Ngreje kokën Muhamet se je burrë mes burrash, që i kanë të rrallë shokët. Qofsh i nderuar me jetë se ne na ke mbrapa për të mirën e kombit, për BASHKIMIN KOMBËTAR.
Nga Dr. Përparim Demi -
Nga Dr. Përparim Demi -
Lidhur me fondin e problemit. Kam publikuar në blogun tim personal shkrimin me titull (kliko dhe lexo)”Në fe mos më prek…”, të cilin do ta publikoj dhe në gazeta të tjera, ku kam dhënë opinionin tim lidhur me fetë dhe strukturën fetare tolerante të shoqërisë shqiptare. Ne nuk kemi probleme fetare, këto probleme po mundohet të huajt ti na imponojnë. Njerëz si personi i fshehur pas emrit Ilir Dardani duan të na imponojnë intolerancën fetare kur dihet mirë fakti se konflikte të tilla nuk ka patur kurrë në gjirin e popullit shqiptar.
Në historinë e Shqipërisë janë të njohura krimet e Patriarhisë greke ndaj priftrinjve dhe mësuesëve shqiptarë që luftonin për gjuhën shqipe dhe për pamvarsinë e Shqipërisë. Po kështu nuk mund të harrojmë krimet sërbe ndaj priftërinjve dhe besimtarve katolik të veriut të Shqipërisë. Shpesh ndodhte që sërbët kombinonin veprimet me pushtuesit Osman për eleminimin fizik të shqiptarëve të çfardo feje që të ishin. Rastet janë aq të shumta dhe të vazhdueshme, sa është e vështirë ti përmbledhish në një shkrim. Sot Ky far ”Ilir Dardani” po sulmon me po atë virulencë shqiptarët e fesë muslimane si dhe kriminelët e Zervës gjatë genocidit të shqiptarve muslimanë të Çamërisë. Është e njëjta gjuhë dhe e njëjta urrejtje, nuk bëj dot asnjë dallim mes tyre.
Kthehemi tek subjekti. Muhamet Hoxha njihet dhe respektohet nga të gjithë, sidomos nga shqiptarët e diasporës në Gjermani, apo Kosovës. Këtë respekt e ka fituar me punën e tij patriotike të palodhur dhe me qëndrimin e drejt që ka mbajtur për mos lejimin e egzagjerimeve, fyerjeve, dhe fenomeneve që janë të huaja për shoqërinë tonë. Ai ka mbajtur qëndrime konsekvente ndaj kujdo që ka dashur të përdori gazetën për qëllime personale dhe nuk ka lejuar botime që kanë për synim përçarjen e shqiptarëve. Pikërisht ky fakt është gjëja që e ka shqetësuar Ilir Dardanin klandestin.
Në një bisedë me Muhametin lidhur me këtë problem, ai mu përgjigj se: ”… i kemi edhe rubrikat për komunitetin Krishter, Ortodoks dhe Protestant, por nuk kemi akoma autor me shkrime të tilla, se edhe këto rubrika qëndrojnë në mesin tonë. Neve kemi dëshirë siç e thot edhe vet portali të jemi pikërisht ai portal i fjalës shqipe, i cili do të bashkoj njerzit tanë, pra kemi një Portal ku takohet Bota Shqiptare me plot kuptimin e fjalës. Unë si besimtar në Islam, nuk kam bërë një portal për të anashkaluar vëllezërit e mij të cilës do fe apo edhe të pafe. Këtu, tek Kosovarimedia është bota e vogël për tu takuar. Ne jemi për të gjithë shqiptarët, këtu ka vend për krejt botën. Ne përfaqësojm me dinjitet dhe identitet botën e plot shqiptare pa anashkaluar ndonjë kategori politike apo fetare”.
Rubrikat e botës shpirtërore të Kosovarimedias, i dedikohet besimtarëve të të gjitha feve, pamvarsisht se deri tani vetëm autorët e fesë muslimane janë përgjigjur thirrjes së portalit. Publikimet e bëra kanë karakter informues dhe njohës, ato nuk kanë aspak për qëllim të prekin shqiptarët që besojnë në fetë e tjera, përkundrazi janë të mirpritur dhe shkrime fetare që u drejtohen lexuesave të fesë krishtere.
Më qartë nuk bëhet veç nëse dikush paemër nuk do ta shohi. Kush nuk dëshiron të informohet në këtë kulturë fetare nuk është aspak i detyruar ti lexoj ato faqe, mundet, që fare mirë të lexoj rubrika të tjera të pasura me informacion nga bota shqiptare. Të kuptohemi mirë në këtë pikë, besimtarët e fesë islame me kombësi shqiptare kanë po aq të drejtë të kenë literaturën e tyre sa dhe ata të fesë krishtere, por kjo nuk duhet të jet subjekt propagande dhe manipulimi siç bën pseudopatrioti që fsheh emrin ose i paemër, në gazetën Zëmrashqiptare, e cila është kthyer në diçka krejt tjetër veç zëmër që nuk mund të jet.
Unë jam kundra propagandës agresive vehabiste në Shqipëri e gjetkë, ashtu siç jam kundra propagandës greke dhe kishës greke antishqiptare, apo uzurpimit të kishave tona në Kosovë nga ana e kishës sërbe, por nuk do jem kurrë kundra besimtarëve musliman, ortodoks apo katolik shqiptarë. I dua të gjithë njëlloj si shqiptarë. Tolerancën tonë fetare ne e kemi shprehur gjithmon. Ashtu siç u bënë vllamër suliotët e krishter me paramthiotët musliman në 1821 në Çamëri, ashtu dhe sot nuk gjen familje në Shqipëri ku të mos ketë krushqi të kryqëzuara me fe të ndryshme. Ky është realiteti ynë shqiptar, është realiteti i tolerancës më të lartë të besimit që rrallë e gjen në botë.
Njerëz pa fytyrë dhe pa emër si Ilir Dardani janë tejet helmues dhe të rezikshëm pasi ata e fshehin qëllimet e tyre të mbrapshta mbas slloganeve gjoja patriotike, në fakt ata aspirojnë për luftën vlla vrasëse, për konflikt etnik dhe fetar, kërkojnë gjakderdhje shqiptare. Sjellja e këtyre lloj mercenarve të forcave të errëta antishqiptare nuk është i panjohur për ne dhe nuk ësht ky krimbi i parë në historinë tonë, kemi parë dhe të tjerë si puna e këtij. Kombi shqiptar i ka rezistuar si luftrave ashtu dhe propagandave të huaja në shekuj dhe ja ku jemi sot, një komb i fort i cili sa vjen e më tepër po afrohet objektivit të tij të madh të bashkimit kombëtar. Pikërisht kjo i tërbon shovinistët e Ballkanit që yshtin këtë farë pa emër.
Ngreje kokën Muhamet se je burrë mes burrash, që i kanë të rrallë shokët. Qofsh i nderuar me jetë se ne na ke mbrapa për të mirën e kombit, për BASHKIMIN KOMBËTAR.
Bukuresht, 08.08.2012