2012-08-10

Kapakun e jetës e mbyll,për të shndritë!...




Nga Angjelina Krasniqi Bardhaj



Foto: LOKJA

Dua të ta prek faqen me dorë
Të ndjej në pëllëmbë ngrohtësi,
Të trapis pjesën e brendshme
Të nxjerrë në dritë ca peripeci.

Të sillem tamam me kohën
Unë lokja!...Që fjalët tjerrë,
Po, Veshjen Kombëtare
Më thoni,në arkë, ta lë të bjerrë?!...

E di, me pjek dielli në vere,
Dhe dritën nuk e dua të venitur,
Nata e errët mbi veshjen
S‘dua të pllakoset papritur.

I frikohem errësirës si shkak
Mbylljesysh pa u vënë re.
Veshja që unë-Lokja mbaj në trup,
Është dhe jeton me ne!

Mos më zgjoni zhurmën e dallgëve,
Me rritje të ankthit në kraharor,
Që hedh përpjetë dhe zemrën,
E që s’mund ta ndal me dorë.

Rrahjet e zemrës u dyfishuan
Një breng thumboi në shpirt
Një Loke- e djegur në trup,
Për Veshjen Kombëtare-
Kapakun e jetës e mbyll,për të shndritë!...

Angjelina Krasniqi Bardhaj@Enxhi


LOKJA


Dua të ta prek faqen me dorë

Të ndjej në pëllëmbë ngrohtësi,
Të trapis pjesën e brendshme
Të nxjerrë në dritë ca peripeci.

Të sillem tamam me kohën

Unë lokja!...Që fjalët tjerrë,
Po, Veshjen Kombëtare
Më thoni,në arkë, ta lë të bjerrë?!...

E di, me pjek dielli në vere,

Dhe dritën nuk e dua të venitur,
Nata e errët mbi veshjen
S‘dua të pllakoset papritur.

I frikohem errësirës si shkak

Mbylljesysh pa u vënë re.
Veshja që unë-Lokja mbaj në trup,
Është dhe jeton me ne!

Mos më zgjoni zhurmën e dallgëve,

Me rritje të ankthit në kraharor,
Që hedh përpjetë dhe zemrën,
E që s’mund ta ndal me dorë.

Rrahjet e zemrës u dyfishuan

Një breng thumboi në shpirt
Një Loke- e djegur në trup,
Për Veshjen Kombëtare-
Kapakun e jetës e mbyll,për të shndritë!...

Foto: PASURI SHPIRTI 


Lëkund gurët e themeleve të së kaluarës
Hekuros dhe shtrij kujtimet me plot mall,
Ndjenjëflakën e vjetër hedh mbi trup e letër
Më bëhet se u vesha me mbulesë të bardhë.

Më linii në botën e kujtimeve të mija
Ku zanat përkundin ëndrrën e fëmijërisë,
Nën hijen e një manifestimi shpirtëror
Ku trishtimi zbutet me zërin e fyellit e çiftelisë.

Më lini si hijen të vallëzoj Vallën e Shotës,
Lojën e Librazhdit , të Prespës vallën,
Vallën e Shqiponjes mbi të gjitha vallet e botës
Të takohen, nostalgji e trishtë,me timen ringjalljen.

Me linii sot,shpirtit t’ia vesh pëlhurën 
E tisit të mirësisë, bujarisë e krenarisë,
Dhe po ma përdhumoi koha e fëlliqur
Më hudhni si leckë të ndotur,në flakën e zisë.

Më linii sot,t’i zhysë sytë e vrenjtur nën plis,
Këngën e mbi këngëve ta këndoj me brohori,
Të gjëmoj si bjeshkët ,thepat e moçëm 
Besen e trojeve të mija,ta ngrej lart mbi gjithësi.

Më lini sot, të bëhem hije e Flamurit të Shqipes,
Të valëvis e flamuroj anë e kënd, me furi e mall,
Në krah të Shiponjës të qëndroj ashtu e ngjitur
Kapakëve të mëngjeseve, lirshëm të frymoj e gjallë.

M'a grisni sot gjuhën e stuhisë ndër mote
Nese rrënkoj si e çmendur mbi lakmin,
Më cungoni trup ,këmbë dhe krenarin
Po nuk e pata pasuri shpirti -KOMBIN TIM.

                           Angjelina Krasniqi Bardhaj@Enxhi



PASURI SHPIRTI



Lëkund gurët e themeleve të së kaluarës

Hekuros dhe shtrij kujtimet me plot mall,
Ndjenjëflakën e vjetër hedh mbi trup e letër
Më bëhet se u vesha me mbulesë të bardhë.

Më linii në botën e kujtimeve të mija

Ku zanat përkundin ëndrrën e fëmijërisë,
Nën hijen e një manifestimi shpirtëror
Ku trishtimi zbutet me zërin e fyellit e çiftelisë.

Më lini si hijen të vallëzoj Vallën e Shotës,

Lojën e Librazhdit , të Prespës vallën,
Vallën e Shqiponjes mbi të gjitha vallet e botës
Të takohen, nostalgji e trishtë,me timen ringjalljen.

