Prend BUZHALA
(Në vend të recensionit)
Herolinda Zenuni vjen edhe më e suksesshme në mesin e lexuesve me romanin e saj të dytë. Në romanin modern është i njohur procedimi rrëfimtar nëpërmes një personazhi të vdekur. Në romanin e saj të dytë, ky bartës rrëfimi, është figura e personazhit dëshmor, që vjen në kohën tonë papritmas, i ringjallur, si Qenie Shpirtërore e jo si Qenie Fizike. E pra, ajo e vë në gërshet shtresën fantastike të romanit, duke e bërë shtresë tejet reale të kohës sonë, të REALITETIT TONË, a realitetit personal, si do të shprehet rrëfimtari.
1. Personazhi i Qenies Shpirtërore
Jemi mësuar të lexojmë personazhe nga bota e të gjallëve që zbresin në Had a në botën e nëndheshme. Apo personazhe-fantazma që na ngjallin panik... Por ajo e bën të kundërtën: nga ajo botë na e sjellin në mesin tonë Të Vdekurin. Të Vdekurin Më Të Gjallë Se Të Gjithë Të Gjallët!
Herolinda arrin ta krijojë Personazhin Shpirtëror, që endet nëpër kaptinat e realitetit tonë, për të na dhënë kumte për situatat, gjendjet sociale, familjare, individuale e madje edhe ato psikike e kombëtare. I zbrituri në realitetin tonë nuk shihet, nga syri i botës: ai sheh e është dëshmitar i shumë të këqijave - por, si QENIE Shpirtërore, Jofizike, ajo nuk mund të flasë, nuk mund t’u flasë Të Tjerëve në botën tonë fizike... Romansierja sikur dëshiron të na e tërheqë vëmendjen se ne na ligjëron edhe një Ndërdije Kolektive, një arketip i moçëm i gjendjeve tona të përhershme; më saktësisht, një Vetëdije për Vetveten... E kjo vetëdije nxjerr krye nëpër kaptinat e romanit e na shfaqet si akt i (vetë)njohjes; vetëdijen, se shoqëria njerëzore gjithmonë e gjithkund, do të gjendet para pasqyrës së vetvetes, nga njëra anë dhe përballë kundërveprimit të forcave që mëshenjojnë kontrastimin jetësor, nga ana tjetër. Qenia Shpirtërore, që endet e shtegton nëpër faqet e realitetit tonë, është krijuar si konvencë artistike romanore, për të sugjeruar se personazhi i tillë është në harmoni të plotë me Natyrën e me vetë Perëndinë, pikërisht për faktin pse sakrifica e dëshmorit ka qenë aq sublime, aq e pastër kundruall së keqes....
E pra, autorja nuk e krijoi një personazh të izoluar nga realiteti, sado që ai është "i izoluar” për të mos mundur të komunikojë me njerëzit (metaforë e shurdhësisë kolektive kundruall realitetit e mungesës së vullnetit për të ndryshuar gjendjen); a memecllëkut - kësaj sëmundjeje kolektive të mbetjes në vend karshi të keqes që ndodh para syve tanë e kur edhe vetë bëhemi protagonistë të kësaj gjendjeje... personazhi që ligjëron, është vetëdije kritike e gjendjes sonë, që na gjykon e që gjykon kohën tonë, me masën e përpiktë të vlerësimit. Është edhe katarza jonë kolektive e brejtjes së ndërgjegjes për gjithçka po ndodh b rend anesh e rreth nesh.
2. Si të shqiptohet e vërteta
Që në fillim të romanit na është sugjeruar se tensionin dramatik do ta përbëjë një mbirealitet, një realitet fantastik që zbret brenda nesh; qeniet jonjerëzore me origjinë njerëzore: se aty do të ndeshesh me shëmtimin e skajshëm të shpirtit njerëzor totalisht të tjetërsuar kundruall qenieve shpirtërisht të pastra e të dëlira; se ballafaqohesh me kontrastimet më absurde e të skajshme - nga njëra anë, të realitetit tonë që ia kalon edhe fantastikes me ligjërimin aq konkret të jetës e gjallimit tonë. Të çuditshmen, fantastiken dhe çrëndomtësimin do t’i shohim të gërshetuara me realen, me konkreten, me kohëhapësirat konkrete shoqërore të kohës sonë me ato të luftës e të paraluftës. Procedimori i tillë, duke zbritur në rrafshin e realitetit tonë, zbret edhe në truallin e bashkërendimit të elementeve krejt heterogjene të përvojave kombëtare, personale, historike, mitologjike e shoqërore.
Të gjitha punktet e rrëfyestores romanore, krijohen nëpërmes kësaj vetëdije narrative që ligjëron në veten e parë:
"Vazhdova të ec, të ec e të shikoj përreth. Të shikoj çdo gjë që qëndronte anash, para dhe mbrapa meje. U mundova të shoh menjëherë gjithçka, t’i shoh të gjitha gjërat që kanë ndryshuar, të shoh çfarë ka ndodhur gjatë kësaj kohe, të shoh ku janë njerëzit sot, të shoh si jetojnë ata, të shoh se çfarë njerëzish janë bërë, a kanë ndryshuar? Si kanë ndryshuar? U mundova që përnjëherësh të ngopem me vendin tim të ri, të shoh gjithçka e çdo gjë.”
