa za t’bukur kendoj bilbili
Mbi shtepijat ej te Manastirit
Ishte bledh truri ditur shqiptar
Alfabetin shqip e kan shpalle.
Alfabet shqip kjofsh i bekuar
Rilindasit tan te kan andrue
Endrra e tyre sot u be realitet
Alfebetin shqip e kemi per jete.
Albabetin shqip n’trojet tona
Aty ku i ka thonjet shqoponja
Syri shqiponjes ku ban drite
Ne Manastirin e dashur historik.
Alfabeti shqip o te bekoft Zoti
Gezofsh per jete toka e Kastriotit
Alfabet shqip qofsh more i bekuar
Njeqind e dy vjet t’kemi trashigue.

Festa e Flamurit

Vlora e Ismail Qemailit ka que fjale

Per Feste t’flamurit ju dua me ardh

Vllerezer bashk sot ne te festojme

Te sheshi i Flamurit do te Vallzojm.

E ftoj Presheven ej bashk me Lugine

Mos te harroj ta ftojm edhe Iliriden

Malesia e Ulqini me ardh mos pritoni

Festen e Flamuri ju na i madheshtoni

At dite feste te flamurit Camet i ftojm

Edhe te Gjith vllerzrit tane ne Kosove

Hasmit tan le te plasin siq pelcet guri

Kur na shofim bashk te sheshi flamurit.


F L A M U R I





Edhe ne kete muj t’Nentorit

Dote shkoj rruges se kombit

Ne Vloren te Ismail Qemajlit

Qe ja ngriten shqipeve namin.




Do te nisemi ne nga Prishtina

Se Kosova ka lind Isa Buletina

Te sheshi i flamurit mu n’Vlore

Kenga e shqiptare dote jehojn.




Valo o flamur jon me shqiponje

Ismail Qemajli te ngriti n’Vlore

Amanet i t’madhit hej Skenderbe

Mos ju dhimet jeta ej per atdhe.




Dote bashkohen shqipet n’ Vlore

Kenge e valle bashk te kendojen

Lart te jehoj kenga per flamurin

Le ta pelcas n’zemer edhe gurin.



Mallkimi

Edhe Sharri plak ate dite po mallkonte
Nga tankat Serbe mali qe gumezhonte
Bora e bardhe morri ngjyren e t’gjakut
Mallkoi padrejtesit ate dite babaplaku

Ishte ngushtue at’dite shume babaplak
Me dukej se syt tij don te pikojn gjak
Ev pasha besen qe ia kam dhan sharrit
Se la kurr Kosoven more n’dore t’shkaut.

N’ball te oxhakut babaplaku pin duhan
Cke po mendon ti more shka dushman
E po te betohem une sot ne lisin plak
Kosove nuk ta japim pa u mbulu n’gjak.

Qohuni o burra trimat e Adem Jasharit
Sot nga Kosova babe e larguam shkaun
Nga gezimi brof n’kamb bani babaplaku
Mi dhat gjalleri biro prap ketij

LIRIA

Rreze dielli per popullin tim

Edhe yjet shendriten n’qiell

Shqiperia kishte hare e gezim

Dhe ret ishin t’bukura si diell.


Vallezonte e gjithe Shqiperia

Male e fusha jan gezuar shume

Qeshte e n’bark t’ nanes femija

Lutet e gezimit shkoni sikur lum.


Edhe babaplaku n’ ball t’oxhakut

Feshiu ndjersen e ballit me shami

Ishte gezuar i riu dhe babaplaku

Kete levizje te popullit tim n’liri.


Ne keto male shkelqen hana

N’keto male shkeleqen Hana

Ilir Caka! Nuk lind ma nana

Ku ka Shqiponja folet e veta

Ilir ! ej per liri s’tu dhimt jeta


Ju betohem n’driten t’ hanes

Ju baj be ej n’perher te nanes

Jam betue more te gjyshi plak

Kosoven kurr per gjalli nuk jap


Po ju betohem pasha diellin

I perkulem tokes edhe qiellit

Popull s’dote rroj ma n’roberi

Do te shkrihemi i teri per liri


Pse kaq shume vorre ne Dardani

Shume martir kan ra ej per Liri

Lulja e morri emrin ej lulegjaku

Ngjyr kuq e zi qe mban sot bajraku.


SHARRI




Sharri plak ishte shume kernar

Per djemt e tij qe i kishte rritur

Me shekuj e luftuan kete barbar

Lart zerin Dardanise ia ngriten.



Fjale Dugagjini i qoj Rugoves

Banju t’ fala djemeve t’Kosoves

Mos harroni me thirr Karadakun

Sharri plak sot e ngrit bajrakun.


Nga Drenica trime lajmi ka ardhe

Shkaut sot dojm me i dal n’ ball

Sa t’ jemi gjall ej bijt e Bajgores

Se japim gjall i token e Kosoves.


Ilirides ! luteni ti bani shume t’fala

Mobilizoni djem e vajza ne aradha

Thirrne krejt Presheven me Lugine

Shqiponjat maleve tona te ju vijne.


