2012-08-10

.Shpresoj të vijë një ditë që Kombi im të ndriçohet nga Yjet...



Skeda:Bedri Dedja.png 
Bedri Dedja lindi në vitin 1930 në Korçë, studioi në Moskë psikologjinë dhe pedagogjinë e letërsisë për fëmijë, është shkrimtar shqiptar. U nda nga jeta në 13 prill të vitit 2004.
Bedri Dedja, Akademik dhe profesor në fushën e pedagogjisë dhe psikologjisë,ka qenë një personalitet shumëplanësh në krijimtarinë letrare shqiptare për të vegjëlit dhe atë shkencore për të rriturit: poet e prozator, përrallëtar e dramaturg, tregimtar e publicist, novelist e romancier, përkthyes, gazetar e kritik, studiues i psikologjisë, pedagogjisë e historisë së arsimit dhe mendimit pedagogjik shqiptar, studiues e teoricien i historisë së letërsisë shqiptare për fëmijë. Fitues i shumë çmimeve letrare, "Qytetar Nderi" i Beratit, mbajtës i "Çmimit të Republikës", "Urdhërit Naim Frashëri" dhe titullit "Mjeshtër i Madh", Bedri Deja është vlerësuar gjithashtu nga Qendra Ndërkombëtare e Biografive në Kembrixh, duke zënë vend në Vëllimin e XVI të biografive si autor i shquar i shekullit XX. Bedri Dedja ka lindur në Korçë më 20.11.1930. Shkollën fillore e kreu në Shkodër ndërsa gjimnazin e përfundoi në qytetin e Durrësit. Më pas studioi në Universitetin e Moskës dhe u diplomua shkelqyeshëm në vitin 1953 në disiplinat e pedagogjisë, psikologjisë dhe njëkohësisht të letërsisë për fëmijë. Pas përfundimit të studimeve universitare, për 40 vjet ka qenë lektor dhe Profesor titullar i lendeve të psikologjise dhe pedagogjisë në Universitetin e Tiranës dhe për një periudhë 5 vjeçare (1975-1980) edhe në Institutin e Lartë Pedagogjik të Elbasanit. Nga viti 1972 e deri sa u nda nga jeta më 13 prill 2004, ka qenë Anëtar i Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë. Paralelisht me veprimtarinë pedagogjike, deri në vitin 1975 ai ka ushtruar edhe funksione drejtuese publike si Drejtor i Institutit të Lartë Pedagogjik Tiranë, Kryeredaktor i Revistës "Fatosi" dhe Gazetës "Mësuesi", Drejtor i Drejtorisë së Botimeve Shkollore e Drejtor i Institutit të Studimeve Pedagogjike në Ministrinë e Arsimit, Zëvendësministër i Arsimit dhe Kulturës si dhe Sekretar i Përgjithshëm Shkencor i Akademisë së Shkencave. Bedri Dedja ka qenë për shumë vjet anëtar i Shoqatës Botërore të Psikologëve, Kryetar i Shoqatë Kombëtare të Psikologëve si dhe Kryetar i Shoqatës Shqiptare të Shkrimtarëve për fëmijë. Bedri Dedja gjithashtu ka qenë anëtar i Redaksisë së përgjithshme për hartimin e Fjalorit Enciklopedik Shqiptar (1985) si dhe bashkëautor dhe redaktor përgjegjës i botimit të Akademisë së Shkencave dhe Ministrisë së Arsimit, Historia e Arsimit dhe e Mendimit Pedagogjik Shqiptar Vol. I (2003). Shume vepra të tij janë përkthyer e botuar jashtë Shqipërisë si në Maqedoni, Kosovë, Greqi, Rumani, Kinë e Zvicër.
Burimet : Kjo biografi dhe të dhënat janë bazuar në Tekstin Historia e Letërsisë Shqiptare për Fëmijë të Dr. Astrit Bishqemi, Universiteti "A.Xhuvani" Elbasan, Botimet Sejko - 2001, fq. 287-289 duke u plotësuar vetëm me të dhënat e reja dhe botimet pas vitit 2001.
[redakto]Tituj të veprave

Bedri Dedja, ka botuar:
Novela:
Heroizmat e Fatbardh Pikaloshit (1954)
Një udhëtim i rrezikshëm (1961)
Kercënimi i thonjve kozmikë(1976)
Përrallëmadhja (1998)
Vëllime me tregime e përralla :
Përralla popullore mbi kafshët (1957)
Përralla e tre vëllezërve (1958)
Kallëzimet e gjyshe pastërtores (1960)
Kapiteni i shtërngatës (1970)
Përralla e shpatave të arta (1976)
Përralla e lepurit dhe e breshkës (1976)
Bariu i vogël në mal të thatë (1979)
Përralla njëmbëdhjetëkatëshe (1996)
Përralla të zgjedhura (1997)
Përrallat e Zvicrës (2002)
Vjersha dhe poema:
Numrat (1959)
Shkolla e pyllit (1967)
Artan Borizani dhe çeta e tij (1970)
Garda partizane (1972)
Patoku në plazh (1975)
Poezi të zgjedhura për fëmijë (1975)
Beni shkon në malësi me familje dhe shtëpi (1976)
Gjashtë poema për kalamaj (1976)
Vera, Genti e Driloni (1985)
Romane:
Shoku i braktisur (1957)
Kalamajtë e pallatit tim Vol.I (1972), Vol.II (1979)
Republika e 1100 çudirave (1975)
Nëpër korridoret e thella të Jonit (1976)
Met partizani (1981)
Si u rrit një komisar (1986)
Alarmet e qytetit Sdikuisht (1989)
Kacamicri rreth globit (1993)
Si katër fëmijë u bënë biznesmenë (1996)
Qyteti me tri kështjella (1998)
Sikuriada (2002)
Presidenti i Planetit të Kuq (2006, botuar post mortum)
Pjesë teatrale :
Gjyqi i Maçokut (1962)
Kryengritje në pallat (1972)
Publicistikë :
Biseda me pionierët (1986)
Nëpër ravat e jetës - Kujtime (2001)
Duke ecur kontinenteve - Përshtypje udhëtimesh (2004) ;
Përkthime nga gjuha ruse :
L. Tolstoi - Tregime dhe përralla për fëmijë (1954) ; Robi i Kaukazit (1959)
V.Majakovski - Për fëmijët (1954) ; Lexo, shëtit e fluturo (1958) ; Ç'është mirë e ç'është keq (1966)
N.Nosov - Tregime (1954) ; Aventurat e Dinpakut dhe shokëve të tij (1957) ;
M.Tuein - Aventurat e Tom Sojerit (1955)
A.S.Pushkin - Përralla e peshkatarit dhe e peshkut (1956) ;
H.K.Andersen - Përralla (1956) ;
M.Gorki - Jashka,Samovari (1957) ;
Sh.Péro - Maçoku me çizme (1958) ; Përralla ruse (1998, përshtatje e shqipërime nga 18 autorë) ;
Studime dhe vepra shkencore :
Edukimi i marrdhënieve të drejta midis djemve dhe vajzave në familje (1956) ;
Psikologjia për shkollat e mesme (1959) ;
Letërsia për fëmijë (1961, 1964, 1966, 1975, 1983) ;
Psikologjia për shkollat e larta (bashkëautor 1965, 1985, 1987) ;
Mbi rrugët e perfeksionimit të sistemit të sotëm të edukatës familjare (1966) ;
Politika dhe Pedagogjia (1967) ;
Tradita dhe probleme të letërsisë shqipe për fëmijë (1971) ;
Shënime mbi historinë e mendimit pedagogjik shqiptar (1972) ;
Burimet e letërsisë shqipe për fëmijë (1978) ;
Shkrime mbi letërsinë për fëmijë (1978) ;
Studime mbi problemin e metodave të të mësuarit në shkollë (1978) ;
Didaktika (bashkëautor 1986) ;
Drejt enigmave të psikikës së njeriut (1989) ;
Psikologjia Sociale (1990) ;
Sekreti i talentit (1998).

Mirënjohje

Profesor
Anëtar i Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë
Laureat i Çmimit të Republikës
Laureat i Urdhërit "Naim Frashëri"
"Qytetar Nderi" i Qarkut te Beratit
Laureat i Titullit "Mjeshter i Madh"

Front Cover 



Një nga ish studentet  e tij në Institutin e Lartë Pedagogjik të Elbasanit, Kozeta (Këze) Zylo që jeton tashmë në SHBA kujton në një letër dërguar të bijës së profesorit të nderuar: »Unë kam qënë me fat që kam patur një profesor, akademik, shkrimtar nga më të shquarit, ku me punën e tij kolosale, ka bërë emër në fondin e figurave të intelektualëve të shquar në botë. Kurrë, kurrë, nuk do ta harroj Profesorin tim të respektuar në vitin 1975-1977, kur jepte leksione në Universitetin e Elbasanit, i cili në atë kohë kishte ardhur me « dënim » nga lart. Oh, sa e vuante Profesori im atë dënim, e bashkë me të dhe ne studentët e tij, por që ai kurrë nuk e shprehte…edhe pse ne e psikologjisnim në leskionet e tij ! Ai kishte një seriozitet dhe një ndershmëri të rrallë, dhe ne studentët e atij brezi mezi e prisnim orën e tij, sepse elokuenca e tij, dashamirësia e tij, dinte të prekte zemrat e mijëra studentëve që ai mësoi dhe edukoi. Personalisht e kam proesorin më të shtrenjtë, një mik ndër më të mirët, jo vetëm pse na jepte vlerësimin që meritonim, por mësova shumë prej figurës së tij madhore ».
 Këtu në këto rreshta nuk mund të jap të plotë figurën e prof. Bedri Dedes dhe të veprës së tij që i kalon të 100 vëllimet. Natyrisht, jam i ndërgjegjëshëm se bashkëshortja e tij, Pandora, studjuese e letërsisë, apo fëmijët e tij, ose nipërit dhe mbesat e tij dhe të afërmit, do të thonë, pasi ta lexojnë këtë shkrim se nuk kam thënë këtë pjesë të personalitetit të tij, ose nuk kam theksuar çaste të forta të jetës së tij dhe se kam harruar gjëra të rëndësishme. Por u premtoj atyre se do bëj gjithçka për të mbajtur shënime, për t'i dëgjuar këtu në Zvicër, në Shqipëri, në Kosovë, në Itali, në Greqi, në Kanada, në Amerikë, kudo që ndodhen.

Bedri Dedja ka shkruar në shumë zhanre të letërsisë dhe me tepër sukses. Shumë nga veprat e tij kanë marrë çmime Republike dhe janë përkthyer në  vende të ndryshme të botës.  Ai ka shkruar  vepra letrare në të gjitha gjinitë. I janë ribotuar gjashtëdhjetë e një herë librat për fëmijë. Mund të përmendim midis të tjerave :  « Përralllat e Zvicrës », « Shkollae pyllit », « Tregimet e Gjyshe Pastërtores », « Heroizmat e Fatbardh Pikaloshit », « Si u bënë katër çiliminj biznesmenë », « Patoku në plazh », « Bariu i vogël në mal të thatë », « Përrallat njëmbëdhjetëkatëshe », « Përralla e shpatave të arta », « Kërcënimi i thonjve kozmikë », « « Artan Burizani dhe çeta e tij », romanet e tij « Republika e 1100 çudirave » , « Kalamajtë e Pallatit tim », « Met partizani », « Alarmet e qytetit Sdikuisht », « Kacimisri rreth globit », « Qyteti me tri kështjella », « Nëpër korridoret e thella të Jonit ». Romani i tij « Një udhëtim i rrezikshëm » është botuar në shumë gjuhë dhe është në listën e nderit të Organizatës Ndërkombëtare të Letërsisë për Fëmijë. Mjaft prej librave të Prof. Bedri Dedja janë botuar edhe  në SHBA,  në Francë, në Greqi, në Zvicër, në Rumani, në Kinë, në Rusi, e gjetkë nëpër botë.

 Vështrimi i tij i qartë dhe gjallëria e tij prej një psikologu të shquar dhe një pedagogu të pashembullt, kanë qënë një kartë e fortë për prof. Bedri Dedja për të paraqitur në një mënyrë të thjeshtë dhe shumë karakteristike mendimet e tij në librat dhe studimet e shumta për fëmijët dhe të rriturit. « Nëpër ravat e jetës », kujtimet e tij, janë një mesazh optimist për jetën dhe për njerëzit që ai i donte dhe për të cilët nuk rreshti asnjë ditë së shkruari, apo medituari.  Librat e prof. Bedri Dedes « Letërsia për fëmijë për shkollat pedagogjike », « Traditat dhe problemet e letërsisë shqiptare për fëmijët », « Shkrime për letërsinë për fèmijët », disa qindra artikuj të tij përdoren në shkollat dhe institutet kërkimore dhe janë aktuale. Ai ka përkthyer e botuar tridhjetë vepra të letërsisë klasike botërore dhe ruse për fëmjë, në prozë dhe poezi.  Përmbledhja « Rrëfenjat e Zvicrës » që është një botim dygjuhësh : shqip dhe frëngjisht, është një pjesë e kujtimeve dhe rrëfenjave që prof. Bedri Dedja ka shkruar për këtë vend të vogël, tërheqës, të njerëzve punëtorë, mikpritës, si Zvicra. Në Zvicër ai ka ardhur herë pas here dhe e ndjente veten të qetë për të shkruar, për të mbajtur konferenca, sidomos për të  rinjtë shqiptarë nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe viset, që e kanë zgjedhur këtë vend isi atdheun e tyre të dytë. Ai u nguliste atyre në mendje, me elokuencën e tij të pashembullt, se duhet të respektojnë ligjet dhe zakonet e Zvicrës, si edhe zviceranët respektojnë traditat dhe gjuhën shqipe dhe të popujve të tjerë, duke u dhënë atyre mundësi të mësojnë dhe të flasin në gjuhën e tyre amtare. Bedri Dedja jo më kot shprehej: "Më i lumtur nga të gjithë do të jetë ai popull, i cili më mirë se çdo gjë tjetër do të mësojë fëmijët e vet, do të dijë të pasurojë mendimin dhe t'u japë drejtimin ndjenjave të tyre". Edlira Dedja, e bija e konsideron këtë thënie një amanet të madh të cilin dëshiron ta çojë më tej.
Prof. Bedri Dedja  ka dhënë mësim pedagogjinë dhe psikologjinë në shumë Universitete dhe institucione kërkimore shqiptare, ka dhënë një ndihmesë për shkollën dhe historikun e saj, për arsimin dhe edukatën, për psikologjinë shoqërore.Ai ka mbajtur konferenca jashtë shtetit, në dy kongrese evropiane të psikologjisë dhe ka qënë ftuar në kongreset e XXIV, XXV, XXVI dhe XXVII botërorë të psikologjisë. Ai kishte marrë letra dhe ftesa për veprimtari shkencore ndërkombëtare nga Danimarka, Irlanda, Suedia, Afrika e Jugut, Kolumbia, Belgjika, Spanja, Kanadaja, Amerika, Meksika, Portugalia, Holanda, Rusia etj, etj. Prof. Bedri Dedes i janë botuar studime të veçanta të karakterit pedagogjik e psikologjik, si dhe vepra letrare në Amerikë, Francë, Zvicër, Greqi, Rumani, Kinë, Rusi e gjetiu. Njëzet e katër vepra pedagogjike, psikologjike dhe histori-pedagogjike mbajnë autorësinë e tij. Është bashkautor në njëzetë e shtatë vepra të këtyre profileve. Dhe kur e pyesnin miqtë dhe dashamirët e shumtë, ish-studentët e tij : « Si e sheh të ardhmen ? », prof. Bedriu me atë pamjen e tij fisnike përgjigjej : « Të bukur, të trazuar, të hijshme, të trishtuar : është koha e dhimbjeve dhe gëzimeve më të mëdha për rilindjen e Shqipërisë ! »

Dhe ai vazhdon të ecë nëpër rava, me mendimin  dhe këshillat e tij, duke lënë si mesazh besimin se Shqipëria dhe shqiptarët do të ecin në rrugë të mbarë, solidarë, të përkushtuar për kombin dhe brezat e ardhëshëm të një vendi të vogël, por me njerëz punëtorë, fisnikë dhe fqinjë të denjë e të respektuar.

"Xhaxhi" Bedriu iku, por na la pas kujtimin e njeriut të mirë, të urtë, të dashur për fëmijët e tij dhe vocërakët kudo, për njerëzit që e donin dhe i donte në Shqipëri, Kosovë, Toronto, Sunio, Gjenevë, Nëshatel, Nju Xhersi, Fier, Durrës, Berat, Korçë  e kudo.Ai më la kujtimin e bukur te « Rravat e jetës » me botimin e letrave të mija që i kisha dërguar në prill 1978 dhe korrik 1979, me kujtimet e tij për tim atë dhe me shënimin kuptimplotë : «Fredit, Rozës, Gentit dhe Nausikës, një tabllo për jetën tonë, me shumë dashuri ». Më tej vjen firma e tij karakteristike që nuk do ta shoh më të hidhet në letër. (11.06.2001). Vepra poliedrike, shkencore dhe letrare e Bedri Dedes, do të jetojë për brezat e ardhshëm si një vlerë e madhe e kulturës sonë Kombëtare.

Do të dëshironin të ishin sot mes nesh me tufa lulesh në duar dhe të përuleshin para kujtimit të shkrimtarit, publiçistit, pedagogut, profesorit, akademikut Bedri Dedja edhe dhjetëra miq nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Diaspora: ish studentë, mësues e pedagogë, shkrimtarë për fëmijë e të rritur. Secili prej tyre ka se ç’të kujtojë e të tregojë për Bedriun: shokë të fëmijërisë, bashkënxënës të të ndjerit mësues të talentuar gjakovar Ismet Shaqiri në shkollën e lagjes Parrucë të Shkodrës, ku studjoi edhe Bedriu;  bashkëgjimnazistë në qytetin e Durrësit; bashkëstudentë në  Institutin Pedagogjik Shtetëror në Moskë; ish-studentët të profesorit njëzetekatërvjeçar dhe të parit Dekan të Fakultetit Histori-Filologji; ish-kolegë dhe studentë të Institutit të Lartë Pedagogjik në Elbasan, ish-kolegë e bashkëpunëtorë të Profesor Bedrit, zëvendësministër i Arsimit dhe Kulturës, të Prof. Bedriut themelues dhe drejtor i Institutit të Studimeve Pedagogjike, të Bedriut Akademik, njerit prej bashkëthemeluesve të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe i pari sekretar shkencor i saj,  të publicistit  Bedri Dedja, themelues  e drejtues për disa vjetë i gazetës “Mësuesi” dhe i disa revistave për fëmijë… Madhështia e tij duket edhe nga një numër i vogël shkrimesh të tij dhe të bashkëbiseduesve të tij, që do t’u japim më poshtë. Ato janë shumë pak në morinë e 130 veprave dhe qindra e qindra artikujve që ka hartuar Bedri Dedja gjatë viteve... Bedri Dedja gjithashtu ka qenë anëtar i Redaksisë së përgjithshme për hartimin e Fjalorit Enciklopedik Shqiptar (1985) si dhe bashkëautor dhe redaktor përgjegjës i botimit të Akademisë së Shkencave dhe Ministrisë së Arsimit, Historia e Arsimit dhe e Mendimit Pedagogjik Shqiptar Vol. I (2003)



 
...Shpresoj të vijë një ditë që Kombi im të ndriçohet nga  Yjet...


”...Shpresoj të vijë një ditë që Kombi im të ndriçohet nga Yjet si Bedri Dedja; atëhere do të zhduket terri përgjithmonë, pllakosur në shekuj...”
Kozeta Zylo


ed 


Edlira Dedja :“Presidenti i Planetit të Kuq”
Roman fantastiko - shkencor i shkrimtarit kolosal Bedri Dedja, që në libraritë tona është bë « The Bestseller » i letërsisë shqiptare për fëmijë
.



Në radhë të parë, desha të falenderoj të gjithë pjesëmarrësit, miqtë dhe të ftuarit që kanë ardhur nga të gjitha anët e Zvicrës për të kujtuar njeriun e shtrenjtë, profesorin e paharruar, shkrimtarin e dashur për fëmijë apo Mikun e Madh të të gjitha brezave, Bedri Dedja.
Në rradhë të dytë, desha të falenderoj miqtë dhe bashkëpunëtorët qe kontribuan për organizimin me aq përkushtim e dashuri të këtij takimi përkujtimor, Zotin Mahir Mustafa, zonjën Saime Isufi, z. Belual Bajrami, z.Premtim Hajdari e bashkësinë shqiptre të kantonit të Neuchâtelit, zonjën Drita Kelmendi dhe fëmijët e shkollës shqipe. Po ashtu, do të desha të falenderoj miqtë që na nderuan me pjesëmarrjen e tyre e mbi të gjitha, artisten e madhe shqiptare, bilbilin e këngës shqipe Vaçe Zela dhe familjen e saj si dhe balerinin e mirënjohur shqiptar të skenave ndërkombëtare, Enkel Zhuti, për pjesëmarrjen e tyre në këtë takim të paharruar.

Përpara se të flas për librin e fundit të Bedri Dedjes, romanin e mrekullueshëm për fëmijë « Presidenti i Planetit të Kuq », do të desha t’i bëj një falenderim të veçantë z. Premtim Hajdari, që me aq dashuri e përkushtim, me aq profesionalizëm të lartë realizoi përgatitjen grafike të këtij libri, i cili për nga paraqitja konkuron me shumë botime të tjera në Shqipëri e Kosovë.

Unë nuk kam dëshirë ta prezantoj sot romanin përpara jush, duke i bërë një analizë klasike . Idetë e mia mbi librin do t’i gjeni kur ta shfletoni atë ; kur të shihni mënyrën si është botuar, kur të lexoni hyrjen që kam shkruar vetë. Unë s’mund të flas dot për këtë libër pa provuar emocione të mëdha. Midis rradhëve të « Presidentit të Planetit të Kuq » unë rigjeta përsëri zërin dhe shpirtin e tim eti. Aty kuptova me të vërtetë se fjala « vdekje » humbiste kuptimin e saj të vërtetë. Ajo mund të merrte me vete vetëm krijuesin, por kurrësesi veprën e tij.

Unë e kam ende të gjallë në memorie zërin e Bedri Dedjes, që dikur më fliste me një gjuhë të bukur prej fëmije, duke u ulur së bashku me mua në botën e ëndrrave të bashkëmoshatarëve të mij...Zërin dhe shpirtin e tij e rigjeta kur morra për herë të parë në duar dorëshkrimin e romanit dhe midis lotëve, vura buzën në gaz sapo lexova fjalitë e para. Mund të them me bindje të plotë se shpirti i tij mbeti deri ditët e fundit i dlirë e i pastër, si ai i një fëmije : E kam përpara syve Bedri Dedjen, shpeshherë të qetë dhe të menduar por jo rrallë edhe me sytë që i ndrisnin kur hynte në botën e fantazisë dhe imagjinatës së tij të rrallë ; atëhere kur ishte vërtet ëndërrimtar dhe i paparashikueshëm…

Dëshira ime sot, është që këtë libër ta prezantoj përpara jush me disa vlerësime që i kanë bërë lexuesit e parë, që kanë patur rastin ta marrin në dorë përpara se të shpërndahet.

Dhe jo pa qëllim, po e nis me letrën që më dërgoi Gazetarja e RAI-t për emisionet e gjuhes shqipe, znj. Caterina Zuccaro :

“E nderuar zonja Dedja
Miku im Rando Devole me tha se deshironi qe ta nisim perkthimin në
italisht te romanit te babajt tuaj Bedri Dedja "Presidenti i Planetit
te kuq", te cilin e kam lexuar me te vertete me shume dëshirë, pa mundur të shkëputem deri në faqen e fundit. Për vlerat e tij artistike si dhe për mesazhet e mëdha që përcjell tek lexuesi, unë do t’ju rekomandoja të kontaktojmë Edicionin « Mondadori »… etj »

Përkthyesi i gjuhës rumune Z. Sherban Tabaku, shkruan:

“E nderuar Znja Dedja,

Romani “Presidenti i Planetit të Kuq” eshte gati i perkthyer por mendoj ta shfletoj edhe një herë për korigjimet e fundit, me qëllim që të dalë po aq i bukur edhe në gjuhen rumune. Ky liber mu duk me i bukuri prej te gjithëve qe ka shkrojtur Z.Dedja e megjithese nuk jam femije nuk kisha durim te shikoja si perfundonte romani. Më vjen keq që ndodhem larg e s’mund të marr pjesë në konferencën përkujtimore që organizohet për të nderuar kujtimin e shkrimtarit të madh Bedri Dedja, i cili ëndërron me aq pasion qe të gjithe femijet e planetit Toke te jetojne sa më te lumtur; që te mos eksistojë më uria, varferia, urrejtja, luftrat pa kuptim e fëmijët analfabetë, tek të cilët do të vazhdojnë të përfitojnë njerëz të tillë si Usta i Paudhi. 

