2012-08-07
Me shkas :Kur qeni shkon e urinon ne xhami, tregon se i ka ardhur ngordhja
Ne Ballkan, datat e perkujtimit te gjenocideve, te spastrimeve etnike, te masakrave, tashme po fitojne qytetarine jo vetem ne kalendaret e politikes, por edhe ne ndergjegjen e popujve.Shteti yne ka caktuar qysh para 12 vjetesh daten e 27 Qershorit si daten e spastrimit etnik te popullsise shqiptare nga trojet e veta, nga ajo pjese qe aktualisht eshte nen Greqi...
Ne fakt, eshte e veshtire qe te gjendet vetem nje date e caktuar per genocidin grek mbi shqiptaret. Ajo fillon si histori e dhimbshme, qysh me fillimin e shekullit te XX te, pra me lulezimin e Megaloidese. Gjithsesi, edhe nje date, ajo e percaktuar me ligj tanime, dicka thote. Kemi genocidin dhe spastrimet etnike te bera po nga ajo date, pra nga fillimet e shekullit te XX te nga ana e serbeve mbi Kosoven. Edhe pse jane te shumta datat dhe vitet e masakres serbe, mire do te qe, per hir te se vertetes historike, te caktohej nje date, nga te panumertat, ne te cilen u vrane, u dogjen e u ndoqen me te shumtit... Edhe pse nuk eshte mbushur shekulli akoma nga fillimet e ketyre dy genocideve, nga dy shtete fqinje, mbi te njejtin popull, qe jetonte ne trojet e tij, qysh kur s'ishte Hena fare..., le t'i arshivojme ne Histori, me percaktimin dhe perkujtimin me perulje per gjakun e derdhur ne breza. Por, po te shikojme (me sy te lire, pa vemendje e studime), del se genocidi dhe masakrat e mesiperme, na kane ardhur "dhurate" vetem nga dy vende, ne te gjitha koherat. Keta jane "fqinjet vertikale" nese shprehemi keshtu, pasur parasysh harten e shumecunguar te vendit tone. Here ne emer te nje interesi, e here ne emer te nje tjetri, me emerues te perbashket veprimin e perbashket, pavaresisht hapur apo fshehtas, gjithmone ne sinkron e ne mbeshtetje te njeri tjetrit, ata nje jete te tere, e serbet qysh kur themeluan "shtetin" e Rashkes, nje art kane pasur dhe kane zhvilluar ne perfekt: "Artin" e varrmihesit. Emeruesi i perbashket qe kane pasur, ai me thelbesori, ka qene kryqi, qe ka bekuar shovenet dhe ka ideuar zaptim trojesh permes spastrimit etnik.Nje fjale e urte e popullit tone thote: "Kur qeni shkon e urinon ne xhami, tregon se i ka ardhur ngordhja"...Duket se bishes shovene i erdhi ngordhja para plot 11 vjetesh, kur "urinoi" ne "xhamine" qe mban emrin aq te njohur mes tragjedise, Srebrenice! Eshte shkruar e do te shkruhet shume per kete faqe te turpshme te historise se njerezimit, faqen e parafundit (se e fundit ishte Kosova), me te cilat Europa mbylli shekullin e XX te. Ky shkrim meton qe duke i bere nje "gjimnastike" mendjes, te sjellim ndermend duke u perkulur me veneracion para gjakut te njerezve te pafajshem, cfare tamam ndodhi mes datave 11 18 Korrik 1995, disa qindra kilometra larg kufirit tone verior. Nese te gjithe vendet e tjera te Europes e bejne e do ta bejne kete per te qene ne rregull me ndergjegjen e tyre, ne shqiptaret, institucionalisht por edhe personalisht, duhet ta bejme per nje aresye teper madhore: Sepse ne kemi qene preja e shovinizmit historikisht, dhe sepse duhet te kontribuojme duke