2012-08-07
Historia e agjentëve sekretë që urdhëroheshin vetëm nga Enver Hoxha
Bekim Budo është autori i një seri shkrimesh për veprimin e shërbimit të fshehtë shqiptar në regjimin e kaluar. Në fillim, ai zbardhi dëshminë e “gjeneralit”, një drejtuesi të lartë të Sigurimit të Shtetit për grupin e Mehmet Shehut. Më pas, Budo shpjegoi vizitat mjekësore të Mehmet Shehut në Paris, ku, midis të tjerave, interesant ishte takimi sekret i këtij të fundit me ish-kryeministrin francez, Shaban Delmaz. Ish-sigurimsi vijoi me rrëfimin interesant të njërit prej shërbimeve të tij tepër sekret, kur shkoi në Paris, me porosi të Kadri Hazbiut, për të kryer detyrën speciale, që me fondin e 300 mijë dollarëve, nga llogaria “e fshehur” e Ministrisë së Brendshme, të blinte një vilë për udhëheqësin e lartë të PPSH, Enver Hoxha, i cili kishte gjithnjë nostalgji për kryeqytetin e Francës. Më tej, ai tregon edhe vështirësitë, që do të vazhdonin me përplasje klanesh, pro dhe kundër, debate të Byrosë Politike për këtë çështje. Ish-punonjësi i Zbulimit të Jashtëm foli për enigmat e dy vizitave të Beqir Ballukut në Paris, në vitet 1972 dhe 1974, ku sqaron vështirësitë e ruajtjes së tij dhe “vërshimin” e zbulimeve të huaja drejt delegacionit të lartë ushtarak, që kishte shkuar në Paris pas një vizite të suksesshme në Kinë. Edhe disa ngjarje të mistershme të viteve shtatëdhjetë, që i kushtuan Ballukut jo vetëm largimin nga kreu i ushtrisë, por edhe pushkatimin, ishin situata të jetuara nga Bekim Budo. “Agjenti” në shkrimet e tij hedh dritë mbi disa fakte të rëndësishme historike të viteve ´74-´75, ku më interesant është takimi në Vjenë i Fiqret Shehut me Feçorin, që shkoi në kryeqytetin austriak, gjoja si i sëmurë. Në numrin e sotëm të “Panorama”, Budo tregon për grupin e agjentëve special që ruanin Enverin dhe shërbenin për zgjatjen e qeverisjes së tij.
Pas Luftës së Dytë Botërore, konsiderimi persona “non gratta” i 105 funksionarëve sovjetikë të përfaqësive të tyre në Britaninë e Madhe, nga ana e shtetit anglez, tregonte për revanshin që kishin marrë zbulimet e huaja në përplasjet mes tyre gjatë Luftës së Ftohtë.
Në këto plane, Shqipëria zinte një nga vendet kryesore, ku u aplikua me anë të Degës së Veçantë serbo-ruso me atavizma tepër të spikatura të shërbimit “Smersh”. Në tehun e veprimtarisë së tyre terroriste u vunë në shënjestër bashkëpunëtorë aktivë të Sigurimit të Shtetit, vetëm në rrethin e Dibrës sidomos për Axhi Lleshin, Hasan Spata, nga Fushë Çidhna e Dibrës, të cilit i kishin bërë disa kurthe, në “bashkëpunim” edhe me disa agjentë potentë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, të cilët lidheshin me anë të agjentëve dopiorol D.L., dhe Njazi A. Edhe pse kishin kuptuar se ndodheshin të tradhtuar, luftuan e punuan për zbatimin e detyrave si atdhetarë për mbrojtjen e integritetit dhe të pavarësisë së vendit të tyre. Në rrugë operative, në mënyrë të fshehtë, kishin ardhur edhe një varg informacionesh, që dërgoheshin nga një senator amerikan, të cilat nuk mund të grumbulloheshin veçse me anë të “stacioneve dhe antenave të fshehta” amerikane, që kryenin aktivitetin e tyre brenda territorit jugosllav (Beograd dhe Prishtinë). Përveç rezidenturës jugosllave të Tropojës që ishte mjaft aktive dhe që aktiviteti i saj vazhdoi edhe pas viteve ´90, një rezidencë tjetër jugosllave vepronte në zonën e Hasit, që lidheshin me anë të agjentit ndërlidhës dhe rekrutues Avdyl Aliu, i cili futej në mes të ditës në sektorin Dobrunë-Qafë Prush, dhe i kishte armatosur pjesëtarët e kësaj bande, për të bërë terror. Kjo rezidencë ishte mjaft e organizuar dhe në të bënin pjesë disa agjentë jugosllavë si “Udhëtari”, “Ereniku”, ”Ndërlidhësi”, ”Daliu” etj.
Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)
Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës. Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...