2012-08-10

Doli libri me poezi “Antologjia e dhembjes poetike”,për Ali Podrimjen




Bota e librit


Nga autori Naim Kelmendi e në botim të Shtëpisë Botuese “Rugova Art”, doli libri me poezi përkushtimi për poetin Ali Podrimja.
Në këtë libër, të titulluar:”Antalogjia e dhembjes poetike”-(101 përkushtime Podrimjes), zënë vend 101 poetë me poezitë e tyre për poetin e madh kombëtar Ali Podrimja,i cili në muajin gusht ndërroi jetë në një qytet të Francës, në Lodve,gjatë pjesëmarjes së tij në një festival ndërkombëtar të poezisë.
Vdekja e poetit ka prekur shumë krijues,që poetin e kanë dashur përgjatë jetës së tyre.Mjafton të lexohet kjo antologji dhe hetohet se, secili nga poetët, me përkushtimin e tyre poetik, shpreh jo vetëm dhembjen për humbjen e poetit tonw Podrimja,por edhe përkushtimin e tyre ndaj veprës dhe personalitetit të Podrimjes.

Pra,ashtu siç do të shprehej edhe njëri nga redaktorët e kësaj vepre,Prend Buzhala:Poetët thonë për Ali Podrimjen: ai nuk vdes! Poeti nuk vdes! Rekuiemi lirik, toni elegjiak kujtesa lirike, shndërrohen në Ideal Poetik. 

Shndërrohet në idealizim të kujtimit, në thellësi të konotacionit figurativ, në fusha referencash të pasura semantike, në hapësira të pëlleshme asociative, në ndërtime tekstesh mbi kodet e përzgjedhura, në transformime ndërtekstore e mbitekste poetike dhe, sidomos, në dinamikë të brendshme të strukturës kuptimore.

Pas ofshamës podrimiane poetike  që e lexonim ndër sa e sa dekada: "Oh, ç'mu këput litari te Guri i Prevezës", tani ja dhe ofshama elegjiake kombëtare për Njeriun që u nda prej nesh. Poetët edhe vdekjen e kanë Art Më Vete. 
Vargjet vijnë nga të katër anët e planetit dhe nga të gjitha copat e Atdheut: rrallë të ketë ndodhur që një poeti t'i kushtohen kaq e kaq vargje, nga qindra, poetë, për një kohë të shkurtër.
 Vetë poeti ishte kudo me vargjet e tij, ishte me të gjithë në gëzimikn e shqiptimit solemn poetik të vargut nëpër orë letrare, nëpër libra, nëpër amfiteatrot e odeoneve poetike.
 Vijnë këtu, si DHIMBJE E PËRBASHKËT, si ANTOLOGJI POETIKE E DHIMBJES...
Kjo Antologji prej 101 poezish dhe po prej kaq emra poetësh, lexohet si një ndërkomunikim i bukur poeptik. 
 Nis me poezinë "Vdekja dhe Poeti" të Alma Papamihalit dhe përfundon me vargjet e poezisë "Modestisht për poetin e madh ALI PODRIMJA" të poetes Zhorzh Sand (Viktoria Xhako-s):Në glob janë shpërndarë nxënësit e mi, /Mbase takim s’do të ketë ndonjëherë,/Por emrin shqiptar me vete kanë marrë/,Dhe vargun tënd/, Me krenarinë e shqipes,/ Në zemër kanë mbjellë.

E pra, dhembja e Lumit dikur, e lexuar si këndim yni nacional, tani shndërorhet dhe  në Këngë mbi Këngët për poetin. 

Shpalimi i botës artistike i poetëve përballë poetit, përmes aktit estetik të krijuesit letrar për krijuesin, do të na çonte tek ligjëratat e filozofit më të njohur çifut, Spinozës, i cili, në ag të kohëve moderne, i mbante ato në katedrat e Sinagogës së Amsterdamit: Deus sive Natura (Hyji ose Natyra); Hyji dhe Njeriu përbëjnë një njësi të përbashkët krijuese; natura naturans, natyrë botëkrijuese.

