2012-08-07

UDB vrau më shumë njerëz në Perëndim sesa i gjithë blloku sovjetik



Gjatë Luftës së Ftohët UDB vrau më shumë njerëz në Perëndim sesa i gjithë blloku sovjetik, megjithëse kjo gjë kaloi pothuajse pa u vërejtur fare. Profesori amerikan, Dr. John R. Schindler, i cili është një ekspert për koftra-spiunazh që për vite të tëra qëndroi nëpër vendet e ish-Jugosllavisë, muajin e ardhshëm do të publikojë në SHBA një libër intrigues që merret vetëm me funksionimin e ish-shërbimit jugosllav të sigurimit (UBD), me likuidimet e fshehta në gjithë botën dhe me metodat që i shfrytëzonte. Express sjellë një pjesë të rrëfimit të Schindler.



Profesori Schindler, libri i kaluar i të cilit ‘Terrori Jo i Shenjtë’ zgjoi interesim të madh, zbuloi për ‘Slobodna Bosna’ detaje nga hulumtimi i vrasjeve të UBD’së.

“Gjatë viteve të 90’a të shekullit 20, kur isha i përfshirë në gjuetinë e kriminelëve të luftës në BeH dhe pjesët tjera të ish-Jugosllavisë, më intrigoi fakti se shumica e personave më të kërkuar ishin të lidhur me shërbimin sekret të ish-Jugosllavisë”, pohon Schindler.

Zeljko Raznatovic Arkan ndoshta është shembulli më i njohur dhe më i freskët i këtij lloji. Ai kishte një histori të gjerë me shërbimet shtetërore të sigurimit, gjegjësisht UDB, gjatë komunizmit.
Shumë njerëz, si Arkani, morën pjesë në “aksionet speciale” të drejtuara kundër emigrantëve radikalë jashtë hapësirave të ish-Jugosllavisë, për regjimin e Josip Broz Tito’s.

Si oficer i kundërzbulimit , fillimisht isha i habitur me faktin se shumë vrasës dhe hajdutë ishin të lidhur me krimin e organizuar (mafinë), dhe që njëkohësisht ishin të bashkëpunëtorë të lartë të UDB. Të gjithë ata kishin statusin e VIP’ave, lidhjet dhe proteksionet. Por, shumë shpejt kuptova se ata njerëz ishin pjesë e operacioneve ndërkombëtare, pjesë e luftës disa deceniesh që shërbimi i fshehtë i Titos e bënte kundër “emigracionit armiqësor”, sqaron Schindler.

Është e pamundur të kuptohen plotësisht ngjarjen ish-Jugosllavi pas vitit 1991, vrasjet, korrupsionin, krimet masive... pa e ditur sesi UDB’a e luftonte fshehurazi terrorizmin. Ne, monitoruesit e huaj, konsiderojmë se ngjarjet si vrasja e Zoran Djindjic më 2003, janë likuidime normale. Por, nëse kryeministri Djindjic u vra në mes të ditës, e vrasësi ishte zyrtar i shërbimit të sigurimit shtetëror dhe shef i krimit të organizuar, përgjegjës për vrasje në disa shtete, atëherë ky më s’është ‘likuidim normal’. Kjo trashëgimi e UDB është ajo që unë e quaj ‘fantazmë e Titos’.

Schindler përkujton se kryeministri rus, Vladimir Putin, kishte thënë njëherë
se: “Nuk ekzistojnë ish-agjentët”.

Unë dëgjoja fjalë nëpër kafene, pas shumë rakie të pirë. Fjalë për terroristë në Stutgart ose Sydney. Fjalë për përcjellje dhe spiunim, që pastaj çonin në vrasjet që ndodhnin gjithkund në Perëndim, veçanërisht në kohën e vonshme të Luftës së Ftohtë. Interesante, por të përgjakshme, rrëfimet nuk ngjanin në asgjë nga ajo që kisha dëgjuar ose parë më herët. Fillimisht nuk besoja, por isha kureshtar, prandaj edhe i fillova hulumtimet jozyrtare – ose, siç preferojnë të thonë spiunët: bëja ‘dosje për hobi’. Isha i tmerruar kur zbulova se shumica e asaj që më rrëfyen udbashët ishte e vërtetë.

Rastin e parë të cilit i hyra thellë ishte vrasja e disidentit kroat, Bruno Busic, në Paris, që ndodhi në tetor 1978. Ishte kjo një vrasje e pastër e UDB’së.
Megjithëse Busic ishte simpatik për nacionalistë kroatë, ai nuk ishte “terroristë”, por ja që u vra – me një plumb në kokë nga afërsia, sikurse edhe shumica e viktimave që UDB i quan ‘programi i zi’.
Rasti i Busic ilustron aplikimin e standardeve të dyfishta në Perëndim, për sa i përket krimeve të UDB. Në fakt, pak kohë para vrasjes së tij, shërbimi i fshehtë bullgar vrau në Londër disidentin bullgar, Georgi Markov.

