Kritika Letërsi
Fituesi i cmimit Nobel ne Letersi, shkroi ne ishullin komunist disa prej kryeveprave te tij. Arkivi elektronik perfshin fotografi, letra dhe doreshkrime, si dhe epilogun e pabotuar te romanit “Per ke bien kembanat”.
Kuba ka hapur arkivin elektronik, ku perfshihen mijera dokumenta qe i perkisnin shkrimtarit te famshem Ernest Heminguej.
Fituesi i cmimit Nobel ne Letersi, shkroi ne ishullin komunist disa prej kryeveprave te tij. Arkivi elektronik perfshin fotografi, letra dhe doreshkrime, si dhe epilogun e pabotuar te romanit “Per ke bien kembanat”.
Te gjithe dokumentet kane qendruar per dekada te tera ne kantinen e shtepise se tij ne Kube. “Behet fjale per 3194 faqe dokumentash, shume prej te cilave te dixhitalizuara, dhe qe per here te pare mund te shihen nga studentet dhe kerkuesit”, tha Ada Rosa Alfonso Rosales, qe drejton muzeun “Ernest Hemingway” ne Havana.
Kuratoret thane se arkivat ofrojne nje veshtrim te thelle ndaj 20 vjeteve te jetes, qe Heminguej kaloi ne ishull. Arkivi permban edhe mesazhe te koduara, qe shkrimtari i dergonte kur perdorte jahtin e tij per te kerkuar nendeteset gjermane qe vertiteshin prane ishullit.
Kopjet elektronike te dokumentave qe u interesojne, akademiket dhe kerkuesit duhet t’ia kerkojne Keshillit kubanez te Trashegimise. Arkivi pritet te hedhe drite mbi nje pjese te rendesishme te periudhes kubaneze, te panjohur nga biografet e Heminguej.
CD dhe mikrofilma me dokumenta jane derguar gjithashtu ne biblioteken “John F Kennedy” ne Boston dhe do te gjenden edhe ne internet.
Heminguej, Shkrimtari i dy Luftërave.
-Nga Flori Bruqi
Ernest Heminguej (Cicero, Illinois,21 korrik 1899) i cili vrau tragjikisht vetën më 02 .07.1961, Ketchum, Idaho, kujtohet nga të gjitha qarqet artistike si një ndër shkrimtarët më në zë amerikanë të shekullit 20 dhe si përfaqësuesi kryesor i Brezit të Humbur. Ai përjetoi thellë tragjedinë e dy luftërave botërore, u gjend disa herë ballë për ballë me vdekjen dhe shkroi një letërsi ku dhunës njerëzore i kundërvihet dashuria, ndërsa kotësisë dhe zhgënjimit të jetës, përpjekja për të qëndruar me çdo çmim dhe me çdo kusht. Heminguej, i lindur në Oak Park Ilinois, më 21 korrik të vitit 1899, u rrit në një mjedis mbytës provincial, nën autoritetin e një nëne të rreptë, ndërsa vetëvrasja e të atit la gjurmë të pashlyera në zemrën e tij. Universiteti i parë për Heminguejin u bë Lufta e Parë Botërore. Ai shkoi vullnetar si sanitar në Itali, ku u njoh me tmerret e luftës, por edhe me burrërinë dhe vetëmohimin, që do të mbushin faqet e tregimeve dhe romaneve të tij të mëvonshme. Atë që mundi të shkruante, duke bashkuar llojin e gazetarisë me atë të letërsisë artistike, e mblodhi në vëllimin e parë "Në kohën tonë" dhe në vëllimin e dytë "Burra pa gra". Por në mbarë botën Heminguej u bë i njohur me romanin "Lamtumirë, armë", ku trajton një histori dashurie, që përfundon tragjikisht në një botë ku sundon ligji i luftës dhe ku njeriu vret njeriun. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Heminguej udhëtoi dhe mori pjesë në veprime luftarake si korrespondent. Në tregimet e kësaj kohe tingëllon e fuqishme ideja antifashiste kundër luftës. Heminguej u bë i famshëm me botimin e novelës "Plaku dhe deti" për të cilën u nderua me çmimin “Nobel”. Si për të vazhduar traditën familjare, Ernest Heminguej vrau veten, duke pasur frikë nga sëmundja, e cila e mundonte prej kohësh.