Me linii sot,shpirtit t’ia vesh pëlhurën

E tisit të mirësisë, bujarisë e krenarisë,
Dhe po ma përdhumoi koha e fëlliqur
Më hudhni si leckë të ndotur,në flakën e zisë.

Më linii sot,t’i zhysë sytë e vrenjtur nën plis,

Këngën e mbi këngëve ta këndoj me brohori,
Të gjëmoj si bjeshkët ,thepat e moçëm
Besen e trojeve të mija,ta ngrej lart mbi gjithësi.

Më lini sot, të bëhem hije e Flamurit të Shqipes,

Të valëvis e flamuroj anë e kënd, me furi e mall,
Në krah të Shiponjës të qëndroj ashtu e ngjitur
Kapakëve të mëngjeseve, lirshëm të frymoj e gjallë.

M'a grisni sot gjuhën e stuhisë ndër mote

Nese rrënkoj si e çmendur mbi lakmin,
Më cungoni trup ,këmbë dhe krenarin
Po nuk e pata pasuri shpirti -KOMBIN TIM.

Foto: NËNË TEREZA

----për ata që ulin posht figurën e Nënë Tereza---

Kush i tregojë botës,
Se shqipëtarët janë bartës të flotës së dashurisë.
Mirësisë,,urtësisë ,dlirësisë,
Që dinë të falin me durim
Për të korrë fitore pa mbarim.

Ti që mbështjellë bajga cdo ditë
Për të Arbërit Komb
Se ndjehesh neo-osman,
Apo,më mire të them laraman,
Jeni pshtjellarë asgjë më shumë
Hudhni fjalëfëlliquren posi bombë.

Sa më trishton bajgëfjala e trurit të mykur:
“Nuk e di si kjo nënë për shiptarë të jetë e ndritur”
Apo qaheni se nuk i erdhi ndihmë Kombit,
Kur prehej e masakrohej nga shkau i atij motit.
Disa gojëfëlliqur e quajnë Nëna Indi,
Kur gjaku saj i pastër,ishte i tëri Shqiptari!...

Harroni se pikërisht ju që bajgoni me gojë,
Jeni pjek në diell
Duke pritur ndihmat e shoqatës 
„Nënë Tereza“,e Zotit pjellë.
Eh,sa shumë ju shkon për shtati fjala e urtë:
„Qeni i keq,gjithmonë kafshon të zonë në dorë,
Kur ai i jep për të ngrënë pa folë!“

Humaniteti i saj 
Pa dallim ngjyre,kombi feje
Dhurojë ndjenjën –
Tërë bota është një familje!...

Bota e quajti Nëna Shqiptare,
Nëna e gjithë botës,
NËNË TEREZA
Shenjtnesha e Tokes!....

Angjelina Krasniqi Bardhaj@Enxhi
Bochum 6 korrik 2012



NËNË TEREZA

----për ata që ulin posht figurën e Nënë Tereza---

Kush i tregojë botës,
Se shqipëtarët janë bartës të flotës së dashurisë.

Mirësisë,,urtësisë ,dlirësisë,
Që dinë të falin me durim
Për të korrë fitore pa mbarim.

Ti që mbështjellë bajga cdo ditë
Për të Arbërit Komb
Se ndjehesh neo-osman,
Apo,më mire të them laraman,
Jeni pshtjellarë asgjë më shumë
Hudhni fjalëfëlliquren posi bombë.

Sa më trishton bajgëfjala e trurit të mykur:
“Nuk e di si kjo nënë për shiptarë të jetë e ndritur”
Apo qaheni se nuk i erdhi ndihmë Kombit,
Kur prehej e masakrohej nga shkau i atij motit.
Disa gojëfëlliqur e quajnë Nëna Indi,
Kur gjaku saj i pastër,ishte i tëri Shqiptari!...

Harroni se pikërisht ju që bajgoni me gojë,
Jeni pjek në diell
Duke pritur ndihmat e shoqatës
„Nënë Tereza“,e Zotit pjellë.
Eh,sa shumë ju shkon për shtati fjala e urtë:
„Qeni i keq,gjithmonë kafshon të zonë në dorë,
Kur ai i jep për të ngrënë pa folë!“

Humaniteti i saj
Pa dallim ngjyre,kombi feje
Dhurojë ndjenjën –
Tërë bota është një familje!...

Bota e quajti Nëna Shqiptare,
Nëna e gjithë botës,
NËNË TEREZA
Shenjtnesha e Tokes!....



Foto: POETI NUK VDES

  Kur pena e poetit rrokulliset pa e thënë të tëren
Vargjet qajnë!...
Qajnë besnikërisht shkronjat nëpër libra
Ndërthyer nga zemërimi,
Duke kthyer fjalen në vajë,
E shpirtrat e lexuesve,
Shtrëngojnë dhembjen pa skaj .

Pse u dashka të pajtohemi se pena e ngjyer
mbet pa të zotin!...
Pa gjuhën e maleve.
Si ta sundojmë lotin
Kur dhembja në damarët e shpirtit,
Nxjerr tinguj trishtues.
Si t’i deshifrojmë vargjet
Kur edhe qielli ngre zërin drithërues.

