Agjencioni floripress.blogspot.com

2012/08/09

Philip Roth, “Ankimi i Portnoit”


Philip Roth

“Ankimi i Portnoit”

Përktheu: Shpëtim Myshketa

Botoi: “Skanderbeg Books”

Çmimi: 1000 lekë

Ky është libri që është konsideruar si një monolog seksual i Philipe Roth e nga ana tjetër “The Guardian” e konsideron si librin komik më të pamëshirshëm rreth seksit i shkruar deri tani. Aleksandër Portnoi është ulur dhe po rrëfehet përballë psikoanalistit të tij për çfarë ka ngjarë me seksin, epshin, obsesionin, joshjen, lojërat dhe vuajtjet e tij seksuale. Në të vërtetë, rrëfimi i tij është një monolog i gjatë i një djaloshi të varësuar plotësisht nga seksi, të diktuar nga epshi dhe kureshtja ndaj nënës së tij dhe nga një përkujdesje fatale për të mos i cenuar kodet morale të përcaktuara nga brezat e familjes së tij, trysni kjo e dhënë nga Philip Roth përmes një rrëfimi sa komik, aq edhe të vërtetë e të dhimbshëm. Një çrregullim trupor, i ndikuar sa nga fiziku, aq edhe nga etika familjare e prejardhjes së Portnoit, si dhe impulset e tij altruiste, përplasen me një dëshirë të skajshme seksuale të tij, shpesh edhe me natyrë perverse, që e bëjnë Aleksandër Portnoin të gjendet shpesh në situata të vështira.

No comments:

Post a Comment

Shpallja e pavarsisë së Kosovës më 17 shkurt të 2008 nuk e ka shkelur të drejtën ndërkombëtare.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë me qendër në Hagë, që përfaqëson gjykatën e nivelit më të lartë të ës  së Kombeve të Bashkuara(OKB), pub...