NGA FLORI BRUQI
Jeronim de Rada (Girolamo de Rada), lindi në vitin 1814 dhe vdiq në vitin 1903, ishte poet, publicist, folklorist, filolog dhe mësues, themeluesi i letërsisë dhe i kulturës arbëreshe.
U lind në Makia të Kalabrisë mësimet e para i kreu në kolegjin e Shën Adrianit të Shën Mitër Koronës. Më 1834 shkoi për të studiuar drejtësi në Napoli, ku mori pjesë gjallërisht në lëvizjen politike dhe kulturore të kohës.
Më 1848 nxori të parën gazetë shqiptare "L'Albanese d'Italia", në të cilën shprehu pikëpamjet e tij për ngjarjet e kohës. Pas dështimit të revolucionit më 1848 e mbylli gazetën dhe i zhgënjyer u tërhoq në fshatin e tij të lindjes deri në fillim të viteve 60 të shek. XIX.
Duke nisur nga v. 1861, në jetën e De Rada nisi një fazë e re, kur ai shfaqet si një nga figurat më në zë te Rilindjes sonë Kombëtare. Pas traktatit Parimet e estetikës (Principii di estetica, 1861) botoi veprat lashtësia e kombit shqiptar ("Antichità della nazione albanase", 1864) dhe Rapsodi të një poeme arbëreshe ("Rapsodie d'un poema albanese", 1866), që luajtën një rol të rëndësishëm për propagandimin e çështjes kombëtare shqiptare. Hyri në korrespondencë me patriotët shqiptarë dhe me personalitetet kulturore evropiane, dashamirë të Shqipërisë, ndoqi me interes të gjallë ngjarjet në Shqipëri.
Më 1878 përkrahu Lidhjen Shqiptare të Prizrenit dhe ngriti zërin kundër gjymtimit tokësor të Shqipërisë. Një ndihmesë të çmuar çështjes kombëtare i dha me revistën "Flamuri Arbrit", që botoi në vitet 1883-1885. Në "Testamentin politik" (1902) shprehu optimizmin në të ardhmen e Shqipërisë dhe pakënaqësinë e tij ndaj politikës imperialiste të Italisë ndaj atdheut të të parëve.
Zhvilloi një veprimtari të frytshme edhe në fushën e studimeve gjuhësore ; u kushtoi vemendje çështjeve të prejardhjes së shqiptarëve dhe të gjuhës shqipe, duke mbrojtur lashtësinë e tyre. De Rada është nga të parët studiues vendës të strukturës gramatikore të shqipes. Në të dy veprat gramatikore që hartoi (1870, 1894) vuri në dukje aspekte të patheksuara më parë nga dijetarë shqiptarë dhe albanologë dhe dukuri gjuhësore të pastudiuara ose të panjohura.
Në veprat e tij gjuhësore jepen të dhëna me interes për të folmet arbëreshe. Bëri përpjekje të vijueshme për një alfabet të përbashkët të shqipes që të jepte një sistem sa më të plotë dhe të përshtatshëm për shqipen me karaktere latine, të plotësuara me shenja diakritike. Në veprimtarinë gjuhësore të De Rada duhet përmendur edhe organizimi i dy kongreseve gjuhësore të shqipes, i pari (1895) në Koriliano Kalabro, i dyti (1897) në Lungro (Kongreset gjuhësore arbëreshe). Dha me vetmohim mësimin e shqipes në Kolegjin arbëresh të Shën Mitër Koronës për dhjetëvjeçarë të tërë gjersa vdiq.
Mjaft e gjerë është edhe veprimtaria poetike e De Rada Nisi të botojë që herët por shkrimi që i solli famën si poet me talent të shquar është poema lirike-epike Këngët e Milosaos (1836), vepra e parë e letërsisë sonë me vlera të mëdha artistike. Në qendër të veprës është historia e një çifti të ri që bashkohet pas shumë pengesash. Autori nuk kufizohet me dënimin e paragjykimeve klasore që pengonin lumturinë e të rinjve; në vepër kumboi ideja e detyrës ndaj atdheut dhe e gatishmërisë për të luftuar për mbrojtjen e tij.
Historia e dashurisë fatkeqe midis dy të rinjve nga rrethet aristokratike të Shqipërisë së shekullit XV është edhe në qendër të poemës Serafina Topia, mbi të cilën poeti punoi në vitet 1839-1843.
I pakënaqur nga puna e tij, De Rada këtë subjekt e rimori në poemën Pasqgra e një jete njerëzore (1898) duke e zgjeruar dhe duke trajtuar në të një problematikë më aktuale për kohën, luftën kundër pushtuesit otoman. Vepra më e rëndësishme e De Radaës është Skënderbeu i pafan, të cilën e mbajti në duar një kohë të gjatë (1837-1896). Në vepër janë shkrirë mjaft nga këngët dhe poemat që kishte botuar më parë.