freskuar kujtesen njerezoer qe keto tragjedi te mos ndodhin me kurre. Sepse ndodh qe ata qe kane pervetesuar ne perfekt "artin" e varrmihesit, te njohin po ne ate nivel edhe ate te...cvarimit! Por edhe sepse ...krimineli kthehet ne vendin e krimit...sic ndodhi para pak ditesh ne Kosove, ku Koshtunica recitoi me ze te dridhur nga emocionet, vjershen peralle milloshevicjane... "Tragjedia e Srebrenices do te na rendoje ne shpirtrat tona pe gjithnje.Pergjegjesite tona jane te tmerrshme.".. Kofi Annan, Sekretar i Pergjithshem i OKB se Athine Leukosi Boegrad, boshti i se keqes Kiproja dhe Mafia Serbe Nje skene e pabesueshme dhe e tmerrshme: Ish presidenti i Qipros greke Spiro Qiprianu, fotografohet ne Beograd i perqafuar me kryemafiozin dhe kryeterroristin e Ballkanit, Zelko Raznatovic, i njohur me emrin Arkan dhe me bashkekriminelen e tij Svetllana Veliskovic, e mbiquajtur ne qarqet mafioze Cica. (Fotografia eshte marre ne hotelin "Hayatt", ne Beograd ne Prill te vitit 1999) Qiprianu ishte nga te paret drejtues te organizates terroriste EOKA mbi te cilen rendojne shume krime e vrasje te qindra britanikeve dhe qiprioteve ne vitet 1955 1960 1955 1960 . Gjate luftes ne Bosnje e Kosove ai ruante lidhje te ngushta me regjimin e Milloshevicit. Nderkohe, nacionaliste qipriote te EOKA dhe greke te djathte anetare te oraganizates famekeqe "Krisi Avgji", u rreshtuan per te luftuar perkrah serbeve "kunder turqve", sic i quanin ata muslimanet. Pra u veshen, u sterviten dhe vepruan ne fshehtesi te plote me mbeshtetjen e vetme e te plote nga qeveria Andrea Papandreu. Larje Hesapesh... Me 15 Janar te vitit 2000, Arkani u vra bashke me te dy bodigardet e vet na ambientet e Hotelit Internacional ne Beograd. U godit tre here nga pas dhe nje plumb kaloi ne syrin e tij. Vrasja e tij ju faturua Klanit te Zemunit qe eshte njera nga deget me kryesore te mafies serbe ne Beograd. Ne vitin 2003, "e veja" e Arkanit u arrestua ne Beograd per bashkepunim ne vrasjen e te parit (por edhe te fundit deri tani), kryeminister demokrat te Serbise. Ne ambientet e pafund te viles se saj, u gjet nje depo e trere armesh nga ato qe perdor Klani i Zemunit, mirepo ndodh qe edhe vila ndodhet aty ku eshte lagja me te njejtin emer, ne periferi te Bogradit, ne buze te Danubit. "Komandanti yne, eshte "Shen" Pavllua". Keshtu deklaroi Arkani ne Kosove ne vitin 1998, dhe tha komplet te verteten... Vetem ne gjokse kriminelesh te tille, e ka vendin "kryqi i madh", dekorata me e larte qe jep Kisha Serbe. Komentet jane te teperta... Ne gjurmet e Gestapos...serbe! Shqiponje e Bizantit, dhe...koka skeletesh! Keto simbole, ndyjne edhe vete simbolet e nazizmit... Stema e Arkanit... Serbia, shtet i Ballkanit me pushtet kishtar, eshte thellsisht i indoktrinuar nga megaloidatizmi, i ngjashem me ate te Greqise dhe te Qipros. Nacionalizmi serb dhe dogma kristiano ortodokse qe mbizoteron ne kete vend, prodhuan c'gje me te keqe e te qelbur mund te prodhoje nje komb, fizionomite kriminale si ajo e Arkani dhe e te tjereve. Ne periudhen 1992 1999 1992 1999 , kryemafiozi serb veproi ne Kroaci, Bosnje dhe ne