Letërsia është djep i kulturës, nga ai djep duhet të rritet shkëndija e dritës, por që të rritet duhet që atë djep të e përkundim. Fillimisht kur u formua Lidhja e Shkrimtarëve i madhi Martin Çuni pat kërkuar që kjo Lidhje të ketë një shtëpi të vetën, ku mund të mirren aktivitetet, dhe mund të ndiqen nga artëdashësit.
Shkruan: Shaban Cakolli
Martin Çuni, u lind në fshatin Ujz i Hasit të Thatë, më 14 maj 1948.
Ciklin e ultë të shkollës fillore e bëri në fsh. Bishtazhin të Hasit, ndërsa tetëvjeçaren e përfundoi në fsh. Keqekollë të Gollapit, ku i punonte i ati, Ndreca. Gjimnazin e mbaroi në vitin l968 në Prishtinë. Më pastaj i vazhdoi studimet në F F të Prishtinës,Dega e Pedagogjisë. Gjatë studimeve për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike u detyrua të punojë. Fillimisht , tre vite punoi në sh.f. “ Rilindja “ të Keqekollës. Pastaj në K N I “ Ramiz Sadiku “ të Prishtinës. Më vonë pranohet në punë në RTV-të Prishtinës, si gazetar në Redaksinë e Kulturë - Programi për fëmijë. Ka udhëhequr Emisionet: “
Mirëmëngjesi fëmijë “, “ Kolovajza e së dielës “ , emisionin për të rritur“ Karvani i fshatit “, etj.
Asokohe realizon reportazhe, shkruan vargje , prozë, tekste për radiodramë etj.
Që nga viti 1968, M. Çuni , merr pjesë aktive në lëvizjen ilegale të kohës, në platformën e avancimit të çështjes kombëtare të shqiptarëve në trojet e tyre në Jugosllavi. Në vitin l982 arrestohet me shumë veprimtarë të tjerë, e më pastaj dënohet me tetë vjet burg. Për veprimtari në burg, më vonë dënohet edhe një herë. Në burgjet e Serbisë i mban nëntë vjet, prej tyre tetë izolim. Martini edhe
në vuajtje të dënimit vazhdon të shkruaj.
Në fund të vitit 1990, pas vuajtjes së dënimit, ai emigron në Zagreb, një vit më vonë shkon në Shqipëri, si reporter i Radio Zagrebit, për emisionin shqip atje.
Në vitin 1992, për shkaqe ekonomike edhe politike emigron në Gjermaninë
Federale. Aty u angazhua për themelimin e Bashkësisë Shqiptare.
Në vitin 1998 kthehet në Kosovë dhe iu bashkohet radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Fillimisht ishte në njësitet e Z U të Drenicës, te komandanti Sylejman Selimi, në Likoc, prej nga raportoi për Radion Deutsche Wele. Në nëntor të vitit l998, Shtabi i Përgjithshëm i U Ç K - së kishte marrë vendim për themelimin e institucioneve të luftës: Radios “Kosova e Lirë “ e Agjencisë“ Kosova Pres “. Aty M. Çuni do të veprojë deri në fund të luftës, së bashku me Ahmet Qeriqin, Berat Luzhën, Nusret Pllanën, Nezir Myrtën, Habib Zogajn, Qemal Aliun, Isa Krasniqin e të tjerë.
Pas luftës, me vendim të Ministrisë së Informatave në Qeverinë e Përkohshme të Kosovës, derisa punonte në R. “ Kosova e Lirë “, M. Çuni caktohet në detyrë të udhëheqësit të Organit Drejtues për fillimin e punës në Radiotelevizionin e Prishtinës. Pas gjashtë muaj angazhimi gratis, në drejtim të krijimit të kushteve për kthim të gazetarëve dhe të punëtorëve në R T P , ai jep dorëheqje i pakënaqur me rezultatet e arritura. Për shkaqe ekzistenciale sërish i kthehet kurbetit.
Aktualisht jeton e punon në Gjermani. M. Çuni ka këto vepra të botuara: “ Reportazhe Lufte “ dokumentar, “ Jetë e furtunë “poezi për të rritur, “ Jetë për jetën “ poezi për fëmijë. Ai ka edhe shumë dorëshkrime të pabotuara , nga burgu e pas tij.