 Metaforikisht: edhe krijuesi letrar konsiderohej me natyrë botëkrijuese, ashtu sikundër ishin këta dy poetë; do të thotë, se ata ishin edhe natura naturata (përsëri  sipas Spinozës), pra natyrë e krijuar. Lasgushi ynë këtë “naturë krijonjëse” e përkufizon si “frymë”, “magji-dhëmbëse”, “transfigurim”, “tronditje shpirtërore”, “krijim i ri prej lëndës së vjetër”.Librin “Antalogjia e dhembjes poetike”-(101 përkushtime Podrimjes), e botoi “Rugova Art”,Prishtinë,2012.
Nebih Bunjaku

-------------------------------
Naim Sali Kelmendi lindi më 10.09.1959 në Ruhot të Pejës.Rrjedh nga një familje e njohur për tradita patriotike në Rrafshin e Dugagjinit.Ëshë biri i nacionalistit të mirënjohur Salih Ramë Kelmendi nga Haxhaj -Rugovë. Për të parët e familjes së tij është shkruar edhe në “Lahutën e Malësisë” së Gjergj Fishtës duke përmendur të parin e kësaj familje -Rrustëm Ukën…Babai i Naimit,Salihu ishte i ndjekur dhe i burgosur nga shovenistët serb në kazamatat jugosllave.Deri më vdekje babai i tij mbeti konsekuent ndaj çështjës kombëtare….

 Naimi,për disa vjet ka punuar si gazetar i gazetës “Bota sot”,kurse gjatë luftës çlirimtare në Kosovë,ishte reporter lufte në betejën famoze të Kosharës( 1999)prej nga lexuesi shqiptar njoftohej për luftën heroike të vashave dhe djemëve shqiptarë… 

Poashtu ai njoftonte opinionin mbarëkombëtarë për të bëmat e lavdishme dhe heroizmin e kësaj beteje të lavdishme,por më vonë Naim Kelmendi shkroi edhe mjaftë radhë,artikuj ,intervista etj.,për një tjetër betejë të lavdishme-Betejën e Loxhës në gazetën “Pavarësia Neës” etj.

Naim Kelmendi tërë jetën e tij e deri më sot ia kushtojë çështjes sonë kombëtare gjegjësisht penda e tij nuk pushojë kurrë së shkruari poezi e prozë për Kosovën dhe popullin e robëruar shqiptar, dhimbjet e të cilit do t’i përjetojë rëndë në shpirt, njësojë sikur mallin për babanë e tij, ngrohtësinë dhe zërin e ëmbël të të cilit nuk e shijoi kurrë në jetë.…

Naim Kelmendi edhe tash vazhdon të shkruan poezi, të këndojë dhe t’i thurë këngë lirisë së fituar me aq shumë gjak, do të këndojë bashkë me popullin e tij të cilit i thuri aq shumë vargje, dhe për lirinë e të cilit ishte i gatshëm të sakrifikohet në çdo çast.


Poetët janë zëri më i bukur i një populli, janë këngëtarët më të mëdhenjë që i këndojnë lirisë, janë bilbilat më të bukur të botës që ia thonë këngës në çastet më të vështira kur të tjerët vajtojnë, vetëm e vetëm që ta mbajnë të gjallë shpirtin e popullit kur ai kërcënohet me zhdukje, siç ishte rasti para një decenie me popullin të cilit i takonte Naimi. 

Për këtë ai deri më tani ka botuar mbi 12 përmbledhje poezish, ka shkruar me dhjetra punime publicistike dhe gazetareske, është marrë me aktivitete të shumta kulturore, qoftë në Kosovë(Pejë,Ruhot,Prishtinë) në Zvicër,Shqipëri etj.

Naimi ishte redaktor i disa revistave shqipe në diasporë si “Top-Kultura” , “Mërgimtari”, etj. ka organizuar me dhjetra takime dhe mbrëmje letrare, promovime librash, ishte reporteri i parë i gazetës “Bota Sot” që arriti të raportojë nga fronti i luftës në Koshare, ishte bashkëpuntor i shumë botimeve në gjuhën shqipe…Ishte pra gjithmonë ndër të parët në front, në ate intelektual dhe ate të luftës, nuk i frikësohej as vdekjes, sepse trimërinë ia kishin lënë trashëgim të parët e tij nga Rugova, gjysh e stërgjysh, denbabaden deri në ditën e kijametit.


Veprimtaria letrare e Naim Kelmendit , siç na është e njohur mirë përveç vlerave të larta letrare, stilistike, ka edhe vlera pozitivisht të theksuara gjuhësore.

 I lindur e i rritur në Ruhot, ai si një fëmijë e më vonë si një djalë e veçmas më vonë si nxënës dhe student vërejti se të folurit e Rugovës ka një veçori të vetën e cila po të mbledhet e të ruhet, jo vetëm që do të jetë një thesar i paçmuar për gjuhësinë, por edhe burim e leksik i pashterrshëm për letërsinë, posaçërisht për poezinë.