Toke te jetojne sa më te lumtur; që te mos eksistojë më uria, varferia, urrejtja, luftrat pa kuptim e fëmijët analfabetë, tek të cilët do të vazhdojnë të përfitojnë njerëz të tillë si Usta i Paudhi. Më vjen keq që ndodhem larg e s’mund të marr pjesë në konferencën përkujtimore që organizohet për të nderuar kujtimin e shkrimtarit të madh Bedri Dedja, i cili ëndërron me aq pasion qe të gjithe femijet e planetit Toke te jetojne sa më te lumtur; që te mos eksistojë më uria, varferia, urrejtja, luftrat pa kuptim e fëmijët analfabetë, tek të cilët do të vazhdojnë të përfitojnë njerëz të tillë si Usta i Paudhi. Te rroni e ta kujtoni, jo vetem si familje e shoqëri shqiptare, por ta kujtojnë të gjithe femijet e planetit Toke, të cilët, shkrimtari i madh Bedri Dedja deshiron ti shikoje qe atje lart te gezuar, me librin shume interesant qe u ka dedikuar me aq dashuri, në duart e tyre.
Sherban”

Mjeku zviceran Roger Gubser, i cili e njeh mirë gjuhën shqipe, ka shkruar:

“Zonja Dedja Bytyçi,

E kam lexuar librin që më dhuruat brënda jë kohe rekord.

Ky roman i babait tuaj ëshhtë një manifest i vërtetë kushtuar fëmijëve.

Unë mendoj se duhet të përkthehet sa më shpejt në gjuhën frënge, që të kenë mundësi ta lexojnë të gjithë fëmijët edhe këtu në Zvicër e në Francë.

Dua të nënvizoj se jam mrekulluar me gjuhën e bukur shqipe e me fjalorin e pasur të saj. Por gjëja që më ka bërë më shumë përshtypje është humanizmi i madh i atit tuaj, idetë e tij aq përparimtare dhe shpirti i tij vizionar. Më vjen keq që s’kam mundur ta takoj për së gjalli, aq më tepër kur mësoj që ka ardhur disa herë këtu, në Zvicër...”

Kritiku i letërsisë shqipe nga Prishtina, Zoti Mustafë Xhemajli, shkruan:

“E nderuara Edlira!
Po ju njoftoj se më 5 mars ,në orën 10,30 minuta, në emisionin për femijë e të rinj në Radiotelevizionin e Kosovës, do të transmetohet një emision i veçantë për Bedri Dedjen...
Unë, me një grup fëmijësh, kujtojmë Bedri Dedjen. E së bashku flasim dhe promovojmë kryeveprën e tij, PRESIDENTI I PLANETIT TE KUQ, duke lexuar edhe pjesë nga ky roman i mrekullueshëm fantastiko shkencor.”

Pa mundur t’i përmbledh këtu të gjitha përshtypjet reth romanit të ri, të doja që fjalën ta mbyll me nja dy fragmente nga letrat e shumta që marr herë pas here nga lexues, miq, ish nxënës të tim eti të shtrenjtë, Bedri Dedja.

Më 15 prill 2008, Eni nga Gjermania shkruan:

”Nderim dhe respekt te thelle per kete mik te shquar te femijeve. Librat e tij ishin hapesira te pafund per ne, femijet e “realizmit socialist”. Une i kam lexuar te gjitha librat e tij dhe here pas here lexoj disa faqe nga libri “Kalamajte e pallatit tim”, megjithese jam ne moshen dyzet vjecare. Une jetoj larg atdheut, por kete liber e kam marre me vete dhe e kam vene midis librave te tjere ne biblioteken time personale. Padyshim eshte romani me i bukur i shkruar nga jeta e perditeshme e femijeve shqiptare.”

14 Gusht 2008, Nora nga Suedia shkruan :

Jeni me i miri dhe shume respekt per ju prof.Bedri DEDJA!

Ndërsa gazetarja Kozeta Zylo, një nga ish nxënëset e tij në Institutin e Elbasanit, më shkruan nga New York-u:

”...Shpresoj të vijë një ditë që Kombi im të ndriçohet nga Yjet si Bedri Dedja; atëhere do të zhduket terri përgjithmonë, pllakosur në shekuj...”


Prof. BEDRI DEDJA: KRIJUES, STUDIUES E BOTUES SHUMËPLANËS, AUTOR I SHQUAR I SHEKULLIT XX

Nga: Prof.as.Dr. MURAT GECAJ



Lirika nuk është një konvencion i instrumentimit magjepsës të Orfeut. Ajo është një gjendje, një formë, një përmbajtje, një shprehësi shumëplanëshe me një rezonancë të palimituar figurative, ku fjalët tejshtyhen përtej planit fjalorik dhe anës konotative. Qysh ku francezi Bodler do të botonte ‘Spleen”, poetika botërore do të njihte një tjetër diskurs, jo vetëm për faktin se Bodler ishte emfatik ne poezinë e tij, por edhe estetikisht vargu njohu një hop cilësor.
Në kujtimet e jetës së tij, Prof. Bedri Dedja ka shënuar se lindi më 20 nëntor 1930. Aty shprehej se “unë ndjehem krenar që linda në Korçë, në djepin e arsimit kombëtar laik, në Korçën që ishte…mbretëreshë e artit dhe e shkencës, trimëreshë e atdhetarizmit në kohët që shkuan dhe në kohën e sotme”. Gjimnazin e mbaroi në Durrës, më 1949, kurse Shkollën e Lartë në Moskë, më 1953, në dy degë njëkohësisht: psikologji-pedagogji dhe letërsi për fëmijë.

Së pari, e emëruan pedagog për psikologjinë dhe historinë e pedagogjisë në Institutin e Lartë Pedagogjik të Tiranës. Siç ka shkruar vetë, aty “ndezi gjeneratorët e ambicies fisnike profesionale”. Rreth 40 vjet rradhazi ka punuar pedagog i psikologjisë në shkollat e larta të vendit. Prandaj ishte e natyrshme, kur ai kujtonte me kënaqësi të natyrshme, se: “Edhe sot më thonë ish-studentët e mi, pas disa dekadave, se kam ligjëruar bukur në auditor, që në vitet e para të Institutit”.

Me ndarjen e fakulteteve në ILP të Tiranës dhe krijimin e dy dekanateve të reja, kur ishte vetëm 24 vjeç, prof. Bedri Dedja u emërua dekan i Fakultetit Histori-Filologji. Në atë periudhë, ai kishte nisur të bënte emër me shkrimet e tij në shtypin e kohës dhe si veprimtar i rinisë. Kështu, në verën e vitit 1954 e dërguan për pushime me një grup fëmijësh në Varna të Bullgarisë dhe më 1957 ishte në Moskë me delegacionin shqiptar, në Festivalin Botëror të Rinisë dhe më 1962, po në një festival të tillë, në Finlandë. Më pas u ftua të merrte pjesë dhe në Kongresin e Parë të Psikologëve Sovjetikë etj. Me krijimin e Universitetit të Tiranës, më 1957, plot pasion dha leksionet e psikologjisë, në Fakultetin e Historisë e të Filologjisë.

2.

Në vitin 2001 u vu në qarkullim libri me kujtime i prof. Bedri Dedjes, me titullin tërheqës “Nëper ravat e jetës”. Në hyrjen e tij njëfaqëshe, ndër të tjera, autori shkruante:

“”Nëpër ravat e jetës”! Kështu më është dukur më e arsyeshme që ta quaj librin tim të kujtimeve. Sipas “Fjalorit të gjuhës shqipe”…fjala “ravë” ka kuptimin e rrugëve të dhive në mal, ose të gjurmëve në borë. Më është dukur se rrugët e mia të jetës ngjasojnë më shumë me “ravat”. Sidoqoftë, këtë do ta dëshmojë më mirë lexuesi, i cili, besoj, do ta trajtojë me dashamirësi këtë libër…”.

Më kishte treguar Profesori i paharruar se librin e mësipërm e kishte dërguar në shyp dhe prisja me padurim daljen e tij. Pas vonesave të njohura të botimeve tona, më në fund, ai pa dritën e botimit. Për këtë gjë, më njoftoi menjëherë dhe shkova ta përgëzoja. Përpra më vuri librin e tij të ri, si dhuratë për miqësinë tonë 45-vjeçare, ku kishte bërë dhe një shënim me fjalë aq të ngrohta e dashamirëse. Menjëherë vura re kënaqësinë e madhe, që ndjente dhe njëfarë lehtësimi shpërtëror. Kjo ishte e natyrshme, sepse në ato 525 faqe ai ishte “rrëfyer” përpara lexuesve, si në asnjë libër të tijin të mëparshëm.

Siç shkruante në kujtimet e veta, në prill-maj 1945, ai kishte nxjerrë revistën e fëmijëve të qarkut të Durrësit, “Flamurtari i vogël”, që i kishte shërbyer si shkolla e parë në fushën e publicistikës dhe botimeve, pra e “nxiti drejt letërsisë së vërtetë”. Më tej, ndër faqet më interesante janë dhe ato, që ka përshkruar periudhën e punës si kryeredaktor i parë i gazetës arsimore-kulturore “Mësuesi”, që nga viti 1961, kur doli si botim i Ministrisë së Arsimit dhe Kulturës. Në numrat e parë të asaj gazete, pra kur isha ende student, nisa të botoja aty dhe unë shkrimet e mia modeste. Si dhe mjaft mësues e bashkëpunmëtorë të tjerë, kurdohere gjeta te Prof.Bedriu mbështetje, nxitje e dashamirësi, si publicist e padagog i talentuar që ishte.

Në librin e mësipërm autori ka përmendur me emër sa e sa kolegë e bashkëpunëtorë të tij, ka sjellë në kujtesë gjithë ato episode interesante nga jeta e tij e pasur me veprimtari të shumta pedagogjike, arsimore, krijuese, publicistike, shkencore etj.

Sigurisht, ky libër i prof. Bedri Dedjes u mirëprit nga lexuesit tanë të dhënë pas letërsisë dokumentare, nga miqtë e të njohurit e tij të shumtë në Shqipëri, në Kosovë e më gjerë. U botuan dhe artikuj vlerësimi nga lexuesit e studiuesit tanë në shtypin tonë, si në gazetat “Mësuesi”, “Drita” etj. Tani, që këtë pedagog, shkrimtar dhe studiues të mirënjohur nuk e kemi më ndërmjet nesh, që nga data 13 prill 2003, ndiejmë se vlerat e këtij libri rriten, bashkë me mallin e pashuar të familjarëve dhe të të afërmve, kolegëve gazetarë dhe të fushës së arsimit, të ish-studentëve të panumërt dhe të gjithë atyre, që e kanë njohur ose kanë shfletuar krijimet e tij të rralla.

Veprimtaria e prof. Bedri Dedjes në fushën e shtypit pedagogjik pati hapësira të mëdha me shkrimet e tij të shumta dhe me vlera pedagogjike-psikologjike në gazetën “Mësuesi”, si dhe në revistën “Arsimi Popullor”. Vetë u kujdes që, me okelion Biblioteka e “Mësuesit”, të publikoheshin shkrime me sa më shumë vlera për arsimin kombëtar shqiptar dhe sidomos për historinë e tij. Veçanërisht ai i dendësoi punën studimore-pedagogjike dhe botimet në këtë drejtim, pas emërimit të tij më 1965, drejtor i Institutit të Studimeve dhe Botimeve Shkollore. Një vit më pas botoi librin “Mbi rrugët e perfeksionimit të sistemit të sotëm të edukatës familjare”. Më vonë atë e dërguan drejtor i Drejtorisë së Studimeve dhe Botimeve Shkollore, në Ministrinë e Arsimit e Kulturës. Në mbarimin e vitit 1970 e caktuan në detyrën e zv.ministrit të Arsimit e Kulturës, nga u largua në nëntor 1972.

Me fillimin nga puna të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, më 6 dhjetor të atij viti, atë e ngarkuan me detyrën e sekretarit shkencor të saj. Këtë detyrë e kreu mbi dy vjet, me ndërgjegje të plotë dhe aftësi të lartë profesionale. Më pas edhe prof. Dedjen e përfshiu “vala” e shkurtimeve dhe e qarkullimeve “vullnetare” për në bazë. Kështu, më 25 gusht 1975 nisi punën pedagog në ILP të Elbasanit (tani Universiteti “A.Xhuvani”). Pas disa ecejakeve e shqeteësimeve të njohura për kohën, prof. Bedri Dedja mundi të kthehej familjarisht nga Elbasani dhe në qershor 1980 e nisi punën përsëri pedagog në Universitetin e Tiranës.

3.

Bedri Dedja është shkrimtari më prodhimtar dhe më popullor i letërsisë shqipe për fëmijë, veprimtari të cilën e nisi që në rini. Ka krijuar e botuar dhjetëra vepra origjinale për fëmijë dhe 33 përshtatje e përkthime, nga letërsia klasike botërore për moshat e vogla dhe të reja. E kush nuk i ka lexuar veprat e tij të njohura, si: “Heroizmat e fatbardh Pikaloshit”(1954), “Kalamajt e pallatit tim”,“Një udhëtim i rrezikshëm”, “Shkolla e pyllit”(që më 1970 mori “Çmimin e Republikës”), “Republika e 1.100 çudirave”, “Qyteti me tri kështjella”, “Përrallëmadhja” etj. Shumica e tyre janë ribotuar disa herë në Shqipëri e në Kosovë dhe janë përkthyer në gjuhë të huaja. Vetëm gjatë qëndrimit me punë në qytetin e Elbasanit, botoi tre romane për fëmijë, një novelë fantastike-shkencore e dy poema, një vëllim me kritika letrare, shkroi dy drama që u shfaqën në teatrin “Skampa” etj.

Kujtim i paharruar për të ishte vizita e parë në Kosovë, që e bëri në vitin 1973. Një miku i tij kosovar, poeti Agim Deva do t’i dërgonte, shumë vite më vonë, një libër me autografin-vjershë, ku ndër të tjera thoshte: “A të kujtohet, xhaxhi Bedri,/ kur i shndërronim vargjet në fëmijë,/ ne të dëshronim këtu në Kosovë,/ ne na dëshroje në Shqipëri…”. Pas çlirimit të saj, bile dhe pak ditë para se të vdiste, e vizitoi disa herë Kosovën dhe kudo u mirëprit me dashuri për meritat e shumta të tij, si pedagog, shkrimtar e studiues. Veçanërisht, ishte i respektuar nga personalitete të tillë, si prof. Rexhep Qosja-Akademik, prof. Pajazit Nushi e të tjerë.

Prof.Dedja, si mjaft intelektualë bashkëkohës, ishte mjaft i lodhur nga jeta dhe i ngarkuar nga krijimtaria intensive. Por gjithnjë mbeti me vullnet të çeliktë dhe i papërkulur. Kështu, nuk iu nda punës dhe veprimtarisë krijuese, letrare e shkencore, duke qenë një ndër anëtarët e bashkëpunëtorët më aktivë të Akademisë së Shkencave, të Ministrisë së Arsimit e Shkencës, Institutit të Studimeve Pedagogjike dhe Lidhjes së Shkrimtarëve e Artistëve. Kujtojmë këtu, p.sh., se në vitin 2003 u botua vepra madhore “Historia e Arsimit dhe e Mendimit Pedagogjik Shqiptar”, ku ai ishte autor kryesor dhe përgjegjës i redaksisë. Kam pasur fatin që, në atë periudhë të jetës, të bashkëpunoj me të. Gjithëherë, ndieja aftësitë e tij të rralla dhe horizontin e gjërë, taktin e punës në kolektiv e tjera.

Po kështu, në kuadrin e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, ai drejtoi redaksinë e arsimit për ripunimin e “Fjalorit Enciklopedik Shqiptar”; kryesoi bordin e vlerësimit të botimeve letrare-publicistike për fëmijë, pranë MASH, ku gjithashtu kam bashkëpunuar me të etj. Ishte kryetar i Shoqatës Mbarëshqiptare të Psikologëve dhe kryetar nderi i Shoqatës Mbarëshqiptare të Shkrimtarëve për fëmijë e të rinj. Gjithashtu, ishte bashkëpuntor pranë Universitetit të Kembrixhit për hartimin e biografive të njerëzve të shquar dhe emri i tij renditet ndërmjet anëtarëve të Lidhjes Botërore të Shkencave Pedagogjike. Për arsye financimi, i mbeti pa realizuar projekti për organizimin e Kongresit të Parë Mbarëshqiptar të Psikologëve.

Prof. Bedri Dedja ka botuar mjaft vepra shkencore dhe tekste për shkollat e larta në fushën e pedagogjisë, psikologjisë dhe historisë së arsimit e të mendimit pedagogjik shqiptar, ndër të cilët përmendim librin “Sekretet e talentit”. Ka marrë pjesë në shumë tubime kombëtare e ndërkombëtare, ku janë shqyrtuar probleme të ndryshme të psikologjisë e pedagogjisë dhe të letërsisë për fëmijë etj. Është për t’u shënuar se edhe në Kongresin e Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe (Tiranë, 1972) lexoi punimin e tij, me temë: “Rreth akselerimit psikik dhe ndikimit të tij në mësimin e gjuhës letrare”.

Për të krijuar një përfytyrim më të plotë për veprimtarinë e gjerë krijuese e botuese të Prof.Bedri-Dedjes, përmbledhurazi, po japim disa të dhëna. Kështu, ai ka botuar 4 novela për fëmijë (që nga “Heroizmat e Fatbardh Pikaloshit”), 10 vëllime me tregime e përralla (që nga “Përralla popullore për kafshët”), 9 vëllime me vjersha e poema (që nga “Numrat”), 13 romane e 2 pjesë teatrore për fëmijë (që nga “Shoku i braktisur” dhe deri te “Presidenti i Planetit të Kuq”-2006), 3 libra publicistikë (“Biseda me pionierët”-1986 ; “Nëpër ravat e jetës – Kujtime”-2001 ; “Duke ecur kontinenteve - Përshtypje udhëtimesh”- 2004) dhe 13 libra për fëmijë të përkthyer nga rusishtja. Po kështu, ka botuar 14 studime dhe vepra shkencore (autor e bashkautor), në fushën e arsimit dhe edukimit e me tematikë shoqërore, deri te “Sektreti i talentit” (1998).

Megjithëse në moshën mbi 73-vjeçare, kishte shumë plane për botime të reja. Ai pohonte: “Kam dosjet e krijimeve, që kam përgatitur plotësisht ose jo për t’i botuar si libra më vete. E nuk janë pak, janë me mijëra faqe, që edhe i përfshin edhe nuk i përfshin bibliografia ime. Midis tyre do të përmend disa, që presin radhën në arkivin tim:

-“Përgjigjet e kohës” (shkrime dhe pamflete politike);

-“Vota ime për çështjen kombëtare shqiptare”(shkrime dhe pamflete);

-“Psikologjia në fokus” (Mikroenciklopedi I);

-“Edukata, kjo magjistrticë”(Mikroenciklopedi II);

-“Letërsia e mbretërve dhe letërsia e ushtarëve” (shënime kritike-letrare);

-“Biografia ime në tregime” (novelëza për të rriturit);

-“Stacionet e poezisë” (vjersha për të rritur, seleksionimi i poezive më të mira) etj.”

Ishte kënaqësi e veçantë për të gjithë ish-kolegët e ish-studentët, bashkëpunëtorët dhe të njohurit e shumtë dashamirë të tij, që në prill 2009, më rastin e 5-vjetorit të ndarjes së Prof. Bedri Dedjes përgjithnjë nga ne, të përurohej në kryeqytetin Tiranë një tjetër vepër dinjitoze e tij për fëmijë. Ajo mban titullin “Presidenti i Planetit të Kuq” dhe u botua me kujdesin e së bijës, Edlira Dedja-Bytyçi.

Në nëntor të vitit 2000, pra në përvjetorin e lindjes, Presidenti i Republikës i dha prof. Bedri Dedjes-Akademik, titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”. Më parë, ishte nderuar dhe me “Çmimin e Republikës” dhe me mjaft dekorata e çmime të tjera: për jetën e shkrirë në shërbim të arsimit kombëtar, për letërsinë dhe shkencën shqiptare. Prandaj emri dhe vepra e tij do të mbeten përherë të gjalla në kujtesën e brezave tanë.

ed 

Fjala e Edlira Dedjes në Konferencën përkujtimore për Bedri Dedjen

Në radhë të parë, desha të falenderoj të gjithë pjesëmarrësit, miqtë dhe të ftuarit që kanë ardhur nga të gjitha anët e Zvicrës për të kujtuar njeriun e shtrenjtë, profesorin e paharruar, shkrimtarin e dashur për fëmijë apo Mikun e Madh të të gjitha brezave, Bedri Dedja.
Në rradhë të dytë, desha të falenderoj miqtë dhe bashkëpunëtorët qe kontribuan për organizimin me aq përkushtim e dashuri të këtij takimi përkujtimor, Zotin Mahir Mustafa, zonjën Saime Isufi, z. Belual Bajrami, z.Premtim Hajdari e bashkësinë shqiptre të kantonit të Neuchâtelit, zonjën Drita Kelmendi dhe fëmijët e shkollës shqipe. Po ashtu, do të desha të falenderoj miqtë që na nderuan me pjesëmarrjen e tyre e mbi të gjitha, artisten e madhe shqiptare, bilbilin e këngës shqipe Vaçe Zela dhe familjen e saj si dhe balerinin e mirënjohur shqiptar të skenave ndërkombëtare, Enkel Zhuti, për pjesëmarrjen e tyre në këtë takim të paharruar.

Përpara se të flas për librin e fundit të Bedri Dedjes, romanin e mrekullueshëm për fëmijë « Presidenti i Planetit të Kuq », do të desha t’i bëj një falenderim të veçantë z. Premtim Hajdari, që me aq dashuri e përkushtim, me aq profesionalizëm të lartë realizoi përgatitjen grafike të këtij libri, i cili për nga paraqitja konkuron me shumë botime të tjera në Shqipëri e Kosovë.

Unë nuk kam dëshirë ta prezantoj sot romanin përpara jush, duke i bërë një analizë klasike . Idetë e mia mbi librin do t’i gjeni kur ta shfletoni atë ; kur të shihni mënyrën si është botuar, kur të lexoni hyrjen që kam shkruar vetë. Unë s’mund të flas dot për këtë libër pa provuar emocione të mëdha. Midis rradhëve të « Presidentit të Planetit të Kuq » unë rigjeta përsëri zërin dhe shpirtin e tim eti. Aty kuptova me të vërtetë se fjala « vdekje » humbiste kuptimin e saj të vërtetë. Ajo mund të merrte me vete vetëm krijuesin, por kurrësesi veprën e tij.

Unë e kam ende të gjallë në memorie zërin e Bedri Dedjes, që dikur më fliste me një gjuhë të bukur prej fëmije, duke u ulur së bashku me mua në botën e ëndrrave të bashkëmoshatarëve të mij...Zërin dhe shpirtin e tij e rigjeta kur morra për herë të parë në duar dorëshkrimin e romanit dhe midis lotëve, vura buzën në gaz sapo lexova fjalitë e para. Mund të them me bindje të plotë se shpirti i tij mbeti deri ditët e fundit i dlirë e i pastër, si ai i një fëmije : E kam përpara syve Bedri Dedjen, shpeshherë të qetë dhe të menduar por jo rrallë edhe me sytë që i ndrisnin kur hynte në botën e fantazisë dhe imagjinatës së tij të rrallë ; atëhere kur ishte vërtet ëndërrimtar dhe i paparashikueshëm…

Dëshira ime sot, është që këtë libër ta prezantoj përpara jush me disa vlerësime që i kanë bërë lexuesit e parë, që kanë patur rastin ta marrin në dorë përpara se të shpërndahet.