Aty u shpreh në mënyrë më të plotë dhe më të qartë patosi kombëtar që kishte frymëzuar veprën e De Radës Ndonëse nuk ka njësi veprimi dhe vazhdimësi, poema jep një tablo të gjerë të Shqipërisë në shek. XV, të bëmat e lavdishme të popullit, dashurinë e tij të flaktë për jetë të lirë dhe të pavarur, gjallërinë e mahnitshme që shfaqi përballë sulmeve të egra të armiqve.
Në qendër të veprës është konflikti midis shqiptarëve dhe osmanëve, dhënë me anë skenash ku paraqiten beteja të ashpra e të furishme, që shquhen nga ngjyresa e theksuar historike dhe imtësitë shprehëse. Heroi kombëtar shfaqet në vepër si burrë shteti i shquar dhe trim i rrallë, që diti me mençurinë dhe me heroizmin e tij të ngrejë popullin e vet në luftë çlirimtare të pashoqe.
Në karakteret e personazheve të tjera mishërohet heroizmi dhe trimëria e shqiptarëve. Skënderbeu i pafan është kryevepra e De Radës në të u dukën në mënyrë të qartë veçoritë kryesore të talentit të tij, si mjeshtër i tablove të gjera historike dhe i përshkrimit me zotësi të botës së brendshme të heronjve, të mendimeve dhe të ndjenjave më të thella e më të fshehta të njeriut. Si poet, sidomos në Këngët e Milosaos, De Rada u çmua lart edhe nga rrethet letrare evropiane.
De Rada luajti një rol të madh në historinë e letërsisë shqiptare ; ai është i pari që shkroi vepra me frymë kombëtare. Figura e tij ngrihet si figura më e kulluar dhe më e fuqishme e letërsisë dhe e botës arbëreshe. Ndikimi i tij mbi shkrimtarët arbëreshë bashkëkohës ishte i madh ; tradita poetike shkruar prej tij vijon të jetojë e përtërirë edhe në letërsinë e sotme arbëreshe. Pas Çlirimit në Shqipëri janë botuar të adoptuara veprat e tij kryesore. Mban titullin "Mësues i Popullit"
Tituj të veprave
Milosao
Një pasqyrë e jetës njerëzore
Serafina Topia
Skënderbeu i pafan
Fjamuri i Arbërit (revistë)
Rapsodi të një poeme shqiptare, mbledhur në kolonitë e rrethit të Napolit,1983 Prishtinë: Rilindja
Antichità della nazione albanese e sua affinità con gli Elleni e i Latini 1997 Cosenza Brenner
Këngë të milosaut : poemë 2002 Tiranë : Naim Frashëri
Autobiografia, 2000 Tiranë: Onufri
Parime të estetikës : mendime rreth jetës dhe qëllimeve të saj (ekstrakte) 2003 Tiranë : Globus R
Veprimtaria e tij publicistike, letrare e politike ishte mjet jo vetëm për të zhvilluar vetëdijen e bashkësisë arbëreshe në Itali, por edhe për të hedhur themelet e një letërsie kombëtare shqiptare. Më e njohura ndër veprat e tij letrare është Këngët e Milosaos që përmendëm më lart, baladë e gjatë romantike që pasqyron dashurinë e Milosaos, një personazh i trilluar, djalosh fisnik në Shkodrën e shekullit të pesëmbëdhjetë, i cili është kthyer në shtëpi nga Selaniku. Këtu, tek burimi i fshatit, ai takon Rinën, vajzën e bareshës Kollogre, dhe bie në dashuri me të. Të dy të rinjtë e dashuruar u përkasin shtresave shoqërore të ndryshme, gjë që e pengon për një kohë të gjatë bashkimin e tyre, derisa vjen një ditë kur një tërmet shkatërron edhe qytetin edhe krejt fytyrën e dallimeve klasore. Pas martesës jashtë vendit u lind një foshnje. Por periudha e lumturisë martesore nuk zgjat shumë. I biri dhe e shoqja e Milosaos vdesin pas pak kohe, kurse ai vetë, i plagosur në betejë, jep shpirt në një breg lumi pranë Shkodrës. Këngët e Milosaos janë botuar në tri variante të ndryshme më 1836, 1847 dhe 1873. De Rada vazhdimisht e ndryshonte, e përmirësonte dhe e zgjeronte këtë përmbledhje baladash lirike me frymëzim të fuqishëm romantik, duke e kthyer nga një Milosao të mirëfilltë me njëzet këngë, në një variant përfundimtar shumë më të gjatë me tridhjetë e nëntë këngë. Kënga e parë nis kështu:
"Ljis jeta kishë ndërruar,
Uj të ri ndë dejtit
Kaljthëruar te dit e re;
Por llumbardh e Anakreontit
Ronej Temp e moçëme.