Të duket, sikur ai zë që ligjëron nga qielli, apo zëri i Qenies Shpirtërore të Dëshmorit, qenies shpirtërore të vetë kombit; prek dhe ndodh në rrafshin e vetëdijeve të nduarnduarta e të rrjedhave të ndërdijes. Është personazh i Qenies Shpirtërore, pikërisht pse autorja thur Personazhin e Ndërgjegjes Kolektive, Personazhin Etik të kohës sonë dje e sot përballë kaq deformimeve shoqërore, njerëzore e kombëtare. Dhe nuk është e habitshme pse ky personazh-qenie-shpirtërore, kërkon me ngulm ndryshimin, vullnetin e ndryshimit personal e deri në nivel kombëtar për ta shpëtuar Kosovën që është shndërrua në një shtëpi që po rrënohet: me vrasjet, plaçkitjet, lakminë, papastërtinë e ambientit, plagët sociale, mungesën e karakterit, pangopësinë për të fituar, me ardhjen në krye të pushtetit nga ata që dje tradhtuan gjithçka e tradhtojnë edhe sot; me papërgjegjshmërinë tonë shtetërore e njerëzore. Në ato punkte të rrëfyestores romansore e të suazave psikologjike, do të humbin e do të zhduken edhe suazat e racionales, aty ku kjo poetikë e “zbritjes” do të përshkohet nga fantazmagoritë, nga arketipat e nga obsesionet tjera njerëzore të çoroditura; tragjizëm, ky, i përhapur në përmasa kombëtare. nëse tek romani i parë, është ditari ai që krijon iluzionin dokumentar të fiksionit letrar, me përdorimin e trajtave narrative të ditarit, letrës, meditimit, përshkrimit të ngjarjeve etj., etj., po ky procedimor shfaqet krejt i ndryshëm te ky roman- nëpërmes një procesi "të ringjalljes" a të "rikthimit" në botën e të gjallëve të personazhit-dëshmor. Ideal rrëfimor i personazhit, mbetet dëshmia për të vërtetën:
“Ahh... sikur të mund të flisnin varret... Të tregonin historinë e vërtetë.
Sikur të kishte mundësi të fliste qielli... Ai sheh çdo gjë. Vetëm sikur të mund t'u hapte sytë njerëzve, të tregonte me gisht nga të pandershmit, të mbronte këtë vend nga të ligët, të shpëtonte këtë popull nga mashtrimi.”
Sado që janë të ndryshëm për nga procedimori kompozicional, megjithatë nervatura makrostilistike e temartike mbetet e njëjtë: kërkimi i rrugëve të ndërgjegjësimit, ngritja e brendshme shpirtërore e njerëzve të goditur në jetë; kërkimi i harmonisë e i lumturisë së tyre personale e të përbashkët...
3. Në vazhdën e tipit të shkrimit eudemonologjik
Autorja nuk e izolon personazhin e vet as nuk e shndërron në personazh të absurdit si romansierët modernë, si në romanet e Dostojevskit (ta përkujtojmë romanin “Djajtë”) apo në ato të Marsel Prustit; por e shndërron në Personazh të Vetëdijes Sonë, që na ligjëron si një Zë Yni i Brendshëm; në personazh që nuk veçohet a vetmohet...por që, më në fund, e kërkon këtë kthim në barkun e Tokës nanë, aty ku e ka vendin secili prej nesh. Kështu, një shtresë e romanit ka të bëjë me atë të përshpirtnisë, spiritualitetit. Por kjo shtresë kaq interesante, fisnikërohet pikërisht me faktet konkrete të realitetit, pikërisht për faktin pse një Qenie e Tillë, spirituale, e ardhur nga kujtesa jonë e sakrificës, e nënkupton ndërgjegjen pa dhunë, të lirë në fjalë, në mendime e në veprime, shënjon bashkëndjesinë, bashkësolidarësinë me të nëpërkëmburit, me arketipin ideal të lirisë dhe shoqërisë; shënjon dhembshurinë dhe përpjekjen e ndershme, të gjallimit me etikë të fortë jetësore dhe fije që pasurojnë karakterin e njeriut. Me një fjalë, e tërë kërkesa ka të bëjë me Rilindjen Morale të shoqërisë sonë, nga e cila varet edhe çlirimi i njeriut nga prangat e injorancës dhe errësirës, krimit dhe keqbërjes; të pastrimit të mendjes dhe shpirtit. Janë po ato jehona nga romani i parë i saj, :"ëndrra ime" - që të dfy romanet na shfaqen si romane të tipit eudemonologjik, sipas vrojtimit të Shopenhauerit, që e quante me këtë fjalë-shprehje filzofinë mbi rregullat e ekzistencës së lumtur.
maj 2012