Kosove, si kreu i bandave terroriste me objektiv te paster fetar: kunder muslimaneve. Para vitit 1990 kishte vepruar ne europen Perendimore. Krimet qe ka kryer, mbulojne dhe tejkalojne te gjithespektrin e Kodit Penal. Organizata e Arkanit me emrin "Garda Vullnetare e Serbise" e njohur edhe me emrin "Tigrat", veproi ne Srebrenice ne viin 1995. Vete Arkani ishte njeriu me i pasur i Serbise me pasuri disa miliardeshe dollaresh. ishte pronar i disa kazinove, kabareve, disa klubeve sportive dhe kontrollonte trafikun e armeve, droges dhe te naftes. Ne Janar te vitit 2000, pak muaj mbas renies se Milloshevicit, u vra me plumb ne sy. Ishte 48 vjec.Ai eshte misherimi me i mire i fjales se urte angleze qe thote: "Kush rron me majen e shpates, nga ajo iken". Arkani, jetoi mes plumbash, dhe iku nga plumbi. Mbi te rendojne shpirtrat e 10.000 muslimaneve te therur ne te gjithe ish Jugosllavine. I vetmi person me te cilin e krahasojne ata qe njohin historine e Ballkanit, eshte nje tjeter "ortodoks" i mire, kreu i organizates EOKA, Jorgo Griva. Pastrimi i parase se piste serbe ne Qipro Me daten 10 prill 1999, gazetari seamus Martin shruante ne gazeten "London Times" per llogarite bankare te parave te pista serbe qe rridhnin lume ne Bankat e Qipros. Ky shkrim doli vetem pese dite mbas takimit te perzemert te Millosheveicit me misionarin e Kishes greke ish presidentin e Qipros ne periudhen 1977 1987 1977 1987 , Spiro Qiprianu. Ne fakt ky agjent i rehjur i Kishes greke, shkoi ne Serbi gjoja per te ndermjetesuar per te liruar tre ushtaraket amerikane, gje qe s'e realizoi kurre. E vertea ishte se ai vetem per ate pune nuk kishte shkuar. Ai e vizitonte Sllobon si bashkekriminel dhe bashkeideator, por edhe si nje lavatrice e sigurte per parane e piste qe me njemije e nje forma rridhte drejt bankave qipriote. Beograd, 17 Dhjetor 2001. Korespondence CNN..."Ish drejtori i doganave serbe u arrestua ne Beograd me akuzen se qarkullonte kunder ligjit leket e shtetit ne banka qipriote. Sic deklaroi vete drejtori i ri i Bankes Kombetare Serbe, Mlladjan Dinkic, te gjitha te ardhurat e doganave serbe, paketoheshin ne thase dhe transportoheshin fshehtas ne Leukosi. Zoti Dinkic shtoi se nje vit mbas largimit te Miloshevicit, ai pengoi rrembimin dhe transportin ne Qipro te 50 milione markave nepermjet bankes shteterore, "Beogradska Banka". " U perpoqen te boshatisnin gjithe rezevat shteterore ne dollare." "Djali i Milloshevicit, Markua ishte njeriu qe pervetesoi te ardhura shteterore ne shumen 1 miliarde marka nga tregetia e paligjshme e cigareve." sqaroi zoti Dinkic. Ekstaze filoserbe ne Qipron "ortodokse" Leukosia, 31/05/1999: Reportazh i gazetarit britanik Colin Smith:.... "Peshkopi Nikolla i Sarajeves, kur vizitoi Qipron me 1994 kishte deklaruar: "Serbet jane popull me fat sepse kane zotin ne qiell dhe greket ne toke"... Ne vazhdim shtoi: " Do te vazhdojme luften kunder muslimaneve deri sa Kostandinopoja te ribehet qendra e ortodoksise"...Nikolla i Sarajeves ishte i ftuari i Kryepeshkopit qipriot.....Keto i dergonte gazetari britanik kanalit te tij ne daten e mesiperme. Nderkaq