Nd'uj një dit vate të malji
E s'u pruar si kish zakon.
Vet çë atë s'e thajti bora,
S'e përgjaku akulli,
Se m'u resht njera çë ra
Tek e bardha shpia ime.
Kur te drita dheu me shpi
U sbuljua je dejti,
Si garea çë delj për sish,
Mua më zëgjoi, tue fjuturuar
Qeljqevet finestërës.
M'u pataksa e ruata jashtin:
Rusht pak skallankur
Dheut ën i kin hje;
Ljulje ljiu të gapura,
nd'era i tundën e përzien
Nd'at ninulj qeshënjën.
Si ato ljulje qielli.
Ti ruaje e së kuljtoje.
Një mbuin njerëzish.
Kallëzoret mbë dhemat
Mbajn kangjelje. Ka i goi
Ahjena ndër time motëra
Kishi arrën e mëma ime
Emërin tim thoj për ndë shpi.
Një gare m'u rodh te kurmi,
Si garea mbrëmjes te shtrati,
Kur vajza e ngrohët
Ndien për të parëzën
Sist çë m'i frihjen."
Takimi i parë i Milosaos me të bijën e bareshës në këngën e dytë bëhet, ashtu siç ndodh shpesh në poezinë popullore shqiptare, te burimi i fshatit. Ai ka shërbyer si i vetmi vendtakimi në shoqërinë tradicionale shqiptare, ku të dy sekset, po t'u ecte, mund të këmbenin dy-tri fjalë para se vashat virgjëresha, me sytë e turpshëm ulur përdhe, të ktheheshin në strehën mbrojtëse të familjes.
"Vreshtat in të verdhullore:
Erth ka malji dheljpëra
Me të ljodhëta të bijlat
Porsa paru in të vjelja;
E te hera çë ndër sheshet
Sqepet djelli, si te bota
Ëma çë këntuan një valle,
Vet Fjokat u m'u hjimisa.
E përveshurëz, e ljart,
Me këshen të pjeksurith
Ndë një jetullëz të bardh,
Ish te kroi një vash. Te balli,
Një këshill i kish hje.
I ljidhur te brezi kaljthër,
Skemantilj' i ngit mbë truall.
Mua sa më ndieti,
Shtuara vasha m'u pruar,
Gjifritur, pjono hje.
Me të trëmbur një gare.
Trimi: 'Vajz, më jep ti një pik uj?'
Vajza: 'Sa të duash, ti, birë zoti.'
'Kuj e bilje je ti, vash?'
'Mos më je ti e dheut guaj?'
Kur jesh djalj e Salloniq
Vajta, vajza nëng ishin
Ndë katund me aqë gadhi.
Ndë çerët e dhezurës,
Vucën ajo ngrënej.
'Jam e bilje Kollogres',
Ngrejti ballët e sbuljuar.
Na vejim asaj udh,
Gjëmbat çë virëshin tek udha
Së gërvishtëtin at kopilje:
Me llort të përgjakura,
Ka ballt u më ja reshta.
Di buz të qeshëme,
Nji herje të bardh,
At mbrëma dukëshim."
Më fort se familjet, janë pushteti i zakoneve shoqërore dhe ndërgjegja klasore ato që i pengojnë të rinjtë të lidhen ashtu si dëshirojnë. Për më tepër e detyrojnë vashën që t'i shmanget të dashurit të saj të mundshëm. Ndodh edhe një ndarje, gjatë së cilës Milosaon e pushton dyshimi e dëshpërimi, të cilat nuk i ndahen deri në bashkimin përfundimtar. Në këtë poemë, të rralla janë rastet kur dashnorët takohen vërtet për të folur me njëri-tjetrin. Në këngën e katërt kemi një skenë prekëse të mbrujtur me motivin erotik, që nuk është karakteristik për poezinë shqiptare:
"Ish e diella menat
E i biri zonjës madhe
Ngjitej tek e bukura
Të m'i ljipën një pik uj,
Se ish et' i djegurith.
Vetëm e çoi ndë vatërët,
Çë këshen më pjeksënej.
Ata duhëshin e s'e thoshin.
Vajza, me buzën mbë gaz:
'Ç'ësht e ikën si ajri?'
'Më presën ndë roljiet.'