Fraza e mbetur gjysëm
Psheretueshëm rrënkon në sirtar,
Kombi mbet pa dorëpenën
Valon gjysëmshtizë Flamuri Kombtarë.

Po pyetjen:
„Deri ku shtrihet atDheu,e sa dete e lagin?“
Do ta mbajmë ,zë të mbrendshëm,
Për të arritur aty ku flaka me flakën 
Bëhen një me shpirtin dhe ngjallin.

“Po qe se nuk shkruaj
Po qe se nuk ma dëgjoni zërin
Merreni një trëndafil
E ma kërkoni varrin.”
Janë vargjet shumë hershme
të lëna në Ulpianë,
Por shpirti,vargu, zëri i poetit
Do rrojnë përgjithmonë!....

Jo- jo nuk mund ta pranoj se kemi humbur
Një poet kaq të mirë,që nuk njeh trembjen
Një njeri kaq madhështor,
Një burrë kaq të fort me shpirtdhembjen!...
Jo- jo,nuk pajtohemi!
ALI PODRIMJA rron 
Dhe do të rrojë përgjithmonë!...

Angjelina Krasniqi Bardhaj@Enxhi 
Bochum 20 korrik 2012



POETI NUK VDES


Kur pena e poetit rrokulliset pa e thënë të tëren

Vargjet qajnë!...
Qajnë besnikërisht shkronjat nëpër libra
Ndërthyer nga zemërimi,
Duke kthyer fjalen në vajë,
E shpirtrat e lexuesve,
Shtrëngojnë dhembjen pa skaj .

Pse u dashka të pajtohemi se pena e ngjyer
mbet pa të zotin!...
Pa gjuhën e maleve.
Si ta sundojmë lotin
Kur dhembja në damarët e shpirtit,
Nxjerr tinguj trishtues.
Si t’i deshifrojmë vargjet
Kur edhe qielli ngre zërin drithërues.

Fraza e mbetur gjysëm
Psheretueshëm rrënkon në sirtar,
Kombi mbet pa dorëpenën
Valon gjysëmshtizë Flamuri Kombtarë.

Po pyetjen:
„Deri ku shtrihet atDheu,e sa dete e lagin?“
Do ta mbajmë ,zë të mbrendshëm,
Për të arritur aty ku flaka me flakën
Bëhen një me shpirtin dhe ngjallin.

“Po qe se nuk shkruaj
Po qe se nuk ma dëgjoni zërin
Merreni një trëndafil
E ma kërkoni varrin.”
Janë vargjet shumë hershme
të lëna në Ulpianë,
Por shpirti,vargu, zëri i poetit
Do rrojnë përgjithmonë!....

Jo- jo nuk mund ta pranoj se kemi humbur
Një poet kaq të mirë,që nuk njeh trembjen
Një njeri kaq madhështor,
Një burrë kaq të fort me shpirtdhembjen!...
Jo- jo,nuk pajtohemi!
ALI PODRIMJA rron
Dhe do të rrojë përgjithmonë!...



Foto: NUK I DUA RRUGËT E PËRBYTURA

Në një jetë të panjohur zërat më ftojnë,
Një parodi përpiqet realitetin të godasë,
Fragmentet e gjëmbëzuara më tymnojnë,
Pastroje botën rreth nesh,zëlartë bërtas.

Jeta nuk eshte litografi e një udhetimi të bukur,
Përthithje e përhershme nën qiellin e bardhë,
Forma të ngjyrosura fluturimi,krahlehtë si flutur,
Por,bartë dhe tronditje,tortura që tërheqin zvarrë.

Lëkundjet në ecje, fjalërrnkimet nga gojëmëritura
Më shtyejnë të therras:S'i dua rruget e përmbytura!



MOS MË ZGJONI


Mos më zgjoni!...Më lini !...

Në ngacmimin e pëlqyeshëm
Fytyrëngjyrosur hyrë në një pyll
Të dendur, por të veçantë,
Këmbëngulur qëndroj
Për një jetë më të begatë,
Lumturija është në fytyrën time,
Mos e kërkoni larg!...

Mos më zgjoni!...

Edhe symbyllur unë prek,
Dyzuar ëndrra dhe imazhi
Pushtojnë trurin,
Ngrihen thikë përpjetë.
Nuk jam vajzë mermeri,
Që dritat e paraskënës më ndriçojnë,
Dlirësinë kam të veshur,
Dhe ndjenjën prek.

Mos më zgjoni!...

Më linin në botën e të vërbërit,
Të të shurdhmërit zhurmë,
Të jetoj gjuhën e dashurisë,
Mbi timin kurm!...

Më lini,mos më zgjoni!...

Në oazin përrallor në mes të shkretëtirës,
Të shijoj lëngputhjen e etëshme,
Pas grindjes!...
Të zhvesh shpirtin sa më thellë
Nga të gjitha ndërhyrjet e logjikës,
Dhe më pas t’i filtroj
Në tingujt e muzikës.
Të lëshoj zëgazin, tingull të mrekullueshëm,
Dhe buzëgazi të shndërrohej
Në një shi të puthurash,
Që derdhen sipër nesh virgjërueshëm.

Shëëëëëëëët!...Heshtni!...