Camerin trima kurr mos ma harroni

Keni amanet ju shqipet ta clironi

Mos harroni Shqiprise me i tregue

Shpejt shqiponjat kan me bashkue.


1998.

G U R B E T I

Pse hena sot nuk shendrit
Pse dielli sot nuk ban drite
Pse lulet sot nuk kan arome
Pse sot Oxhaku nuk tymon.



Pse se ndigjohet zeri i bilbilit
Pse bariu n’mal si bije fyellit
Pse malet kan mbet t’shkreta
Pse ska kush thot tungjat jeta

Pse nanat gjithmon me lot n’sy
Pse mallkoj nanat gurbetin e zi
Pse thon n’vetmi na shkoj jeta
Pse thon nga malli krejt u treta.

Pse nanalokja qan nenhije t’blinit
Pse zgjohet heret pa gedhi agimit
Pse se nuk mendoni te t’paret tuaj
Pse o bir m’len mua t’shkreten t’vuj.

Pse nuk po bashkohen qielli e toka
Edhe njeher me te puth nenelokja
Pse s’vjen sa nuk kam shku n’ varri
Nje dite varrin tim dota mbuloj bari

GRYKA E KAÇANIKUT


Leshon kushtrimin Idriz Seferi
N’gryke t’ Kaçanikut ju me dal
Burr! more kush i thote vetit
Dergut Pashen ta zam t’gjall.
Idrize Seferi more fjale ka que
N’Gryke t’Kaçanikut me ardh
Shume trima ej ju kan bashkue
Dergut Pashes i kan dal perball.
Filloj Lufta ne gryke te Kaçanikut
Luftonin me shpata ej me singia
Rrekej turqeve iu shkonte gjaku
Ushtaret turq qanin sikur femia.
Ik o Dergut Pasha shko ne Anadoll
Mbledh kufomat e qoj te shtepia
Vorrosni ju krejt keto n’Stamboll
Per jete le ti qajn more grà e femia.

DED GJO’ LULI

Burr i madh ishte Dod Gjo’ Luli
Lumja nana qe kish lind keso burri
Lum le te bajn ej Gruda edhe Hoti
Gjithmon per t’mire u shkoft moti
Luigj Gurakuqi patriot dhe kombtar
Tere jeten e fali per popullin shqiptar
Ti perkulemi sot n’gjuj Dod Xho’ Lulit
Ne malesi n’Hot lart e ngriti Flamurin.
Nam t’madhe kish ba oda Junikut
Me Idriz Seferin n’gryk te Kaçaniku
Ismail Qemali ngriti flamurin n’Vlore
Feste e madhe ishte per vendin tone.
Valo sot o Shqiponja kuq e zi n’Flamur
Ded Gjo’ Luli Shqiptaria s’te harron kurr
Gjersa Shqiponja kuqe e zi do te valon
Ded Gjo’ Luli n’zemrat tona do te jeton.


“PLAGË E VJETER” 

(Gjakmarrja)

Nuk di gjer kur o populli im
Duke e vrà vllaun me qellim
Shpirti juaj po vjell kete vrer
A do te ndaleni ju ndojher
Do te ju mallkoj mali Korabit
Dielli juve rreze s’dote ju fali
Do te ju vras gjiri nanes loke
Ju doti keni borgj kesaj toke.
Mos hapni burgje ne shtepia
Dote ju mallkojn edhe femia
Sa here qe po vjen pranvera
Po i mbyllni dyert me therra.
Nga thellesia shpirtit baj apel
Pse kurkush ketyre zot s’ju del
Bashk ta luftojm ne kete dukuri
Boll me keto burgje ne shtepia
Apeloj te intelektualet shqiptar
Student, pritrinje dhe hoxhollar
Me nje mendje te bashkoheni
Kjo dukuri ndjellakeqe t’ndalohet.

UJI I RUGOVES



Uje t’ftoft si debora te pik n’balli
Na sjell nga Rugova Lum bardhi
Uji i paster dhe i kethellet si loti
Pasuri te madhe na i ka fal Zoti


Zoti te bekoft more Lumi Bardh
Si gjithmon uje te ftoft ti na fal
Uji yt lum qarkullon gur me gur
Uji yt Lum bardh se ndalet kurr


Lumi Bardhi nga Rugova Buron
Gjithmon ti Dugagjin ti e freskon
Kurr per tye lum nuk ka pas kufi
Nga Rugova ik drejt per Shqiperi




Vala e Detit


Lart jane ngritur valet e detit
Dridhej toka hej nga termeti
Ia kishin mesye more lisit plak
Qendronte burri koken lart.
Za te lart e leshoj mali Sharrit
Jo!nuk perkulet kurr shqiptari
Vendi ime eshte gjujt me topa
Mire e din kete ej tere Europa.
Ishte ngrit ne kambe ej lisi plak
Saher kjo toke eshte lar n’gjak
Pasha bjeshken e malit t’Sharrit
Kurr Kosoven per te gjall s’ta fali.
Bijt e shqipes u betuan ne flamur
Kjo toke e robruar se mbetet kurr
Deri sa te ekziston hej toka e mali
Deri sa nuk ndihet burr per se gjalli.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...