2012-08-10
Edhe kur bie shi ,...edhe kur vjen nata
Nexhat Rexha vjen nga Topanica e Dardanës. Fakultetin Filologjik (Dega e Gjuhës dhe Letërsisë Shqiptare) e kreu në Universitetin e Shkupit (1980). Merret me poezi dhe kritikë letrare. Jeton në vendlindje dhe është redaktor dhe recensent i një numri të konsideruar veprash letrare e shkencore. Është fitues në disa konkurse letarare ndër të cilat edhe laureat i shpërblimit të parë në manifestimin Ditët e Agimit, 2009. Ka të publikuara disa punime me vështrime kritike në shtypin e përditshëm,si në: Kosovë, Maqedoni, Shqiperi dhe në revistën “Perpsektiva” –Bujanoc dhe “Dituria” në Suedi. Ka në dorëshkrim edhe disa vepra letrare. Aktualisht është kryeredaktor i revistës letrare “Nositi”, që del në Dardanë. Bibliografi letrare: Ndrydhja e pikës K (poezi, 2003), Unazë qiellore (poezi, 2005), Ligjërime përjetimesh (kritika letrare, 2006), Dhembja kujtesë (poezi, 2008), Bekimi i shekujve, 2009). Pikojnë heshtjet (2010). Më 2009 prezentaohet me pozitë e tij si bashkautorë në disa antalogji poetike.Ka botuar edhe antologjine me dyzet poetët e Dardanës"ETJE E PASHUAR" 2010, etj...
Etj.
Poezi të zgjedhura nga libri "Unazë qiellore"
PRANVERË ME SHI
Në pranverë shiun kërkojmë
Lulet dritën me diell
Mbrëmjeve hapim dritaret
E thithim aromën ditore
Në pranverë çapkënët luten
Për shkëlqimin e luleve
Edhe kur bie shi
Edhe kur vjen nata
Në pranverë akullnajat strehim ndërrojnë
Shkretëtirat për t`i ngrohur me plafin e bardhë
Për t`u kthyer përsëri me rrëmujën
Dhe gjerdanët për t`ia vënë në qafë trishtimit
Të dashuruarit e stinëve me Lule
Bëjnë luftën për shiun
Dhe karvanin për pushim
Afër Itakës magjepse
Në këtë pranverë me shi
Të dashuruarit kanë sjellë në këtë udhëtim
Më të dashurin e tyre në këtë botë
E lindja po afrohet Itakë
Të lutem kujdes për maminë
Që do të jetë në këtë lindje
Së paku dhimbjet e lindjes t`i zvogëlojë
E pagëzimin mos e ndërroni Itakë
KUR FLET VETMIA
Sonte bënë ftohtë
Në melodinë pritjes
Ëndrrat trazojnë kujtesën
Për dashurinë
Vetmia flet thellësisht
Për rrënjët e atij trazimi
Sa fllad bënte shpresa
Për ditët që ikën
Për ditët që lidhnim
E për folenë e durimit
Kur e shikuam orën
Akrepat ishin shkrirë në një
Befas vetminë zgjoi mëngjesi
Jeta dhe vetmia mori trajtën e shirave
SHTYLLË E VJETËR
Ernesto Sabatos
Në laboratorin e pikturës
Ngritej e shuhej dhembja
Me ngjyrat dhe këngët e zogjve
Në rrugët e Buenos Airesit
Rrënjët e mia në ngujim premtojnë
Tinguj magjikë nga dheu i gjakut tim
Bunkerët e errët errësirë
”Më priti si bëmirës si mbret si birin e dashur”
Shijova aromën e dheut etnik
Dhe u habita se fjalët e shkrira
Kishte ngushëllim në birucat famëkeqe
Portet i fatit skenë alarmi
Sytë e mi qiellor
Shtegtuan aromën e zërit tim
Gjurmë ndjenjash “Mbi heronjtë dhe varrezat”
Shungullimë e krenar në galeri të vjertër
I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...