duhet theksuar se nje armiqesi me e thelle ekziston mes aksit serboqipriot, NATO s e perendimit. Nje armiqesi shume me e vjeter nga urrejtja shekullore mes kristianeve dhe muslimaneve, te cilen e perqafoi edhe Rusia postkomuniste. shkaku kryesor i rreshtimit ne nje front i grekeve dhe serbeve, eshte dogma e perbashket ortodokse me kundershtar ideologjik Kishen Romeokatolike te "eretikut" Papa."Me mire te vendosim turban otoman se sa te vendosim ne koke Mitren e Papes". Keto i kishte shpallur udheheqja e kishes ortodokse ne Kostandinopoje, pak para se te binte Bizanti, me 1453. Ishte nje periudhe e gjate qe ishte kultivuar me takt nga "nena" kishe kjo urrejtje, qysh kur filloi carja, ne vitin 1051. Shume analiste, gazetare, por edhe politikane ne Ballkan e me gjere, e akuzojne popullin grek si popullin me antiamerikan te Balkanit. E verteta nuk eshte fare keshtu. Po te pyesesh popullin grek, ata te thone me plot gojen: Ne u ngopem buke vetem atehere kur erdhen e u ngriten bazat amerikane ketu. Atehere filluan e ndertoheshin edhe elemente te infrastruktures... Me te drejte, ata qe njohin zhvillime, do te me thone: Si spjegohet qe ne vitin 1999, ne Greqi u zhvillua referendum dhe ...98%(!) e grekerve, ishin kunder bombardimeve te NATO s ? Se pari nje here, do te me lejoni te dyshoj nese eshte bere ky referendum, sepse firme atehere m'u kerkua edhe mua, shqiptarit qe jetoj ketu. Prifti i lagjes, Dhimitri, me tha ne rruge: Bir, eja edhe ti te firmosesh ketu. Por une, per te mos ta fyer, i thashe: Eshte sport i rende per mua ky, barba Dhimitri! Pra, shkaqet e thella te ketij qendrimi te pergjithshem, jane perseri fetare. Greqia, Qipro dhe Serbia konsiderojne armik te perfbashket te tyre jo vetem Turqine muslimane, por kryesisht Perendimin Katolik, qe "kundershton" ortodoksine. Se pari, ku i gjeti 98% kisha greke qe te ishin ortodokse? Sepse, sic kane filluar e po dalin ne drite te dhenat per fete ketu, nuk ngelen as 60% ortodokse, nese zbresim muslimane, katolike dhe ebrenj, por edhe pakica te tjera. Nejse, keto po zbardhen e do te zbardhen perfundimisht kur te perfundoje vendosja e piketave te Kisingerit ne Ballkan. Por le te vijme ne temen e mesiperme. Ne Leukosi, ashtu si edhe ne Greqi u bene mitingje madheshtore ne perkrahje te Serbise . U grumbulluan pako tmerresisht te medha e te panumerta me gjithfarelloj ndihmash, qe nga rrobat, ushqimet e deri tek ilacet, "per vellezerit serbe". Madje nje grup biznesi me dyqane picash, ngjiti mbi pako ne shirita te posacem mbishkrimin: "Rrofte Serbia!". Nje dyqan i madh floriri vendosi ne vitrine nje mbishkrim: "Nuk pranojme kliente amerikane". Ne te gjithe kete "imternacionalizem ortodoks" nuk behej fjale fare per masakrat e medha e te shemtuara qe Milloshevici bente kundrejt mulimaneve te Bosnjes e ne Kosove. Te pakte ishin ata qe ne turravrapin e marre te kishes greke mund te dallonin tragjedine me te madhe te Ballkanit, qe i kishte kapercyer me kohe kufinjte e genocidit dhe pikerisht ky ishte shkaku qe i detyroi forcat e NATO s te nderhyjne. Ne ate periudhe shtremberimii se vertetes, mori