Poezitë e Mirela Sulës kanë një vlerë vlerë të posaçme se ata nuk shkojnë me kohën por e bëjnë kohën, them nuk shkojnë me kohën se autorja përdor stil tejet estetik dhe nuk ngatërrohet në pornografi si një numër i konsiderueshëm poetësh që bien në kurthë të fjalës së lehtë "tablloide". Ajo shkruan për dashuri si përjetim fizik e shpirtëror pa u kapur nëpër « seanca » të përshkruara lehtazi vetëm për hirë të një lirie të fjalës. Ajo komponon figurat stilistike ndër të cilat dallohen metafora dhe antiteza që janë pjesa më ndërlikuar e letërsisë por poetesha Sula gjindet mrekullueshëm me ta e sa për pasqyrim, e zgjodha këtë antitezë të mrekullueshme:
"..., ndërsa endem rrugëve
mbushur plot njerëz e vetmi."
Jetëshkrim
Mirela Sula lindi në Shkodër më vitin 1975 ku edhe ka mbaruar studimet e larta për Gjuhe-Letërsi. Më pas është specializuar për Marrëdhënie me Publikun dhe ka punuar një kohë të gjatë si gazetare në median e shkruar.
Në vitin 2005 mbaron Studimet Master për Këshillim dhe Psikologji në Universitetin anglez të Sheffield (në Selanik, Greqi). Ka lektuar lëndën e Psikologjisë së Përgjithshme në Universitetin e Tiranës si dhe universitete të tjera private.
Mban Titullin Consultant Basic në Psikoterapi Pozitive dhe njëkohesisht ndjek studimet Master për Psikoterapi Pozitive.
Nga Viti 2006-2007 ka punuar për Suplementin “Psikologjia +” pranë gazetës “Panorama”, më pas ka ideuar dhe punuar për suplementin “Unë Gruaja” po në të njëjtën gazetë.
Në Maj të vitit 2007 krijon revistën “Psikologji” si botim i Panorama Group. Ka punuar si kryeredaktore e revistës Psikologji deri në Janar të vitit 2010.
Është autore e disa librave me poezi dhe prozë si dhe fituese e disa çmimeve kombëtare dhe ndërkombëtare. Poezitë e saj janë përkthyer në disa gjuhë të botës. Libri i saj më i fundit është botuar nga shtëpia botuese Toena “Kur jetës i bie rruga nga ti” (2009).
Ka qenë drejtuese e Rrjetit të Grave: Barazi në Vendimmarrje.
Aktualisht drejton Qendrën Shqiptare për Psikoterapi Pozitive si dhe Revistën “Psikostil”.
Vepra :
- Leje për të jetuar - Poezi (1995)
- Të jetosh për gjysmë - Meditime (1997)
- Elvana - Poemë në dy kohë (1998)
- Ani Piterpani - Poemë për fëmijë (2000)
Etj.
***
SHPËRFYTYRIM
Në pasqyrën tënde të akullt,
shoh shpërfytyrimin e gruas që vuan thellë meje,
s’jam unë…
Vështrime të huaja më shpojnë,
ma ngacmojnë hijen e lëvizshme
që më ecën mbi fytyrë…
Asnjë tundim,
tjetër s’ndjej,
veç një prani të ftohtë burri
që vjen dhe ikën
për të lënë mungesë,
je ti…
Unë pres
etapën e kthimit tënd
sërish…
Mosqënia jote është e rëndë.
Më e rëndë se jeta,
harresa që le.
S’e mbakam dot peshën e boshësisë tënde!
Asnjë forcë
nuk e shtyn më trupin-objekt të qenies time,
s’ka mbetur më shtysë
as gjurmë keqardhjeje.
Ndoshta s’ka patur ndonjëherë,
veç përpjekje imagjinare
…dhe përmbajtje asgjëje.
…vijoj të shihem në të njëjtën pasqyrë.
BASHKËFAJËSI
Jam lidhur në dhimbje,
tërheqje e rrezikshme kënaqësie
më ndjell dhe frikëson prej
trysnisë tënde.
Ende s’e dimë çfarë jemi…
në këtë botë marrëzie
i njohim pak mëkatet e njëri-tjetrit.
Më shumë tension këmbejmë se sa prehje.
Ngremë pengesa për të qenë të mirë
dhe prapë guxojmë,
i kapërcejmë kufinjtë e vetes
pa dashur të ndryshojmë,
pa kërkuar asgjë…
Japim sa mundim,
me nevojën për të marrë,
me dëshirën për të thyer rregulla,
veten e lëshojmë
në lajthitje ndienjash.
Dobësia na shtyn të gabojmë,
tundimi,
të jemi bashkëfajtorë.
Agjencioni floripress.blogspot.com
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Profesor Dr.sci. Shkodran Cenë Imeraj Familja e Isa Boletinit me origjinë nga Isniqi i Deçanit
Historiaani Prof.dr.Shkodran Cenë Imeraj Zbritja nga vendbanimi i pjesës kodrinore-malore dhe vendosj...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
Kërko brenda në imazh Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme Haki Taha, u lind n...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...
-
Organizatorët e protestave antiqeveritare në Serbi kërkuan nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që të paraqesë planin e tij për Kosovën ...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...
No comments:
Post a Comment