2012-08-10

Pikon, rigon nje pikez uji,...si lot, si zog, si psheretime

Nga Flori Bruqi






Zyhdi Dalip Morava lindi me 14 mars 1946 në fshatin Gracë të Devollit dhe u dënua në vitin 1971 me burgim me akuzën "agjitacione propagandë" si shkak i poezive që shkruante.

Në prill të vitit 2005 emërohet kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, të cilën e drejtoi deri në 7 dhjetor të vitit 2006.

I njohur si një shkrimtar disident, Morava është nga ata shkrimtarë që vuajti vite të tëra burgu në regjimin e kaluar komunist, konkretisht 8 vite në burgun e Spaçit të Burrelit dhe vetëm pas viteve '90, ai mundi të shfaqë krijimtarinë e tij para publikut të munguar për dekada me radhë. Dënimin, ai e mori për shkak të disa poezive që shkroi asokohe. I cilësuar si "poet i dashurisë", në një libër kushtuar burgut të tij në Burrel, mbjell shumë më tepër dhimbje, dashuri njerëzore se sa urrejtje. Zyhdi Morava ka qenë fituesi i "Pendës së Argjendtë" në vitin 2004, në konkursin e shpallur nga Ministria e Kulturës.

Pas përmbysjes së diktaturës komuniste filloi të punonte për krijimin e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura dhe Shoqatës së ish të përndjekurve politikë. Gjithashtu në këto vite ushtroi profesionin e gazetarit dhe shkruante vazhdimisht në gazeten "Sindikalisti",”E vërteta” dhe “Republika”. Mbas vitit 1991 ka botuar shumë libra si në gjininë e poezise ashtu edhe të prozës.

Në morinë e veprave të tij mund të përmenden novela “Hingëllimat e shiut”, vëllimi me tregime “E papritura” në të cilën spikatin novela “I huaji” dhe tregimet “Kusia e zbrazur” etj, ndërsa në romanet më të njohura janë “ E zhdukura”, “Burri i të dashurës sime” e “Veçanta e një dashurie” roman i cili u vlerësua me çmimin kombëtar “Penda e Argjendë” akorduar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve si romani më i mirë për vitin 2005. Në vitin 2005 Zyhdi Morava zgjidhet Kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, të cilën e drejtoi për gati dy vjet. Në vitin 2006 Zyhdi Morava dekorohet nga Presidenti i Republikës me titullin “Mjeshtër i Madh”.Vdiq ne Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza", pasi vuante nga sëmurja e sheqerit(Diabeti).





Puthja e fundit


Pikon, rigon nje pikez uji,
E dale shkembit veshur myshk,
Si lot i gruas epshezjarrte,
kur sheh fytyren qe iu vyshk.

Fluron, lodron nje gjeth ne renie,
Kur era fryn e shfryn ne vjeshte,
Si psheretim e zemres tende,
E dale befas, fare thjeshte...

Fluturon e iken fluturim,
Nje zog qe shume gaze kishte,
Dhe mbetet bosh foleze shkreta,
Mes degeve, ne shelgjishte.

Si lot, si zog, si psheretime,
Gjithcka e shoh si shkoi, si treti,
Vec puthja e fudnit mes kujtimesh,
Si tjeter plage e thelle mbeti...


Ne lendinat e prillit

Hapat e mi te ngathet
Ne lendinat e prillit,
Si kuaj te lodhur...

Sa vjec eshte ai zog
qe kendon ate perralle
Aq te njohur?

Kenga e tij kerkon te me joshe.

E degjoj edhe lutem qe ndarja, 
Mos kete ate moshe!...


Mos iu largo

Mos iu largo hijes,
Qe te vjen nga pas,
Prane cas per cas...

Eshte malli im,
Qe te ndjek me gas.


Vajtim i gishtave

-Perse me vajtojne gishtat e duarve,
E dashur, fole perser?

-Pa me prekur, ndihen, e di mire,
Emigrante mbetur pa atdhe...


Bėj be

Te bej be, per koken tende,
E per frutat pjekur veres,
Per te paren puthje dhene,
Midis buzeve te pranveres,

Se kjo jet' qe me ka mbetur,
Ndersa shoh flokun e zbardhur,
Pa ty mjaltez e patretur,
Do te ishte frut i kalbur...

Plaga

Ne 
duarte e mia,
erdhi nje zog i plagosur,
Dridhej nga dhimbja...

E kujt qe ajo plage?
E jotja apo imja?

Loja

Kur ishim bashke, losnim tek a cift;
Te doja une me shume, a ti me doje?
Ne ate loder te kendeshme, Feminisht,
Ndodhte qe, me teper te fitoje...

Tani qe s'jemi bashke, kujtoj lojen,
Koken tund me dhimbje. Eshte e enjte.
Dhe fort me vjen inat. Atehere nuk mendoja,
Se kjo loje e bukur me genjente...

Ndersa shkruaj

Ne cdo germe, rrokje, ne cdo rrjesht,
Ne hapsiren mes tyre, nga vargu ne varg,
Lundron dashuria, dashuria qe s'resht,
Te kerkon ty, detrave, larg...

Ne cdo jamb, ne cdo strofe, ne cdo vjershe,
Ne cdo agim me mjegull e pa mjegull,
Me shfaqesh ti, plot hire dhe e thjeshte,
Mbeshtjelle rreth meje, si kulper, si pjergull.

Ashtu me zente vdekja...