Dhe jo pa qëllim, po e nis me letrën që më dërgoi Gazetarja e RAI-t për emisionet e gjuhes shqipe, znj. Caterina Zuccaro :

“E nderuar zonja Dedja
Miku im Rando Devole me tha se deshironi qe ta nisim perkthimin në
italisht te romanit te babajt tuaj Bedri Dedja "Presidenti i Planetit
te kuq", te cilin e kam lexuar me te vertete me shume dëshirë, pa mundur të shkëputem deri në faqen e fundit. Për vlerat e tij artistike si dhe për mesazhet e mëdha që përcjell tek lexuesi, unë do t’ju rekomandoja të kontaktojmë Edicionin « Mondadori »… etj »

Përkthyesi i gjuhës rumune Z. Sherban Tabaku, shkruan:

“E nderuar Znja Dedja,

Romani “Presidenti i Planetit të Kuq” eshte gati i perkthyer por mendoj ta shfletoj edhe një herë për korigjimet e fundit, me qëllim që të dalë po aq i bukur edhe në gjuhen rumune. Ky liber mu duk me i bukuri prej te gjithëve qe ka shkrojtur Z.Dedja e megjithese nuk jam femije nuk kisha durim te shikoja si perfundonte romani. Më vjen keq që ndodhem larg e s’mund të marr pjesë në konferencën përkujtimore që organizohet për të nderuar kujtimin e shkrimtarit të madh Bedri Dedja, i cili ëndërron me aq pasion qe të gjithe femijet e planetit Toke te jetojne sa më te lumtur; që te mos eksistojë më uria, varferia, urrejtja, luftrat pa kuptim e fëmijët analfabetë, tek të cilët do të vazhdojnë të përfitojnë njerëz të tillë si Usta i Paudhi. 

Toke te jetojne sa më te lumtur; që te mos eksistojë më uria, varferia, urrejtja, luftrat pa kuptim e fëmijët analfabetë, tek të cilët do të vazhdojnë të përfitojnë njerëz të tillë si Usta i Paudhi. Më vjen keq që ndodhem larg e s’mund të marr pjesë në konferencën përkujtimore që organizohet për të nderuar kujtimin e shkrimtarit të madh Bedri Dedja, i cili ëndërron me aq pasion qe të gjithe femijet e planetit Toke te jetojne sa më te lumtur; që te mos eksistojë më uria, varferia, urrejtja, luftrat pa kuptim e fëmijët analfabetë, tek të cilët do të vazhdojnë të përfitojnë njerëz të tillë si Usta i Paudhi. Te rroni e ta kujtoni, jo vetem si familje e shoqëri shqiptare, por ta kujtojnë të gjithe femijet e planetit Toke, të cilët, shkrimtari i madh Bedri Dedja deshiron ti shikoje qe atje lart te gezuar, me librin shume interesant qe u ka dedikuar me aq dashuri, në duart e tyre.
Sherban”

Mjeku zviceran Roger Gubser, i cili e njeh mirë gjuhën shqipe, ka shkruar:

“Zonja Dedja Bytyçi,

E kam lexuar librin që më dhuruat brënda jë kohe rekord.

Ky roman i babait tuaj ëshhtë një manifest i vërtetë kushtuar fëmijëve.

Unë mendoj se duhet të përkthehet sa më shpejt në gjuhën frënge, që të kenë mundësi ta lexojnë të gjithë fëmijët edhe këtu në Zvicër e në Francë.

Dua të nënvizoj se jam mrekulluar me gjuhën e bukur shqipe e me fjalorin e pasur të saj. Por gjëja që më ka bërë më shumë përshtypje është humanizmi i madh i atit tuaj, idetë e tij aq përparimtare dhe shpirti i tij vizionar. Më vjen keq që s’kam mundur ta takoj për së gjalli, aq më tepër kur mësoj që ka ardhur disa herë këtu, në Zvicër...”

Kritiku i letërsisë shqipe nga Prishtina, Zoti Mustafë Xhemajli, shkruan:

“E nderuara Edlira!
Po ju njoftoj se më 5 mars ,në orën 10,30 minuta, në emisionin për femijë e të rinj në Radiotelevizionin e Kosovës, do të transmetohet një emision i veçantë për Bedri Dedjen...
Unë, me një grup fëmijësh, kujtojmë Bedri Dedjen. E së bashku flasim dhe promovojmë kryeveprën e tij, PRESIDENTI I PLANETIT TE KUQ, duke lexuar edhe pjesë nga ky roman i mrekullueshëm fantastiko shkencor.”

Pa mundur t’i përmbledh këtu të gjitha përshtypjet reth romanit të ri, të doja që fjalën ta mbyll me nja dy fragmente nga letrat e shumta që marr herë pas here nga lexues, miq, ish nxënës të tim eti të shtrenjtë, Bedri Dedja.

Më 15 prill 2008, Eni nga Gjermania shkruan:

”Nderim dhe respekt te thelle per kete mik te shquar te femijeve. Librat e tij ishin hapesira te pafund per ne, femijet e “realizmit socialist”. Une i kam lexuar te gjitha librat e tij dhe here pas here lexoj disa faqe nga libri “Kalamajte e pallatit tim”, megjithese jam ne moshen dyzet vjecare. Une jetoj larg atdheut, por kete liber e kam marre me vete dhe e kam vene midis librave te tjere ne biblioteken time personale. Padyshim eshte romani me i bukur i shkruar nga jeta e perditeshme e femijeve shqiptare.”

14 Gusht 2008, Nora nga Suedia shkruan :

Jeni me i miri dhe shume respekt per ju prof.Bedri DEDJA!

Ndërsa gazetarja Kozeta Zylo, një nga ish nxënëset e tij në Institutin e Elbasanit, më shkruan nga New York-u:

”...Shpresoj të vijë një ditë që Kombi im të ndriçohet nga Yjet si Bedri Dedja; atëhere do të zhduket terri përgjithmonë, pllakosur në shekuj...”



Thane per Akademik Prof.dr.Bedri Dedja[1]( 1930 - 2004 )


Alfred Moisiu 
       “babai” i letërsisë për fëmijë
       …Bedri Dedja është një emër i nderuar i letrave dhe arsimit shqiptar, personalitet i kulturës dhe shkencës sonë, “babai” i letërsisë për fëmijë, siç e kanë cilësuar me të drejtë për së gjalli; ai është i pranishëm në ballë të bibliotekave të mbarë shqiptarëve; romanet, librat me poezi e rrëfenjat, përkthimet nga letërsia botërore, janë të shumta e cilësore; ato kanë ushqyer dhe edukuar me ndjenjën e dashurisë dhe solidaritetit shoqëror, me frymën e atdhetarizmit dhe bukurisë artistike të shqipes mijëra e mijëra lexues, anembanë vëndit.


Rexhep Qosja
       Krijuesi i pavdekshëm
       Bedri Dedjen e kam njohur edhe para se të shkoja në Tiranë, në vitin 1970: e kam njohur permes prozave të tij për fëmijë që në Kosovë ishin sjellë prej profesorëve, të cilëve u ishte bërë e mundur të shkojnë në Shqipërinë shtetërore pas vendosjes së mardhënieve kulturore midis Shqipërisë dhe Kosovës. Mbas këtij viti, në Tiranë do të shkojë edhe shumë herë të tjera dhe gjithnjë, kur kthehesha në Prishtinë, kisha me vete vepra të reja të Bedri Dedjes. Si të mos kisha? Bedri Dedja ishte krijues shumë i lexuar e shumë i dashur dhe njëkohësisht, krijues shumë i frytshëm. Ai ishte krijues i tregimeve, i përrallave dhe i romaneve për fëmijë, por ai ishte edhe kritik e studiues i gjithë letërsisë shqipe për fëmijë. Bedri Dedja ishte, kështu, krijues me prirje të gjithanshme. Si cilësia ashtu edhe numri i veprave të tij letrare dhe shkencore e dëshmojnë një të vërtetë tashmë të pranuar nga studiuesit e psikologjisë së krijimtarisë: e dëshmojnë të vërtetën se përkushtimi ndaj krijimtarisë artistike e asaj shkencore, apo artistike dhe shkencore njëkohësisht është përbërës i domosdoshëm i dhuntisë së madhe krijuese.
       E Bedri Dedja ishte krijues me dhunti të madhe krijuese.
       Në veprën e tij shumëvëllimshme letrare dhe studimore janë bashkuar vlera e lartë artistike e shkencore dhe vlera e madhe humaniste. Janë këto dy cilësi që veprën e një krijuesi e bëjnë të përhershme, kurse krijuesin e saj të pavdekshëm.


Hamit Beqja
       mendimtar erudit ... një shëmbull i rendimenti të lartë në punë...
       …Psikolog, pedagog, historian i arsimit dhe i pedagogjisë, kulturolog, mendimtar erudit, shkrimtar i shquar për fëmijë, një shëmbull i rendimenti të lartë në punë: me të drejtë Bedri Dedja konsiderohet si dekani i letërsisë së sotme shqiptare për fëmijë. Në këtë fushë ai na shfaqet tejet i gjithanshëm – krijues, teoricien cilësor, kritik, historian. Hartues i mbi 60 veprave letrare, midis të cilave shquhen “Heroizmat e Fatbardh Pikaloshit”, “Një udhëtim i rrezikshëm”, “Kalamajtë e pallatit tim”, “Republika e 1100 çudirave”, etj. Në Shqipëri Bedriu është një figurë popullore, por atë e njohin mirë edhe jashtë truallit amë, kudo që ka shqiptarë e në vënde të tjera.
       Me kthjelltësi të rrallë mendimi, me një të folur të qartë e të shtruar, të rrjedhshëm e të këndshëm, shquhej në komunikimin me të gjithë, që nga kolegët e deri tek lexuesit e vegjël, fëmijët.


Agim Deva
       ... kolosi, themeluesi dhe babai i modernitetit në letërsinë tone për fëmijë...
       …Bedri Dedja (1930-2004) është kolosi, themeluesi dhe babai i modernitetit në letërsinë tone për fëmijë, të cilin do ta nderojmë për një kohë të gjatë, sepse puna e tij shënon një epokë kthesash të mëdha. Prej tij kemi mësuar se letërsia shkruhet edhe ndryshe…


Pajazit Nushi
       ... prijëtar në pavarësimin e shkencës psikologjike shqiptare ...
       …Bedri Dedja u bë prijëtar në pavarësimin e shkencës psikologjike shqiptare. Krijues si ai janë njëkohësisht edhe dëshmitarë të asaj pikëpamjeje, sipas së cilës, të menduarit krijues në shkencë dhe në art kanë pikëtakim dhe, në kushte të veçanta, shfaqen si në njërin, ashtu edhe në lëmin tjetër krijues.


Astrit Bishqemi
       ... një nga themeluesit dhe shtyllat e letërsisë për fëmijë ...
       …Akademiku Bedri Dedja ka qënë një nga themeluesit dhe shtyllat e letërsisë për fëmijë të pasçlirimit. Ishte një personalitet shumëplanësh: poet e prozator, përrallëtar e tregimtar, dramaturg, novelist e romancier, përkthyes e kritik, studiues e teoricien i letërsisë shqiptare për fëmijë. Fitues i shumë çmimeve letrare, mbajtës i “Çmimit të Republikës” dhe titullit “Mjeshtër i Madh i Punës”, Bedri Dedja është vlerësuar gjithashtu nga Qëndra Ndërkombëtare e Biografive në Kembrixh, duke zënë një vend nderi në vëllimin XVI të biografive, si një nga autorët më të shquar të shekullit XX.


Agim Shehu
       Të tillë, brezat do ta kujtojnë gjithmonë përpara tyre.
       Bedri Dedja ka fatin e njerëzve, të cilët jetën e këputur e zgjatin me emrin që lënë. E kisha pedagog Fakulteti e ai ishte vetëm katër vjeç më i rritur se studenti (më pas, e takoi studentin - punëtor Metalurgjie, mbuluar çizmet me baltë e sytë, gati në përlotje i morën një ndriçim qielli në fytyrë njeriu).
       Qe koha kur njeriut për të mbijetuar i duhej të tkurrej sadopak. Por ai, tërë jetën, si mësues e si shkrimtar, me fjalën e tij ushqeu rritjen dhe lulëzimin e njeriut. I përkushtuar tërë jetën diturisë e artit, ai arriti që të krijonte mbretërinë e Fjalës së vet, prej nga buronte humanizëm e çiltërsi. Me inteligjencën e veçantë në sytë e ëmbël e me fisnikëri të bukur në shpirt ai ruante përfytyrimin e figurës që u takon të gjithëve. Në letërsi, ai jo rastësisht na foli nga bota e fëmijëve, sepse vetë, edhe i rritur kish’ diçka prej fëmijë në qënien e tij. Duke përshkruar jetën e brishtë të të vegjëlve, tërthoraz i thoshte dhe shoqërisë së rritur që ta ruante çiltërsinë fillestare të njeriut nga shtrëmbërimi i mundshëm i shpirtit në diktaturë. Në tërë krijimet e tilla që la, nëpër rreshtat e librave ecte fëminija e tij, e cila Bedriun e mbante përdore, si një fëmijë të rritur me të qeshurën e të vegjëlve në buzë.
       Të tillë, brezat do ta kujtojnë gjithmonë përpara tyre.


Ilinden Spase
       ... shëmbulli i një njeriu virtuoz, me një kapacitet të jashtëzakonshëm intelektual. ...
       …Me punën e tij të gjithanshme drejtuese e krijuese, ai ishte shëmbulli i një njeriu virtuoz, me një kapacitet të jashtëzakonshëm intelektual. Në çdo çast ai punonte, edhe kur pinte kafe, edhe kur shëtiste ; mëndja e tij për shkollën, për arsimin, për edukimin e fëmijëve e të brezit të ri, do të mendonte. Dhe s’kishte si të ndodhte ndryshe, kur tashmë, në laboratorin e punës së tij krijuese numërojmë mbi 70 vepra pedagogjike, të dala nga dora e tij e që kanë luajtur një rol të madh në zhvillimin e arsimit tonë kombëtar ; mbi 60 vepra për letërsinë për fëmijë dhe po aq përkthime nga klasikët botërorë. Nga duart e tij kanë dalë me qindra artikuj publicistikë, të shpërndara në shtypin e kohës e që mbushin bibliografinë e tij me një numër prej 2000 zërash. E kjo është vetëm pjesa e dukshme e krijimtarisë, ndërsa ajo e padukshmja, si korrespondencat, reçensat, studimet, raportet, etj. mund të kapin edhe aq vëllime sa janë botuar…


Gëzim Tushi
       Gjithë jetën në libër, pranë librave, penës, fjalës dhe miqve.
       …Kultura e gjërë poliedrike e Prof. Bedri Dedes ishte rezultat i një pune skrupuloze, sistematike, e cila filloi që kur u ul në bankën e shkollës, si nxënës dhe deri sa mbylli sytë. Gjithë jetën në libër, pranë librave, penës, fjalës dhe miqve. Kaq shumë kulturë kishte, saqë ishte njëri nga njerëzit, tek i cili personaliteti i tij autoritar dhe kultura ishin bërë një dhe të pandarë. Ishte vështirë të dalloje te Profesor Bedri Dedja, se ku fillonte kultura e akumuluar nga të tjerët dhe ku fillonte kultura që buronte prej personaliteti të tij. E gjithë qënia e tij rrezatonte kulturë. . . Prof. Bedri Dedja nuk ishte vetëm letrar, shkencëtar dhe akademik : ai njëherësh ka qënë qytetar me vlera dhe i spikatur. . Ai ishte njeriu me dinjitet, i fortë përballë dallgëve, burrëror dhe konstant në vlerat si qytetar. Tek ai ishin bashkuar bukur dimensioni i shkencëtarit me qytetarin, pa asnjë sforcim. Kjo ka qënë mbase edhe vlera më e madhe e tij si njeri i dijes, i inteligjencës, i popullit…


Hysen Sinani
       ... mbetet novator ...
       …Bedri Dedja, që në vitet e ngurtësisë më të madhe të konformizmit të përgjithshëm komunist, mendonte se edukimi njerëzor i fëmijëve vinte shumë më përpara edukimit ideologjik të tyre. Bënin sikur nuk e vinin re, ose nuk dinin ta lexonin siç duhej, kjo është një çështje e personalitetit të tij : ndonëse akademik, nuk u deformua nga asnjë sforcim tendencash politike…Në fillim e deri në fund të viteve 80-të, kur eksperimentit komunist kishte nisur t’i rrëzoheshin një e nga një panciret e ndryshkura, me të cilat kishte shushatur për vite me rradhë të pamësuarit dhe të paditurit, Bedri Dedja ishte në harmoni me mendimin e ri të bijve të tij dhe të miqve të tyre, se këtij sistemi i kishte ardhur fundi. Ai ishte një pedagog dhe shkrimtar humanist, më tepër se moralist…veprat e tij mund ta vërtetojnë lehtësisht se sa ishte dhe mbetet novator ky anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë…


Ferhat Cakaj
       ... model i Njeriut të Mirë ... luftëtar i paepur për progres ...
       …Tani, ne kemi në dorë veprën pesëdhjetë-vjeçare të Prof. Beri Dedes, krenarinë që Ai do të rrojë mes nesh si model i Njeriut të Mirë, studiuesit e shkrimtarit, pedagogut, luftëtarit të paepur për progres, me vështrim përherë tek e ardhmja e shoqërisë dhe e atdheut tonë të dashur.


Llambro Mallamas
       …Një shkrimtar i madh e i talentuar shqiptar…
       …Një shkrimtar i madh e i talentuar shqiptar… e sidomos e madhe është puna e Bedri Dedes në fushën e letërsisë për fëmijë dhe problemeve të ndryshme të rinisë…


Francis Cousin
       ... su représenter brillamment et avec distinction le génie albanais ...
       …Membre de l’Académie des Sciences à Tirana, Prof. Bedri Dedja a su représenter brillamment et avec distinction le génie albanais au travers de sa féconde activité littéraire qui réserve une place spéciale aux besoins de l’enfance. Fin connaisseur et ami de la Suisse, il a apporté sa contribution au renforcement des liens d’amitié entre nos deux pays par le biais de ses écrits.


Viron Kona
       ... yll i pashuar i letërsisë për fëmijë. ...
       …Bedri Dedjen nuk e kemi më midis nesh, por e ndjejmë përherë pranë nëpërmjet librave të tij të mrekullueshëm. Ndodh si me yjet, që ndonëse ndodhen miliarda kilometra larg nesh, edhe kur shuhen, vazhdojnë të na dërgojnë dritën e tyre. Bedri Dedja mbetet një yll i pashuar i letërsisë për fëmijë. Ai vazhdon të përhapë dhe të dërgojë dritë vezulluese, ngrohtësi, mirësi dhe dashuri njërëzore, mesazhe paqeje dhe humanizmi, veçanërisht te lexuesit e vegjël, që ai i donte aq shumë dhe që u kushtoi pjesën më të madhe të jetës dhe të energjisë krijuese.


Shpresa Vreto
       ... zërin i tij atëror u thotë ngadalë: “Na ishte njëherë”. ...
       …Sivjet xhaxhi Bedriu do të mbushte 74 vjet. Por u nda nga jeta kaq papritur. Ai mbetet i gjallë mes librave të tij. Po, lexues të vegjël, është aty, mes fletëve, si një personazh i gjallë dhe me zërin e tij atëror u thotë ngadalë: “Na ishte njëherë”. . . Po, ja se kush…Një njeri i mirë, i dashur, një mësues dhe mik besnik i fëmijëve: Bedri Dedja.


Moikom Zeqo
       ... “babai” i Fatbardh Pikaloshit ...
        …Shuhet Bedri Dedja, “babai” i Fatbardh Pikaloshit, i cili nuk mundi ta përdorë në kohë shkopin e tij magjik, për t’i ridhënë jetë krijuesit të tij ...


Alma Mile
       ... të rriturit ndjehen jetimë ...
       …Të gjithë ata të rritur, që dikur harroheshin pas aventurave të Fatbardh Pikaloshit, me fyej magjikë e katallanë, dje janë ndjerë nga pak jetimë… Babai i letërsisë për fëmijë dhe akademiku Bedri Dedja është ndarë nga jeta…


↑ Bedri Dedja NË ENCIKLOPEDI


↑ Burrshtetas shqiptar; Alfred Moisiu NË ENCIKLOPEDI. Pjesë e nxierru nga Albeuropa, Romë
↑ Akademik shqiptar; Rexhep Qosja NË ENCIKLOPEDI. Pjesë e nxierru nga Albeuropa, Romë
↑ Akademik shqiptar; Hamit Beqja NË ENCIKLOPEDI. Pjesë e nxierru nga Albeuropa, Romë
↑ Shkrimtar shqiptar; Agim Deva NË ENCIKLOPEDI. Pjesë e nxierru nga Albeuropa, Romë. Pjesa e plotë gjenden tek gazeta e drejtpërdrejtë Hrmesnew; Peshku pa ujë, nëse na japin lejen do ta marrim edhe ne.
↑ Akademik shqiptar; Pajazit Nushi NË ENCIKLOPEDI. Pjesë e nxierru nga Albeuropa, Romë
↑ Astrit Bishqemi NË ENCIKLOPEDI. Pjesë e nxierru nga Albeuropa, Romë
↑ Poet shqiptar Agim Shehu NË ENCIKLOPEDI. Pjesë e nxierru nga Albeuropa, Romë
↑ Prof.dr. Ilinden Spase NË ENCIKLOPEDI. Pjesë e nxierru nga Albeuropa, Romë
↑ Gëzim Tushi NË ENCIKLOPEDI. Pjesë e nxierru nga Albeuropa, Romë
↑ Hysen Sinani NË ENCIKLOPEDI. Pjesë e nxierru nga Albeuropa, Romë
↑ Ferhat Cakaj NË ENCIKLOPEDI. Pjesë e nxierru nga Albeuropa, Romë
↑ Kritik letrar grek, Llambro Mallamasj NË ENCIKLOPEDI. Pjesë e nxierru nga Albeuropa, Romë
↑ Ambasador zvicëran, Francis Cousin NË ENCIKLOPEDI. Pjesë e nxierru nga Albeuropa, Romë
↑ Viron Kona NË ENCIKLOPEDI. Pjesë e nxierru nga Albeuropa, Romë
↑ Shpresa Vreto NË ENCIKLOPEDI. Pjesë e nxierru nga Albeuropa, Romë
↑ Moikom Zeqo NË ENCIKLOPEDI. Pjesë e nxierru nga Albeuropa, Romë
↑ Alma Mile NË ENCIKLOPEDI. Pjesë e nxierru nga Albeuropa, Romë


--------------------------------


Duke “gërmuar” këto ditë në arkivin e tij të pasur,  papritur ndesha në tre fletore të zverdhura por të ruajtura me kujdes. Në faqen e parë të sejcilës prej tyre, me një shkrim të bukur, të qartë e me gërma të mëdha, lexova:  “Ditari i Babës”…. Sot kam dëshirë që disa fragmente të këtij ditari, kësaj dëshmie të rrallë dashurie prindërore (që mund të quhet pa frikë edhe një traktat shkencor e pedagogjik mbi artin e të rriturit të fëmijës si dhe një guidë e pazëvëndësueshme për të gjithë prindërit e rinj), ta bëj të njohur e ta ndaj me miqt’ e mi si edhe me lexuesit që do të marrin në duar librin e kujtimeve, botuar me rastin e 80 vjetorit, për ta ilustruar edhe këtë pjesë, ndoshta të panjohur të personalitetit të tij. Nëpërmjet këtyre rreshtave, gjithkush mund ta kuptojë se sa fatlume kam qënë të isha bija e këtij babai dhe nga ana tjetër, se sa të vështirë e kam tashmë të jem larg Tij…

Edlira Dedja
Zvicër, shtator 2010


ﺹ ﺹ ﺹ

     27/01/61
     Sonte, në ora 9.30 të darkës lindi Edlira, çupa dhe fëmija ime e parë dhe e shumëpritur, bukuroshja e babit.