Edhe unë hesht si një memece
Që nuk nxjerrë asnjë fjalë,
Por,j etoj, dashuroj
Dhe ndihem e gjallë!

Mos më zgjoni!...Mos!...





SOFRA SHQIPTARE


Pran njeri - tjetrit njerzit ngjiteshin,

Nuk i kapiste vetmia dhe hutimi,
Sa herë buzëmbrëmjet zbritnin ,
Sofra e shtëpisë, ndriste nga gëzimi.

Në ballë të dhomes digjej një zjarr,

Ngrohte shpirtrat e të gjithve pa skaj.

Tërë anëtaret e familjes ishin një qelizë,

Që rronte e ngrohej nga një oxhak,
Një thirrje:“O i zoti i konakut“bënte miku,
Për të ndarë gëzimin,për të shkelur në prag.

Një sharki shpalosej nga kutia dhe kurdisej,

Nata mbushej me këngë,cdo gjë rridhte në takt,
Çdo natë nga hiçi krijohej një botë e gazment.
Në mëngjes shkulej e ikte, si një cirk endacak,
Për t’u rikthyer sërish në çdo mbrëmje prap.

E sot!...“Sot nuk e njef qeni të zonë“- e lë vetëm të vdes,

Shikojmë vetëm interesin vetjak - jemi bërë pik e pesë!...

Ku mbeti, ku treti ngrohtesia e SOFRËS SHQIPTARE,

Mos ndoshta sevdajeta bashkkohore u bë vrastare?!...




KUSH KËNGËN SOT M’A MBYTI



Atje rrëzë një hije, pranë shelgut të moçëm,

Këmba mban një të rrahur të lehtë ritmi,
Vetullat ngrihen e ulen, ia thonë melodisë,
Lëkura mbi gishtrinjët e dores së majtë,
Forcohet, bëhet gur mbi telat e ÇIFTELSË.

E shterngoj fort, nuk e lëshoj,e kam të babait,

Isha akoma çilimi, kur AI më mësoi si ta mbaj,
Me kohën u mësova, zura ti bie, jo më keq se AI.
Bjeri, më thoshte, bjeri…Ritmin mos ja ndaj.

Eh, sa herë ethje, pritje kishte,

Akorde të mprehta, piskama e ulërma.
Sa kreshnikëve u ka kënduar,
Telat e trashë rrahin e regetijnë si zemra.
Sa shumë herë ka gjëmuar, vajtueshëm briti,
Nuk i kurseu takunët, i dha, trokiti, kërciti!...

Sot e pluhnosur qëndron, vjerrë në një kënd, me pyeti>

Gjëmimin, këngën ne gryke, sot kush ma mbyti?!...

Foto: ETJE ERËMIRË

  Sa kohë gjendëm në mbretërin e ferrit,
Ende jetoj në" parajsën" e flakës së saj!...
Asnjëherë mirëdita,mirëmbrëma,gëzuar,
Asnjëherë Faleminderit,
Gjithmonë gojëkyqyr,
Të mos kesh rast të flasësh kurrë,
Gjithcka të mbetët memece,e largët,
E shpirti im digjet si në furrë!...

Me krah të thyer hyra në porten e saj,
Kudo ndihet jehona e asaj shëmtie,
Shëmti, që më gërryen mbrenda pa hire.
Me krah te thyer mbeta
E shoqeruar me jehonen e kujteses sime...

Dëshiroj t'i braktisë vorbullat e ferrit!
Të iki...Të gjejë prehje,
Në pafajsinë e frymës kombëtare,
Atje ku ruhet butësia,ngrohtësia,
Dashurija,mikpritja dhe çiltërsia e njeriut.
Atje !...Ku cdo gjë është e pastër dhe e kthjellët...
Atje!...Ku zgavrave të luginave të kujtesës
ngrohtësi mbretron...
Atje,ku armët i kisha shtroj,
E Flamurin mbuloje,
Atje,ku fëmijeve ju buzëqeshë fytyra,
Në sytë vezullojnë të bukurat ngjyra.
Kur puthin Shqiponjën,
Ku çdo puthje u shëndrohet
Në flamurim e rritje,
Flatrimi i tyre ,gjithmonë në ngritje.


Atje!..Ku dita e pezullt mbetët etje erëmirë...
Atje!...Ku edhe dita me shi,
Harrohet posa të hapet moti..
Atje!...Ku aty e tej ka kroje ujëloti...
Ku dëgjojë të këndojë bilbili shqipë!...
Atje jam unë!...Atje prehet i imi shpirt!..

Angjelina Krasniqi Bardhaj@Enxhi


BJESHKËT MË ZGJOJNË

Kur zbres në Pejë,jam fjollë e borës
Më bëhet se valoj,si Flamuri i Vlorës.

Më ngjallën Fishta,Migjeni e Naimi
Mbretrisht aty rri ulur Lekë Dukagjini.

Zgjatem dhe shiqoj Bjeshkët e Rugovës
Lutem që forcën ti dhurojë tërë Kosoves.

Nga goja e shkëmbit, pi ujë të bekuar
Me penen time,mallin për të grushtuar.

Liqenjë më bëhen sytë,dhe ngriten në qiell
Lahem me borën,ngjyrosem me diell.