permasa te paparashikueshme as ne fantazine me te semure. Rol te keq dhe shume negativ luajten edhe mediat, si ne Greqi, ashtu edhe ne Qipro.Ato arriten te bindin opinionin publik se 800.000 kosovaret qe u larguan nga trojet e tyre ne Maqedoni, nuk u larguan nga genocidi serb, por nga bombardimet e amerikaneve ?!? Ne sinkron te plote dhe per turpin e tyre, kanale televizive ne Greqi dhe Qipro, tregonin serbe "fatkeqe" prane shtepish te shakterruara dhe trena, duke munguar me dashje, sistematikisht te shfaqin spastrimet etnike qe u ndermoren kunder muslimaneve ne pergjithesi dhe shqiptareve ne vecanti. Qysh ne ditet e para Kryepeshkopi i Qipros Krisostomos hapi nje llogari bankare per te ndihmuar Serbine "ortodokse". madje nuk mungoi qe te beje edhe deklarate me te cilen arriti te binde te verberit me dy sy ne balle se..."Nderhyrja e NATO s ne Kosove, ishte rezultat i Kurthit Sionist"! Dhe me paturpesine me te madhe e quan veten ortodoks, pa lere Kryepeshkop?!? Kapitalet e jashteligjshme fillimisht u depozituan ne bankat ruse, por me ne fund perfunduan ne Qipro.Nje rjet i tere llogarish te fshehta bankare qe ishte hapur ne Leukosi, nga Dega e bankes serbe " Beogradska Banka", ndihmoi si nje prapavije e fuqishme per shperndarjen e ketyre kapitaleve tek "depozitues" te ndryshem te aferm te Millosheveicit, mes te cileve edhe gruaja e tij Mirjana Markovic dhe djali i tyre Marko. Doemos do te vritej Xhinxhic, pasi ai qysh ne vitin 1996 kishte zbuluar skandalin me grurin e shtetit nje shume rreth...100.milione dollare. Prandaj duhesh vrare, me 12 Prill te vitit 2003, madje mga vete zevendesshefi i Sherbimeve Sekrete serbe, Zvezdan Jovanovic. Srebrenice: Ndarja me te vdekurit... Bosnje Herxegovine, 17 Tetor 2005,, Agjensia Rojters "Eshte e pamundur te perllogarisim numrin e sakte te personave qe u hodhen ne kete varr" ,deklaroi zoti Hurtic ne Agjensine "Rojters"." Specialistet do te fillojne tani analizat e kockave qe u gjeten ne te pese zonat, qe te riformojne skeletet e tyre, sa me shume qe te munden". Gjate disa diteve mbas renies se "territorit te rrethuar" te NATO s, ne 11 Korrik 1995 ne Srebrenice nga forca qe drejtoheshin prej ushtarakut serboboshnjak Radko Mlladic reth 8000 burra dhe djem te moshes 14 75 vjec u pushkatuan, duke kryer keshtu tmerrin me te madh te Europes sic eshte cilesuar mba Luftes se Dyte Boterore. Ne nje raport te paraqitur atekohe, nga nje komision i vecante per masakren e '95 es thuhej se ne pushtimin e Srebrenices u mobilizuan rreth 25000 serbe. Ngaketa, me shume se 19000 seboboshnjake, perfshire ketu personel te ushtrise, te ministrise se Mbrojtjes, dhe te Ministrise se Jashtme te gjithe kane marre pjese ne kete veper te tmerrshme. Te gjithe ketyre duhet t'u shtojme edhe skuadra "vullnetaresh" nga Greqia, Ukraina dhe Rusia. Nderkohe Kroacia dhe Maqedonia u treguan te gatshme ndaj thirrjes se Prokurores se Pergjithshme te Gjykates nderkombetare, Karla del Ponde per dorezimin e Kroatit te shumekerkuar, dhe Maqedonia ish ministerin qe akuzohen per krime lufte ne ish Jugosllavi. Srebrenice 2005, Numrat e Tmerrit... 