Nga Kozeta Zylo
Nxënësit pres… (Në kujtim të 7 Marsit)
Thellë zemrës një dashuri, Belbëzon shpirtit kulluar, Në këtë mbrëmje nostalgji, Më puth Hëna drithëruar.
Dhe vjen mëngjesi përmbi vesë, Pa degë mimozash nëpër duar, Çdo 7 Mars nxënësit pres…, Me lotë malli, pikëlluar.
Më vini shpesh me krahë magjie, Të butëzën fjalë sillni pranë, Ç’m’i flladisni sot mendimet, Si krahë pulëbardhash mbi oqean.
Eshtë kaq e dhimbshme të jem pa ju, Sa mjegullohet çdo gjë që ndrin, Ditë e mësuesit rëndon këtu, Bashkë me hartimet mbi tavolinë...
Eci Nju Jorkut kuturu, Me Korçën lule nëpër shpirt, Në bebëzën e syrit jeni ju, Dhe me hartimet që bëj flirt!
Dhimbja e prushtë brenda meje, Psallm deliri sjell mahnitur, Vetëm me një mimozë Tirane, Ka të ngjarë, t’ju kem papritur…!
Me nxenesit e gjimnazit "Cajupi" Tirane
Me nxenesit e gjimnazit "50 vjetori" Tirane. Midis nesh artisja e madhe Margarita Xhepa dhe aktore te tjere
New York 7 Mars, 2011
|