Rasti i njohur botërisht si ‘rasti ombrella’ shkaktoi tërbimin e Perëndimit. Hetimet janë ende të hapura, dhe policia ende synon të zbardhë rastin dhe arrestojë përgjegjësit, pas plot 32 vitesh nga vrasja.
Mirëpo, askënd në Perëndim nuk e interesonte shumë vrasja e Busic, dy javë më vonë në Paris. Rasti u harrua. Tito ishte i dobishëm për Perëndimin, dhe krimet e UDB kryesisht injoroheshin, qoftë edhe kur agjentët jugosllavë kryenin likuidime brutale përjashta.

Gjatë Luftës së Ftohtë UDB ka vrarë më shumë njerëz në Perëndim sesa i gjithë blloku sovjetik bashkë, por kjo pothuajse kaloi pavërejtshëm. Qoftë atëherë, qoftë sot.

Shumica e likuidimeve të UBD në botë i përmbahej një modeli standard. Agjenti jugosllavë do të shpërndante një dezinoformatë brenda qarqeve emigrante në Perëndim, për të krijuar konfuzion dhe konflikte ndërmjet grupit të caktuar. Vrasësi do të merret përsipër përcjelljen e viktimës, e pastaj e likuidonte atë, më së shpeshti me plumb në kokë nga afërsia. Vrasjet e UDB ishin shumë brutale, shumë më mizore seç ishte “e nevojshme”. Në disa raste viktimat u vranë me thika, duke u therë me dhjetëra herë. Në të gjitha rastet e UDB likuidimet tentoi t’i paraqiste si “rezultat i konflikteve brenda emigrantëve”. Ky ishte një rrëfim që agjencitë policore dhe qarqet perëndimore të zbulimit që nuk e kuptonin emigracionin jugosllav e pranonin si të saktë.

Është vështirtë të thuhet me një siguri absolute, por prej gjysmës së viteve të 60’a e deri në të 90’at UDB tentoi të kryente mbi 100 vrasje dhe rrëmbime në Perëndim – kryesisht në Gjermani, por edhe në vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore, Britani, SHBA, Kanada, Australi, e deri në Afrikën e Jugut. Kudo që kishte emigrantë jugosllavë, UDB i përcillte, kështu që ajo në botë vrau 60 kroatë, por edhe një numër shqiptarësh dhe serbësh. Sido që të jetë, rreth 80 vrasje të konfirmuara të UDB në Perëndim ndodhën gjatë viteve të fundit të Luftës së Ftohtë, kryesisht nëpër vendet perëndimore që kishin simpati ndaj Jugosllavisë. Megjithëse, 12 vrasje ndodhën edhe në SHBA.

Pati shumë raste që vërtet ishin spektakolare. Vrasja e Bruno Busic më 1978 ishte jashtëzakonisht e pafytyrë, sikurse që ishte edhe ajo e emigranti kroat, Stjepan Djurekovic, në Gjermaninë Perëndimore, më 1983. Kjo vërtet ishte një aferë e përgjakshme dhe brutale. Megjithatë, mendoj se operacioni më impresive i UDB ishte vrasja e ustashit të njohur, Vjekoslav Maks Luburic, në Spanjë, në vitin 1969, të cilën e kreu Ilija Stanic, i cili edhe sot jeton i lirë në Bosnje. Me vite të tëra UDB po e infiltronte me durim Stanicin brenda qarkut të mbyllur të ustashëve të Luburic, derisa në fund nuk e vrau mizorisht Luburicin.

Por, për mua raste më shqetësuese ishin ato kur UDB vrau edhe njerëz të pafajshëm. Kështu, më 1972 një vrasës i Titos kapi në Itali Stjepan Sevon, anëtarin e Shoqatës Revolucionare Kroate. Sevo njëmend ishte terrorist, por vrasësi nuk e vrau vetëm atë por edhe gruan e tij të pafajshme dhe vajzën e birësuar 9-vjeçare, Tatjanën. Pesë vjet më vonë, vrasësi tjetër në Chicago theri brutalisht emigrantin serb, Dragisa Kasikovic, dhe vrau vajzën e të dashurës së tij, Ivanka Milosevic.

Kurrë nuk kam dëgjuar se cilado agjenci e zbulimit të ketë kryer vepra aq të tmerrshme në skenën ndërkombëtare.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...