8000 muslimane boshnjake te te gjitha moshave jane therur ne kete zone. 62 varreza kolektive jane zbuluar 8 vjet kaluan deri sa Srebrenica te varrose te vdekurit e saj 1329 viktima prehen ne Parkun e Potocarit. 8 ish oficere te larte serboboshnjake u dorezuan me vullnet ne Hage. 12 ish ushtarake te larte serboboshnjake jane fshehur dhe kerkohen. 6000 njerez nga te cilet 75%muslimane jetonin ne Srebrenice. 3500 njerez nga te cilet 20% muslimane jetojne aktualisht atje, te papune. Aksi grekoserb 1992 1999 1992 1999 dhe pergjegjesite e qeverise greke "Eshte turp per gjithe boten ky tmerr para syve tane, nuk beme asgje per ta penguar." Xhak Strou, Min.Jashtem i Anglise Bota i ka te fresketa kujtimet nga tmerri sllav qe mori fund me ndarhyrjen e NATO s ne Kosove.Te gjithe kujtojne mbeshtetjen paranojake te Greqise per serbet por edhe klimen reaksionare, qorre antiamerikane qe "mori c'gjeti perpara" ne Greqi. Qeveria Micotaqi dhe qeveria "Socialiste" e Andrea Papandreut percaktuan nje vije te njejte per aleancen grekoserbe. Ndoshta sot e kane kuptuar greket,(ata qe rrojne), se mbeshteten nje njeri qe kishte vjedhur e plackitur vendin e tij dhe e coi ate ne peripeci etnike me pasoja shkaterrimtare. Nje njeri qe u premtoi serbeve nje Jugosllavi me te madhe dhe qe u dorezoi atyre nje Serbi me te vogel. I turpshem roli i Greqise... Gazetari serb Petar Lukovic, shkruan: "Mendoj se per dhjete vjete rresht, roli i Greqise nuk favorizoi popullin serb, por regjimin Milloshevic duke e ndihmuar diktatorin te ruaje pushtetin.Besoj se Greqia luajti nje rol te turpshem. Kjo "ndihme" gjate gjithe asaj periudhe u perdor nga regjimi si..."shembulli i vendit qe mbeshtet Serbine patriotike". E famshmja "miqesi grekoserbe" ishte thjesht nje maske qe i lejonte familjes Milloshevic te shijoje frytet e pushtetit me mbeshtetjen greke.Te gjithe i mbajne mend manifestimet pro Milloshevicit ne Greqi. Eshte e veshtire per ne te kuptojme per c'aresye Greqia perkrahu nje kriminel lufte, nje njeri qe hapi lufte ne Bosnje, Kroaci dhe Kosove. Greket do te duhej te pyesnin veten perse i bene harram dhjete vjet, duke mbeshtetur dicka qe ishte paranojake, e papare, dhe e inkriminuar". Dokumenta te Bashkefajesise Greke. 1995: Manifestim i neofashisteve greke, ne mes te Athines nen flamurin serb dhe grek.Ata erdhen me autobuze dhe trena te faturuar nga kisha greke.. 1995: Ne qytetin Nish mercenaret teroriste greke i presin si heronj, me parulla ne gjuhen e tyre Qershor 1995: Parakalim "vullnetaresh" greke ne Beograd, me rastin e Betejes se Fushe Kosoves. Raporti Hollandez per bemat greke ne Bosnje Studimi hollandez tregon edhe te dhena per rolin e Greqise ne Bosnje, ne periudhen 1994 1995 1994 1995 . Behet fjale per vitin e fundit por edhe me te rrezikshmin vit te luftes.. Eshte viti kur realizohet ne te gjitha permasat tragjedia. Periudhe kur ndodhi edhe masakra e Srebrenices. Gjate gjithe kesaj periudhe Greqia, domethene qeveria dhe opozita, por edhe shumica derrmuese e mediave elektronike e te shkruara te cilat perpunonin ne fazen perfundimtare opinionin publik te mbarsur mire nga