Duart prarohen si lira ndriçojnë
Nga gjumi i harreses, bjeshkët më zgjojnë.

Edhe në dimer më behet, se vjen vera
Me diellin e Durrësit e krushqit kah dera.

Nga larg shikoj tymin,qe del oxhaku
E tëra ndizem,në dej shpejtë vlon gjaku.

Me zërin këmban ,thërras me furi
Erdha moj nanë,serish në shtëpi.

Shtrohet me madheri sofra si dielli
Përplotë begati e mirësi,si qilim prilli.

Më beëhet vetja , fluturoja mbi re.
Me floket e thinjura-Aty,ndjehem e re!...

VALËT E PAVDEKSHME

Valët e rrëmbyera e të pavdekshme
Shpërndajnë aromë, butësi dhe hijeshi,
Buzëqeshje të dlirë e të parrëfyeshme,
Të magjishme dhe përplot mrekulli.
Zhurmëzemra erdhi aq pranë me furi,
Megjithatë na shpinte në pafundësi.
Mëri t’u mërrte, dhe më i çmuari guri,
Dashurinë e patundur nga thelbshpirti.
Kam frikë nga gervishtjet me thonj,
Nga fjalët e pagdhendura e qortuese,
Mos dëmtojnë lulëzimin e orhidesë sonë,
Lulëmendafshin e ndjenjës mikluese.
Të sterholluar, por me një gjuhë të zjarrtë,
Buqetën që nga ndjenja lindi dhe u rrit,
Qëndisëm në perden e tundosur art,
Një fuqi e pakufishme nga ne u prit.
Të goditur, të sharë, të zverdhur u rrekëm,
Mike, Vjollca, na ndriçoi me fjalën e saj.
Dielli dhe Hëna, takohen dhe prekën,
E pamundura arrihet, ndjehet edhe pa vaj.
Llampat dhe dritëhijet nga vazo biluri
Digjen veç e veç në muzgun e errësuar.
Presin lindjen e diellit, jetëgjatë sa guri,
Hapa të trëndafiltë në jetën e ëndërruar.
Por të lutem, i dashur, të kesh kujdes,
Harmonin e vargut mos e gremis dhe prish.
Shton stepjen në mua, zgjon idenë e enigmes,
Ëndrra ime e përjetëshme çdo herë të rrish.
Ç’të duhet edhe një pjesë tjetër më vonë,
Kur ne kemi muzikë e libër, dashurinë to
në?


KRIJESË HYJNORË


Mos u shtyni në të errtën ultravjollcën zonë,
Freskinë e një metamorfoze në lulëzimpritje.
Ëmbëslsinë e një pafajsije tek të gjithë zgjon,
Tingëllimën e thirrjes së shpresës në rritje.
Këtë buzëqeshje të larë me qumështin e nënës,
Me rrjedhën zëkëngë nga tastjera lumturije,
Mos e çakordoni ritmin që përcjell si thëllëzë,
Mbi të mos hidhni vrundull dhëmbshurije.
Butësinë e tkurrur e të mardhur tretetni tutje
Nga bota e fluturueshme,e butë,e një fëmije,
Shijoni ëmbëlsinë hujnore të krijesës,ju bëjë lutje,
Trishtmin visheni me ngjyra të ngrohta dashurije.
Vlerësojeni si nocion i drites,i tingullit,i kënaqësisë,
Thesar që zbukuron dhe jep kuptim jetëmrekullisë.


PËRLARJE ME PASQYREN

Përpara pasqyrës habitem dhe trullosem
Thellë në sytë e mi dalloj tënden fytyrë,
Nga syri im del,me portretin krekosem,
Rrezaton mbi mua,si më e bukura natyrë.
Pasqyra shndërrohet në diell të praruar,
Zëbuzëqeshja mbush dhomën me jehonë.
Dora jote qëndron mbi supin tim të zbuluar,
Dhe buzët e zgjatura arome puthje lëshojnë.
Rrezë – dora më prek, më ledhaton mbi sup,
Pastaj rreshqet lehtazi përmbi timen buzë,
E rrëmyer nga ndjenja kthej kokën të të puth.
Por Ti,më humbesh si e sapunit buzë – fluskë…
E drojtur degjoj kompozimin e zërin tënd,
Veshët shtërngoj,nuk di çfarë të besoj?
Tek cicërinjë lehtë të ëmblën këngë,
“Reja e bardhë,TY, për mua të nusërojë!”
Ti prap me djeg me tënden buzë mbi ballë,
Duart lëviz si vetëtimë të të ndjej dhe prek.
E përhumbur luftoj me ndjenjën që më kall,
Por ti më ikën si shkëndijë drite e shpejtë.
Kthehem e trullosur mbi pasqyrën në mur,
I arkitektuar bukur me shfaqesh, me ty flas.
Janë sytë e mi të vërbër,edhe pse s’ishin kurrë?
Si e çmendur rrah këmbët, duart, dhe bërtas:
“O njeri!…Po …Po!..Ti!…
Ti që rrapëllimat e zemrës pa pyetur i vodhe,
Me vargputhjet e prushta, që mbi mua hodhe”!


