Agjencioni floripress.blogspot.com

2012/08/09

Nesër publikohen emrat e spiunëve të tjerë



Nesër publikohen emrat e spiunëve të tjerë
Të premten do të publikohen emrat e spiunëve dhe bashkëpunëtorëve të tjerë të shërbimeve sekrete në të kaluarën në Maqedoni.
Komisioni për lustrimin të hënën solli vendim dhe verifikoi vendimet lidhur me shpalljen e emrave të rinj të spiunëve, por publikimi do të ndodhë të premten.

Kryetari i Komisionit të lustrimit, Tome Axhiev deklaroi se emrat e dy funksionarëve aktual do të bëhen publike sipas procedurës ligjore që ditën e premten, pas kalimit treditor të afatit ligjor.

Jozyrtarisht mësohet se janë dy emra të ish-bashkëpunëtorëve, njëri prej të cilëve është këshilltar në këshillin e Bogovinës dhe kuadër i BDI-së, ndërsa tjetri nga radhët e VMRO-DPMNE në komunën e Gazi Babës. Komisioni i Lustrimit në bazë të ligjit të ri për lustrim deri tani ka publikuar emrat e 23 spiunëve, kryesisht të UDB-së në të kaluarën.

No comments:

Post a Comment

Mbi 47 mijë dokumente, fotografi dhe 175 orë video-incizime janë digjitalizuar dhe dorëzuar nga Këshilli Koordinues i Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës

Shkruan : Flori Bruqi ,Akademik PHD. AAAS. Prishtinë   Një dosje gjigante me dëshmi tronditëse për krimet e luftës në Kosovë është dorëzuar...