kisha greke, vazhdonin me entusiazem te mbeshtesnin "eposin heroik" te serbeve, sic e quanin ne titujt e lajmeve te para ose te dyta. Dihet mire nga te gjithe se nuk behej fjale vetem per ndihme morale, por per ndihme te mirefillte ushtarake dhe ekonomike. Transport karburantesh, ne nje kohe kur bota e kishte vene ne embargo Serbine, organizonte qeveria greke e Andrea Papandreu. Ky transport behej me anije te medha qe niseshin nga porti i Pireut me drejtim portin Bar te Malit te Zi. Aty e merrte ne dorezim ushtria e srbeve te Bosnjes. Po keshtu aty shkarkoheshin armatime te lehta dhe bomba e granata. Me greket si shtet nuk gjeten vetem belane popujt e Ballkanit, por edhe vete NATO ja qe i kishte anetar te saj. Kjo sepse ne shtabet ku ndertoheshin planet e nderhyrjes, ishin edhe ushtaraket greke. Dhe sapo mbaronte mbledhja, sherbimet e fshehta greke u telefononin "vellezerve" serbe dhe u jepnin koordianatat e sakta. Keshtu qe shtabet e ndryshme te NATO s nderronin gjithnje planet e miratuara, ose kujdeseshin te mos ishin greket ne mbledhje. Njihet tanime se nje pjese e mire e "vullnetareve" greke me uniformen e ushtrise shteterore dhe me stemen e ushtrise greke, ishin ne Srebrenice me forcat e gjeneralit famekeq Mlladic dhe ishte rreshtuar ne trupen me emrin e zi "Drina". Sic dihet kjo trupe ka bere masakrat me te tmerrshme kunder popullsise. Ekzistojne video qe paraqesin momentin e ngritjes se flamurit grek ne mes te Srebrenices. Gjithashtu profesori Ejebes ka te regjistruar nga nje telefonate e pergjuar, urdhrin e Mlladicit ku citon ne biseden telefonike me drejtuesin e spastrimeve ne Srebrenice: "Te ngrihet flamuri grek, per ushtaret greke qe luftojne per ne!" Fakti i mesiperm i ngritjes se flamurit grek ne Srebrenice mbas pushtimit te qytetit, eshte transmetuar edhe nga mediat greke, por edhe nga media te ndryshme nderkombetare. Me ne fund u vertetua nga raporti hollandez i misionareve te ketij vendi qe ishin ne Bosnje. Nderkaq, ne deklarata zyrtare te Greqise nepermjet ministrit te shtypit(!) Greqia eshte akoma i vetmi vend "europian" qe ka Ministri Shtypi, pra nepermjet ministrit te shtypit Venizello, por edhe nga gojet e Ministrise se Jashtme, e mohonte kategorikisht kete fakt. Gjithsesi, rekrutimi i terroristeve ne Greqi per pjesemarrje ne masaker kunder qeverise se Bosnjes e cila ishte e njohur zyrtarisht nga Serbia, behej hapur, diten me diell, madje edhe para mediave te ndryshme. Por ja qe shteti nuk shikonte, "s'dinte gje" dhes'mundtenderhynte! Greqi Serbi: Aleance Ushatrake Me 27 Nentor te vitit 2000, ministri grek i Mbrojtjes Aqi Xhokaxhopullos me ftese te vecante vizitoi Beogradin, dhe kishte nje takim te perzemert me omologun e vet serb, Sllobodan Krapovic. Teme e bisedimeve ishte bashkepunimi ne fushen ushtarake i te dy vendeve per sigurine ne zonen e Ballkanit. Me pare ishte bere nje deklarate e qeverise serbe nga ministri i pa portofol Velimir Radojevic.
F.B
Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)
Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës. Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...