GURGULLIMA IME


Rrjedha e lumit tim është e kthjellët,
Nën rrezet e diellit ndriçon si kristal,
Shkronjë – fjala në trup si gjaku përcjellet
Zhurmëfrymarrja,ngrihet në piedestal.
Kur trishtim dhe frika mbi mua bien,
Si shtërngatë e rrymave të mbrendëshme.
Shurdhshmëria dhe moszhurma thyhen,
Pragun e heshtjes e merr vala e furishme.
Fillon shtërngatë e thellë,nuk i njoh shtigjet
Që çon pezull sipërfaqen e Lumbardhit.
Me vrullshmëri grryej e shkaterroj brigjet,
Përlaj çdo gjë që duket sikur birat e gardhit.
Jam lumi Drin,me valë rrebeshi,por dhe me mrekulli,
Gurgullima ime shpërndan dhe zë, të malit e melodi.


KALLINJËT E ARTË


Si iku koha kur njerëzit,
nga mundi e djersa
kishin kënaqësi,
për bukën e grurit
të mbledhur mbi kallinj.
Kishim sy që përshëndrisnin,
që në rrezen e parë
buzëgazi puthte diellin,
me dëlirësi dhe mirësi
derdhej si ushqim i shpirtit
Mikpritja me bujari.
Sot jemi bërë pikë e pes
ujk për bagëtinë e shëndoshë,
jemi gjarpër helmues
për drithërat në kosh.
A nuk është pasuria e njeriut
shpirti si fijegruri i artë,
që mbron dinjitetin e sejcilit
mbi botën që na bart?!…
Shumë pak të duhet, o njeri,
për të arritur gjer te lumturia!…
Pa buzëqeshje në fytyrë,
nuk vlen, dhe as shijohet pasuria!…


MES GJETHESH LULËZUAR


Unë endem me pafajsinë e fytyrës,
Prushi që kam në gji per ty, më djeg.
Kurmin tim vesh mbretëria e natyrës,
Mes gjetheve që dridhen nëpër degë.
Barishtës shtrihem, më freskon një frymë,
Lule mimozat fijeflokun e artë prekën.
Në sheshpushimin mbi një lëndinë,
Nuk humbas ndjenjat,por e marr vetën.
Kapem pas tingullit të mjegullës së lehtë,
Ëndrrat e ëmbla verbojnë dritën e hënës.
Lulëkurora mbulon kokën,nga ty dorëmbret,
Mua nuri më ndriçon si qumështi i nënës.
Sytë e mi hapen me diellin e gjallëruar,
Drejt dashurisë tënde të pambaruar.


TË LUNDROJMË


Fymës tënde nuk ja vendos pritën,
E lëj tej e tej të më theri, rrëmojë,
Nuk lejoj,rrugët tona të humbin dritën,
Hyjmë në anijen që rreptëvala e shpojë.
I mbaj të hapura të ndjenjës lehtëvela,
Zjarrin e shpirtit mbaj në të miat duar,
Mishëruar një me TY,pres të bëj vepra,
Eja në detin tim, krahror praruar.
Zgjas dorën time mes furlanit e stuhisë,
Të mbështjell me shkëndija e forcëdritë,
Përndezim flakën e ngrohtë të mbretërisë
Me ngjyra të safirta, ngjyrojmë jetë të dytë.
Të tanishmen,të ardhmen ta lartësojmë
Në flakën e festave të arratisemi, të lundrojmë!


GDHENDJA E DORËGJYSHES


Perënditë e kryqëzuara rrugëve ku thahet bari,
Të cunguara marrëzisht nga duart e shkreta,
Braktisur në gurorët e lagur ku shuhet zjarri,
Parashputa bënë lutje, më thoni, ku u treta?
Veprat e mbretërimit të kohës vrasin e flasin,
Dyert e arkës mbetën të mbyllura,u gozhduan,
Kohët e kullave të stërgjyshërve më thërrasin,
Buzëqeshja e veshjes bëhet më e lodhur, harruam?..
Kujtimet e zhveshura i mbulova me rrezeditë,
Figura e zbukuruar e vashave shëmbëllente,
Shpalos kujtimin e përjetshëm mbi breznitë
Tek i gëzohem solemnitetit që mbërthente.
Të gjitha rrezet të shkrira mbi vashat këmbëlehta
Tek vallezonim Dasmen e Madhe Shqiptare,
Aty gdhendet e dorëgjyshes mbi vek vepra,
E praruar për veshjen më të vjeter Kombëtare.
Shpirti i paraprirë të radhiste cdo gjë nën dritë
Krahasonte vallëtaret me të ndritshmet hyjnit.

POEZI QË PËRÇON SHTRIRJEN SINTETIZUESE TË IDESË DHE TÊ MESAZHIT POETIK


Angjelina Krasniqi-Bardhaj lindi ne Peje me 10 shkurt 1968.Ka te kryer Fakultetin Elektroteknike ne Prishtine.Jeton dhe vepron ne Bochum te Gjermanise.


Tingujt mallëngjyes, poezi, botoi Shtëpia botuese ADA, Tiranë 2012.