     3/02/61
     Shtëpia duhet pregatitur për festën e madhe. Babaj po punon. Për ty dhe për mamin ai u detyrua të mësojë shumë zanate: të bëhet zdrukthëtar, bojaxhi, sobaxhi, xhamaxhi… Shtëpia shkëlqen. Babi është shumë i lumtur! Tani një dëshirë: këtë ditar babaj e shkruan për ty, Edlira! Ti mund ta lexosh kur të rritesh dhe ti ruan të drejtat e autorit në emër të babajt tënd. Në rast se ky ditar ka qoftë dhe një gram «balsam» për prindërit e cfilitur nga dëshira për t’i edukuar denjësisht fëmijët e vet, jepe ta lexojnë… Ky ditar ka dhe një dosje me një tubë letra të shkruara. Aty përshkruhet parahistoria e jote, ceremonia, jehona e gëzimit…Kjo tubë letrash mbetet prona e  jote personale, e trashëguar nga prindërit. Ne, babi dhe mami yt, kemi dhënë kontributin tonë modest që përveç konceptit « trashëgimi në para, në pasuri të tundshme e të patundshme të prindërve për bijtë e tyre » të të lëmë nga pas një pasuri tjetër. Dashurinë për vëndin dhe popullin tone të mrekullueshëm, përpjekjet tona për lulëzimin e tij. Në këtë kuptim, ne jemi pasanikët më të mëdhenj e më të lumtur në botë. Në rast se ne do të arrijmë të ta lemë ty këtë trashëgim denjësisht, do të jemi prindërit më fatbardhë…


     9/02/61
     Mami më shkruan (nga materniteti, shënimi im E.D.) se ngandonjëherë, pasi pi gji, ty të shkon buza vesh më vesh…Babi yt në të njëjtën kohë lexonte leksionet e psikologjisë në Universitetin Shtetëror të Tiranës, prandaj atij i pëlqente të shprehej me terma psikologjike : Edlira, që javën e parë ka filluar të jetojë çastet e emocioneve të kënaqësisë.

     11/02/61
     Edlira në shtëpi! Babit po i vjen festja vërdallë…Prindërit shpeshherë e kujtojnë lindjen e fëmisë vetëm si një bukuri të rrallë romantike… Telashet dhe shqetësimet që të sjell fëmija nuk mund t’i përfytyroka para kohe as imagjinata e shkrimtarit që ka shkruar përralla nga më fantastiket… Përgjegjësia për rritjen dhe edukimin e mirë të fëmisë është më e rëndë se përgjegjësia e ministrit!

     12/02/61
     Pavllovi, në teorinë e vet mbi veprimtarinë e lartë nervore, bën fjalë mbi «pikat dezhurne» ose «pikat roje» që krijohen në koren e trurit të nënës pas lindjes së fëmisë. Po e shpjegoj: bubullimat dhe të shtënat e topave nëna mund të mos i dëgjojë në gjumë, kurse rënkimin, sado të vogël të të porsalindurit, e dëgjon dhe zgjohet menjëherë. Ky fenomen ngjet në sajë të pikave roje të kores, të cilat gjatë kohës së gjumit mbeten të nxitura. U mora pak me teori për të bërë një thirrje: Baballarë! Mjaft keni kthyer kurrizin! Mjat keni fjetur! Mjaft keni emigruar me jorgan në kurriz dhe jastëk në dorë nëpër dhomat e tjera, për t’i shpëtuar emisioneve të „ muzikës së pakërkuar“! Nëna është një heroinë, po një heroinë shumë delikate, e cila në çdo moment ka nevojë për heroin me fizik më të  fortë, por jo për dezertorin. Unë votoj për kërkesën që „pikat roje“ të Pavllovit të krijohen edhe në koren tonë mashkullore e „aq delikate“ të trurit!
     …………………

     17/02/61
     Kam filluar të hekuros rregullisht pelenat e çupës. Çudi! Përpara unë përtoja të hekurosja edhe pantallonat e mija! Më duket se kështu sigurohet më mirë lumturia e fëmijëve tanë të sotëm. Kjo lumturi do të jetë aq më e madhe dhe më e sigurt, sa më shumë të shtohet numri i baballarëve që hekurosin me gjithë qejf pelenat e fëmijëve të tyre të porsalindur. Lumturia e njeriut sigurohet, sipas mëndjes sime, nga faktorë dy farësh: objektivë dhe subjektivë. Të parët janë vendimtarë. Këtu hyn jetesa materiale, puna, ambjenti, familja, rrethi shoqëror, sukseset, etj. Në të dytët hyjnë karakteri, cilësitë morale, humori, zakonet, etj. Të dy farët e faktorëve nuk duhen nënvleftësuar. P.sh. njeriut, objetivisht mund t’i sigurohet lumturia, por ai nga natyra dhe karakteri është egoist dhe nuk kënaqet kurrë. Pra, si qëndron puna? Fëmijëve tanë lumturinë objektivisht ja siguron në rradhë të parë familja. Këtu loz rol edhe unë që hekuros pelenat e çupës, lot rol edhe nëna që nuk po kursen shëndetin dhe gjumin për fëminë. Ndërsa subjektivisht, lumturia sigurohet nga edukata e mirë. Prindër të shtrenjtë! Në rast se doni që fëmijët tuaj të jenë të lumtur, i edukoni ata me durim, me urtësi, me këmbëngulje! Fëmijët egoistë, kapadainj, frikacakë, nevrikë, sentimentalë, që arrijnë moshën e pjekurisë me këto vese, do ta kenë zor ta arrijnë lumturinë në shoqërinë e së ardhmes.

     20/02/61
     Regjimi për fëminë e porsalindur është themeli prej beton-armeje i asaj ndërtese që quhet edukatë dhe disiplinë. Shpeshherë nuk është e lehtë t’ia vendosësh fëmisë regjimin. Edlira qan. Arsyen e vajit ajo ta shpjegon vetëm me vajin e saj. Ec e kuptoje këtë gjuhë, e cila me një melodi dhe me një rrokje shpreh gjithçka! Në këto çaste lind rreziku për ta prishur regjimin e të pirit. Kam lexuar librin e një nëne amerikane. Ajo këshillon që regjimi të mos ndiqet me saktësi të verbër (d.m.th. në ora tre, ose bjer e vdis) e as me liberalizëm të tepruar.


     22/02/61
     Detyra e prindit është që të studjojë me vëmëndje psikologjinë, pedagogjinë dhe mjeksinë,  për të rritur fëminë si duhet. Por kurrë nuk duhet injoruar dhe urtësia popullore. Disa thonë p.sh., «mos i mësoni fëmijët me të tundur ! ». Sigurisht, mos i tundni fëmijët si të çmëndur, sepse kjo i trullos ata dhe dëmton organet e tyre ende të pastabilizuara, ende në zhvillim e sipër. Edlirën ne e tundim lehtë, kur nuk e merr gjumi. Të tundurit është një ngacmues lëvizor monoton. Ky ngacmues monoton të vë në gjumë, sipas teorisë së Pavllovit. Nënat me përvojë thonë se fëmisë i duhet dhënë pak kamomil. Mjekët të ndalojnë kategorikisht. Këtu ka një kontradiktë. Kontradiktore janë edhe pasojat e kamomilit: disa thonë se ai të qetëson por edhe të jep bark, kur teprohet në të përdorur. Por mund të ketë edhe pasoja të tjera. Atëhere pra, çdo gjë me masë, në kohën e duhur dhe gjer në çastin kur pushon të bëjë efekt pozotiv… Prindërit duhet të bëhen vetë mjekë të fëmijëve të tyre (nuk kam aspak dëshirë të mohoj rolin e pediatrit, por edhe nuk dua, nga ana tjetër, që prindërit të mbeten „injorantë“ dhe për çdo puçër të vrapojnë si të çmëndur e me flokë pa krehur te mjeku). E vërteta mbetet e vërtetë: këshillat që të japin të tjerët për rritjen e fëmisë janë të kundërta e shpesh nuk përputhen me njëra-tjetrën; njëri thotë „e bardhë“ e tjetri thotë „e zezë“… Mos të harrojmë edhe një detaj shumë interesant: njerëzimi ekziston prej qindra mijëra vjetësh; miliarda e qindra miliarda  fëmijë janë rritur në gjithë botën e megjithatë, nuk ka ende një „Kanun të patundshëm mbi rritjen e fëmijëve“, ku çdo këshillë të ketë saktësinë dhe vërtetësinë e formulës matematike. Pra, njerëzimi që po fluturon në kozmos, do ta kishte shkruar edhe një kanun të tillë, po të ishte kjo një punë relativisht e re. Foshnja e porsalindur është një personalitet me organizëm dhe veti individuale. Ja sepse për rritjen e saj nuk duhet zbatuar vetëm ajo që është e përgjithshme në përvojën e njerëzve, por edhe ajo përvojë individuale që grumbullojnë prindërit që nga momenti i lindjes së fëmijës. Ja sepse unë mendoj që prindërit duhet të bëhen mjekë të durueshëm të fëmijëve të tyre…

     26/02/61
     Nesër Edlira mbush muajin. Unë, me kënaqësi vërej se si në ditët e fundit të muajit të parë të jetës ajo ka filluar të jetojë edhe me ndjenja : nëna e përgëzon dhe ajo qesh e kënaqet. Sa interesante! Që tani, ajo nuk jeton vetëm me emocione por edhe me ndjenja njerëzore! Këtu fillojnë të lidhen nyjet e saj të mardhënieve me njerëzit që e rrethojnë… Sot vura re që Edlira nuk di vetëm të qajë, por edhe të nxjerrë zë në çaste ekstaze foshnjore. Shenjë e mirë: kordat e zërit janë në rregull… Në muajin e parë vë re formimin e refleksit «për tu ngritur“. Sapo e ëma i vë një dorë ne gjoks dhe tjetrën në shpatullën e djathtë, Edlira i jep trupit përpjetë…
     …………………………

     8/03/61
     Pandora për herë të parë i bëri banjo çupës me duart e saj të emocionuara pa masë. Gëzimi ynë arriti kulmin. Ky gëzim ish i pastër, si ujët e kulluar në burim. Nga ky gëzim unë nuk prisja, por doja të dilja sa më parë për të ndezur një cigare… Sa emocione përjetoka nëna e varfër për të fituar, si të thuash, shprehitë e thjeshta për ta larë e për ta veshur foshnjën e vogël. Është edhe kjo një shkollë e rëndë me «provime» të tmershme, të cilat mund t’i kalosh vetëm duke u bërë ujë në djersë të ftohta…

     *  *  *
     Një ditë Pandora vërejti:
     -  A e di?
     Sa herë që e vështroj çupën për një kohë të gjatë e me vëmëndje, bindem se më ngjet e tëra mua… Unë buzëqesha dhe i thashë se në një konkluzion të tillë kam aritur edhe unë, kur e kam vështruar gjatë dhe me vëmëndje, por veç në konkluzion të kundërt…sikur më ngjet e tëra mua!

     15/03/61
     Ngjarje shumë e shënuar:
     Pardje, të henën, Lirka nisi nga gugat:
     «ëëëëë», «gë-gë»… Babi-psikolog, për siguri, konsultohet edhe një herë me literaturën e zanatit… Shënjat janë të mira. Zakonisht, fëmijët i fillojnë «gugat» nga muaji i dytë. Lirka e jonë i nisi pasi mbushi gjashtë javë, në javën e shtatë… Dje dhe sot ja kam dëgjuar më pak zërin. Më pëlqen shumë kur më vështron e përqëndruar Unë e përkëdhel, ajo buzëqesh. Syve të saj në këto çaste i çfaqet një hijeshi e rrallë. Bukur, shumë bukur buzëqesh Edlira!
     ……………………………

     18/03/61
     Lirka fle rehat në ajër të pastër. Kënaqet kur ne e çojmë në park. Çudi se sa shumë nisi të stabilizohej gjumi fill pas shëtitjeve të para. Mua dhe nënës na duket se pas kësaj, çupës filloi t’i ndërrohet edhe çereja : një ngjyrë e hollë trëndafilije nisi t’i çfaqej në mollëzat e faqeve… Sot, për herë të parë, Lirka kaloi në gjumë me karrocë sheshin « Skënderbeg » të Tiranës deri te Materniteti. Nënës i ka rënë një taksirat shumë i madh: iu sëmur gjiu i djathtë nga një çiban. Ah, nëna… nëna! Vuajtjet e saj mua më bëjnë ta admiroj, ashtu si të vjetrit admironin perëndeshat. Nëna është një çelik me zemër të madhe njeriu. Për sakrificat që duhen bërë për fëmijët ne, baballarët, duhet t’i kemi ato si mësueset tona më të shtrenjta. Ja, skena që nuk do të më shlyhet kurrë nga mëndja: Nëna vuan nga dhimbja e tmershme e gjirit. Plaga në vetvete është tragjedi ndijimesh dhimbjeje. Megjithatë, gjiri i duhet dhenë fëmijës që të mos bllokohet qumështi, pasi kjo mund te sjellë një rrezik e një komplikacion edhe më të madh. Çibani ka majisur thimthin dhe i ka ngushtuar shumë kanalet e tij. Fëmija grindet, sepse nuk kënaqet. Qan dhe nduk thimthin. Nënës i trefishohen dhimbjet : çibani, të ndukurit, rreziku i bllokimit të qumështit, ulurimat e fëmisë…Megjithatë, ajo i jep të voglës; lotët i lajnë fytyrën, i qullin rrobat fëmijës, dhëmbët kafshojnë buzët… durimi është shumë i madh. E ku ka durim guri, sa nëna!... Unë rri dhe e vështroj këtë skenë dhe më rrenqethet trupi! Dua të iki larg ulurimave e lotëve…Po ndalem me zor, se ndryshe dal burracak. Kjo është e vetmja gjë që mund të bëjë babaj në këto momente të llatarshme. Se mund të bëjë më shumë, nuk besoj. Nëna vuan të vetën dhe babaj të vetën. Kjo është, pa dyshim, shprehje e padrejtësisë së pamëshirshme dhe të pandreqshme të natyrës! Qëndro, baba, qëndro! Kjo nuk të kushton aqë shumë! Kurse për nënën, kur i rri pranë, ti je kurajo e gjallë.
     ………………………………
     Sa ditë do të vazhdojë kjo?

     20/03/61
     Ah, ju shqetësime prindërish! Mund t’u përshruaj vetëm duke e ngjyer pendën në lotët që rrjedhin, në hidhërime që të përvëlojnë, në gjak të plagëve të nënës… Po kjo është e pamundur, prandaj është i vështirë edhe përshkrimi. Lirka bën banjon e mbrëmjes, pi dhe bien në gjumë shqerrash… Ne psherëtijmë thellë dhe me gëzim… Kaloi dhe një ditë. Sa mirë! Sa mrekulli! Lirka është mirë, po rritet…
     ………………………………

     21/03/61
Më duket se kanë filluar të çfaqen shënjat e para të njohjes (kujtesës). Unë i afrohem mbi shtrat Edlirës duke buzëqeshur. Për disa çaste ajo më ndjek me një vështrim serjoz, pastaj, shpejt nise më përgjigjet po me buzëqeshje.  Nuk u shpejtova ta bëj këtë shënim, duke u nisur nga rasti i parë. Kam gati afro dy javë që e përsëris këtë kënaqësi nga dy-tre herë në ditë.
     …………………………………

     27/03/61
     Mbushi dy muaj Edlirka jonë e dashur!
     Unë dhe mami kishim vendosur të pinim dy shishe birrë me këtë rast, po shpejt u kujtuam se krijimi i një tradite të tillë është i rrezikshëm… Në moshën dymbëdhjetë muajshe ne duhet të bëheshim tapë dhe të frynim barkun me nga dymbëdhjetë shishe birrë… Dy muaj përvojë gëzimesh e shqetësimi! Nga njëra anë unë dëgjoj me admirim se si ajo ka tre ditë qe prodhon kombinime shumë interesante tingujsh, të cilët dalin shumë rrallë…dhe që është e pamundur t’i imitosh me ndihmën e pendës. Nga ana tjetër, unë shqetësohem, se ajo grindet e qan lehtë, si ndonjë çupëz e vogël dhe unë nuk e ndihmoj dot… Dy muaj janë të mjaftueshëm për një traktat të shkurtër vrojtimesh psikologjike! Ja, p.sh., disa çfaqje interesante: Lirka, që para disa ditësh ishte në gjëndje të ndiqte me vëmëndje, për dy-tri minuta (e mos më shumë) përplasjet e gishtave të mija si kastanjeta, të cilat lëviznin herë majtas e herë djathtas, duke e detyruar edhe atë të kthejë kokën. Ky nuk është një fenomen i thjeshtë i vëmëndjes së pavullnetshme! Tingujt e fortë, ma merr mëndja, shkaktojnë çfaqjen e sintomave të një vëmëndjeje më të organizuar… Ajo tani të ndjek me sy. Këto janë çfaqjet e para të perceptimit primitiv (të pazhvilluar), thjeshtë pamor. Kthen kokën, kur e thërret nga tre-katër metra largësi… Kur i rri pranë dhe ajo më vështron në sy, nuk mund ta marr gazetën për ta lexuar. Lirka, ose do të grindet, ose do të fillojë të qajë. Duhet ta shikosh patjetër në sy… …Një refleks të kushtëzuar interesant vërejta dje për here të pare. Këtë refleks do ta quaja “refleksi i lemzës”që shkakton lëvizje thithëse të buzëve. Që pas lindjes, gruas i kishin thënë që ta vërë foshnjen në gji sa here e zë lemza. Dhe ajo kështu vepronte, sepse me të vërtetë, në një moshë të tillë, foshnja trëmbet shumë nga lemza. Ky është një fenomen i natyrshëm që lidhet me zhvillimin e veprimtarisë së zemrës tek fëmija. Tamam dje, kur gruaja u nis në punë, Lirkën e zuri lemza. Menjëherë dhe automatikisht, çupëza filloi të kryej lëvizje thithëse të buzëve, duke futur palën e çarçafit në gojë… Thoni pastaj, se sistemi nervor nuk është aparat i mrekullueshëm, ku lidhjet nervore përbëjnë bazën e zgjuarsisë njerëzore! …Teorikisht është shumë lehtë të thuash që foshnja duhet të flejë aq e kaq… Praktikisht, kjo nuk është gjithnjë e mundshme. Fëmija ka nevojë edhe për përkëdheli, edhe për t’u mbajtur në krahë e për të komunikuar me botën që ka përreth. Nuk duhet mërzitur, në qoftë se femija “teorikisht” nuk e bën gjumun e plotë. Ai krijon “teorinë” e vet në lidhje me këtë problem… … Që në muajin e dytë, tek fëmija mund të vësh re një mimikë të pasur… Dhe në fund, një mendim: Të gjithë u trëmben përkëdheljeve të shumta. Thonë, se fëmija nuk duhet mësuar kështu që në moshë të vogël. Kjo këshillë duhet pranuar me reserve. Gjykoni vetë! Fëmija është zgjuar. Nuk ka dyshim se s’është mire, në rast se ai mësohet që të kërkojë patjetër njeri pranë. Po në rast se ju jeni të lire e mund të lozni me të, mos u kurseni! Fëmisë do t’i ngrihet humori, do t’i qeshet nuri. Sa më shumë kohë të kalojë ai me këtë humor të mirë, aq më mirë është. Fëmija ka nevojë jo vetëm për shëndet fizik, por edhe për një « shëndet të mirë psiqik ». Baza e këtij shëndeti në këtë moshë është humori i mirë. Këtë humor mund t’ja krijojnë të voglit prindërit.

     6/04/61
     Kryevepra e  ime është  Edlira!
     Më kanë vizituar shumë miq e shokë me rastin e lindjes së Edlirës. Edhe unë nuk mendoja se do të vinin aqë shumë. Sot erdhi posaçërisht nga Shkodra plaku i mirë e zemërbardhë, shkrimtari Teufik Gjyli. Ai i do shumë fëmijët, me një dashuri të rrallë e të çuditshme… Ndoshta, për arsyen sepse vajzën e vet të vetme mundi ta marrë në shtëpi vetëm pas nëntë vjetësh… Kjo është një histori shumë e dhimshme… Teufikut i përket edhe ideja për fjalët që kam shkruar në krye të kësaj faqeje…

     11/04/61
     Shënime për duart e Edlirës. Ky është një fenomen interesant.
     Shkencëtarët psikologë kanë të drejtë kur thonë se, nga lëvizjet e foshnjes, mund të kuptosh shumë mbi zhvillimin e saj psikologjik. Pra, mos është ky një proces që duhet patur në qëndër të vëmëndjes gjatë muajit të tretë dhe të katërt? Dy muajt e parë, Lirka i mbajti duart të mbledhura grusht. Përpjekjet e para për t’i hapur i bëri aty nga fillimi i muajit të tretë. Gjatë dy javëve, mund të vije ré se si duart, herë hapeshin përgjysëm e herë mbylleshin. Në këtë kohë, unë i lidha përpara, në mes të dy anëve të krevatit, një varg me topa ngjyra-ngjyra, nga ata që prodhojnë zhurma. Në mënyrë të pavetëdijshme, filloi kontakti i duarve me këto topa. Lirka nisi „t’i detyrojë“ topat të lëvizin. Ka patur raste, që ajo është marrë me këtë punë në mënyrë të pandërgjegjshme edhe gjatë një ore e gjysëm. Kështu nisi përsosuria e ndijimeve të të prekurit. Provova t’ja mbaj vargun e këtyre topave pingul, para duarve dhe fytyrës. Ajo e vërente, po me duar nuk i zinte. Kuptohet, që në këtë moshë, fëmija ende nuk e ka aftësinë për të drejtuar lëvizjet e duarve, megjithëse i çfaq përpjekjet për të kapur. Lirka tani është dy muaj e gjysëm. Vë ré, që herë pas here bën përpjekje për t’u ngritur dhe hidhet me forcë, po t’i vësh duart në shpatulla. Edhe ky është një refleks që ka si sinjal ndijimet pamore dhe të prekurit. Si probleme të edukatës, edhe në muajin e tretë mbeten kryesisht dy: regjimi, si mjet disiplinimi i të gjitha funksioneve jetike dhe përpjekja për ta mësuar foshnjen që të rrijë vetëm kur është zgjuar. Këto dy kërkesa duhen respektuar me rigorzitet, mbasi në këtë moshë, “edukata” që merr fëmija (në dy drejtimet e lartpërmënduar), ngjet me qelqin e hollë, që mud të thyhet shumë shpejt.

     12/04/61
     I vura Lirkës përpara syve kopertinën e “Fatosit” N°4 (prill 1961), të vizatuar nga Safo Marko: një sfond i gjelbër, dy kalamaj me kostume kombëtare, të vizatuara me ngjyra të forta… Për çudinë time, sapo i vështroi, buzëqeshi! Kur ja largova revistën, filloi ta kërkojë me sy serjozë. Ia tregova për së dyti dhe përsëri nisi ta shohë me kënaqësi… T’i ketë lindur, vallë, interesi për ngjyrat e forta?! Të jenë shfaqur, vallë, ndijimet e padiferencuara të ngjyrave?! Kam vërejtur edhe disa ditë më parë, që Lirkën e tërheq shumë sixhadeja e bukur e dhomës sonë…
     …………………..

