Pas shkrimeve për letërsinë dhe shkrimeve publicistike,me të cilat dëshmoi formimin dhe prirjen e tij, si studiues, kritik dhe publicist, Ndue Ukaj,me botimin e përmbledhjes së poezive “Ujëvarat e metaforave”, dëshmoi edhe prirjen e tij si poet dhe krijimin e vlerave të pamohueshme letrare.Poezia e tij të imponohet për ndjeshmërinë e veçantë, larminë tematike dhe, shpesh,trajtimin e theksuar dituror të saj, meditimin e thellë, idetë e mesazhet e rëndësishme për çështjet nga më të ndryshmet, shprehjen e veçantë e të fuqishme etj.
Larmia tematike
Poezia e veprës Ujëvarat e metaforve, shquhet për larminë dhe gërshetimin tematik e motivor.Kështu, një pjesë e mirë e frymëzimeve të poetit buron nga kujtesa e historisë kombëtare, si historia e shtrirjes së trojeve, historia e fatit kombëtar, veçmas fati tragjik i Kosovës, tragjikën e së cilës, siç thotë poeti, nuk do të mund ta përmblidhte as Eskili (“Kosovë / As Eskili s’do arrinte ta përmblidhte tragjedinë tënde”, poezia: “Kosovë”, f. 109), por edhe historia e vendlindjes dhe e martirizimit të vendësve, robëria dhe pritjet e gjata të zgjidhjes së fatit kombëtar etj.
Poeti kujton tragjikën e popullit, robërinë, vuajtjet, duke goditur me ironinë e tij të fuqishme gjenocidin, dhunën, shtypjen: “Vrajeni qiellin/ Qëllojeni rrufeshëm / Le të pllakoset në tokë /…/ Gjithçka është e natyrshme / Të vritet një popull / Të mohohet një popull / Bëni gjithçka sepse asgjë nuk është absurde sot / As për jetën pa kokë / As për kokën pa jetë / Dhe vajin e ngrirë në buzë” (“Kujtesë e sëmurë”, f.72).Mjaft vargje të këtij poeti janë frymëzuar edhe nga historia e shtypjes së rëndë sociale të popullit tonë, që, siç dihet, ishte një formë e shtypjes kombëtare të
shqiptarëve, realitet i hidhur ky nga i cili, si thotë poeti, edhe “fjalët i kemi të lagshta” (“Me lot jemi rritur”, f. 133) etj.Poezia e N. Ukajt frymëzohet mjaft nga shqetësimet e botës së sotme në të cilën, si thotë poeti, “Në lartësi të qiellit gjemba kanë çelë” (“Vjeshta e shpirtit”, f. 32);ku “Notojnë plagët në zjarr tokë e det”, apo ku “notojnë plagët sa në qiell sa në det”; ku “Jeta sillet si në unazë” ose “Ecim një hap para, / Pastaj përplasemi dy mbrapa” (“Metafora e legjendës”, f. 112-113); ku “çel mbretëria e absurditetit” (“Kohë e perfeksionuar për gjenocid”, f. 104) e “absurditetet çelin si lule në saksi”(“Pështjellim”, f. 90) ose “si lule të ujitura” (“Kuptimi”, f. 96) etj. Me ironinë e tij të fuqishme, poeti ngritet veçmas kundër harrimit të së kaluarës tragjike (“lumin e tragjedive /Që u shndërrua në det” , poezia:”Shtegtimi i shpirtit”, f. 111), nga e cila duhet mësuar (“Libri i historisë sime /Është djegur bashkë me Trojën /…/ Asnjëherë s’arritëm të mësojmë /Historinë në trajtat e ferrit/… / Ne mërdhihemi e ikim nga dielli /…/ Interpretojmë si duam / S’dëgjojmë metaforat e prera në fyt” (”Pështjellim,”, f. 89 – 90); kundër mohimit të vlerave të së kaluarës (“Fjala e lidhur me harrimin e pistë / Të zhbërjes së rrënjës” (“Harrimi”, f. 87), “Librat e rrënjës organike janë çekuilibruar / …/Fati i Formulës së Pagëzimit lëngon keq” dhe se: “Rruga nëpër Ferr është më e shkurtë / Se trishtimi prej harrimi”(po aty, f. 88), ndërsa e keqja bëhet edhe më e madhe kur kjo ndodh,siç thotë poeti, “Në tokën e tkurrtur çdo pranverë”, (po aty, 88); kundër zvetënimit shpirtëror (“Në kohën teknike”, f. 31); kundër mëkatarëve historikë, arkitektëve të vetëvrasjes (“Apokalipsi”, f. 101), dvarrësve të idealeve, rrënuesve të poezisë(“Kënga e dritës”, f. 41) e kohës antipoetike (“Kujtim i mermertë”, f. 26), dhe të pseudovlerave, kur, si thotë poeti: “Nëpër dorë mëkatarësh dergjet poezia” (“Harrimi”, f. 87), ose kur: “Mbi portrete pshurrin qentë e çartur” (“Pështjellim”,f. 90) etj.

Një varg poezish të veprës Ujëvarat…, janë poezi kushtimore për njerëzit e shquar dhe njerëzit e afërm, të dashur.