'Di moll t'ardhura
Qëndro, u tij t'i ruata.'
Me një dor ngrëjturith
Mbanej mbi veshin e bardh
Ljesht e saj të shpjeksurith;
Kalli jetërën te gjiri
E më goljq mollëzit,
Më ja e vu ndë dorjet,
Ndë çerët e dhezurëz.
Thomnie ju, të dashurit,
Nd'ëmbëlj aqë të puthurit."
Edhe 'Këngët e Serafina Topisë' na kthejnë prapa te bota romantike e mjegullt e Shqipërisë së mesit të shekullit të pesëmbëdhjetë. Serafina Topia, bija e dukës së Artës, dhe Bozdar Stresa janë nga dy dyer rivale të kohës së Mesjetës, një Romeo e një Zhuljetë shqiptarë, dashuria e të cilëve ka për të mbetur e papërmbushur. Në këtë romancë gotike të mbushur me magji dhe folklor kalabrez-shqiptar, Serafina sakrifikon lumturinë vetjake për interesat e shtetit, dhe martohet me princin Nikollë Dukagjini me qëllim që, në prag të pushtimit turk, Shqipëria e jugut dhe ajo e veriut të bashkohen. Rruga e jetës e të gjithë personazheve të poemës është e mbushur me fatkeqësi, vuajtje e madje vdekje të parakohshme, pasqyrë kjo e jetës së vetë poetit. Ashtu si me 'Këngët e Milosaos', De Rada i ndryshoi e i rishikoi disa herë 'Këngët e Serafina Topisë', e në çdo variant gjejmë të pasqyruar gjendjen e tij vetjake.
Vepra letrare e tretë më e madhe e De Radës në shqipe është Scanderbeccu i pa-faan (Skënderbeu i pafat) (64), që ai e konsideroi si kryeveprën e tij. Përsëri, edhe kjo seri baladash romantike doli në një radhë botimesh të ndryshme që pasqyrojnë gjendjen shpirtërore të poetit në kohë të ndryshme. Në vija të trasha, ajo mbulon historinë e bëmave të para të Skënderbeut nga viti 1418 deri më 1444 dhe ndërthuret me shumë intermezo që kanë pak lidhje me të tërën. Skënderbeu, në të vërtetë, del pak në vepër. Edhe pse përmban shumë fragmente me poezi
emocionuese, Scanderbeccu i pafaan nuk është ajo poemë epike tradicionale që mund të pritej prej një pishtari të parë të lëvizjes kombëtare shqiptare. Ajo kalon sa në një çështje në një tjetër, e kjo vihet re sidomos në botimet e mëvonshme. Forcën e vet letrare De Rada nuk e kishte në saktësinë klasike apo unitetin strukturor të veprës.
Në përgjithësi, korpusi i poezisë në gjuhën shqipe të Jeronim De Radës është vështirë të gjykohet e madje të skicohet për shkak të një mungese gjithandej të unitetit tematik në të tri veprat e tij kryesore, si dhe për shkak të prirjes së tij për ndryshime të vazhdueshme e botime të rishikuara, çka pasqyron gjendjen shpirtërore, nevojat emocionale dhe pëlqimet letrare në periudha të ndryshme të jetës së tij të gjatë. Në më të shumtën e rasteve, botimet e rishikuara duket se i kanë ulur vlerat letrare të veprave në fjalë. Ndonëse poezia e De Radës në dukje është ndërtuar mbi tema shqiptare, po t'i hysh më thellë, del e bëhet e qartë se, mbi të gjitha, ajo është për vetë De Radën.
Nuk është pa baza që albanologu britanik Stuart Man (Stuart Mann, 1905-1986) e ka cilësuar poezinë e De Radës 'të dobësuar për mungesë subjekti e strukture, për gjuhë të errët, dialog të rëndomtë dhe irrelevancë politike' (65). Ndonëse shkrimtar me vlera kulturore të paçmueshme, De Rada nuk është kurrsesi poeti i poetëve. Nuk kemi përshtypje se ishte në gjendje të krijonte në zhanre poetikë të tjerë përveç baladës romantike.
Ka kritikë që kanë shkuar aq larg, sa të mos i japin fare merita si poet e shkrimtar (66). Pavarësisht nga këto, Jeronim De Rada prapëseprapë mbetet një figurë e lartë në historinë e letërsisë shqiptare të shekullit të nëntëmbëdhjetë. Ai luajti një rol të dukshëm në zgjimin e arbëreshëve nga errësira kulturore e krahinorizmi letrar dhe veproi si katalizator, jehona e të cilit u ndie fort përtej detit në Shqipëri në që ende vuante nën zgjedhën osmane....
.