SHQIPTARVE
Gjurmëve të Rrugës së Kryqes, vazhdë
U kemi ra
Trup, mishra e kocka me helm e vrer
Na kanë la
Lëkurës shtatë palë dredhë, dredhas
Na kanë heqë
Në shpirt e në zemër petka të zeza
Na kanë veshë
Gjilpërat nën thonj, në këmbë e duar
Të thyera nejtë
Të heqim dorë përgjithmonë nga e drejta
Jonë e shenjtë
Katilët me maska rreth e rrotull nesh
Me fytyrën e djallit
Hapu Tokë, hapu Qiell në paqe, të dalim
Nga gropë e zjarrit
Kalavar : fëmijë, gra e pleq të Arbërisë
Masakrohen me orgji
Eshtrat ua tundën, varrosën e zhvarrosën
Nëpër serbosllavi
Mbi gjirin e nënës së vdekur, fëmiu
Përpiqej të mbajë jetën
Heronjtë iu qepen shkrepave më dhëmbë
Një copë Dielli gjetën
O ZOT, me rrugën e JEZUIT profet
Gjatë na shëlbove
Lumenj gjurmësh gjaku nëpër vite
E nuk na shpagove
Kado që erdhi e keqja, futë e shemër
Të ne bëri fole
GJERGJ e ADEM çdo shekull, Përëndi
Pse s munden me lé.
I paepur, i kalitur në arsimimin e të rinjëve tanë në shkollat shqipe, i kalitur burgjeve dhe luftërave Martini emigroj në Gjermani. Atje ai nuk mundi të pajtohet të bëjë një jetë të qetë mërgimtari, ai po dëshiron që gjuha shqipe dhe kultura shqiptare të ndihet fuqishëm kudo që jetojnë shqiptarët.
Ai mori mbi supe një veprim që vështirë bartet krijimin e Lidhjes së Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptar në Gjermani(LSHAKSH).
Kjo nismë për Martinin ishte e shejtë edhe pse ai ishte në njohuri se nuk është e lehtë. Të jesh sot shkrimtar shqiptar do me thënë të jesh i vetëm në fushën e lojës, të bëhesh pre e botuesve që punojnë pa kontratë, e shpërndarësve dhe librarëve mospërfillës dhe e organizmave që shpërdorojnë të drejtën e autorit. Do me thënë të botohesh pa marrë asnjë pagesë për punën tënde, ose mbasi ta kesh paguar vetë botuesin. Do me thënë të shkruash gjithë jetën për të tjerët dhe rrallë, ose kurrë, të shkruajnë të tjerët për ty.
Të jesh shkrimtar shqiptar, kudo në hapsirën gjeokulturore shqiptare dhe kudo ku shkruhet e ku botohet letërsi, do me thënë të kesh fatin të jesh bartës i realiteteve njerëzore dhe kulturore autentike, të cilat vetëm presin një sy për t’i parë, një shpirt për t’i ndjerë dhe një penë për t’i trupëzuar me përjetësi.
Thënë drejt unë si mërgimtarë i kam njohur me kohë gjitha rrethanat që të përcaktojnë të qenunit shkrimtarë sot. Para ardhjes së Martinit në këtë nismë,unë personalisht kam shkruar në heshtje, pa u përballur me artdashësit e fjalës së shkruar në mërgatë.
Thjesht bashkëpunoja me gjitha gazetat dhe revistat shqipe që botoheshin në diasporë dhe ato më botonin gjitha krijimet e mija.
Me nismën e Martinit për formimin e LSHAKSH, unë vendosa të ndjek pas këtë veprimtarë të shquar nga se e njihja dhe ndjeja një krenari të ndjek pas një veprimtarë të përvuajtur, i cili ka kaluar të gjashtëdhjetat por dëshira për të bërë diçka për gjuhën, atdheun, kombin e mbanë të rinuar dhe energjik,si djalosh njëzetvjeqar. Martin Çuni gjeti mbështetëjen nga artdashësit dhe filloj një punë graduale me të cilën arritëm suksese të lakmuara, por që në Gjermaninë e madhe ku hë për hë organizohen tubime të LSHAKSH-së, kjo lidhje nuk posedon shtëpi të vetën.
Krijuesit tonë i bie të udhëtoi qindra kilometra për të ndjekur një tubim letrar dhe kjo nuk përfundon këtu! Sallat ku organizohen tubimet e LSHAKSH duhet paguar për disa orë dhe çmimet nuk janë të vogla!Po kush paguan këto salla? As më pak dhe as më shumë se këta krijues, e këta janë dhjetëra, me një anëtarësi minimale prej pesë euro në muaj. A do të mund të mbajmë kështu kulturën në mërgatë? Është dhënë maksimumi i qdo fuqie për vazhdimin e më tutjem. Shumë herë Martin Çuni dhe disa tjerë nga kryesia,kanë dhënë mjete nga djersa e tyre vetëm e vetëm të mos shuajnë këtë punë të ndritshme.