Krijuesja, Angjelina Krasniqi – Bardhaj, e cila jeton dhe vepron në diasporë, përkatësisht në Gjermani, këtyre ditëve lexuesve u ka dhuruar librin e saj të titulluar: “Tingujt mallëngjyes”, ku nëpërmjet këtij vëllimi poetik ka paralajmëruar talentin dhe prirjet që ka për këtë fushë të letërsisë, po ashtu edhe mundësitë krijuese të saj.



Vargu i kësaj krijueseje, në përmbledhjen e poezive “Tingujt mallëngjyes”, është një varg nga aspekti motivor qëndron mjaft i rrahur në letërsinë shqipe, i cili ngërthen një frymëmarrje të gjerë dhe shumë të thellësishme. Shqetësimet dhe emocionet që e përshkojnë gjithë poezinë e saj janë shumë të theksuara dhe dalin në sipërfaqe shumë qartë. Nga ama e frymëzimit të saj buron ai delli i fuqishëm poetik, që trand botën shpirtërore të poetes; shpërthen si një erupsion i vrullshëm mbi atë guall të mbërthyer në aortën e atij zjarri frymëzues. Me fjalë të tjera, Bardhaj, shpalon një notes voluminoz të botës së saj; shpalos një libër të madh të një bote interesante me plot trazime të brendshme; e ndjen dhe e lexon thellë atë duke gërmuar nga shumë kënde të tjera mistike, të cilat qëndrojnë në thellësi të qenies shpirtërore të krijueses.



Krijuesja Krasniqi, vargun e saj e ka begatuar me metafora dhe figura të tjera stilistike që edhe më shumë e begatojnë këtë varg dhe i japin një natyrshmëri të thellë poetike, nëpërmjet të cilave vargut të kësaj krijueseje edhe më shumë i japin shpirt dritësie dhe jetë. Krijuesja Bardhaj, me dashje, gjithsesi, përpiqet të jetë e tillë në varg, në shtjellimin e fenomeneve, si në pikëpamje të ideve dhe të tematikës duke ngritur edhe më lartë vargun e saj në planin e figuracionit, të strukturës dhe të mjeteve të tjera të shprehjes.



Libri i autores Bardhaj, Tingujt mallëngjyes”, është i ndarë në tre cikle, Dardania ime, Tingujt mallëngjyes dhe Këshillat e Nënës, që ngërthejnë një koncept unikat përmbajtjesor.



Në poezitë e këtyre kapitujve të librit “Tingujt mallëngjyes” të autores Bardhaj vërejmë një individualitet poetik mjaft të stabilizuar, konstrukte leksiko-figurative të një natyre poetike mjaft impulsive, karakteristikë në poezi të këtij rrafshi. Në dukje na bën përshtypje që kemi të bëjmë me një poezi të thjeshtë, mirëpo në esencë me një poezi mjaft të bukur, me plot shprehje figurative, ku frymon në mënyrë të veçantë shpirti njerëzor dhe i pavdekshëm i njeriut tonë.



Nëse gjykojmë dhe vlerësojmë sipas titujve, simboleve dhe figurave poetike (që hasim në poezitë e këtij vëllimi poetik), atëherë mund të thuhet se krijuesja Bardhi është shoqëruar njësoj me atdheun e saj, përkatësisht vendlindjen e saj, po ashtu, edhe si me të kaluarën tonë historike, edhe me bashkëkohësinë, me ç’rast e kaluara dhe e tashmja e përbëjnë palcin poetik të saj. Lirisht mund të konstatojmë se kjo krijuese, pothuajse në secilin varg ka dhënë nga një situatë poetike-jetësore-historike. E kjo do të thotë se ajo e ka pasqyruar shumëvlershmërinë e këtij akti jetësor. Prandaj, edhe vetë titujt e cikleve, po ashtu edhe titujt e poezive, me vendosmëri pasqyrojnë konceptin mbi aktualizimin poetik. Kjo poezi, sikur pasqyron dhe vlerëson situatat që ngërthehen brenda aktualizimit poetik.



Kapitulli i parë i këtij vëllimi poetik, Dardania ime, hapet pikërisht me një poezi po me të njëjtin titull, siç e përmban edhe ky kapitull, pra Dardania ime, një poezi që me të gjitha elementet arrin konceptin e ndërtimit të saj, ku krijuesja për Kosovën, ose më mirë Dardaninë Antike, si trualli i bekuar dhe pjesë shpirtërisht e pandarë e Shqipërisë etnike, “kërkon me shekuj një ëndërr të dëlir”.



Dardania ime,

Mendim i këndshëm,

Ngushëllim për jetën dhe për mua...

Lumturia ime, gëzimet be mia!

Por ti ngrihesh përballë botës,

Në furtunat dhe dhimbjes së kohës,

Dhe nga stresi i pazakontë, përgjumësh,

Në një ëndërr tjetër të dhimbshme përkundesh! (Poezia Dardania ime, fq. 9.



Ndërkaq te poezia tjetër që pason pas kësaj e titulluar, “Zgjohu shqiptar”, autorja kërkon një zgjim të brendshëm kombëtar dhe, siç shprehet autorja, citoj:



Të bashkuar dhe unik mynxyrën ta kthejmë në festë,/ të vemi në Krujë Gjergjin ta zgjojmë e madhërojmë/ Fundin e humnerës së vrerosur në tokën e njomë e flakem, pavarësinë sot e festojmë!