Ernest Hemingway (sqt. Ernest Heminguej) ishte një shkrimtar amerikan me renome. I përket shkrimtarëve të periudhës klasike të letërsisë amerikane. Ernest Heminguej në profilin e tij shkrimtaresk përfaqëson në menyrë të shkëlqyer realizmin letrar në ShBA.
I konsideruar nga shumëkush si strehë e brezit të humbur, Heminguej vazhdon të mbetet shkrimtari më i shquar amerikan. Proza e tij e gjallë shquhet për nga thjeshtësia mahnitëse, dialogu i thjeshtë plotë jetë. Personazhet kryesore të Heminguejit janë gjithnjë luftëtarë të paepur, me dinjitet krenar, toreador, përballë gjendjes së nderë që po përjetonte padrejtësisht brezi i humbur, brez në kurrizin e të cilit rëndoi më së shumti Lufta e Parë Botërore.
Ky shkrimtar kolosal amerikan është lauruar me shpërblime prestigjioze letrare, madje në vitin 1954 ky shkrimtar merr çmimin Pulitzer. Bëri vetëvrasje.
Në gjuhën shqipe janë përkthyer një varg romanesh, e vëllimesh me prozë tregimtare të këtij shkrimtari. Vlen të përmenden shqipërimet kolosale të Ismail Kadarese, Vedat Kokonës.
Vepra te Heminguejit ne shqip
* Plaku dhe deti
* Dëborërat e Kilimanxharos
* Për kë bien këmbanat
* Të kesh e të mos kesh
Plaku dhe Deti (origjinal: The Old Man and the Sea) është një nga romanët më të shitur (bestseller) të mbarë letërsisë amerikane, shkruar nga shkrimtari amerikan Ernest Hemingway. Tek kritikët letrarë ekziston mëdyshja në është roman apo novelë, por sidoqoftë "Plaku dhe deti" është margaritari më i ndritshëm amerikan që pushtoi mbarë botën. Që në fillim nga vete titulli kemi të bëjmë me dy kundërvënie të ndryshme: plakun në perëndim të jetës se tij dhe detin e paskajë, kjo fuqi e pambarueshme. Personazhi kult Santiago është plazmim i vetë ekzistencës njerëzore kundrejt dallgëve të shkumëzuara të jetës me përplot pusi e pabesi. Santiago përçapet me tërë fuqinë e tij të mplakur dhe për çudi të fatit ai del fitimtar. Kjo vepër është grishje e njëmendtë për rrugën e qarte të racës njerëzore: trazimi i përpjekjes për përvijimin e jetës në kushte sado të rënda.
Eshte nje lufte e pabarabarte ndermjet njeriut dhe natyres por qe gjithsesi i lejon njeriut te mase forcat e veta.Njeriu plaket ndersa natyra mbetet po e njejte, deti mbetet po i pamase dhe i pabese. Ne qender te vepres"Plaku dhe Deti" eshte plaku Santiago, nje peshkatar i zoti. Ka edhe disa personazhe te tjere por ato vetem sa skicohen ne veper sa per sfond. Dy miq-armiq te vjeter luftojne perballe njeri tjetrit, lufte qe jep edhe mesazhin e larte filozofik se njeriu nuk eshte krijuar per te pesuar humbje, te asgjesosh njeriun nuk do te thote qe e ke mposhtur ate. Duke krijuar personazhe te tille si plaku Santiago, E. Heminguej larteson figuren e njeriut qe tregohet dinjitoz perballe deshtimeve dhe sfidave ne jete. Eshte shkruar nga Heminguej me nje stil te drejtperdrejte,disi te ngjeshur dhe E. Heminguej ka perdorur parimin "ajsberg" dmth. flet pak por nenkupton shume. Personazhet parapelqejne me shume heshtjen, mbylljen ne vetvete cka e ben edhe me interesante e tronditese leximin e vepres. Ne pamje te pare ata duken te ftohte, indiferente por ne fakt cilesite e tyre qendrojne ne nentekstet e frazes. Vihet re edhe dialogimi me vetveten qe perben nje vecori tjeter te personazheve te ketij romani. Edhe nqs. personazhet ndiejne frike, gezim etj. Ato nuk jepen por nenkuptohen nga situatat e krijuara. Kjo mban gjalle emocionin gjate leximit te noveles.
http://www.gazetakritika.net/Forumi/index.php?itemid=1140