POR NJË KONSTELACION YJOR ME EMRIN ENVER PETROVSKI…
. Për “Romeo dhe Zhulieta” kishte nisur prenotimi I biletave për javën
tjetër pasi për këtë javë qenë mbaruar, për “ART”, kishte bileta sa të duash .
Një grua, si pyeti për çmimin e biletave, pa asnjë zor u kthye nga dera pa blerë
gjë, ndërsa unë i dhashë dhjetë mijë lektë ( të vjetra) për dy biletat e shfaqes
me tre aktorë gjithsej..
Duhet thënë që ishte një pjesë mesatare ( “mesatare” ka edhe një sinonim tjetër,
që nuk po e përdor, pasi ka nisur të keqpërdoret). Pra, një snob pasanik ka
blerë një tablo me përmasa të mëdha e cila para syve tanë është krjetësisht e
bardhë. Ai e ka blerë shtrenjtë dhe I gëzohet dhuratës me sinqeritetin më të
madh. Është I mashtruar si “rrobet e mbretit” në përrallën Andersenit. Ai ka
dhe dy shokë. Njëri ia thotë të vërtetën në sy,që ka blerë një “bajgë” tjetri
nuk do ta prishë me të dy ata që po grinden deri edhe me grushta.
Pra a është pikturë e bukur kjo krejt e bardha me ca vijëza , apo është një
abstraksion pa pikën e vlerës?
Janë tre karaktere të përpunuar me kudjes të veçantë nga regjisori Fatos
Haxhiraj mbi bazë të atij mielli e vaji që ka patur.
Mbase kushtet ekonomike, me siguri ato, i kanë shtyrë regjisorët tanë të
kërkojnë pjesë me sa më pak aktorë, le të jenë edhe me vlera mediokre që thua me
vete, aman, kur po mbaron.Ama...
Krahas dy aktorëve tanë të njohur, Artan Imami dhe Bujar Asqeriu, që i dhanë më
së miri dhe me të tëra mundësitë e tyre karakteret e veçantë ; i pari të njeriut
realist,t ë drejtpërdejtë, të një miku që i thotë gjërat troç dhe i dyti të një
njeriu që e din dhe vetë që është i dështuar dhe ndjek taktikën e njohur “fshihu
pas gaxhoit”, as mish e as peshk, por , sigurisht zemërbardhë , nga ajo
kategoria që zbutin gjakra, që janë mësuar të mbajnë në kurriz të shara e fyerje
dhe që grindavecët , kur duan të pajtohen, e bëjnë atë “kokë turku” - ishte
edhe një gjeni.
Ishte mjeshtri i përmasave boteëror, aktori kosovar Enver Petrovski.
Pikërisht ai snobi që kishte blerë një pikturë abstraksioniste, së cilës, ky
viktimë i gëzohej sinqerisht.
( Për lexuesit e thjeshtë, që nuk e kuptojnë mirë se çfar janë pikturat
abstraksioniste, le të shkojë te “Tirana International”, te “pesëmbëdhjetë
katëshi” dhe të shikojë mureve vetëm nga këto piktura që, kushedi se sa i kanë
blerë, si frëngu pulën, dhe që të sillen nëpër mënd kur shikon komedinë në
fjalë, “Art”).
Ia vlen 5000 lekë bileta, ia vlen pjesa e stërgjatur si “përralla e mushkajës”
vetëm të shikosh lojën brilante të një gjeniu.
Mimika e shkathët dhe absolutisht funksionale , lëvizjet e natyrëshme dhe të
zhdërvjellta, zotërimi absolut i skenës dhe i sallës, vështrimi përpirës, zëri
i mrekullushëm – që të gjitha këto përbëjnë konstelacionin Enver Petrovski. E
shikon duke luajtur dhe të krijohet përshtypja e një vullkani eruptiv të cilit
askush nuk ia din sasinë e llavës që do të nxjerrë pas një minuti, përbërjen e
saj kimike, prej nga çfar shtresash ka ardhur dhe sa e ka temperaturën.
Enver Petrovski e ka frikë skenën dhe publikun aq sa i ndruhet një tigër
stepës dhe pyllit.
Ardhja e këtij aktori që i ka dhënë provat e “përmasave botërore” siç i ka dhënë
edhe Bekim Fehmu dhe që , për fat, për arsye të izolimit etj, aktorë tanë të
shquar në Tiranë, nuk i kanë patur ato mundësi, përbën një eveniment jo vetëm
kulturor.
Një gjeni i artit skenik ka “ begenisur” Tiranën, teatrin e saj kombëtar.
Quhet Enver Petrovski. Enveri, dhe kjo bie ne sy që në fillim dhe deri sa ka
mbaruar edhe prezantimi i aktorëve para shfaqes, së pari është njëri nga ata
kosovarët e dashuruar marrëzisht me shtetin Amë ,që i magjeps gjithëçka e saj.
Një njeri i dashuruar, magjepset deri edhe te veset e qënies të cilën e
dashuron. Enveri i Kosovës duke ditur të dashurojë edhe komedinë e servirur për
ta lujatur – një pjesë meatare..një pjesë mesatare. Një pjesë të mërzitëshme që
ai, e ka mrekulluar si me magji, duke marrë me vete në konstelacionin e tij dhe
dy aktorët tanë të mirënjohur.
Ai të kujton nikoqiret kosovare të cilave ia kanë mësyer në shtëpi mysafirët dhe
ato, me çfar kanë nëpër sepetet e kullave të varfëra, përgatitin darka
mbretërore.
RIZA LAHI
I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...