     16/05/61
     Babi ka filluar të neglizhojë… Autokritikë me vënd! Të shohim tani e tutje, si do ta mbajë ditarin… Faktet kanë qënë interesante: Më 8 maj, Lirushka bëri fotografitë e para. Ky ishte një eveniment me rëndësi të madhe familjare… Fëmijët tanë nuk do të ankohen për ne, siç jemi ankuar ne për prindërit tanë… Sa më shumë fotografi të moshës së vogël! Këto fotografi janë një dëshmi e kujdesit të prindërve, një material që të sjell kënaqësi të pakrahasueshme pas dhjetra vitesh…
     ……………………

     26/05/61
     Ka dy-tre ditë që Lirka ka nisur „të këndojë“ në mënyrë mahnitëse gugat e saj. Zgjohet në mëngjes dhe ashtu siç është, e mbuluar me tyl në krevatin e saj, nis të cicërojë si kanarinë. Tingujt burojnë të ëmbël, si vokalica këngëtari…
     …………………

     27/07/61
     Sot Lirka mbushi gjashtë muaj! M’u bëfsh plakë me nipa e stërnipa, bija e babit!
     Ne kishim bërë ndërmënd të dilnim në fotografi të bukur, por ti mbrëmë e sot ke qënë e je pak e sëmurë… Je ftohur, me rrufë e kollë e  mezi qëndron e qetë. Dhe unë nuk kam mundësi të shkruaj me qejf… Më vjen shumë keq që kjo ngjet tamam sot, kur unë duhej të përmblidhja gati shënimet e dy muajve (muajit të pestë e të gjashtë). Me sytë e prindit, këto dy muaj të jetës së foshnjës janë një poemë e vërtetë, me pathos të pakrahasueshëm, me poezi të kristaltë…
     Ja, p.sh. tingujt e rrokjet: gjatë muajit të pestë e të gjashtë, në të folur, Lirka ka patur momentet e veta të „frymëzimit“(procesi ka vazhduar me hope, me „të tekur“); janë dëgjuar rastësisht: be, ba, e-mem, te-te-f, pa-pa. Një natë, gati një çerek ore me rradhë kemi dëgjuar vetëm këtë muzikë:
                    e-e  va - va  bdu,  ptu
                    e-e  va - va  bdu,  ptu
     …………………………………
     (kjo ka ngjarë gjatë muajit të pestë).
     Në fillim të muajit të gjashtë, për 20-30 sekonda mund të dëgjoje:
     e-mem, e-mem.
     Në fund të muajit të gjashtë përsërit vazhdimisht dhe më shpesh:
     ba-ba-ba-ba (për disa sekonda), ba-be (rastësisht dhe vetëm një herë).
     Sot unë ndjeva për herë të parë muhabet « arapçe » nga Edlira (për një kohë të gjatë,
     10-15 minuta): blë - ba - bul - da - vël - p- bël ; të gjitha këto kombinime tingujsh
     shoqëroheshin me shumë jargë dhe kishin nuanca ankimi e shqetësimi prej sëmundjes…

     *  *  *
     Ja një seri faktesh interesante që flasin për zhvillimin normal, veçanërisht psikologjik: Që nga fillimi i muajit të pestë, kur unë e mbaja në krahë pranë dritares, Lirka ndiqte me sy objektet e mëdha që lëviznin (makina, motorrçikleta, njerëz). Po veç arrinte t’i ndiqte deri në fund, pa e shkëputur vështrimin, vetëm njerëzit që ecnin ngadalë… Sapo hyri në muajin e pestë, u vu re përpjekja për t’u kthyer anash. Gjatë muajit të pestë dhe të gjashtë, Lirka arritit të kthehet lirisht vetë, edhe përmbys. Po ta lësh të lirë në krevatin e madh, ajo menjëherë dhe me gëzim rrotullohet… Ka kohë që ka filluar ta kthejë kokën kur e thërret në emër. Një e njohura e jonë e thirri para një jave „Edi“. Edlira as nuk lëvizi nga vëndi. Mikesha «u ofendua» për këtë «mungesë respekti». Unë menjëherë ndërhyra për të vënë në vënd «nderin» e çupës sime…  
     E thirra «Edlira, Lirushka» dhe ajo, menjëherë ktheu kokën dhe buzëqeshi…
     E pse çupa lejoi që të «ofendohet» mikesha?
     Sespse ajo nuk ish mësuar ta thërrisnin “Edi”…
     (vazhdon)
     Sonte nuk mund të shkruaj më…
     Edlira na tmerroi; vodhi tërë ushqimin, siç ish e shtrirë në krevat dhe desh u mbyt… E ndjej vehten shumë keq, kur i shkruaj këto rradhë… Edlira e sëmurë (pa temperaturë) e ne me shumë temperaturë, por jo të sëmurë…

     29/08/61
     Mbrëmë, gjumi qe pak më i rehatshëm, po parmbrëmë u mallëngjyem shumë… Ngaqë hundët i kish të zëna, Lirkës i duhej të merrte frymë me gojë, po nuk ish mësuar, prandaj dhe zgjohej gati çdo gjysëm ore e llahtarisur. Por çasti më rënqethës arriti atëhere, kur ajo me ankim dhe një ton lutës filloi të thotë:
     -  a - ma - ma-ma-ma, b-a-ba-ma-ma-a…
     Të krijohej përshtypja se kishim të bënim me një foshnje të rritur që kërkonte ndihmë nga nëna dhe babaj…
     …………………………

     *  *  * 
     Nuk mund të rri pa shënuar shkurt edhe disa mbresa të tjera që  më kanë lënë muaji i pestë dhe i gjashtë: Gjatë qershorit, kur e mbaja në krahë nëpër dhomë, vija re tek ajo një shqetësim dhe lëvizje shumë të shpeshta duarsh, që të jepnin të kuptoje se Lirka kërkonte me ngulm të rrinte pranë dritares së hapur. Kur unë i afrohesha dritares, ajo qetësohej dhe buzëqeshte… Interesant është se, që dymuajshe, asaj i ka pëlqyer shumë të sodisë pemët. Kështu, i vërente me minuta edhe nga dritarja… Kur frynte erë dhe gjethet shushurinin, zgjonin tek ajo emocione të thella gëzimi, që zakonisht shoqëroheshin me tinguj…

     *  *  *
     Muaji i gjashtë më është dukur si muaji i zhvillimit të dukshëm të refleksit „ Çpo ngjet?“ (orientimit). Kur Lirka pinte gji, kthente kokën menjëherë, po të dëgjonte edhe zhurmën më të vogël… Kjo është shënjë zgjuarsie…
      …………………………..

     Hymn në prozë për Edlirën
     Nuk mund të rri pa thënë, çupë e babit, se ti ke qënë një foshnje shumë e urtë! Kanë kaluar gjashtë muaj dhe ti asnjëherë, përveç natës së 27 korrikut, nuk e ke trazuar gjumin e babit! Ke patur dhe ke një urtësi fenomenale! Unë jam i bindur që kur të rritesh, ti do të jesh krenare për këtë veti, ashtu siç jam edhe unë krenar para baballarëve që vinë në mëngjes në punë me sy të buavitur…
     …………………………..

     Kjo ndodhi para tre ditësh… 
Gjatë korrikut, unë kam qënë me leje në shtëpi. Këtë muaj, ne i bartëm krevatet dhe dyshekët në dhomën më të freskët, e cila ka një derë me pjesën e sipërme prej xhami… Nga ky xham, ne komunikonim shpesh me shënja e buzëqeshje me Edlirën… Një ditë, unë kisha punë dhe nuk u duka fare në shtëpi. Nëna më tregonte… «... E vura në gji; nuk ishte e qetë…gati çdo 30 sekonda shkëputej nga gjiri dhe hidhte vështrimin te xhami, buzëqeshte dhe përsëri thithte. Kur u lodh dhe kur u bind, se « ky babi i keq nuk paska ndërmënd të duket», u kthye prapë te gjiu, piu mirë e mirë, pa u shkëputur dhe fjeti…
(vazhdon)

     8.08.61
     Dua të shkruaj disa fjalë për nënën.  
     Unë, si baba, përpiqem shumë të lehtësoj punën e nënës, por gjithnjë bindem më shumë e më shumë se shpesh, jo vetëm nuk mund ta zëvëndësoj nënën, po as ta lehtësoj… Nëna është gjithçka për foshnjen… Ajo, që në lindje (në mënyrë të natyrshme) çfaqet në këtë botë e diplomuar si rritëse, kujdestare dhe edukatore e fëmisë. Ky është një fakt i pamohueshëm. Në diskutim mund të vihet vetëm problemi se sa perfekte është nëna në kryerjen e këtyre funksioneve. Kjo, pastaj, është çështje ndërgjegjeje, prirjeje, përvoje, kulture, etj. Ti, Lirka, ke një nënë shumë të mirë!  Unë e ndjek me admirim kujdesin e saj ndaj teje! Ndërsa unë loz me gjithë qejf rolin e një «hamalli të papërtueshën» nën urdhërat e tua dhe të nënës tënde!
     …………………………

     Evenimente që duhen shënuar :
     Që në tre muaj, Lirka përqëndrohej ndër piktura e portrete me vështrimin e saj. Tani ajo hidhet me gëzim, duke shqiptuar tinguj entuziazmi kur qëndron para tyre… Portretin e Migjenit, ashtu si pa qëllim, unë gjithnjë ia kisha shoqëruar me fjalët «Xaxi Mixeni»… Pardje më erdhi në vizitë një shok me gruan e tij dhe djalin tre vjeç e gjysëm. Të dy ata janë mësues letërsie në gjimnaz. I vogli i tyre u përgjigjej kështu pyetjeve të babajt :
     -  Kush është Naim Frashëri?
     -  Naim Frashëri është poeti rilindes komtare…
     -  Kush e vrau Lumumbën?
     -  Kacabubu me  Çomben …
     -  Kush e ka shkruar «Nënën»?
     -  Masim Goki…
     … Unë nuk pata qejf të mbetem prapa, prandaj edhe bëra një tentativë për të treguar „njohuritë letrare“ të çupës sime…
     -  Edlira! Ku xaxi Mixeni?
     Lirka, për çudinë time, nga prehëri i s’ëmës ktheu kokën djathtas dhe vështroi portretin e Migjenit. Fakti është me të vërtetë shumë poetik, mgjithëse nuk ka si bazë asgjë të jashtëzakonshme: një refleks me ngacmues të kushtëzuar, një sinjal të dytë të pakuptueshëm për Lirkën, që lidhet me të parit e një figure, tashmë të familiarizuar…
     ………………………………

     Para katër ditësh, dy ditë me rradhë u dëgjua nga Lirka vetëm kjo melodi:
     bab - bab - bab - bab  
     (gati gjithë ditën)
     ba - ba, ba - ba, ma - ma
     (të nesërmen).
     Pastaj heshtje dhe herë-herë « arapçe ». Heshtja vazhdon. Pritet hopi tjetër.
     ………………………………………
     «Hajde të ikim a-da-da-da» - i themi ne Lirkës, kur bëhemi gati për shëtitje…Dje pasdite kaloi ora e shëtitjes… Lirka, në shënjë proteste e me ton të sforcuar ia pat, pa pritur e pa kujtuar: «a - daa, da-da…»
     ……………………………………
     Pardje, me kënaqësi të madhe më grisi mua të parën gazetë. Po në mëngjesin e asaj dite, me një rrotullim në krevatin tonë, kish arritur « David Koperfildin » që lexonte nëna e që e kish lënë mbi jastëk dhe i kish « masakruar » edhe atij dy fletë…

     9/08/61
     Melodia e ditës së sotme :
     de - de - de - de - da 
     Është e pamundur që këto rrokje të mos kenë lidhje me faktin që unë Lirkën gjithnjë e kam thirrur :
     Edlira  Deeedjaaa…
     ………………………………

     18/08/61
     Lirka po bën shumë përparime, megjithëse kërkon një ose dy orë durim « derri », më falni për shprehjen, për ta ushqyer. Duroni shumë në këtë moshë, prindër të dashur, që të zgjidhni shumë nyje të koklavitura të problemit të ushqimit për gjithë jetën !
     …………………………

     3/09/61
     Supereveniment : Edlira qëndroi ndënjur për herë të parë në mënyrë të pavarur, më 19 gusht, në kandarin e tetos së kosultorit. Mamaja u bë gati për ta shtrirë, kurse ajo u kap me duar në të dy anët dhe u kapardis me kokën përpjetë.
     Mbi zhvillimin e ndijimeve dhe perceptimeve. –
     Gjatë muajit të shtatë kam vënë re këto dy fenomene. Një ditë ishim në bulevard, duke shëtitur me karocën e vockël. Papritur, vë re që Lirka drejton vështrimin në qiell e pastaj e lëviz atë në drejtim të ballit… Ngrej kokën lart dhe vështroj një laraskë, në një lartësi 30-40 metrash që fluturonte e që çupka e ime e ndiqte me sy… Një ditë tjetër, në një largësi ½ ose 1/3 e metrit, kur unë e mbaja në krahë, ajo ndiqte lëvizjet e një mize fluturake të zakonshme… Ka tre ditë që Edlira ka mësuar të rrahë shuplakat. E mësoi « teta » Lida. Ne e vështrojmë këtë element të arsyetuarit të saj me sy - teleskopë dhe e çmojmë jo më pak se heroizmin e Gagarinit apo Titovit.  
     I tillë është prindi! Nuk ke se ç’bën! Fëmija është çdo gjë për të…

     7/10/61
     Gjatë muajit të tetë kam vërejtur një farë zgjerimi të kuptuarit të fjalëve.
Në një shtëpi pranë, mbajnë pëllumba. Gjatë më se tre muajve, unë gjithnjë i kam tërhequr vëmëndjen Lirkës në drejtim të pëllumbave, duke i thënë: «Shihi pëllumbat!». Tani, sa herë që kalojmë pranë dhe unë pyes: «Ku janë pëllumbat?», ajo kthen kokën në drejtim të ballkonit për t’i parë.  I njëjti fenomen vihet re edhe kur them: «Ku është drita?» ose «shihe dritën», «shih makinën», «shih palaçon», etj. Sinjali i dytë, fjala, vepron tek ajo dhe i shkakton një veprim sensor, një refleks të sistemit të parë. … Në muajin e tetë vërehet edhe njohja, në kuptimin e plotë të kësaj fjale. Ajo e njeh nënën në një largësi prej 20-25 metra dhe menjëherë lëshon një britmë gëzimi. … Para tre netësh u emocionova shumë. Ishim rënë në krevat dhe gati për të fjetur. Unë, gjithë ditën nuk e kisha parë Edlirën… Papritur, ajo hapi sytë, më dalloi, buzëqeshi; pastaj ngriti gjysmën e trupit, duke u kapur pas hekurave të krevatit të saj, qeshi me zë dhe u ul përsëri e mbylli sytë në gjumë… M’u duk sikur u qetësua që më pa… Zërat e muajit të tetë.
     Ta-ta, dër-dër (më shpesh), e-te-te, nan-nan, pa-pap, tet, edi-ded, ija-ija, eja.
     …………………….

     27/11/61
     Babi i yt është i keq, Edlira!
     Ka më shumë se një muaj që nuk e ka zënë ditarin me dorë! Gjithnjë arsyetohet, duke thënë se ka shumë punë…Fëmija! Sa barrë e rëndë! Sa shpatulla të fuqishme duhen për ta mbajtur këtë barrë! Që ta rritësh mirë fëminë, duhen energji kolosale fizike, urtësi mendore dhe një durim, barazi me plus infinit. Muaji i dhjetë: përpjekja për t’u ngritur në këmbë. Edlira do gjithnjë të rrijë në këmbë. E kemi provuar ta mbështesim në një kënd muri. Rri shumë mirë dhe bile përplas edhe duart. E mbajtur nën sqetulla hedh edhe çape për të ecur.
     Ndjenjat. - Një rast shumë interesant:  Kur kthehem nga puna, unë e kam bërë zakon t’i drejtohem përpara Edlirës, ta marr në krahë, ta puth e ta përgëzoj. Këtë e bëj rregullisht, çdo ditë. Tek fëmija, kjo shkakton lindjen e një dallge ndjenjash pozitive dhe humori të mirë. Pardje më ndodhi ndryshe. Në ora 14 u ktheva nga Kongresi i Rinisë; duhej të haja shpejt drekë, të bleja qumështin e Edlirës dhe në ora 15 të arrija në leksion. Pra, edhe kohë nuk pata po edhe harrova ta marr Lirushkën si përherë… Kur isha duke mbaruar së ngëni, vumë re se çupa filloi të grindej, të ankohej e të largohej nga e jëma. Nuk po e kuptonim shkakun, vetëm se vumë re se gjatë kësaj kohe ajo më vërente mua. Panda u kujtua se ajo «kish mall për babin» dhe me të vërtetë, sa m’a zgjati, m’u hodh në qafë me gëzim dhe nuk donte më t’i shkonte njeriu tjetër, bile as së jëmës kur e thërriste… Perceptimet. - I merr gjërat (lodrat, lugët, kutijat) në duar, i vëren, i rrotullon dhe pastaj i hedh në tokë. Ja japim përsëri në duar, përsëri i hedh. I pëlqen të prodhojë tinguj dhe zhurma…
     Kujtesa. - Ka gjetur një vrimë te muri pranë minderit dhe sa herë e vëmë aty, kujtohet për ta gërryer atë vrimë me gisht.
     Të folurit. - Kjo është një mrekulli e vërtetë! Në muajin e dhjetë, Edlira ka bërë shumë përparime. Unë mendoj se kjo ka ardhur nga përpjekja e jonë e arsyeshme…
Fëmisë, që në muajin e dytë duhet t’i flasësh; t’i flasësh seriozisht me gjuhë letrare dhe shqiptim të rregullt, pavarësisht se ai nuk kupton. Kjo ndihmon shumë për t’ia stërvitur veshin… Kështu kemi vepruar ne dhe prandaj, fjalët e para që ka mësuar Edlira i ka shqiptuar shumë mirë, si p.sh. «teta», «bab», «mam». Veç ky fenomen ecën kështu: në fillim vëren progres (për herë të parë fëmija shqipton p.sh. «teta» dhe këtë e përsërit një ditë, dy, tre, një javë), pastaj vjen një regres i përkohshëm (heshtje, fëmija nuk e shqipton fjalën, megjithë përpjekjet e tua). Në fund, progresi përsëritet dhe fëmija kalon më tutje në zhvillimin e të folurit.
     Në fund të muajit të dhjetë, Edlira ka patur këto çfaqje :
     - Sa herë e thërrasim në emër «Edlira», përgjigjet « ta » ose « teee ».
     - I themi «një, dy, tre», përgjigjet “teee”.
     Sot shqiptoi dy mrekullira:
     I thamë “sahati bën “tik-tak”, u përgjigj “tak-ti”. Në darkë e futa ne dhomën e gjumit (e cila ish e errët). Kur ndeza dritën, i thashë „driita“, u përgjigj pa pritur e pa kujtuar: „ditaaa“… Tani kupton fjalët „çou“, „ulu“, të mësuara me shoqërim veprimesh, „makina“, „sahati“, „luga“. Kur dëgjon këto fjalë, kërkon me sy objektet. Këtu duket qartë dhe të menduarit elementar. P.sh. sa herë ne e pyesim (qoftë edhe ditën), „ku është drita?“, ajo ngre syë e vështron llampën elektrike.
     ……………………………….

     3/12/61
     Kam harruar të shënoj një përshtypje të muajit të dhjetë:
     Edlira atë kohë nisi të copëtojë gazetat (t’i ndajë copa-copa). Po kështu, vepronte dhe vepron edhe tani, duke copëtuar bukën në thërmija ose fijen e trashë, në fije më të holla. Këtë punë e bën me kujdes të madh… Kemi këtu procesin e analizës primitive (sintomat e veprimeve mendore).
     ………………………….

     29/12/61
     Muaji i njëmbëdhjetë:
     1. Filloi dhe vazhdon me sukses përpjekja për të qëndruar në këmbë pa u mbështetur (për disa sekonda).
     Kjo më është dukur si një nga tendencat e këtij muaji.
     2. Mendoj se ky muaj duhet quajtur edhe muaji i çfaqjes së qartë të elementeve të arsyes (të menduarit) demostrative – vepruese. Edlira u përgjigjet me saktësi këtyre pyetjeve:
     - Ku është mami (te fotografia)?
     - Ku është telefoni?
     - Ku është çezma me ujë?
     - Ku është filxhani?
     - Ku është drita?
     - Ku është soba elektrike?
     Përgjigja:
     -  Ja… (dhe tregon me gisht).
     -  Grupi i dytë:
     -  Si bën macja?
     -  Mau, mau, mau…
     -  Si bën kali?
     -  Tkz - tkz… tkz… (tinguj të prodhuar me ndihmën e gjuhës).
     -  Si bën sahati?
     -  Tik - taa,  tik - taa…
     (Jam përpjekur t’i mësoj si bën lopa dhe qeni, po nuk i ka mësuar dot).
     Grupi i tretë: I bëj këto pyetje:
     - Ku është hunda e babit? (e tregon me gisht, duke e prekur).
    Keshtu tregon dhe syrin e gojën.
     - Ku janë flokët e babit?  
     Gëzohet shumë, i kap ato me të dyja duart dhe i tërheq me forcë…
     3. Para dy javësh, për çudi, vura re çfaqet e para të imagjinatës.
     I kisha blerë një kukull të vogël. Edlira kish një copë bukë në dorë. Pa pritur, ia afroi kukullës copën e bukës në gojë (dy herë me rradhë). Pastaj u kthye nga ana tjetër. Rastësisht gjeti një lugë kafeje, e mori, u kthye nga kukulla dhe i afroi bishtin te goja… Një hall i madh veç na gjeti këtë muaj… Edlirës iu ngjit kolla e bardhë. Telash i tmershëm për fëminë dhe për prindët…
     ………………………………..

     10/01/62
     Shënime pak të vonuara:
     Edlira u bë këngëtare. Ka nja dy javë, që kur i themi „këndo Edlira!“, fillon e prodhon melodi të „kompozuara“ vetë: „aàaaeeeaaaee…“ Më 5 janar e mora me karrocë në park për ta fotografuar. Në karrocë i vura tri lodra (një majmun, një elefant dhe një çun të vogël).  I thoshja: „Kape elefantin!“ (e kapte pikërisht atë), “Kape majmunin!” (vepronte gjithashtu pa gabuar). Po e njëjta gjë ndodhi edhe me çunin, të cilin ne e quajmë „bebi“. Në fillim, nuk m’u besua  për këtë diferencim kaq të përpiktë, po pastaj, kur e përsërita edhe një herë e dy, në prani të një dëshmitari (mamit), u detyrova të bindem.
    Fjalori pasiv i Edlirës (fjalët që ajo kupton) janë tani të shumta (mendoj rreth nja 30).
     Më 5 janar, ajo shqiptoi për herë të parë dhe fjalën „bebi“.  
     Ndërsa fjalori aktiv në ditën e sotme paraqitet si vijon:
     1)   teta (kështu është dhe shqiptimi),
     2)   baba
     3)   mama
     4)   di-ta (për drita)
     5)   be-bi (për çunin – kukull)
     6)   deda (ngandonjëherë “dedja”, mbiemri i saj),
     7)   mau (për “mjau”, siç bën macja),
     8)   ti(k) - ta (bën sahati)
     9)   ma - mu (majmuni)
     10) bëk - bëk (për buka)
     11) u - jaaa (për ujët)
     12) ja (kur tregon me gisht)

     ----  *  ----

     Për pak harrova evenimentin: Më 7 janar ngriti krye dhëmbi i parë i Edlirushit, lajmëtari bardhosh që shënon erën e ngrënies së mishit!

