2011-01-02

Kolorit sfidues dhe sens i veçantë për hapësirën

Piktori ka arritur të krijojë një harmoni ngjyrash që veprojnë tek njëra tjetra me një funksionalitet artistik - pa improvizime dhe pa artificie; sepse, para së gjithash, e njeh raportin që duhet të kenë ngjyrat ndërmjet vete dhe vetëm nëpërmjet këtij raporti mund të sajojnë realitetin artistik, që pretendon ta krijojë artisti.
Kolorit sfidues dhe sens i veçantë për hapësirën



































Shkruan:Salajdin SALIHU

Zenun Sherifi i përket grupit të piktorëve natyra krijuese e të cilëve artin e konsideron vepër e realitetit artistik të paparashikueshëm. Ai pikturon kur ndjen se është brenda zonës së paparashikueshmes, atëherë kur nuk përsëritet e përsëritura, por krijohet një realitet i ri, që na zbulon dimensione të fshehura brenda errësirës së zemrës dhe mendjes njerëzore. 
Piktura e Zenun Sherifit
Piktura e Zenun Sherifit





































Nëpërmjet pikturës Sherifi i bën të dukshme gjërat e fshehura në këtë errësirë, që nisin e komunikojnë me recipientin e krijimeve pamore.



Ekspozita më e re e Sherifit është vazhdimësi e preokupimeve artistike të piktorit, por më cilësore artistikisht; pikturat janë krijuar nga një dorë e mendje më e sigurt dhe me një ndjeshmëri e perceptim më të thellë.



Piktura e Zenun Sherifit
Piktura e Zenun Sherifit





































Në pikturat e reja kemi një këndvështrim më të hapur ose, më saktësisht, një zhvendosje të pikës së vështrimit. Pikturimi, si akt kreativ dhe shprehje artistike në hapësirën dydimensionale, është një përjetim individual dhe një princip subjektiv. 

















Ortega y Gaset pohon se në historinë e artit evropian vazhdimisht është zhvendosur pika e vështrimit, kurse në pikturën e kohës sonë vëmendja u përqendrua nga objekti te subjekti, pra te vetë piktori. Diç që ndodh edhe me krijimet artistike të Zenun Sherifit...

Piktori ka arritur të krijojë një harmoni ngjyrash që veprojnë tek njëra tjetra me një funksionalitet artistik - pa improvizime dhe pa artificie; sepse, para së gjithash, e njeh raportin që duhet të kenë ngjyrat ndërmjet vete dhe vetëm nëpërmjet këtij raporti mund të sajojnë realitetin artistik, që pretendon ta krijojë artisti.

Sherifi, gjithashtu, krijon një raport mbresëlënës ndërmjet dritës e hijes. Ka në pikturat e tij një kolorit sfidues, një sens të veçantë për hapësirën, ku, me saktësi, vendos elementet që janë pjesë e kuadratit të krijimeve artistike. 

Zenun Sherifi ka imagjinatë të ushqyer nga kujtesa, kjo kombinuese e ngjyrave dhe imazheve në vetëdijen e artistit, të cilat, më pas, nëpërmjet një procesi të vetvetishëm, transformohen në krijime artistike. Ai punon nën trysninë e valëve të fuqishme të frymëzimit, që prodhojnë energji të jashtëzakonshme krijuese. 

Nëpërmjet aktit krijues arrin atë që e quajmë çlirim i brendshëm. Nëpërmjet pikturimit arrin që të paraqesë artistikisht imazhet e fshehura të botës reale, që formësohen nëpërmjet një fantazie krijuese, teksa ndjenja për ngjyrën i mundëson ta shndërrojë atë në “mjet për pushtimin artistik të botës”.

Si çdo artist, edhe ai, mendon në mënyrë asociative, duke krijuar një koncert pa zë, një koncert nëpërmjet imazheve, si për të na kujtuar atë që e thonë estetët se piktura e sotme ik nga letërsia dhe përafrohet me muzikën. 

Si të këtilla krijimet e këtilla artistike bëhen pjesë e secilit recipient që ka “sy të mprehtë” për të “kapur” kodet e artit të tij.
 

Ndërrimi i motmoteve, ripërtëritje e dashurisë vëllazërore

                   Kërko brenda në imazh                 Nga :  FLORI BRUQI  Për të festuar Viti i Ri 2025 , ja disa urime që mund të ndani ...