Poeti i kushton poezi P. Bogdanit, Gj. Fishtës, Nënë Terezës, Anton Pashkut, I.Rugovës e R. Kukajt, duke shquar vlerat e veçanta të tyre dhe duke shprehur edhe pikëpamjet e tij për çështje të ndryshme. Me mjeshtëri poetike poeti ka realizuaredhe disa poezi për të afërmit, të cilat janë jo vetëm poezi dashurie për ta, por edhe poezi meditimi e shqetësimi për jetën.Siç është e ngarkuar me emocion, poezia e N. Ukajt është e ngarkuar edhe me mendim.Meditimi i thellë përshkon të gjitha poezitë e këtij poeti, në të cilat ai mediton për jetën, historinë,poezinë, dashurinë, moralin etj.Në kuadër të poezisë së vet, N. Ukaj ka treguar edhe prirjen për përshkrimin e natyrës dhe krijimin e poezisë përshkruese (“Nga majat…”, f. 131; “Mbrëmje…”, f.109), përmes detajeve të së cilës, simbolikisht, shpreh kuptime të ndryshme. Karakteristikë e poezive të veprës Ujëvarat…, është ndërlidhja ose gërshetimi i temave e motiveve të ndryshme, që vjen si rezultat i synimit për paraqitjen totale të jetës.

Tri tema të mëdha
Në qendër të preokupimeve tematike të veprës Ujëvarat…, janë tri tema të mëdha,universale, të paraqitura me shumë ndjenjë e dituri: jeta, dashuria, poezia.Kështu, në gjithë poezitë e veprës Ujëvarat…, shprehet fuqishëm dashuria ndaj jetës,dëshira dhe lufta për ta jetuar atë, pavarësisht realitetit të saj (“E bukur është jeta / Edhe kur shpirti mbushet plot gëzim, /…/ E bukur është jeta, / Edhe atëherë kur tërmetet shpirtin ta copëtojnë / Kur tretet dashuria rrugëve pa emra / E të shuhet Ylberi në duar, / Kur ti shkrehesh e shkrehesh në vaj e pikëllim /…/ E bukur është jeta / Edhe ku ka gaz / Dhembje e lot” (“Jeta”, f. 129 -130).N. Ukaj, në poezinë e tij shpreh dashurinë ndaj gruas së jetës, emrin e së cilës e përmend konkretisht. Poeti jep këtu portretin e femrës, ndjenjat e fuqishme që zgjon ajo në shpirtin e poetit, situatat e përjetimeve dashurore, shpesh erotike,dashurinë si kuptimin dhe forcën e frymëzimit të jetës (”Të dashurosh është akti i shenjtërisë tokësore /Dhe vityti i vetëm për të jetuar / Me ty mbushet një det mall”(“Një det mall”, f. 124).Në vargjet e dashurisë së këtij poeti, ku jo pak ndihet fryma biblike, është po ashtu femra ajo që frymëzon meditimet e fjalën poetike të poetit për jetën,historinë, moralin, filozofinë etj.
Si edhe poetët e shumtë shqiptarë e botërorë, edhe N. Ukaj, në poezinë e tij paraqet edhe çështjet e ndryshme që kanë të bëjnë me poezinë, duke filluar nga çështja e frymëzimit deri tek çështja e vlerës së saj shoqërore. Poezia ka origjinë hyjnore,sipas poetit (”unë në këtë kohë kur ushqehem me helm / Ditën, natën, e mbys me tënden dashuri / Hyjnorja poezi”, (Motiv i ri”, f. 99). Ajo identifikohet me vetë jetën, fillimin dhe pafundësinë e saj (“në fillim ishte fjala”, “Kënga e dritës”,f.35 ; ”Me folë domethënë me jetue” , “Dialog”, f. 83); është bukuria e jetës (“Kur them e bukur është jeta, / Mes ideve të mia tinëz hyn poezia” (poezia: “Jeta”, f.129); forca për të përballuar e kaluar të keqen dhe vuajtjen (“Poezia është terapi”,“Poezia është shpëtim / klithmë e ëmbël me gëzim” (“Poezia”, f. 139) etj.
Kemi kështu, ndër të tjera, edhe dijen dhe vetëdijen e poetit për poezinë, por të shprehur mjeshtërisht nëpërmjet gjuhës poetike.E gjithë poezia e N. Ukajt krijohet si përpjekje e poetit për të lartësuar artin poetik, për të shtrirë mbretërinë e artit, për ta krijuar e kuptuar poezinë si kundërvënie ndaj të këqijave e absurdeve të jetës.Jeta, dashuria dhe poezia identifikohen aq shumë në poezinë e këtij poeti sa,shpesh, vargjet për njërën rrjedhin natyrshëm si vargje për tjetrën.Poezitë e veprës Ujëvarat…, janë poezi të meditimeve të thella dhe të ideve të
rëndësishme për jetën, historinë, aktualitetin, filozofinë, religjionin, letërsinë,dashurinë, moralin etj., sikundër edhe poezi të mesazheve të rëndësishme që i drejtohen individit, qenies kombëtare dhe mbarë njerëzimit. Veçanti e shprehjes së fuqishme.Poezia e N. Ukajt është e pasur me ndjenjat e fuqishme dhe mendimet e thella, por edhe me elemente epike, të cilat, përgjithësisht, kanë kushtëzuar gjatësinë e vargjeve dhe të poezive.Gjuha e kësaj poezie është gjuhë e pasur dhe substanciale, fjalët e së cilës,ngjashëm me gjuhën e Gj. Fishtës, janë të ngarkuara me ndjenja e mendime.Për shprehjen e botës së pasur e të fuqishme subjektive autori ka përdorur figurat e ndryshme stilstike, të cilat për veçantinë e krijimit dhe forcën e tyre shprehëse,shquhen sidomos metaforat, simbolet, krahasimet, hiperbolat, ironia, epitetet,sinestezia, oksimoroni etj. Shprehja e erudicionit të poetit, pra edhe shtresa diturore e kësaj poezie, është e shoqëruar edhe me përdorimin e nocioneve të ndryshme, siç shihet që në titullin e veprës, dukuri, e cila nuk ka cenuar shprehjen dhe vlerën artistik të saj, duke u integruar suksesshëm në kuadër të kërkesave të tyre.