     30/01/62
     Pak me vonesë po shkruan babi për ngjarjen e madhe: për përvjetorin e parë të Edlirës… I shkreti babi! Punët e kanë ngatërruar ca dhe mezi gjen kohë për ditarin e çupës… Ah, babi… babi! Mos u bëj i keq! Ç’të shkruaj më parë? Muaji i dymbëdhjetë është një muaj i plotë, është një hap i madh në rritjen e fëmisë, një kapërcim në një fazë më të lartë. Sfera e veprimtarisë: dëshira, dashja, kërkesa duken qartë në çdo çast. Edlira tregon çdo gjë me gisht dhe kërkon që t’ia japësh. Ka nja tre javë që bëri në fillim tre çapat e pavarura dhe pastaj, vetëm një herë gjashtë – shtatë çapa. Po këtë guxim ende e merr rrallë… Edlira tani, di të përkëdhelet me mjeshtri, di të zëmërohet me marifet, për të bërë efekt.  Gjith ditën “llomotit”, ka mësuar shumë mirë dhe i shqipton relativisht bukur edhe dy fjalë të tjera:
     1)   nena (nëna)
     2)   nona (gjyshja)
     fjalori aktiv arriti në mbi 14 fjalë. Ndërsa për fjalorin pasiv është vështirë të thuash se sa ka arritur numri. Lirka kupton tani shumë. Më interesante paraqitet çfaqja fillestare e veprimeve mendore: Gjatë muajit të dymbëdhjetë, unë kam vënë re premisat e krahasimit (një ditë Edlira mbante në dorë majmunin - lodër, i zinte atij flokët dhe pastaj turrej në këmbë e zinte flokët e mij, - kjo u përsërit disa herë); analizës, (me gishtin e madh përpiqet të qërojë portokallin, mandarinën dhe bile edhe mollën. - Çudi se si ia thotë ajo mëndja e vogël se këto fruta, nuk hahen pa u qëruar!); sintezës, (një papagalli prej llastiku i kish rënë kapsulla e poshtme që prodhon zërin dhe Edlira përpiqej që ta vinte atë në vënd, sigurisht pa sukses)… Po më e bukura është “prirja” e saj për të kercyer. Ne i themi: “Këndo…kërce, Edlira! Kape fustanin!” - dhe ajo me një dorë në cepin e fustanit bën lëvizje ritmike sipas muzikës. Këtë veprim e përsërit edhe vetë, sa herë dëgjon muzikë në radio.
     ……………………………………

     20/02/62
     Çdo ditë që vjen, unë e ndjej më të pafuqishme pendën time për të pikturuar ato gonxhe që shpërthen zhvillimi psiqik i fëmisë… Sikur ne të ishim aq të saktë dhe të thellë në vrojtimet dhe konstatimet tona, aq sa është vetë ky zhvillim, atëhere shkenca e psikologjisë (veçanërisht të fëmijëve), nuk do të ish aq mbrapa dhe e përciptë, sa ç’është tani…
     ………………………………………

     2/04/62
     Mbrëmë, në theatrin e kukullave u dha premiera e “Gjyqit të maçokut“ (të cilin babi ia ka kushtuar Edlirës). Në premierë asistoi dhe Edlira që u tregua çupë e sjellshme; nuk qau asnjëherë; dy here reagoi me “mjau” dhe aty nga fundi tregoi dëshirë për t’i kapur kukllat - aktore me dorë… Premiera u prit mire, shoqja Edlira!

     10/04/62
     Shpejto, vëlla, të bëhesh me fëmijë!
     Kush nuk provon ndjenjat prindërore, nuk ka njohur një anë të mundimshme, por ndoshta dhe më të bukurën e lumturisë njerëzore… 

Këtu marrin fund shënimet e vitit të parë (shënimi im E.D.).




Bedri Dedja u kujtua me dashuri të madhe nga miqtë e tij të shumtë

Prof. Nuri Abdiu, shefi i departamentit të psikologjisë e pedagogjisë së universitetit, me temën: “Akademiku Bedri Dedja - mësuesi i mësuesve dhe profesori i profesorëve të fushës së tij”. Po ashtu, fjalën e mori edhe akademiku nga Kosova, Prof. Pajazit Nushi, metemën: “Akademik Bedri Dedja-integrues i mendimit psikologjik mbarëshqiptar” Pati diskutime dhe kujtime nga të pranishmit për Bedri Dedjen si dhe u përurua libri itij i fundit. Po ashtu, në qytetin e Kuçovës, u organizia promovimi i librit “Presidenti i Planetit të Kuq” nga bashkia e qytetit në ambjentet e bibliotekës. Merrnin pjesë të gjitha autoritetet e qytetit të Kuçovës, arsimtarë, intelektualë, lexues dhe nxënës të shkollave. Zoti Ilir Musta, shpërndau 200 libra falas për shkollat e Kuçovës, bibliotekën dhe të pranisshmit. Këto aktivitete si dhe disa intervista u përcollën me interes tek spektatorët e telespektatorët nga TVSH, Televizori Klan, Kanali UFO në Durrës, televizioni i Beratit, etj. Bedri Dedja u kujtua me dashuri të madhe nga miqtë e tij të shumtë, nga kolegët, familiarët, nga adhuruesit e veprave të tij, nga ish-studentët, nga qytetarët e panumërt që ruajnë kujtime nga takimet me të si dhe fëmijët. 



*   *   *
Këto ditë në libraritë shqiptare dhe së shpejti në Panairin e Librit në Gjenevë, «The Best Seller» i letërsisë shqiptare për fëmijë, romani fantastiko - shkencor i shkrimtarit Bedri Dedja, “Presidenti i Planetit të Kuq”

PRESIDENTI I PLANETIT TË KUQ

ShkruanElvira Dollomaja 
_______________________________

       Veprat e mëdha i kanë rrezistuar gjithmonë kohës, për hir të vlerave të tyre të mëdha. E kemi rastin të marrim në duar një vepër të tillë, e cila e ngre në një stad të ri letërsinë shqiptare për fëmijë të shekullit XXI. Botimi i librit “Presidenti i Planetit të Kuq” i shkrimtarit Bedri Dedja vjen për lexuesin e vegjël shqiptar me një format të veçantë dhe mjaft cilësor. Romani fantastiko-shkencor është ndarë në 40 kapituj dhe shoqërohet me ilustrime interesante, që ngacmojnë imagjinatën e fëmijëve gjatë leximit. Ndërsa subjekti mjaft interesant ka një vijueshmëri lineare të ngjarjeve.

       Historia fillon me frazën e hasur shumë shpesh në përrallat e vjetra: “Na ishte një here…” Kjo fjali, së bashku me personazhet që vijnë nga veprat e mëparshme të autorit (“Fatbardh Pikaloshi” dhe “Një Udhëtim i Rrezikshëm”), të lënë përshtypjen se kjo histotri buron nga thellësitë e shekujve, së bashku me misteret e tyre. Gjuha e shkrimtarit është e thjeshtë, e qartë dhe duket sikur kumbon jehonën e tyre. Kjo histori është një histori sa e vjetër, aq edhe e re. Ngjarjet duket sikur vijnë nga lashtësia, mbushur me mistere dhe vendosen në kozmos në bashkëkohësi. Lufta mes së mirës e së keqes është një luftë e gjatë që kapërcen shekujt e që përsëritet e ripërtërihet vazhdimisht. Kjo temë madhore, në qëndër të veprës vjen e pozicionuar në një shekull të ri e në një dimension të ri. Brezat evolojnë e bashkë me ta, edhe mjetet e argëtimit.

       Për t’iu përshtatur këtij zhvillimi shumëdimensional, Bedri Dedja ka sjellë një libër sa bashkëkohës, aq edhe vizionar për të ardhmen. Ai duket se e njeh në thellësi botën e fëmijëve dhe kërkesat e tyre, mbasi në këtë roman ai ka ndërthurur dijen, fantazinë, shkencën, ëndrrat dhe edukimin. Për ta paraqitur më konkretisht ndërtimin e kësaj vepre madhore, unë e kam ndarë atë në tre boshte kryesore:
·       Së pari, boshti kryesor ku mbështetet ky libër është fantazia, që arrin majat më të larta, duke i pozicionuar të gjitha ngjarjet dhe temat më të mprehta aktuale, në kozmos. Fantazia është shumë e rëndësishme dhe e shëndetshme për botën e fëmijëve ; prandaj shkrimtari Bedri Dedja, nëpërmjet saj e ka pasuruar veprën e tij të fundit me shumë imagjinatë dhe ide kreative. Mund të themi se personazhet e vegjël lundrojnë në një det plot ngjyra e fantazi ashtu si Saturni që shpalos përpara shkencëtarëve të vegjël ylberin e ngjyrave të tij.
·       Së dyti, boshti tjetër është dija. Ky libër shërben edhe si një libër shkollor, sepse u transmeton fëmijëve dije shkencore e shumë të vërteta për galaktikën tonë. Ata mund të mësojnë shumë mirë duke u argëtuar nëpërmjet këtij libri. Leximi i ngjarjeve ngjall shumë emocione, i argëton fëmijët por kërkon edhe një punë mendore për të zbuluar misteret e shumta. Ky aktivitet i trefishtë gjatë leximit ndihmon nga ana tjetër edhe në aftësimin dhe zhvillimin mendor të tyre. Në fushën e pedagogjisë bashkëkohore synohet drejt hartimit të këtyre librave, që ndërthurin dijen me argëtimin ; prandaj do të thoja me bindje të plotë se ky libër i psikologut dhe shkrimtarit të madh për fëmijë Bedri Dedja është ideal për të mësuar dhe argëtuar njëkohësisht lexuesit e vegjël.
·       Së treti, boshti tjetër është edukimi. Nëpërmjet këtij libri, Bedri Dedja do të mbjellë farën e së mirës në ndërgjgjegjen e çdo lexuesi. Ai kërkon tu tregojë atyre rrugën e drejtë që duhet të ndjekë sejcili, humanizmin, trimërinë, zgjuarsinë dhe pasionin për shkencën dhe të vërtetën. Shkrimtari transmeton në mënyrë të natyrshme frymën pozitive për të kontribuar sejcili nga ne për të mirën e vëndit, botës sonë dhe mbarë njerëzimit. Mesazhi më domethënës që transmeton vepra është : « Sistemi diellor duhet të shkojë vetëm përpara… gjithnjë nga e mira dhe e mbara ». Duke shfletuar faqet e librit, kuptojmë qartë se autori i tij, Akademiku Bedri Dedja ishte një dashamirës i madh i shkencës, zhvillimit dhe përparimit të njerëzimit. Pra kuptohet qartë se këtë zhvillim të saj, Ai e do në dobi të njerëzve e vetëm në shërbim të tyre.

Këto tre boshte kryesore ku mbështetet ndërthurja e subjektit të romanit fantastiko-shkencor «Presidenti i Planetit të Kuq», i japin kësaj vepre vlera të padiskutueshme artistike, pedagogjike e humane. Maksim Gorki ka thënë se «…Libri është një nga çuditë njerëzore, i cili më jep mundësinë të kuvendoj me njerëzit. »  E Bedri Dedja, nëpërmjet këtij libri kuvendon me lexuesit e vegjël ashtu si me fëmijët e tij. Por ai siguron edhe një komunikim alegorik me lexuesit e rritur, sepse të gjitha mesazhet që transmeton kjo vepër madhore, vlejnë për lexuesit e të gjitha moshave, mbasi janë mesazhe shumë të forta, që të bëjnë të mendosh e të reflektosh thellë.

Vepra mbyllet me ëndrrën. Ato janë shpresat që shtyjnë sejcilin nga ne të luftojë e të ndryshojë botën. Këto ëndrra nuk ka rëndësi nëse i ka një i rritur apo një fëmijë; mjafton që ato t’i shërbejnë qëllimit më suprem: zhvillimit dhe së mirës, mbasi e nesërmja do t’i bëjë realitet.

Shkrimtari Bedri Dedja, nëpërmjet kësaj vepre transmeton nuancat më të bukura të sistemit të unazave që rrethojnë artin me botën e fëmijëve, duke e transformuar artin e tij në një ylber shumëngjyrësh që tërheq vëmëndjen e fëmijëve. Dhe bota e fëmijëve vjen në këtë libër si një ylber me mistere e bukuri kozmike që mund t’i zhbirojë sejcili duke e lexuar e rilexuar me ëndje romanin “Presidenti i Planetit të Kuq”.
Shijojeni pra, këtë mrekulli që e gjeni vetëm një here!...


YJE NË QIEJT’ E KOMBEVE



         Jeta dhe historia e jetimëve, kudo në rruzullin tokësor, ka frymëzuar personalitetet më të shquara. Atyre u janë kushtuar vargje brilante poetike nga poetët. Përralla popullore dhe përralla e lëvruar letrare e shkrimtarëve kanë hymnizuar të ardhmen e tyre. Bamirësit e shekujve kanë krijuar institucione për t’i shpëtuar ata nga jeta e zezë e për t’i mbledhur në vatra të ngrohta, që t’i ngjanin sado pak familjeve të tyre imagjinare. Pavarësisht se në botën e sotme shumë fëmijë e, sidomos jetimë, vuajnë nga uria, nga mungesa e banesës dhe e shkollës ; pavarësisht se ata ngrysen e gëdhihen në qoshka të braktisura, nëpër shkallë pallatesh e nën anët e urave të qyteteve të mëdha, në xhungla e me punë  të rënda për duart e tyre të njoma, me orë të zgjatura, nëpër miniera, - bota dhe shtetet demokratike po bëjnë çmos që t’ua bëjnë jetën të lumtur nëpër Jetimore dhe me ndihma sociale humanitare.
         Kështu ka ndodhur edhe në vëndin tonë, sidomos gjatë shekullit të kaluar dhe kështu po ndodh edhe sot, në fillimet e shekullit të ri.
          Pse ngjet kështu ?
          Popujt kanë përpunuar një filozofi për jetimët e të ardhmen e tyre, që është një filozofi thellësisht popullore dhe humane. Në këtë filozofi është përgjithësuar figura e lartë e jetimëve, si njerëz të thjeshtë e kokulur, njerëz të punës e të sakrificave, përfaqësues të moralit të pastër, ndershmërisë dhe patriotizmit, si humanistë nga më të shquarit, të cilët, vuajtjet dhe dhimbjet e tyre ashtu si edhe ëndrat për një botë më humane, për një jetë më të lumtur, jashtë së përditshmes së trishtuar të  jetës se tyre të vështirë, i kthyen në aspirata për një jetë më të mirë, për lumturinë e njerëzimit, për begatinë e së ardhmes.
          Në këtë filozofi popullore është pasqyruar edhe ideali më i pastër i shoqërisë njerëzore, ai që kërkon lumturinë dhe vetëm lumturinë për jetimët.
          Mos të harrojmë kurrë Hirushen dhe Borëbardhën, ato vajza të shenjta, simbole të pastërtisë morale dhe të punës së ndershme, të jetës së thjeshtë. Ato ishin të dyja jetime, fëmijë të rritur para kohe mes vuajtjeve e mundimeve e pa provuar kurrë dashurinë e shtrenjtë të nënës, pa provuar kurrë fjalët e ngrohta, ledhatimet e kujdesin e saj. Fantazia krijuese u dha atyre dy princa që këtë begati të tyre, këtë devotshmëri e moral të kulluar ta kthente në lumturi për to. Ky është një mesazh historik që na vjen nga shekujt e kaluar, nga populli e shkrimtarët e mëdhenj për fëmijë.
          Të mos harrojmë Kozetën dhe Gavroshin e gjeniut Viktor Hygo, e para, heroinë e punës e guximit dhe e virtytit dhe i dyti, hero i revolucionit, me një mëndje aq të ndritur, që e fali jetën e tij për ideale më të larta, për lumturinë dhe të ardhmen e Francës. Edhe këta të dy ishin jetimë. Morali i tyre ishte si maja e Mont-Blanc (Malit të Bardhë) me dëborë të pastër, në një kohë që morali i armiqve të Revolucionit, i shfrytëzuesve të popullit, i ngjante kënetës me ujë të ndenjur.
          Kam patur fatin të jem bashkëmoshatar me jetimin durrsak, partizanin dhe Heroin e Popullit Met Hasa. Çfarë e shtyu atë djalë gjashëmbëdhjetëvjeçar, që në nëntorin e vitit 1944 të hidhej dhe të mbulonte me gjoksin e tij grykën e mitralozit Shars nazist, për tu hapur rrugën shokëve të tij partizanë drejt çlirimit të Shqipërisë? Përgjigja është shumë e thjeshtë: dashuria për atdheun dhe dëshira e zjarrtë që fëmijët e Shqipërisë të bënin një jetë më të mire se ai, të jetonin në paqe e begati. Kështu, Met Hasa, jetimi-hero u kthye në një legjendë të pavdekshme. Mbasi edhe gjermanët, kur e gjetën Metin të nesërmen të përvëluar nga plumbat në gjoksin e tij të njomë, ashtu të mbështetur mbi mitralozin e tyre, edhe pse ishin pushtues, armiq dhe luftonin kundër Metit e shokëve të tij, - e varrosën trimin tonë të vogël me nderimet ushtarake dhe me batare pushkësh. Ushtarët “e pathyeshëm” gjermanë nderuan trimin gjashtëmbëdhjetëvjeçar shqiptar, u thyen përpara guximit e trimërisë së këtij fëmije-hero!
          Kjo histori e pashlyeshme në kujtesën time më shtyu që t’i kushtoj një roman të tërë heroit tonë jetim, me titullin “Met Partizani”.
          E sa legjenda të tjera kanë shkruar me trimërinë e tyre jetimët heronj. Legjenda të tilla janë me qindra e me mijra. Për t’i  shkruar ato, do të duheshin aq shumë libra, sa të mbushej një bibliotekë të tërë.
           Por mua nuk do të më shlyhet kurrë nga mendja historia e pesë jetimëve kosovarë gjatë luftës së fundit shfarosëse të serbomëdhenjve, të cilën rastësisht e lexova në një nga gazetat e atyre ditëve.
          Duke vrapuar të dëshpëruar nëpër kodrën që i ndante nga fshati i tyre, për të mos parë tymin e flakët që kthenin në gërmadhë shtëpinë, në të cilën digjeshin nëna e babai që paramilitarët serbë masakruan aq mizorisht përpara syve të tyre të njomë e të pafajshëm, ata donin të zhdukeshin mes pemëve, për të mos rënë edhe një here në duart mizore të kriminelëve serbë. Ata qëndruan disa ditë e net në mes të pyllit, duke u dridhur nga të ftohtët, uria e dhimbja e tyre e pamasë që gërryente gjokset e tyre të vegjël. E kur dëgjuan sërishmi krisma e britma ushtarësh, duke mos dashur të binin edhe një herë të gjallë në dorën e armikut, si nipër të Azem e Shote Galicës, këta kosovarë të vegjël trima përgatitën litarin për tu vetëvarur, si simbol sakrifice për botën e qytetëruar e në emër të fëmijërisë së tyre të këputur në mes. Por fatmirësisht, kur 5-vjeçari Dren po vinte lakun rreth qafës dhe po i lutej vëllait të tij më të madh t’ia shtrëngonte më fort, mbritën njësitet e UÇK-së dhe të pesë jetimët-heronj kosovarë shpëtuan nga vdekja.
           Ku jeni sot ju, o trimat e mi, pesë jetimët-legjendë kosovarë?
Me siguri, me libra në duar, nëpër shkolla, ku si gjithë jetimët e tjerë në mbarë botën, përkëdhelni vetëm një ideal: lumturinë e ardhshme të gjithë njerëzimit!
           Unë përulem me respekt të thellë përpara jush si dhe përpara të gjithë jetimëve në mbarë botën! Jeta juaj qoftë përherë e praruar nga rrezet e diellit! Ju mbeteni yje në qiejt e njerëzimit.

Bedri Dedja , Neuchâtel (Zvicer) shkurt 2004

&

   P. S - Ky shkrim, me rastin e fundvitit - kushtuar jetimëve, ( në pashtriku.org)  është dërguar nga pianistja jonë e madhe Edlira Dedja. I madhi Bedri Dedja këtë esse e ka shkruar dy muaj përpara se të vdiste, ndërsa vetëm dy ditë përpara se të vdiste ai përfundoi edhe romanin e ri fantastiko- shkencor për fëmijë "Presidenti i Planetit të Kuq". Lavdi i qoftë !


Prof.dr.Hamit Boriçi

AKADEMIKU BEDRI DEDJA-PERSONALITET I SHQUAR I ARSIMIT, SHKENCËS DHE I KULTURËS KOMBËTARE SHQIPTARE

         

         Kanë kaluar katër vjet që nga mëngjezi i të së martës së 13 prillit 2004, kur u nda nga jeta, Akademiku, Profesor Bedri Dedja, personalitet i shquar i arsimit, shkencës dhe i kulturës kombëtare shqiptare. Por është ruajtur dhe ruhet me përnderimi kujtimi i tij; i veprës së tij të shkrirë në mijëra mijëra ish-studentë, mësues, pedagogë, punonjës së shkencës; i veprës shumëvëllimshe të shkruar e botuar.
         Ndaj në këtë ditë, si çdo mot, do të vëmë nga një tufë lule mbi varrin e tij, ne shokët e tij të fëmijërisë e të rinisë, kolegët e bashkëpunëtorët, miqët e dashamirët e shumtë....Do të dëshironin të ishin sot mes nesh me tufa lulesh në duar dhe të përuleshin para kujtimit të pedagogut, profesorit, akademikut Dedja edhe dhjetëra miq nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi: ish studentë, mësues e pedagogë, shkrimtarë për fëmijë e të rritur. Secili prej tyre ka se ç’të kujtojë e të tregojë për Bedriun: shok të fëmijërisë, bashkënxënës të të ndjerit mësues të talentuar gjakovar Ismet Shaqiri në shkollën e lagjes Parrucë të Shkodrës;  bashkëgjimnazistë në qytetin e Durrësit; bashkëstudentë në  Institutin Pedagogjik Shtetëror në Moskë; ish-studentët të profesorit njëzetekatërvjeçar dhe të parit Dekan të Fakultetit Histori-Filologji; ish-kolegë e bashkëpunëtorë të Profesor Bedrit, zëvendësministër i Arsimit dhe Kulturës, të Prof. Bedriut themelues dhe drejtor i Institutit të Studimeve Pedagogjike, të Bedriut Akademik, njerit prej bashkëthemeluesve të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe i pari sekretar shkencor i saj,  të publicistit  Bedri Dedja, themelues  e drejtues për 5 vjet i gazetës “Mësuesi” dhe i disa revistave për fëmijë…       
         Sa shumë punoi e dha, shkroi e botoi në një gjysmë shekulli veprimtari aktive në shoqërinë shqiptare dhe për të! Ai la një trashëgimi të pasur të botuar në më shumë se 200 libra shkencorë e letrarë. Akademiku Bedri Dedja ishte dhe mbetet një nga dijetarët shqiptarë  shumëdimesionalë. Ai punoi me përkushtim në disa fusha: në psikologji, pedagogji, sociologji dhe në letërsinë për fëmijë.

MËSUES I MËSUESËVE SHQIPTARË…

Gjatë karrierës së tij pedagogjike dha mësimin e psikologjisë së Përgjithshme dhe sociale në institucionet e larta arsimore. Ai shquhej për mjeshtëri në mësimdhënie. Ligjëratat e tij priteshin me interesim, sa për përmbajtjen e nivelin shkencor; aq edhe për mënyrën e konceptimit dhe të paraqitjes së tyre në auditor: rrjedhshëm, qartë, e kuptueshëm., duke komunikuar lirshëm me auditorin. Ish-studentët e tij ruajnë ende shënimet nga ligjëratat e psikologjisë, të shfrytëzuara nga ata në proceset mësimore, por edhe në jetën e përditshme. Sekretin e suksesit të Profesor Bedriut në auditor dhe jashtë tij, ish-studenti Sami Xhango e përmbledh në këto rradhë: “me nxënësit -koleg, një gurrë e dijes dhe e përvojës që ua jepte në mënyrë frymëzuese secilit dhe të gjithëve”, “demokrat në auditor dhe në jetë, gjuhën e elitarit nuk e bëri të veten kurrë, sepse bënte jetën e njeriut të thjeshtë”.