Ylli i mbremjes


Tej, 
Ne qiell te jargavante,
Celi yll i mbremjes.

Ashtu si cel per nate
Neper mote.

Zemra nisi vallen kraherorit.

Per nje cast,
M'u duk si qeshja jote...


Ata dhembe

Qeshe, dolen dhembet, sa te bukur!
Si te celte buzeve nje zambak.
Eja ndukme, ndukme, duke puthur,
Te me hane, lehte, pak nga pak!....

Lehte te me hane, te me grijne,
Te me ngulen kendshem neper mish.
Kur i shoh mes qeshjesh se si ndrijne,
Vdekje me te bukur, them, s'do 
kish!...


Jargavani

U venit jargavani qe te dhashe,
Si ndjenjat e tua per mua.
I strukur ne skaj te vetmise,
Pres drite nga qeshjet e tua.

As prilli s'me bind qe te endem,
Lendinash me lule te shumta,
Ankthshem ndihem me veten,
Si fundjaves ndihet e shtuna.

U venit, u venit jargavani,
Iu shterr e iu tret sot aroma,
Si gezimet qe mushnin dikur,
Gotat e qeshjeve tona...


Neper libra

Kur prej jete do te shkojm, te humb,
Me te zezen vdekje qe do vije,
Shpirti im ne libra, gjer ne fund,
Dashurisht i bukur do te ndrije.

Vende-vende po u shfaq merzia,
Pak nervoze do te dridhet fleta,
Nga e keqja qe me dha njerezia,
Prej goditjesh qe me fali jeta.

Ato flete mos i shih me sy,
Mos lexo atje se c'eshte shkruar
Kur i shkrova nuk te njihja ty,
Moj pranverza ime e praruar...


Ky zog

Ky zog i ardhur qiellit me vertik,
Ne qiell te qashter pa fund edhe pa skaj,
Eshet malli i zemres, qe zemres nuk iu fik
A eshet zemerim i ardhur prej asaj?

Sido te jete, e pres me krahet ndere,
Dhe shpirti si i dehur vjen verdalle.
Dhe del nga humbetira aq e thelle,
Me aq pranvere sa s'gjindet nder te gjalle...


S'do 
kish me keq

Mos ndodhte ah, mos ndodhte kurre,
Teksa mes pritjes rri dhe pres,
(e liga rente mbi gure, drure)
Sikur pa pritur un' te vdes!...

S'do 
kish me keq e me te hidhur,
Ne kete bot' vdekje s'do 
kish...
Me ruajtshin Zoti dhe e Mira,
Gjer ate cast kur ti do t'vish!...

Gjer ate cast kur buzet tona,
Ta ndezin prapa nje zjarr qe paten,
Pastaj ne vdeksha, pune e madhe!
Ne goje te vdekjes shkoj me mjalten..


Neteve


Drite e henes po te ndenj mbi buze
Mos e tremb
jam une;


E ne kopesht po kendoi bilbili
Mos e tremb jam une;

E dritares po te erdh nje flutur
Hapi xhamat prite,
Eshte zemra ime
Qe te do me vite 


Terhanaja


Une jam poet,ne ndjenja aq i pasur,
ne jete kaq i varfer,s'kam s'te ha.
Ndersa shkruaj ca vjersha dashurie
ne zgjarr po zjen nje terhana.

Do i lexosh keto vjersha o i ngopur,
i kenaqur,shtrire prane asaj
dhe do thuash sa bukur,pa e ditur
se terhanaja ime s'kishte vaj.

Fletet e vjeshtesh


Ah,te ishin kaq te praruara
ditet e jetes time te thjeshte!
Te kishin kaq harmoni
sa renia e fleteve ne vjeshte.

Fletet e vjeshtesh shkundur nga era
biene,pikojne ngado.
Ju lutem njerez, mos i shkelni!
Jane dashurite tona ato.

Ka dite


Ka dite qe s'i laj duarte.

Ne to nuhas her' mbas here
aromen qe mbet prej trupit tend.

Kenga e popullit


Sketerra do ngopej me vojtjet qe hoqem
shkaktuar nga ju lubi qeveri.
Ne zgjarre na hodhet por dot nuk na dogjet
e dot nuk na bete as shkrumb e as hi.

Me ligj e te liq,kerbac e ofic,
ne bete sakate,na ndate , shpendate,
na quajtet armiq,hiq e perpiq
ne brengen e gjate,me buken e thate.

Kurrizeve tane ju ngrini dollira,
lepini e fshini turinjte me dhjame.
Femijet e vegjel me sye si hirra
na pyesin:-O babi,c'o hame?

Shushunja!Me kunja,pallavra e rrena
ne mendje e zemer na varet bezdite,
na late pa endrra e gjakun na pite,
ne mpite,na grite,na moret te rite.

Na shate,aq gjate,na zhytet ne nate,
ne burgun e ftohte te mjer' e te ngrate.
Me tmerr e me plumb, me shpifje e frike
na vrate,percate,na ndate nga grate.

Po ja me se fundi ky popull e shkundi
kaluar edhe zgjedhe e thrret me ze plot:
-Tani s'po durojme ne ferr te jetojme,
nga rrug' e shpetimit asgje s'na shkul dot
!

Presidenti amerikan Donald Trump do të shtyjë përpara marrëveshjet Kosovë-Serbi që përfshijnë interesat amerikane

                          Nga Flori Bruqi,PHD  Vuçiç është duke u përballur me protesta masive në Serbi. Sigurisht, ai ka interes që të shpë...