Qysh në përmbledhjen e parë të poezive me titull “Shtreza në fjalë” është hetuar tek ai se adhurimi i tij është shumë i fortë për leksikun autokton rugovas dhe se ato fjalë të vjetra do të mund të shfrytëzohen pafundësisht në poezi. 


Kjo prirje e tij vazhdoi të thellohet edhe te veprat e tjera, deri tek ajo e fundit. Mund të thuhet se Naim Kelmendi një numër të madh fjalësh të leksikut rugovas e futi me gjeturi në poezi, ia gjeti vendin e përshtatshëm aty dhe ashtu e mbetur ajo u ngulit aty edhe më tej nga bashkëfrymëzuesit e tij, kështu që në saje të meritës dhe të pasuesve të tij, gjuha jonë e ka rinuar një numër fjalësh e shprehjesh të vjetra, ua ka rigjeturur vendin aty dhe aty kanë mbetur e do mbesin përgjithmonë si pasuri edhe e leksikut letrar. 

Një meritë tjetër e Naim Kelmendit si poet e prozator e ka edhe për gjetjen e neologjizmave (fjalëve të reja), për krijimin dhe formimin e tyre, duke i dhënë një kontribut të madh neologjisë shqiptare.
I dhënë pas letërsisë, ku e ka gjetur strofullën shlodhëse për shpirtin dhe ndjenjat e tij, ai si gjuhëtar tërthorazi ia begatoi leksikun gjuhës së vet, e cila në penën dhe gjeturinë e tij, gjeti një mjeshtër kulmor për ruajtjen e të vjetrave dhe krijimin e fjalëve të reja sipas dhe në saje të mendjes dhe syrit shigjetues të tij(Nyja e Gordit).


 Nga leksiku popullor Naim Kelmendi ia doli të fusë në përdorimin letrar me dhjetra e dhjetra fjalë, të cilat, jo vetëm që nuk ia ulnin vlerën letrare asaj gjuhe, por, përkundrazi ia ngrisnin, ia larushonin dhe ia mbushnin me poezicitet.

 Natyrisht se një vlerë të tillë nuk mund ta ketë çdo fjalë e leksikut popullor, prandaj ai arriti mjeshtërisht të zgjedhë ato fjalë që në vetvete kishin bukuri fjale, bukurtingëllim, veçanësi emërtimi ose shënjimi(Pse ashtu Pandorë).

Nga sa u tha, Naim Kelmendi në lëmën e leksikut ka sjellur një pasuri leksiku jo vetëm me brumin vetanak por edhe duke e rikthyer në jetë një numër fjalësh të gjuhës sonë, të cilat poezisë i japin hijeshi, gjerësi kuptimi e sidomos melodicitet autokton.

Fjalët e reja të qëmtuara nga veprat, shkrimet dhe shënimet e tij mua më kanë hyrë në punë si lëndë e pakapërcyeshme në punën time gjatë hartimit të FJALORIT TË FJALËVE TË REJA. Ndër krijuesit më të frutshëm të fjalëve veçohet i dalluar edhe Naim Kelmendi ashtu si Azem Shkreli dhe Ramiz Kelmendi.

Prej pendës së Naimit kam qëmtuar dhe shënuar me dhjetra fjalë të tipit të neologjizmave. Naim Kelmendi këngën e ka ndërtuar me fjalë ngjyrimesh të ndryshme ndër të tjera edhe me përmbledhjen me poezi “Nyja e Gordit” .


 Ai me një “daltë fjale” në dorë këndoi edhe kur shkroi përmbledhjen me poezi “Përballje me vdekjën” me atë formën më të bukur që dinë poetët të bëjnë mjeshtërinë e fjalëve (Eklipsi i diellit,Albanoi,Nyja e Gordit,Pse ashtu Pandorë,Kohë për të folur gurët,Sipërfaqja e padukshme etj). Për krijimtarinë letrare e publicistike të shkrimtarit tonë të mirënjohur Naim Kelmendi kanë shkruar:Ramadan Musliu,Sali Bashota,Basri Çapriçi,Iljaz Prokshi,Fatos Arapi,Azem Shkreli,Agim Vinca, Shyqri Galica, Abdullah Konushevci, Rushit Ramabaja,Skënder Buçpapaj,Arbër Ahmetaj,
Januz Fetahaj,Elida Buçpapaj,Hasan Mujaj,Sejdi Berisha, Shefqet Dibrani,Shaban Cakolli,Ali D. Jasiqi,Sinan Gashi,Rrustem Geci,Avni Nezaj, Rexhep Elezaj,Nazmi Lukaj,Ndue Ukaj,Prend Buzhala,
Shahbaze Vishaj,Sarë Gjergji,Flori Bruqi,Valdet Hysenaj,Nebih Bunjaku  etj.