…DHE SHKENCËTAR I SHQUAR

         Akademiku Dedja është një nga shkencëtarët më të njohur në lëmë të psikologjisë dhe të pedagogjisë, brenda dhe jashtë Shqipërisë. Si studiues aktiv i praktikës mësimore pedagogjike kombëtare ka ndërmarrë nisma vetiake për dukuri e probleme që ka nxjerrë jeta e përditshme, duke arritur në përfundime me interes shkencor. Në librin “Drejt enigmave të psikikës”, që është botuar e ribotuar, Profesor Bedriu, argumenton tezën  “Sot nuk ka pore dhe qelizë të jetës ku të mos ketë hyrë psikologjia”. Ai polemizon me mjaft autorë, “pseudoshkencëtarë…që përpiqen të spekulojnë me psikologjinë, të çorodisin mendjet e njerëzve, duke përdorur lloj-lloj tezash dhe lloj-lloj metodash” (f.5) dhe kritikon tezat e psikologjisë idealiste, “e cila po përhapet shumë në botën e sotme”.
         Me gjuhë të kuptueshme e stil të zhdërvjelltë bashkëbisedues u jep pergjigje disa pyetjeve si: “A i është dhënë njëherë e përgjithmonë potenciali funksional i trurit?”, “Pse shohim objekte që s’ekzistojnë?”, “Ç’fuqi ka imagjinata e njeriut?”, “Ç’është kimia e ndjenjave?”, “Ç’është telestezia?, “A ekziston shqisa e gjashtë?”, “Si “flasin” qelizat nervore?” etj.
         Në një varg botimesh ka hedhur ide e teza që lidhen me metoden e mësimdhënies, por edhe me probleme të rëndësishme të përmbajtjes së shkollës dhe të arsimit kombëtar. Që në vitin 1975 denoncoi me argument dukurinë “Burokratizëm
 pedagogjik” (referat, mbajtur në në Elbasan dhe Fier, 28 e 29 gusht 1975). Tre vjet më pas, më 1978, në procesin hulumtues të ecurinë së zhvillimeve shoqërore, hedh vështrimin më tej, shtron nevojen “për punën me nxënësit dhe fëmijtë e vështirë, që manifestojnë akte rrugaçërie dhe kanë tenedencë për t’u futur në rrugën e kriminalitetit”. U drejtohet kështu, jo vetëm mësuesve dhe institucioneve arsimore, por edhe organeve e strukturave komeptente të kohës.
         Përkrahte, praktikonte ide të avancuara në pedagogji. Një prej tyre është kundërshtia ndaj moralizimeve në procesin e edukimit dhe afirimi i domosodoshmërisë së formimit të vetëdijës së fëmijëve, ndërgjegjësimi i tyre gradual për vendimmarrje, të lirë, të pavarur e të pandikuar nga faktorë me ngarkesa ideologjike të kohërave. Hysen Sinani, duke nxjerrë në pah këtë tipar të Profesor Bedriut, shkruante: “Mbrojti teori e koncepte të avancuara në pedagogji: “Të edukosh fëmijën, duke dhënë shembujt dhe duke nxjerrë vetë mësimin, duke e lënë të zgjedhë vetë, me duket edhe sot e kësaj dite është tepër moderne”. Pikëpamje të kësaj natyre përçohen edhe në referatin “Akselerimi psikik dhe ndikimi i tij në mësimin e gjuhës amtare”(1992); në librin “Mbi rrugët e përfeksionimit të sistemit të sotëm të edukatës familjare” etj.
         Duke ndjekur zhvillimet arsimore gjatë ndryshimeve të sistemit politiko- shoqëror, pas vitit 1990, sidomos hapjen dhe shtrirjen e arsimit privat në Shqipëri, në nëntor 1999 formuloi mendimin:  “Arsimi privat, sipas ligjeve të ekonomisë së tregut, krijohet  për të konkuruar me arsimin publik dhe vlen si stimul e nxitje për këtë të fundit. Kjo garë është e domosdoshme kur zhvillohet në kushte të njëjta. Ndryshe do të kemi disnivele…” (1999, nëntor)

MJESHTËR I LETËRSISË PËR FËMIJË…

         Krijimtaria letrare, kryesisht për fëmijë është një nga evokimet e brendshme të Bedri Dedes shkrimtar, me rrënjë që në fëmijëri. Si dëshmitar okular unë sjell në kujtesë atë orë mësimi kur Bedriu, nxënës i klasës së dytë fillore që rrinte në një bankë para meje, kur mësuesi pyeti: kush nga ju ka lexuar ndonjë libër? Bedriu ngriti dorën dhe mësues Ismeti e ftoi të dalë përpara nesh me librin në dorë. Dhe, pasi lexoi një fragment nga romani “Djemt e rrugës Pal” të shkrimtarit hungarez Ferenc Molnar, tregoi ngjarjet që shtjelloheshin në roman. Këtë episod ia kujtova Bedriut kur ai shkroi e botoi romanin e parë “Heroizmat e fatbardh Pikaloshit” dhe më pas “Kalajmajt e pallatit tim”. Fillimet e krijimtarisë letrare për fëmijë të këtij autori i gjejmë kur ai ende nuk i kishte mbushur të pesëmbëdhjetat. Ishin disa kallëzime, përralla dhe skeçe  të botuar në “Flamurtari i vogël”, që e drejtonte  pionieri durrësak Bedri Dedja. Ai do të shkruante në librin “Nepër ravat e jetës” – kujtime (2001): “Durrësi përkundi ëndrrat atdhetare dhe ëndrrat letrare” (37) dhe se  motivin e përrallës  “Dy rosat dhe breshka”, botuar në faqet e gazetës së pionierëve “Flamurtari i vogël”, do ta rimerrte më vonë për romanin “Një udhëtim i rrezikshëm”. Vepra e tij letrare për fëmijë e mishëruar në shumë e shumë libra që nga “Heroizmat e Fatnardh Pikaloshit” (1954) te “Përrallëzat e Zvicrës” (2002) , përmbyllur me romanin “Skuriada” (2004), dëshmon për talentin e shkrimtarit për fëmijë Bedri Dedja, poet prozator, tregimtar, dramturg, romacier.
         Me veprat si   “Shkolla e pyllit”, “Heroizmat e Fatbardh Pikaloshit” .”Kalamajt e pallatit tim”, “Tregimet e gjyshe pastërtores”, ”Patoku në plash”, “Bariu i vogël në mal të thatë”,”Artan Burizani dhe çeta e tij”, “Republika e 1.100 çudirave,  “Alarmet e qytetit Sdikuishi”, “Një udhëtim i rrezikshëm” e të tjera e të tjera, janë rritur e frymëzuar brezat e fëmijëve të Shqipërisë. Mjaft prej këtyre librave janë botuar edhe në ShBA,  në Francë, në Greqi, në Zvicër, në Rumani, në Kinë, në Rusi, e gjetkë nëpër botë.
         Akademiku, Profesor Bedri Dedja mbetet edhe studiuesi, kritiku dhe teorisieni i parë i letërsisë shqiptare për fëmijë, i cili hodhi bazat e i dha shtysë zhvillimit të mendimit kritik letrar dhe historisë së kësaj dege letërsie, asokohe të re në vendin tonë. Ai shkroi e botoi disa libra: tekstin e parë për shkollat pedagogjike “Letërsia për fëmijë”(1961), monografinë “Tradita dhe probleme të letërsisë shqipe për fëmijë” (1972), përmbledhjen “Shkrime mbi letërsinë për fëmijë” (1978) etj. Me nismen dhe rolin e tij si organizator u zhvilluan tubime shkencore deri në nivelin e simpoziumeve, u ngritën dhe u trajtuan probleme të studimit e të zhvillimit të letërsisë për fëmijë në organizma dhe institucione si Lidhja e Shkrimtarëve dhe e Artistëve të Shqipërisë, Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë të Akademisë së Shkencave. Ndaj edhe ishte zgjedhur Kryetar nderi i Shoqatës Mbarëshqiptare të Shkrimtarëve për Fëmijë”; ndaj Qendra Nderkombëtare e Biografive të Këmbrixhit në vëllimin 1999-2000 e ka cilësuar Bedri Deden me tre tituj: si shkrimtar dhe autor botëror, si një nga 2000 shkrimtarët më të shquar të shek. 20 dhe “Njeriun e vitit 1999-2000”.

…DHE PUBLICIST

         Njëra anë e veprimtarisë aktive shoqërore e Profesor Bedriut, pak e njohur, është publicistika. Nga radhoi i tij “Nepër ravat e jetës” mësojmë se provat e para në këtë lëmë i bëri që në bankat e shkollës në Durrës kur nxirrte tri gazeta muri: të shkollës, të Shtëpisë së Pionierëve të qytetit dhe në gjimnaz gazetën e murit në gjuhën ruse. Vetë i hartonte, “pa censurë”,  vetë i botonte. Ndaj shkruan: “Ato vite provova profesionin e gazetarit të kalamajve” (71). Nivelin më të lartë në publicistikën e kalamajve e arriti me revistën e pionierëve të qarkut të Durrësit, “Flamurtari i vogël” (1945). Gjatë viteve të gjimnazit vijoi të botojë në gazetën “Pionieri” dhe “Letrari i ri”, që dilnin në Tiranë. Më 20 janar 1965 në “Pionieri” do të pohonte: “…me gazetën tonë të dashur “Pionieri”, nisa rrugën e shkrimeve”. Në vitet studenteske (1950-1953) aktivizohet shumë në Radio-Moska dhe në Kinostudion  “Mosfilm”.
         Në kronologjinë e publicistikës së këtij autori, deri në shtator 1961, kur me gazetën mësuesi si themelues e kryeredaktor hynë në gazetarinë profesionale mund të përmenden edhe shkrimet në revistën “Ylli”, në  të përkohshmen “Pedagogu i ri” që projektoi dhe kryeredaktoi, revistë me profil pedagogjik, metodik e letrar. Për Profesor Bedriun e përjavshmja “Mësuesi” ishte “Universiteti” pesëvjeçar i publicistikës pedagogjike, shoqërore, kulturore e letrare, që edhe më tej do ta ushtronte,krahas dhe në funksion të detyrave të ngarkuara. Revistat e profiluara për parashkollarë e shkollarë, të krijuara në vitet ’60-’80 të shekullit të kaluar lidhen me emrin e Bedri Dedes, si ideues dhe hartues i progameve, por edhe si autor i shumë shkrimeve e krijimeve letrare për fëmijë.
         Do të vinte një kohë tjetër pesëvjeçare (!992-1997), kur Profesori Akademik do të merrej intensivisht me shkrime politike për çështjen kombëtare shqiptare, kyesisht në të përkohshmet “Zëri i popullit” dhe “Kombi”, por edhe në të përkohshmen “Zëri i Kosovës”, që botohej në Gjenevë dhe zviceranje “Ekspres”. Në ditët e fundit të jetës së tij, Akademiku, i ndihmuar si gjithnjë nga  Pandora, përgatiti vëllimin me shkrime publicistike e shkencore me dy tituj “Mikroenciklopedi shqiptare” ose “Pedagogjia në Fokus”. Vëllimi përmban një larmi shkrimesh me një spekter të gjerë e dritëpamje të qartë pedagogjike, shkencore, kulturore e shoqërore.
         Për larminë tematike, këtë tufë artikujsh dhe trajtesash të shkruara me  një gjuhë të kuptueshme e stil shkencor, unë do t’i quaja “Pedagogji e psikologji sociale”, e familjes, e çdo moshe dhe shtrese qytetare. Profesor i psikologjisë dhe i pedagogjisë bashkëbisedon çiltas me lexuesët, parashtron nevojën e ngritjes së pareshtur të nivelit kulturor, arsimor e qytetar të të gjithë pjestarëve të shoqërisë, duke argumentuar diturinë, jo si stoli, por si mjet dhe armë e domosdoshme për të vepruar në jetë (artikulli “Dituria-“stoli” e nevojshme për njeriun”); ngre probleme  “Rreth edukatës qytetare”, “Opinioni shoqëror në edukate”, “Mbi kulturën e familjes” dhe “Edukatën e punës në familje”; u vjen në ndihmë prindërve dhe shoqërisë me studime të dukurive psikologjike si  “Hutesa e fëmijëve, shkaqet dhe ndihma e prindit” dhe qëndrimi i familjes ndaj personalitetit të fëmijëve”; ngre zërin “Jashtë droga nga shoqëria”, duke e motivuar vlerësimin që i është bërë si “Pedagog e psikolog i familjes, i çdo shtrese shoqërore”.
         Orienton shoqërinë në shkrime si “libri dhe lexuesit”; u drejtohet “Urbanistëve, në emër të fëmijëve”; hyn në të gjitha sferat e jetës, si faktorë qenësorë e jetësore për formimin dhe edukimin e breznive (“Roli i mjeteve të komunkimit masiv dhe të informimit publik); shpalos nevojen e leximit të vemendshëm pedagogjik e arsimor (””MËSUESI”-Tribuna jonë”) etj. Në rrafsh etik, politik e social ngre zërin për të drejtat e fëmijëve për arsimim, edukim dhe trajtim demokratik, duke respektuar personalitetin e dinjitetin e tyre. Në artikullin “Mbrojtja e të drejtave të fëmijëve” (1989) parashtron faktorët kryesorë që ndikojnë: “sistemi unik i barabartë, i plotë dhe i stabilizuar arsimor në anekset e mirërritjes së fëmjëve, duke krijuar një njësi harmonike me familjen, me institucione të shumta të edukimit jashtëshkollor si dhe me ndikimin e opinionit publik”.
         Me nivel shkencor është studimi i traditës dhe i bashkëkohësisë në procesin e mendimit pedagogjik, në rrjedhat e historisë shoqërore, në periudhat e ndryshme të zhvillimit të saj. Para se të vinte te vëllimi i madh e përgjithësues “Historia e mendimit publicistik shqiptar - I” (Vëllimi II mbeti në proces), Profesor Bedri Dedja ka bërë një varg studimesh e trajtesash prej të cilëve ka ditur të përzgjedhë tema e probleme,duke i hartuar me kërkesat edhe të publicistikës. Në vazhdë vjen cikli i shkrimeve të botuara në revistat pedagogjike si “Arsimi popullor”, drejtuar kryesisht për mësuesët e niveleve të ndryshme të shkollimit, kryesisht parashkollor dhe shkollor, duke filluar nga shkrimet në fushën e metodave të mësimdhënies (“Metoda mësimore e punës së pavarur të sudentëve”) deri te pamjet historike të edukatës kombëtare (“Vazhdimësia  iliro-shqiptare e edukatës dhe e arsimit”).
         Vend të rëndësishëm u lihet në vëllim personaliteve më të shquara të mendimit dhe të veprimtarisë pedagogjike e psikologjike në rrafsh historik, duke filluar që nga figurat e përbotshme për të vijuar me ajkën shqiptare në këtë lëmë. Bedri Dedja ka bërë përpjekje të arritura për të dhënë veçoritë e individualitetin e secilit, duke hulumtuar në kontributet dhe pikëpamjet e tyre, sistemet pedagogjike dhe ndikimin që kanë ushtruar në zhvillimin e arsimit dhe të shkencave pedagogjike. Me shpresë që së shpejti edhe kjo vepër e Akademikut Bedri Dedja do të shohë dritën e botimit nuk po hedhim më tej vështrim në rrjedhat e publicistikës së këtij personaliteti, njërit prej kolosëve të kulturës sonë kombëtare, Kryetar i Shoqatës Mbarëshqiptare të Psikolgëve, anëtar i Asamblesë së Ligës Botërore të Shkencave Psikologjike, IBC.

* * *

         Ndonëse u zgjatëm në këtë shkrim, më së shumti paraqitës të disa anëve të veprës e të veprimtarisë së Akademikut, Profesor Bedri Dedes, Laurat i Çmimit të Republikës, dhe “Mjeshtër i Madh i Punës”, mbetemi vetëm në fillet e një syzimi informues.

·        Autori është publicist, pedagog dhe historian i gazetarisë shqiptare.


Një humbje  ndihet

·        Profesor Bedriu është një nga figurat e shquarapolivalente  arsimitkulturës,shkencës dhe letërsisë shqiptare.

          ShkruanGëzim  TUSHI

         …Kaloi viti i parë pa profesorin e nderuarBedri DedjaËshtë viti i parë ivakumit  kanë ndjerë  afërmit për  dashurin e tyre  shtrenjtëprofesorët epsikologjisë dhe  pedagogjisë për kolegun e tyremiqtë për mikun e nderuarNjë vit heshti penafjala e pedagogutpsikologutakademikut dhe shkrimtarit  shquarpër fëmijëprofesor Bedri Dedja.
          Padyshim  ai ka lënë pas vetes një vepër  madhe shquar, e cila nuk lejon harrohet emri i burrit  mënçurnjeriut  mire dhe punëtormodest dhe i duruar, i dashur me kolegët dhe i respektuar nga studentët e shumtë kanë përfituar ngakapitali intelektual i tijUnë jam një nga ata mijëra studentë dhe miq  shumtë profesorit  ka kudo  Shqipërimadje edhe jashtë atdheut.
          Profesor Bedriu është një nga figurat e shquarapolivalente  arsimitkulturës,shkencës dhe letërsisë shqiptare. Me kontribut  veçantë si krijues dhe po aq evidentuara edhe si pedagogKush e ka pasur fatin e lumtur  ketë zhvilluar cikleleksionesh me   fushat e histories  arsimit dhe pedagogjisë psikologjisësociale, është i bindur për vlerat e tij.
          Tek profesor Bedriu ishin bashkuar  një personalitetin e tij shumanshëmnjeriu i mire dhe intelektuali popullormasoviku i papërtuar dhe i lidhurme njerëzit e thjeshtëakademiku me kulturë sqimëtaremendimtari erudit dhe lektorielokuentshkencëtari i skutave   errëta  strukturës psikike  njeriutmësuesidhe edukatori i fëmijëvelibrat e  cilit ata i kanë përpirë fushën e dijesprofesionaleprofesori ishte burri  dominonte çdo sallë universiteti, me autoritet padiskutueshëm. Ky autoritet i shumëfishuar i tijspikaste kudo ku dëgjohej fjala e tij.Kur ai thoshte « unë mendoj », me  vërtetë ashtu ishte ; ai fliste me mendimin e tij pavarur.
          Kultura e tij e gjërë poliedrike ishte rezultat i një pune skrupulozesistematike, ecila filloi  kur u ul  bankën e shkollës si nxënës dhe deri sa mbylli sytëGjithë jetën libërpranë libravepenësfjalës dhe miqveKaq shumë kulturë kishtesaqë ishtenjë nga njerëzit tek i cili personaliteti i tij autoritar dhe kulturaishin bërë një dhe pandarëIshte vështirë  dalloje tek profesor Bedri Dedja, se ku fillonte kultura eakumuluar nga  tjerëtdhe ku fillonte kultura  buronte prej personalitetit  tij. Egjithë qënia e tij rrezatonte kulturë.
          Kam pasur fatin e lumtur  kem qënë dy here studenti i tijnjëherë Fakultetin e Shkencave Politike e Juridike dhe herën e fundit si student pasuniversitarpër psikologji dhe pedagogji  dyja rastet, ai ka zhvilluar lëndën e psikologjisësociale. Edhe sot i kam shënimet e leksioneve  tij. I kam  kujtesë konceptet eqarta thella plota  profesorit për këtë shkencë  rëndësishme  shoqërisë.Megjithëse kanë kaluar afro 30 vjet nga kjo kohë dhe kam lexuar shumë libra  tjerë këtë fushëkam dëgjuar shumë lektorë  tjerëbrënda dhe jashtë vënditdhe them  vërtetënpa e tepruar ka pëlqyer  shumë thjeshtësia e mendimit, “aparati pedagogjik” perfektgjuha e saktë e bukur plot timber dhe elokuencë, me cilën profesor Bedriu dinte  transmetonte idetë shkencore  psikologjisë sociale.
          Megjithëse kohë e vështirë për shkenca  tilla,  Shqipërinë e kohës komunizmitmund  them se tek ai dominonte verbi i personalitetit si shkencëtardhe qëndrimi objectivistduke shfrytëzuar maksimalen e tolerances  lejonte regjimi ikaluarPrej tij mësuam konceptet bazë dhe ligjet e kësaj shkence atëherë nukkishin atë vlerë  kanë sot,  kushtet e lirisë e  fenomeneve masive, sociale, burojnë nga bashkimi i lirisë politike me  drejtat e njeriut.
          Nuk e di se cili ka qënë fati i leksioneve  tij  fushën e psikologjisë sociale.Porsipas gjykimit tim, ai është njeriu  vuri gurin e pare dhe e strukturoi atë sishkencë  veçantë  Shqipëri.
          Por Bedri Dedja nuk ishte vetëm shkencëtarletrar dhe akademik; ai njëherëshka qënë qytetar me vlera dhe i spikatur.
          Rastësisht, para dy ditësh isha për një vizitë miqësore tek profesor HamitBeqjamiku e kolegu i përjetshëm i profesor Bedriutdhe biseduam bashkë për Profesor Hamiti  solli  mëndje pikërisht këtë tipar  tijpërveç dimensionin sishkencëtar.
          Dhe vërtet;  Ai ishte njeriu me dinjitet, i fortë përballë dallgëveburrëror dhekonstant  vlerat si qytetar. Tek Ai ishin bashkuar bukur dimensioni i shkencëtaritme qytetarinpa asnjë sforcimKjo ka qënë mbase vlera  e madhe e Tij si njeri idijes, i inteligjencës, i popullit.
          Prandaj, sa  shumë do  largohemi  kohë prej tijaq  afër do  jemime , me veprën e tij  mrekullueshmeUnë jam i bindur se ky njeri, sa  shumëkohë do  kalojëaq  shumë do t’i vlerësohet vepra e tij.

·        Shkëputur nga gazeta « Tirana Observer »,  8 Prill 2005.



Prof.dr.Agim Deva 



Baba i modernitetit në letërsinë tonë për fëmijë

·         Bedri Dedjen (1930-2004) do ta nderojmë për kohe të gjatë, sepse puna e tij shënon një epokë kthesash të mëdha. Prej tij kemi mësuar se letërsia mund të shkruhet edhe ndryshe…

     
     

          Kam përshtypjen se prof. Bedri Dedjes, këtij kolosi të kulturës sonë, i kemi mbetur borxh të gjithë nga pak : edhe kohërat që i kishte kaluar me të gjitha ngjyrimet e mundshme, edhe organet dhe institucionet social-kulturore, edhe rrjedhat e reja që hynin pamëshirshëm në gërshërë me ato të vjetrat, e ku prof. Dedja si rrallëkush realizonte intelektin e vet në mënyrën më dinjitoze : i kemi mbetur borxh prof. Bedri Dedjes edhe ne këtu në Kosovë, edhe për së gjalli, por edhe pas vdekjes së tij.
          Mos ndoshta, të gjitha këto borxhe ndaj këtij bardi të kulturës sonë, na shpiejnë në fjalët e Tolstojit të madh kur thotë se « ndërgjegja është zëri i shpirtit.. » ?
Shfletoj librin me kujtime « Nëpër ravat e jetës » (Tiranë 2001), ku Bedri Dedja qysh në hyrje të tij, midis të tjerash, jep një sqarim të shkurtër, por esencialisht domethënës dhe simbolik : « …Fjala ravë ka kuptimin e rrugëve të dhive në mal, ose të gjurmëve në dëborë. Më është dukur se rrugët e mia të jetës ngjasojnë më shumë me ravat.. »
          Dhe po të rrëshqasim, qoftë edhe shumë përciptazi nëpër jetën e prof. Bedriut (gjë që ai nuk e meriton një qasje të këtillë sipërfaqësore), do të shohim se nga viti 1930 kur erdhi në jetë e deri më 2004, kur ma dërgoi romanin e tij « Sikuriada », që realisht ishte pjesa e tretë e romanit « Kalamajtë e pallatit tim » (roman i një lloji të ri – roman manifest), dhe iku nga kjo botë, duke marrë me vete shumëçka, që po të na linte në një formë apo në një tjetër, do të kishim një dobi shoqërore shumë më karakterogjene, se tani kur gjëndemi pa të.
     Autoriteti i tij qe ndërtuar gjithnjë me sakrifica natyrash të ndryshme. Vetë prezenca e tij në një konsultë, program kulturor, simpozium, mbledhje, etj. e kishte peshën e vet dhe karakteri i tij, gjithnjë stabël, të imponohej me një qetësi impozante, me një urtësi antike, me një kriter të formësuar e të shumë kohezional, që ishte rezultat i dijes, i përvojës së tij shumëvjeçare në shumë fusha të artit, të kulturës, të arsimit, të shkencës.  Këtë përshtypje e kisha edhe në vitin 1973, kur për here të pare u takova me të në Tiranën “misterioze”, dhe qysh atëherë më duket se kisha takuar një njeri, që kishte lindur nja tridhjetë vjet më herët, sepse vetë shkalla e tij e inteligjencës, fjalori i komunikimit, horizonti i tij kulturor që gravitonte nga Europa, qetësia me të cilën të dëgjonte dhe këshillat e tij assesi të imponuara si domosdoshmëri, mirësjellja e tij në interpretime shkencore, kishin tipare të një pedagogu e psikologu me experience, prej të cilit mund të mësonim shumë të gjithë ne, që kishim fatin të rrinim me të. Një tip recent, një mëndje e ndritur, që herë-herë m’i  përkujtonte rilindasit tanë. Korçari sharmant, studenti i dalluar i Universitetit të Moskës, pedagog shumëvjeçar në Universitetin e Tiranës, shkencëtar i dalluar, sidomos në fushat e psikologjisë, letërsisë për fëmijë dhe pedagogjisë, organizator i shumë simpoziumeve të ndryshme, krijues i një numri të madh veprash letrare (poezi, tregime, përralla, novela, poema, romane, legjenda, fabuka, përralla mbi kafshët, kujtime, etj.); pastaj, themelues i mendimit teorik-kritik mbi çështjet e ndryshme të letërsisë për fëmijë, autor i veprave letrare kapitale, me të cilat janë rritur gjenerata të tëra fëmijësh e të rinjësh tanë si: “Heroizmat e Fatbardh Pikaloshit”, “Një udhëtim i rrezikshëm”, “Kapiteni i shtrëngatës”, “Kalamajtë e pallatit tim”(1,2,3), “Republika e 1100 çudirave”, “Nëpër korridoret e thella të Jonit”, “Qyteti me tri kështjella”, “Përralla njëmbëdhjetëkatëshe”, si edhe dhjetra e dhjetra vepra të tjera, që na bëjnë ta perceptojmë realisht formatin e madh të akademik Bedri Dedjes, pena e të cilit gjurmonte modalitete të reja të shprehjes, deri në ditët e fundit të jetës.
         Është vërtet e dhëmbshme kur nëpër mbledhjet komemorative ngrihemi në këmbë për të mbajtur një minute heshtje për kolosët, siç ishte në këtë rast, Bedri Dedja. Një minute heshtje. Më besoni: kurrë nuk kam mundur ta kuptoj domethënien e këtij minuti, sado që edhe vetë jam ngritur shumë here në këmbë për këtë qëllim, për miqtë dhe dashamirët që na ikin – secili në mënyrë të vet. E shpjegojnë si nderim të fundit, që i bëjnë të ndjerit.
          Bedri Dedjen do ta nderojmë për kohë të gjatë, sepse puna e tij shënon një epokë kthesash të mëdha: është baba i modernitetit në letërsinë tone për fëmijë. Prej tij kemi mësuar se letërsia mund të shkruhet edhe ndryshe, se edhe të vegjlit janë të detyruar të na kuptojnë edhe atëherë qartë e drejtë. Në botën e librit tone ka sjellë përvoja e modele të reja kreacionale, duke përkthyer vepra të rëndësishme nga letërsitë e huaja. Vetëm ata që e duan njeriun, mbeten të pavdekshëm. Akademik Bedri Dedja ishte prej atyre që ka rrezatuar me energji positive kudo që ka qënë i pranishëm.