Si rëndom gjithë krijuesit tanë të cilët jetojnë dhe veprojnë në diasporë, mallin dhe brengën për vendlindjen e kanë si ndjesinë më të fuqishme që sëmbon shpirtin e tyre dhe shprush reminishencën, duke u bazuar në ndjenjën se gjeografia e vendlindjes ndërton edhe gjeografinë e mendjes dhe të frymëzimit.



Një zë i mekur, i trazuar në mendjen time,

U këndon të bukurave që lashë në vendlindje.

Pas hapave të gjyshit ecja për te i vjetri bli,

Fjalët e urta i merrja me vete si një kuti.

Ktheheshim te kullat, te i gdhenduri oxhak,

Që ngrohte jo vetëm shpirtin, por edhe damarët me gjak.



(Poezia, Malli i vendlindjes, fq. 21.



Aktualiteti i kësaj poezie është mbështetur në angazhimin permanent të krijueses për aktualizimin e figurave të ndritura letrare, kulturore, e kombëtare, si të Fan S. Nolit, Azem Shkrelit etj., që nëpër etapa dhe kohë kanë luajtur rol të rëndësishëm në jetën tonë letrare, por edhe kombëtare. Këto poezi – figura kanë jo vetëm domethënien e vet simbolike, por edhe vlera shumë të rëndësishme estetike, e të tjera.



Edhe poezitë të kapitullit vijues, Tingujt mallëngjyes, janë poezi pothuajse të të njëjtës frymë me një brumosje të thellë në pikëpamje estetike dhe stilistike. Retorika poetike, metaforat dhe figuracionet janë jashtëzakonisht të kapërthyer aty ku edhe e kanë vendin, prandaj edhe poezitë na dalin të një vlere të veçantë. Këtu poezia me titull “Tingujt mallëngjyes”, nga e cila është marrë edhe kapitulli edhe vetë titulli i këtij vëllimi poetik, është një poezi shumë e fuqishme dhe që ngërthen nj filozofi të thellë. Tingujt mallëngjyes që personifikojnë një kapitull të caktuar jetësor, sikur e ngrehin në piedestal amën e frymëzimit dhe mesazhin poetik të vargut, që janë vargje të shkaktuara me nga një brendi shpirtërore të trazuar, të mbërthyer me vuajtje, mallëngjim etj.



Violina notat lart kishte hapur,

Qëndronte vajtueshëm e hapur.

Diçka sikur rrinte dhe priste,

Që këngën me mall të vadiste.

Ajo pritje, ishte si vegim,

Që shkaktonte vuajtje, mallëngjim... (Poezia Tingujt mallëngjyes, fq. 55).



Po me të njëjtën oktavë shprehëse poetike janë edhe poezitë të tjera që pasojnë, si Gërmim në mendje, Nuse në kurbet, Ikja nga vetvetja, Në këtë shekull, Feja nuk ndan, Mos jam unë, Fantazma etj.



Figura e nënës, siç shprehen rilindësit tanë “Perëndeshës së botës”, është një figurë që mjaft dendur gjendet e shprehur edhe në vargun e kësaj krijueseje. Mbi këtë motiv autorja ka ndërtuar disa poezi, si Këshillat e nënës, nga është nxjerrë edhe kapitulli i fundit të këtij vëllimi poetik, pastaj Xeherore ari, Nënë etj. Në kuadër të këtij kapitulli ndeshi edhe poezi që autorja ju kushton fëmijëve të saj, ku edhe me një motiv të tillë, përkatësisht me poezinë “Me thërret aroma e tokës”, që u kushton pikërisht fëmijëve, autorja përmbyll kopertinat e librit:



Sot, o fëmijë, me ju dua të ndërtoj, uluni pranë,

Përveç jush në këtë vend dritë që shndrit nuk kam.

Në prehrin tim si djep u nanurisa, u përmenda,

Mu bëfshi fjalëmbël si të bardhët pëllumba.

Mos lejoni shpirti im të hyjë në botën e zhgënjimit,

Mundësojeni largimin tim të ngjitet drejt hyjnimit.

Atje ku lotin e gjakut kam pirë dhe fshirë me krenari

Atje, o fëmijët e mi!... Atje dua të prehem,

Atje edhe në varr NJERI do të ndjehem!... (Fq. 96).



Në fund lirisht mund të konstatojmë se krijuesja Angjelina Krasniqi – Bardhaj përmes librit poetik, “Tingujt mallëngjyes”, në botën letrare ka sjellë një varg të bukur poetik duke përçuar vlera të mirëfillta ideoartistike dhe mesazhe shumë të qëndrueshme që do t’i qëndrojnë kohërave. Te poezia e Bardhajt hasim një shkrirje shpirtërore dhe idenë e sakrificës sublimuese, një poezi që përçon shtrirjen sintetizuese te idesë dhe të një mesazhi poetik.



Krijueses Angjelina Krasniqi-Bardhaj i uroj rrugëtim të mbarë në botën e librit.



Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...