Ky mik zemërgjërë i madhi Martin Çuni, herë-herë për të nderuar pjesëmarrësit nga paga e vet mujore ka shtruar dreka për pjesëmarrësit. Letërsia është djep i kulturës, nga ai djep duhet të rritet shkëndija e dritës, por që të rritet duhet që atë djep të e përkundim. Fillimisht kur u formua Lidhja e Shkrimtarëve i madhi Martin Çuni pat kërkuar që kjo Lidhje të ketë një shtëpi të vetën, ku mund të mirren aktivitetet, dhe mund të ndiqen nga artëdashësit. Kjo kërkesë qe miratuar nga pjesëmarrësit. Prej asaj kohe miratimi shtëpi për LSHAKSH nuk ka, edhe pse përpjekjet nuk kanë pushuar, shtëpia kërkon mjete, sigurisht këto mjete asesi nuk i mbulon antarësia. Po a do mundemi ne të bëjmë një shtëpi të LSHAKSH këtu?Nëse nisemi nga rreth 400.000 shqiptarë që jetojnë në Gjermani, të cilët pa hamendje ngurruan dhe derdhën mjete për të u ble shtëpi politikajve, që shumë prej tyre nuk dihet pse duheshin të kishin shtëpi në Gjermani, si shfrytezohen ato?
Nëse nisemi me projektet dhe shumën e derdhur të mërgimtarëve tanë për ndërtimin e disa xhamive dhe kishave shqiptare në Gjermani, blerja e një shtëpie të LSHAKSH këtu nuk është e pa mundshme,dhe nuk do të kushtonte as sa shtëpitë e liderve që nuk dihet se çka bëhet me to këtu, as sa një objekt fetar qoftë xhami apo kishë. Jetojmë në një vend të huaj ku gjuha dhe kultura jonë më e begatshme në Europë, janë ura që lidhin dhe njohin në mes vete popujt, andaj po nuk e ruajtëm dhe kultivuam do të mbetemi të përbuzur vendeve të huaja, kur dihet se secili që ndihet shqiptarë duhet të krenohet se është shqiptar, për këtë krenari do të duhej që të bënim diqka për gjuhën dhe kulturën tonë kombëtare jashta atdheut. Kjo dmth.400.000 shqiptarë në Gjermani të derdhin nga xhepi i tyre nga 0,50 cent për këtë qëllim LSHAKSH në Gjermani do të kishte shtëpi të vetën ku do të kryante aktivitetet e veta për lakmi. Nuk ka ditë që shqiptarët mes vete të mos takohen në ndonjë kafene dhe të mos pijnë së paku nga një kafe, këto dy kafe meodomos kushtojnë pesë euro, dhe nuk do ishte humbje të shmangim një kafe në muaj që të kemi një shtëpi të kulturës kombëtare.!
Nuk ka muaj që këtu nuk vijnë roker nga viset shqiptare, për të zhveshur xhepat e mërgimtarëve, të cilëve ua kanë shpërla trurin me antivlera të veshura me brendi sllavo-turko-rome, dhe asnjë biletë hyrëse nuk kushton më pak se 20Euro, por sallat janë të stërmbushura. Në analizimin e punës mjaft të frytshme dhe domethënëse që u bë në këtë vit, u pa dukshëm një begati e punës, por si rezultat i saj ka ardhur humbja materiale e krijuesëve të cilët prodhuan kulturë, por për të realizuar ate ndanë mjete materiale nga kafshata e fëmijëve të tyre.
Gjatë këtij analizimi Martin Çuni i cili tërë jetën ja kushtoi kësaj çështje sikur dukej se do i thoshte një"JO" të mëtejme,por ne u bëmë sikur të përkulemi në lutje të cilën ai e kuptoj dhe i tha "PO" edhe një vazhdimi të mundshëm. Muajt në vijim LSHAKSH, ka aktivitete shumë të ngjeshura dhe domethënëse. A do mund të ia dalim me forcat tona, do të japim gjitha të mundshmet, por për artdashësit shqiptarë në Gjermani, sikur është koha e fundit të kuptohet se LSHAKSH ka nevojë të mbështetej, sepse pa një mbështetje nuk do mund të rrugëtoi më tej. Duhet të pranojmë se shesheve jemi mësuar të hecim gjërë, me gjoks të hapur, me krenari se jemi patriot,nuk kursejmë harxhimet kudo,por nuk japim aty ku duhet të japim.
Të gjithë duhet të dijmë: Patriot nuk mund të jetë asnjëri që nuk pasuron gjuhën, kulturën, kombin, ai që nuk bënë që fëmiu i tij të njeh gjuhën dhe kulturën kombëtare jashtë atdheut........LSHAKSH, do të mbante gjallë dhe do e njihte me popujt europian kulturën tonë kombëtare, do të ruante rininë tonë në mesin e gjuhës dhe kulturës sonë kombëtare dhe të e shpëtonte nga asimilimi i mundshëm. Kjo le të mbetet si thirrje e ndërgjegjëjes për çdo shqiptar që jeton jashtë atdheut.