2012-08-07

KOSOVA, SPROVE E NDERGJEGJES MJEKESORE

Ne Kosove u helmuan me mijera te rinje, kryesishte nxenes e ne mesin e tyre kishte edhe foshnje te enteve parashkollore.

Qeveria jugosllave dual me kumtese zyrtare se ne Kosove nuk pati helmim, por e gjithe kjo ishte: "nje inskenim i pregaditur nga separatistet shqiptare". Te helmuarit u quajten aktore teKanes ! Mjeket serb thyen rende kodeksin dhe betimin e Hipokratit duke refuzuar mjekimin e te helmuarve shqiptare.

Si reagim ndaj ketije raporti, ne Zagreb, ne muajin qershor te vitit 1990, u mbajte simpoziumi me emer: "KOSOVA, SPROVE E NDERGJEGJES MJEKESORE ". Ne ate simpozium muarren pjese shume eksperte te mjekesise nga e tere Jugosllavia. Nga Fakulteti i Mjekesise ne Prishtine u ftua nje numer i madh i mjekeve shqiptare, ata prezentuan ne menyre te denje, me mjafte fakte shkencore , gjithe ate tragjedi qe ndodhi me rinine shqiptare. Nga Beogradi , ekipin prej tre mjekeve e udhehoqi Prof. Dr.Ljubomir Eriq, neuropsikiater me renome. Ne kete simpozium muarr pjese edhe Kryetari i komisionit te dyte federativ per Cheshtje te helmimeve ne Kosove. Prof Dr. Dolenc, ekspert i Mjekesise Ligjore nga Universiteti i Lubjanes. Gjate punimeve te ketij simpoziumi dolen ne pah shume fakte qe tregonin se ne fakt ne Kosove eshte kryer nje helmim masiv i popullates.

Prof. Dolenc , i cili vete kishte nenshkruar raportin e dyte federativ, ne cilesin e kryetarit te komisionit, ne menyre publike u distancua nga ai raport duke u deklaruar se ai u perpilua ne shpejtesi, mbrenda 24 h dhe se kishte pasur presione qe te beje nje gje te tille. Diskutimi i Prof Dr. Ljubomir Eriqit, edhe pse me oratori te rralle, u hudhe poshte, nga se si thoshte ai ne Kosove kishte induksion psikik masiv dhe se ketij induksioni i nenshtrohej mosha mbi 11 vjeqare. Prezentimi i rasteve te helmimit te foshnjeve 3 - vjeqare nga entet parashkollore te Kosoves, e detyroi ate te kapitulloi para forces se argumentit dhe te terhiqet i turperuar duke belbezuar : "Moram nesto da smislim" ( Me duhet te sajoj diChka). Autori i ketyre rreshtave ishte prezent ne kete simpozium ne cilesin e bashkeorganizatorit dhe anetarit te kryesise se punes.

Argumenti me bindes ne kete simpozium padyshim, ishte publikimi i substances kimike Dimetil phosphoditionat , i izoluar ne mostrat e urines nga te helmuarit e Kosoves, nga ana e Prof Dr. Franjo Plavshiq, biokimist nga Zagrebi. Ketyre zbulimeve duhet shtuar edhe deklarimin e nje mjeku franzez i cili tha: "Ne Kosove pati helmime. Ne Kosove, gjate pranveres, me qellim jane helmuar 3000 nxenes ( me vone ky numer u rrite shumhere, shenim i autorit F.B.) me gaz deri tani te pa identifikuar". Ky mjek gjate qendrimit ne Kosove kishte pohuar se ka zbuluar molekula klororganike gjate analizave qe i beri ne dy laborator te Parisit nga mostrat e gjakut te femijeve te helmuar nga Kosova. Sipsa tij, "ky krim eshte bere nga agjentet e Beogradit, me siguri agjentet ushtarak".
F.B
Pra ,gjere ne aktin final, kur filloi edhe lufta e armatosur ne Kosove, ne nje gjendje aparthejdi te eger, serbet ne menyre permanente, plaChkiten pasurite e shqiptarve, shkaterruan ekonomine, shkaterruan vlerat kulturore teshqiptareve, ndaluan shkollimin ne gjuhen shqipe, denuan me mijera shqiptare me burg, vrane dhe masakruan numer te madh te shqiptareve

Miqeve tane ne bote duhet vazhdimishte te iu prezentojme te dhena te sakta per te palarat e barbareve serb, gjersa brezave te rinje te popullit tane duhet vazhdimishte t'ia rikujtojme historine e pergjakur , e cila me nuk guxon kurrsesi te perseritet. Ne te kunderten, harresa e ketyre fakteve, per ne shqiptaret do te kete pasoja fatale. Se si duhet vepruar kur kombi gjindet ne rrezik te shfarosjes me se miri e ilustron historia e popullit hebre. Ka shume ngjajshmeri holokausti hebre me holokaustin shqiptar, me nje dallim, te shqiptaret kjo ndodhi ne interval kohor shume me te gjate , afer nje shekull. Te edukojme brezin e rinje qe kurr nuk guxon te jete i pa pregaditur nga te papariturat e armiqeve te perbetuar qe vazhdimishte endrrojne per gllaberimin e tokave shqiptare. Historia te na mesoj per te mbajtur ne mend dhe vepruar (ndoshta jo dhe hakmarrjen ) por jo per te perseritur gabimet.

Nga e gjithe kjo pervoje e hidhur shekullore, qarte shifet se kemi pasur nje armik te pregaditur mire ne Chdo aspekt. Eshte punuar shume nga ana e armikut serb, sidomos ne rrafshin diplomatik, qe para botes te prezentohemi si popull primitiv dhe pa kultur. Popull qe nuk e meriton lirine dhe shtetin e vete. Te gjitha keto, jane bere me paramendim ne menyre qe ne aktin final , te mos kete reagime nga jashte. E gjithe ajo makineri propaganduese serbe, deshtoi fale forces se argumentit. Eshte iluzore te presim , siCh ndegjohen disa zera nga jashte qe te vie gjere te demokratizimi i Serbise, dhe pastaj te zgjidhet statusi i ardheshem i Kosoves. Statusin e Kosoves e kane percaktuar vete kosovaret me luften e tyre kunder Goliatit.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...