Publicisti Naim Kelmendi ka shumë libra dhe vlejnë t’i veçojmë disa prej tyre:


1.Shtreza në fjalë,poezi,Prishtinë ,1984.


2.Albanoi,poezi,Prishtinë,1986.


3.Nyja e Gordit,poezi,Prishtinë,1987.


4.Ç’ të bëj me dhembjen,poezi,Prishtinë,1987.


5.Pse ashtu Pandorë,poezi,Prishtinë,1989.


6Përballje me vdekjën,poezi,Prishtinë,1993.


7.Eklipsi i diellit,poezi,Prishtinë,1993.


8.Vrasja e deputetit,monografi,Prishtinë,2003.


9.Shqiptari vdes duke kënduar,poemë për Adem Jasharin,Prishtinë,2003.


10.Kohë për të folur gurët,poezi,Prishtinë 2004.


11.Sipërfaqja e padukshme,poezi,Prishtinë 2005.


12.Beteja e Kosharës,monografi,Prishtinë,2008.


13.Pikëpamje dhe reagime ,2008.


14.Në një jetë pas Krishtit,2010


15.Esenca,2010


16. Shqiptari vdes duke kënduar,botim i dytë,2010


17.Eshtë vetëm kujtesë,2012

18.Antalogjia e dhembjes poetike,2012.

Naim Kelmendi është njëri nga publicistët që, me penën e tij, i doli përballë krimit që mbiu në Kosovë menjëherë pas përfundimit të luftës, pjesëmarrës i së cilës ka qenë edhe vetë si reporter lufte në Koshare.

Për këtë guxim të tij, për këtë përpjekje në funksion të ndërtimit të një shteti të mirëfilltë ligjor, për vizionin e tij për një Kosovë demokratike-ishte për një kohë të gjatë i kërcënuar nga grupet kriminale që u konvenonte anarkia, për ta shfrytëzuar këtë (anarkinë) për pasurim brenda nate.

Naim Kelmendi krejt çka mendoi për zhvillimet e pasluftës në Kosovë, e tha haptaz. Prandaj, vlera e shkrimeve të tij qëndron jo vetëm te ana cilësore e tyre, por edhe te guximi për t’i thënë me emrin e vërtetë të bardhës e bardhë dhe të zezës e zezë.

Në shënjestër të shkrimeve të Naim Kelmendit, ndër të tjera, ka qenë edhe politika e “re” e Beogradit dhe lëvizjet e saj të vazhdueshme për ta frenuar procesin e pavarësimit të Kosovës.

Çdo lëvizje antiKosovë nga ana e kësaj politike, publicisti në fjalë bën përpjekje ta demaskojë në sytë e opinionit tonë.


Njëkohësisht, i analizon edhe politikat ndërkombëtare në raport me Kosovën dhe, sa herë sheh të meta në të, bën thirrje që ajo të mos bjerë viktimë e taktikave të reja të politikës së “re” të Kalimegdanit kundër pavarësisë së saj. 

Po ashtu, parashtron fakte të shumta në favor të pavarësisë së Kosovës, e cila edhe u realizua më 17 shkurt 2008.Shkrimet e përmbledhura në këtë libër janë të shkruara në gazetën “Bota sot”, “Pavarësia”, “Pavarësia neës” etj. gjatë viteve të pasluftës.Në të janë përfshirë vetëm disa prej shkrimeve të tij të shumta të publikuara në këto gazeta.

Me penën e tij, ishte njëri nga heronjtë e demokracisë në Shqipërinë Etnike . Themi Hero për faktin se t’i identifikosh gjërat negative për një shoqëri dhe një komb, kur nata qe bërë kulçedër që i “hante” atdhetarët e Kosovës, është vërtet heroizëm.


T’ua vësh gjoksin përpara grupeve kriminale, që gati sa s’e patën dërrmuar përpjekjen e Kosovës për pavarësi, ishte ana tjetër e atdhetarizmit të Naim Kelmendit, pas përfundimit të luftës. 

Ana tjetër e atdhetarizmit të tij të treguar qysh në kushtrimin e parë për luftë kundër Serbisë.

Shkrimet e publicistit ,shkrimtarit ,gazetarit dhe patriotit Naim Kelmendi do ju shërbejnë gjeneratave te ardhshme se si mbrohet Kosova edhe në liri. Se si liria e merr kuptimin e saj të vërtetë….(Flori Bruqi)

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...