Romani i Jusuf Buxhovit, "Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit", në gjuhën frënge, lexuesit francez ia hap edhe një dritare të re për ta njohur më mirë botën shqiptare dhe përpjekjet historike për t'i ruajtur rrënjët e qytetërimit perëndimor.
Kështu u tha kohë më parë në Paris, në "Theatre de Lucernaire", para një auditoriumi të gjerë kulturor dhe intelektual të kryeqytetit francez, të cilit iu dha rasti që të vërë edhe një urë të re lidhëse me një aspekt të vlerave shpirtërore të shqiptarëve.
"Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit" i Jusuf Buxhovit u botua së fundi në frëngjisht nga shtëpia e njohur botuese nga Parisi "L'Harmattan". Eseisti dhe kritiku letrar Aleksandar Zotos, redaktor i librit, ka thënë se kjo nuk është si çdo njohje, por fjala është për një "leksion" historik me anën e prosedeut artistik, ku autori bën përpjekje që të shpalosë dimensionet e thella historike të përkatësisë civilizuese të një populli në rrafshin horizontal dhe atë vertikal, duke nxjerrë në pah faktorët përcaktues.
Zotos theksoi se romani "Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit" shpalos kompleksitetin e qenësisë shqiptare në një hapësirë, ku qytetërimet e kundërta do të ndeshen për jeta a vdekje, por që ajo shfaqet si një dramë e thellë ekzistenciale e një kolektiviteti, i cili mund të mbijetojë vetëm në saje të fuqisë shpirtërore dhe assesi ndryshe.
Edhe kritiku dhe publicisti francez, Mishel Riviere, mbrojti këtë qëndrim, duke thënë se murtaja te Buxhovi dallon nga ajo që shfaqet te Camus, ngase te autori shqiptar nuk kemi pasqyrimin e atmosferës së dorëzimit dhe të rënies siç ndodh rëndom përballë kësaj sëmundjeje por të gjetjes së ilaçit kundër saj, edhe pse kjo duket iluzore.
Sanije Bajraktari, zëvendësambasadore e Kosovës në Francë, e cila u ndal te kontekstet shoqërore e madje edhe ato politike të kësaj vepre, duke i shikuar ato në përputhje me ngjarjet kohore, ishte e mendimit se murtaja te Buxhovi është një përgjigje intelektuale ndaj sfidave ekzistenciale me të cilat elitat e këtij populli janë ballafaquar në momentet kur u ka munguar instrumenti i shtetit.
Autori, pa dashur të merrej me vlerësimet si dhe sa e ka inspiruar historia këtë vepër, theksoi se intelektualët e kanë për detyrë që të gjenden në krye të lëvizjeve kulturore dhe shoqërore për të dhënë kontributin e tyre.