 Ferhat CAKAJ

Akademiku dhe njeriu me zemer te madhe,Bedri Dedja
         

Përse shkuam pikërisht tek prof. Bedriu?

          Në shtator të 1954 nisa studimet e larta në Institutin Pedagogjik. Atëherë, auditoret dhe konviktin i kishim te Fakulteti i Shkencave, përpara maternitetit, në Tiranë. Në mëngjes rrinim turmë në boulevard, në trotuar dhe tek shkallët e hyrjes. Shikonim pedagogët që vinin një e nga një mes atij koridori të gjatë studentësh. Mes tyre, një djalosh me flokët kaçurrela, veshur thjesht e pastër, gjithnjë me të njëjtin kostum, hidhte vështrimin sa andej këtej, buzëqeshte lehtë e na dukej sikur thoshte:
“Po ju, ç’bëni kështu? Çjemi ne? Jemi tuajt… » Ishte pedagogu i psikologjisë dhe i letërsisë për fëmijë, Bedri Dedja.
          Ndodhi që fillimi i shtatorit të ishte tepër i rëndë për studentët që vinin nga shtëpitë e fëmijës. Të tillë nuk ishin pak, por mbi dyzet vetë. Drejtoria e konviktit nuk i pajisi me tollonët e ushqimit ; priste vërtetimet nga shtëpitë e fëmijës në Shkodër, Vlorë, Sarandë, Elbasan, Gjirokastër, etj. Por ata nuk kishin « kryq leku » që të shkonin nëpër rrethe.
          Një grup i tillë, që vinin nga Shkodra (e me shaka e thërrisnin njëri-tjetrin « zhele-zhele »), mbijetonin ato ditë shtatori në sajë të një oficeri. Në drekë dhe në darkë ata ushqeheshin me franxholla dhe me domate në treg. Gjëndja ishte vërtet shqetësuese. Por në të kundërt, asnjeri prej tyre nuk e la shkollën. I gjithë grupi ishte i rregullt në leksione, seminare e kolokiume.
           Javën e dytë, një ditë prej ditësh, oficeri nuk u duk më. Grupi rrinte te parmakët e monumentit. Heshtnin të gjithë. Ishte mesditë, koha e drekës. Njëri ngriti kokën dhe tha: “O baba, ç’të bëjmë?!” Të gjithë vështruam me sy të zbehtë monumentin e ngrirë, të heshtur e mospërfillës. Qeshëm dhe u përpoqëm të harronim se ishte koha e drekës.
          -   Dëgjoni, - tha njëri prej nesh. – Do të shkojmë, kështu siç jemi, tek profesori i psikologjisë.
          U ngritëm. Pas disa minutash kishim zënë rrugën e hyrjes në konviktin pranë kishës. Atëhere, Bedriu jetonte aty, në një dhomë. E pamë që po afrohej ngadalë, i qetë, me vështrimin hetues dhe buzagazin karakteristik. E ndaluam dhe i treguam.
          -   Çfarë ?!  - tha i papërmbajtur. –  Çfarë ?! Ju keni dymbëdhjetë ditë pa ngrënë në mencën e studentëve!
          U prish në fytyrë, u nxi, pastaj u skuq e një re e zbehtë ia mbuloi ballin.
          -   Ejani! – tha menjëherë. U kthye nga ne pa hyrë në dhomë, duke e harruar drekën e tij  dhe u nisëm tok për në drejtorinë e konvikteve.
          Asnjëherë, gjatë pesëdhjetë vjetëve që e njoh, nuk e kam pare atë njeri të dashur aq të revoltuar, nuk kam dëgjuar zërin e tij shpërthyes si atë ditë. Gjithë grupi që vinte nga shtëpitë e fëmijëve u pais menjëherë me tollonët e ushqimeve. E që nga ajo ditë, Bedriu mes nesh quhej “Yni”. Dhe ishte me të vërtetë yni: pak më shumë se profesori, si një vëlla i madh. Dy muaj më vonë, kur nisën shirat dhe cikmat e vjeshtës tiranase, ne të dyzetët e jetimoreve e ndjemë përsëri dorën e tij të ngrohtë. E kuptuam që ishte vepra e tij pajisja jonë me kostume të mira prej stofi hungarez dhe me pallto prej stofi të leshtë. Asnjëri prej nesh nuk e morri vesh se nga u gjendën fondet, si u arrit një gjë e tillë, por një gjë e kishim të sigurtë. E ndjenim dhe më pas e morrëm vesh. Mbi kokat tona ishte një dorë vëllazërore që kishte lëvizur ingranazhet e shtetit, ishte dora e « vëllait të madh », mikut tonë, e Profesor Bedri Dedjes. Tek figura e tij, për herë të parë morri kuptim përpara nesh nocioni i shtetit, zbatimi i drejtë i ligjit, morali, humanizmi, dinjiteti i shoqërisë.

Ata të dy
         
          Në vitet ’50, veç nesh që vinim nga shtëpitë e fëmijës, kishte edhe studentë të tjerë pa të ardhura. Njëri nga këta ishte shoku ynë T., një djalë i urtë, fjalëmbël, tepër i zgjuar, por i varfër. Në pushimet mes leksioneve ai nuk dilte nga salla. Qëndronte në karrige dhe diç katranoste vazhdimisht nëpër fletoret e shënimeve. Arsyeja e vërtetë ishte se me gjithë arrnimet, të vetmet pantallona ishin ngrënë në të dy gjunjët dhe s’mbanin më. I vinte turp të dilte mes shokësh dhe kishte gjetur mënyrën e tij për të marrë leksionet rregullisht. Por aty ishte edhe një sy vëzhgues që kishte kuptuar gjithçka - Pandora, nusja e re e Prof. Bedriut.  Ajo, e tronditur kishte marrë leje dhe kishte shkuar te profesori për të marrë një palë pantallona të tij.
          Në pushimet mes leksioneve, ndërsa salla u boshatis, atje ndodhej vetëm T. Pandora kishte hyrë dhe ia kishte lënë dhuratën mbi fletoret e shënimeve. « I ke dhuratë nga Bedriu » - i kishte thënë. « Vishi që tani… »  dhe ishte larguar pa u vënë re.
E gjithë kjo histori erdhi tek ne në formën e një theshethemnaje. Askush asnjëherë, as Profesorit, as Pandorës, as shokut tonë T. nuk ia zumë në gojë një gjë të tillë, për ta mësuar në detaje të vërtetën. Por pantallonat ne i njihnim mirë. Atë kohë Shqipëria ishte vërtet shumë e varfër dhe veç atyre të shtëpisë së fëmijës, kishte mijëra të tjerë, tepër të varfër që ndiqnin studimet dhe ndjenin pranë shpirtin e madh dhe dashurinë njerëzore të Bedriut dhe Pandorës.

Edhe gjatë punës me ne

          Në vitet ’60-të, Bedri Dedja punonte në Ministrinë e Arsimit dhe të Kulturës.  Kisha dëgjuar se kishte themeluar dhe ishte kryeredaktor i gazetës “Mësuesi”. Më vonë u bë edhe zëvëndësminister, por për ne, brezat e mësuesve të rinj, mbeti thjesht Profesor Bedriu, njeriu i drejtë, modest dhe i ndershëm. Prandaj, ngado që të vinim, nga të gjithë cepat e Shqipërisë, derën e tij e gjenim gjithnjë të hapur, kohë e pa kohë.
          Ato vite, me tensione politike tronditëse, nëpër shkollat e mesme bujuan tipa karrieristësh, intrigantësh e meskinësh, që e turbulluan klimën e mire, me të cilën breza mësuesish e pedagogësh të rinj ishin brumosur nga Profesor Bedriu e shokët e tij. Sidomos në Kukës, këto gjëra u trashën keqas dhe vinin era fis, taraf, myk. Kishte raste masash të paargumentuara ndaj mësuesve me arsim përkatës dhe zëvëndësimi i tyre me maturantë. Më pare i kisha shkruar një letër Profesorit mbi trajtimin e arsimtarëve në gjimnaz e gjetkë. I ngrita këto probleme edhe në kryesi të komitetit ekzekutiv si edhe tek sekretari i pare, përpara se të nisesha për Tiranë. Në Ministrinë e Arsimit dhe të Kulturës takova Profesor Bedri Dedjen. I tregova se ç’po ndodhte dhe ku e kishin burimin. Më dëgjoi me qetësi. “Dëgjo”, - më porositi. – Nisu menjëherë për në Kukës. Nesër do të jem në Shkodër për një shkollë në kufi dhe pasnesër do të vij atje, së bashku me ministrin.”
          Pas dy ditësh, Prof. Bedriu erdhi vërtet në Kukës, së bashku me ministrin e arsimit dhe kulturës së asaj periudhe, Thoma Delianën. Gjëndja u qetësua si me magji. Masat u morrën të forta në dobi të shkollës dhe të mësuesve të përgatitur në shkollat e larta. Dukuritë e shëmtuara morrën një përgjigje në kohën e duhur dhe jeta në shkollë morri përsëri rrjedhën e zakonshme.
          Po ato ditë, Bedri Dedja ia kishte aritur qëllimit që të hapej shkolla fillore në një zonë të largët të Malsisë së Madhe, duke mposhtur pengesat administrative burokratike. Shkolla nisi të funksionojë menjëherë dhe nuk dihej kush gëzonte më shumë, vocërrakët e Malsisë së Madhe apo vetë Bedri Dedja. Një gjë është e sigurtë ; vocërrakët nuk e dinin që hapja e shkollës së tyre erdhi vetëm me këmbënguljen e Bedriut, i cili kishte parimin moral « bëje një të mirë dhe mos prit të të falenderojnë ». ( I shkrova këto fjalë, ashtu siç na ka thënë Bedriu i dashur, dikur në leksionin e psikologjisë, duke folur mbi karakterin e njeriut.)

Programi i Bedri Dedjes për Institutin e Integrimit të Jetimëve të Shqipërisë

          Profesor Bedriu na la mbi dyqind vepra shkencore e letrare të fushave më të ndryshme të mendimit, si ato psikologjike, pedagogjike, letërsi artistike në poezi e në prozë, përkthime nga lulet e letërsisë botërore për fëmijë. Është fryti i punës së tij të palodhshme pesëdhjetëvjeçare.
          Jo larg, por disa muaj përpara se të ndahej nga jeta, Profesor Bedri Dedja na la për institutin e Integrimit të Jetimëve të Shqipërisë një program që, me zhvillimin e këtij institucioni të ri, të sfidonte vrazhdësinë e së tashmes ndaj kësaj shtrese të shoqërisë sonë dhe padyshim, për të  dhënë frute sa më të shëndetshme për të ardhmen.
          Ky program, ashtu si edhe vetë Instituti i Integrimit, është sfidues ndaj diferencimit të skajshëm shoqëror që u bëhet fëmijëve në përgjithësi e sidomos fëmijëve jetimë në veçanti, ndaj frymës së përjashtimit të shtresave të varfëra e të pambrojtura. Ky program është për shtetin, për institucionet e tij dhe njëkohësisht për të gjithë shoqërinë. Këtu nuk është fjala për shqetësimin ndaj 200 apo 2000 fëmijëve, të 12.000 fëmijëve që janë hedhur në rrugët e Greqisë apo Italisë, mbi të cilët dhembin plagë të rënda si analfabetizmi, injoranca, ngujimi brënda katër mureve, uria, prostitucioni, trafiku i organeve, rritja pa dinjitet, vdekja… Por edhe më gjërë.
          Bedriu Ynë i bën thirrje shtetit shqiptar, gjithë shoqërisë se kjo  “…shtresë duhet të na ngjajë me qerpikët e syve të shoqërisë…”  Ky zë, zëri i Profesorit të Madh ngrihet si flakërimë në ditët që kalojmë. Çdo njeri me mëndje të kthjellët duhet të mirëkuptojë e të mbështesë zërin e Profesor Bedriut. Nuk ka integrim në Europë, pa integrimin e kësaj shtrese në jetën e shoqërisë sonë. As që mendohet një e ardhme pa mjegulla e atdheut, pa fëmijët, pa dritën e syve të asaj të ardhmeje.  Integrim do të thotë -  jetë në Shqipëri, ligj, zbatim i padiskutueshëm i tyre; do të thotë arsim, punë. Integrimi i kësaj shtrese nuk mund të vijë me demagogji hipokrite, lëmoshë, mëshirë por me të drejtën ligjore të qytetarit, të njeriut. E Profesor Bedriu shkruan në programin e tij:

          “…e detyrat në këtë fushë janë të shumta:
a.     Jo vetëm trajtimi psikologjik e social i jetimëve, por edhe diagnostikimi i aftësive dhe prirjeve të tyre për jetën, edukimi i talenteve, që janë aq të rëndësishëm për të ardhmen e vëndit.
b.     Krijimi i departamentit specific mjekësor.
c.     Veç revistës “Integrim”, edhe krijimi i bibliotekës së literatures psikologjike e pedagogjike që i kushtohet këtij problemi, për të cilin është interesuar e gjithë shoqëria jonë”.

          Këto rradhë janë shkruar vetëm disa muaj përpara se të ndahej nga ne Profesor Bedri Dedja. Në një vështrim, ai kërkon zhvillimin e këtij institucioni, angazhimin e drejtpërdrejt të shtetit dhe institucioneve të tij, kulturë, shërbim mjekësor, libër dhe kualifikim të kujdestarëve dhe edukatorëve. Më shumë veprim ligjor të organizuar e të menduar mire, më shumë të drejtë ligjore, morale dhe dinjitet qytetar tek kjo shtresë jo e vogël e fëmijëve tanë.
          Këto mund të bëhen, mund të vihen në jetë dhe vëndi ynë mund të ketë më shumë dritë për fëmijët e vet. Shqipëria i ka të gjitha mundësitë e një nëne ndaj tyre. Se Shqipëria nuk është e varfër për të rritur e edukuar fëmijët e saj. S’ka qënë e varfër Shqipëria as kur mbajti me bukë 72.000 partizanë, që e kishin prapavijën në shtëpizat e fshatrave dhe qytezave tona; s’ka qënë e varfër për të mbajtur me bukë mbi  40.000 ushtarë italianë më 1943-1944. Jo! Jo, nuk ishte e varfër edhe kur hapi dyert e kufijve dhe shtëpive, duke dhënë gjithshka për vëllezërit kosovarë më 1999-ën, kur regjimi i egër i Millosheviçit nisi spastrimin më të madh etnik në këtë vend të martirizuar. Këto janë shprehje e një shpirti të madh human, që ka populli ynë. Kjo është fytyra e vërtetë e asaj Nëne të Madhe që kanë jetimët e Shqipërisë, qofshin ata të braktisur, qofshin në shtëpitë e fëmijëve, qofshin të ngujuar nga gryka e pushkës vrastare, qofshin fëmijë policësh të rënë në mbrojtje të rendit e sigurisë, qofshin si “emigrantë” rrugëve të Greqisë dhe Italisë. Të gjithë janë fëmijët tanë, janë drita e syve të popullit e të kombit tone, të gjithë kanë një Nënë të Madhe: Shqipërinë.
          Për ta shkruan edhe Profesor Bedriu ynë, për të ardhmen e tyre e të shoqërisë sonë.
         
·         Shkëputur nga revista “INTEGRIM” e Shoqatës së Jetimëve Shqiptarë.




Requiem për profesorin tim të nderuar, Bedri Dedja

Nga Këze (Kozeta) Zylo

Seç m’u zgjuan kujtimet sot,
Në këtë stinë të ylbertë, pranvere,
Ndoshta nga një lot pëllumbi,
Pikuar në parvazin e dritares sime,
Që, çuditërisht, humbi,
Në çurgën e lotëve të mia,
Duke lagur si vesë mëngjesi,
Faqet e librave të tij, hapur sot,
Si panair me shumë botime ndër vite!
I marr dhe i shfletoj me radhë,
E në çdo faqe lexoj, Bedri Dede,
E pastaj përzier me krenari dhe dhimbje,
Shkruaj sot në përvjetorin e ikjes së beftë,
Të tij,
Requiem për profesorin tim të shtrenjtë!
E kështu trëmb dremitjen e atyre viteve,
Të moshës se artë, në Elbasanin e lashtë,
Që tashmë më freskojnë si fllad,
Orët e veçanta të Psikologjisë,
Dhënë mjeshtërisht nga ai!
Çdo faqe libri, skanon trurin e çdo njerit,
Si rrathët e Dantes, në Komedinë Hyjnore!
E ndjej se mund të ketë gërvishtje në këto skanime,
Por sidoqoftë unë i shoh si ëngjëj të bardhë,
Që më prekin membranën e kujtesës,
Si ish studentja e tij, vite më parë!
Kujtimi im është një memorie e kohës,
Që kapërcen pragjet natyrisht,
Dhe portat e qelqta, për të larë sytë,
Me ujë bjeshke, pa ujë të turbulluar!
Pastaj bulëzat e ujit nëpër qerpikë sysh,
Do të ndriçohen, nga yjet,
Se planeti ynë, ka shumë nevojë për ta...!
O Zot sa më dhimbsen Yjet!
Veçanërisht, ata që i fsheh muzgu i qiellit shqiptar!
New York, 12 prill, 2008

· Në kujtim të profesorit tim të nderuar Profesor Bedri Dedes, në katër vjetorin e vdekjes. Mjeshtëria e dhënies së mesimit nga ana e tij në lëndët e psikologjisë dhe të pedagogjisë, në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”, do të ngelen të pashlyeshme në kujtesën e qindra studenteve!




 


- Pianiste dhe profesoreshë e pianos,
- Master në psikologji e pedagogji,
- Presidente e shoqatës “Opera pa kufij”,
- anëtare e Kiwanis (Zvicër),
- bashkëpunëtore active e ASED-it zviceran (Action de Soutien à l’Enfance Démunie),
- ProInfirmis-it dhe Zyrës së të deleguarit për të huaj, që prej vitit 1997.
 


Motivacioni për t’u kandiduar si deputete e PS.

Të punoj për integrimin sa më të gjërë të fëmijëve dhe rinisë në jetën sociale dhe kulturore të Kantonit ; edukimin e tyre nëpërmjet projekteve të reja artistike, me qëllim që t’i kuptojmë sa më mirë kërkesat dhe nevojat e gjeneratave të reja e t’i mbështesim ato, mbasi buzëqeshja ngazëlluese e fëmijëve dhe gëzimi i të rriturve duhet të jenë mirënjohja jonë!

Dëshirat:

Të bashkëpunojmë për ruajtjen e një psikologjie sociale sa më të shëndetshme, duke kontribuar në ngritjen e idealizmit tek gjeneratat më të reja, duke mundësuar zhvillimin dhe kuptimin e të drejtave dhe detyrave të tyre, nocionin e drejtësisë, patriotizmit dhe vullnetit të mirë. Të sigurojmë prioritetin e vlerave humane dhe shpirtërore mbi ato materiale. Të promovojmë adoptimin dhe aplikimin e këtyre principeve në jetën sociale, shkollore dhe profesionale.
 
Edlira Dedja, Neuchâtel, 10 mars 2008

“Të jetosh dhe punosh në emigracion është një detyrë dhe përgjegjësi e madhe…”është një nga muzikantet më të njohura shqiptare në perëndim. Prej shumë vitesh në Zvicër, ku jeton së bashku me familjen e saj, punon si pedagoge në konservatoret e Gjenevës dhe Neuchâtel-it dhe vlerësohet si një nga koncertistet më të suksesshme të rretheve muzikore zviceriane. Ideja e krijimit të shoqatës “Opera pa kufi” e ngre atë në një nga kontributoret më të mëdha për çështjen e paqes nëpërmjet muzikës, një ide me të vërtetë origjinale, që përcjell nëpër botë një mesazh, sa human aq dhe të nevojshëm për kohën që jetojmë.

Pak fjalë për pianisten Edlira Dedja

Edlira Dedja është vajza e shkrimtarit të njohur të letërsisë për fëmijë Bedri Dedja.  E ka lidhur tërë jetën e saj pazgjidhshmërisht me pasionin për artin, muzikën, letërsinë e veçanërisht pianon, këtë profesion aristokratik që sot e ushtron suksesshëm në Zvicër. Është një veprimtare e njohur e çështjes kombëtare shqiptare, firmëtare e krijimit të partisë demokratike shqiptare, por mbi të gjitha një profesioniste e vërtetë në fushën e muzikës. Ka nisur të merret seriozisht me studimin për piano që nga mosha 10-të vjeçare. Pas mbarimit të liceut është diplomuar në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë, dhe në vitin 1986, ushtroi aktivitetin e saj si pianiste në sektorin e solistëve të Teatrit Kombëtar të Operas e Baletit, në Tiranë, krahas emrave më në zë të artistëve shqiptarë. Pasi emigron në Zvicër, vazhdon profesionin e saj duke arritur të rreshtohet suksesshëm ndër artistet që kanë kontribuar për emrin e mirë të Shqipërisë nëpër botë. Sot është presidentja e shoqatës “Opera pa kufij”, një inisiativë që është përkrahur nga shumë artistë të njohur shqiptarë dhe të huaj duke organizuar shumë koncerte jashtë kufijve të Shqipërisë.

Opera pa kufi, institucioni i ri artistik shqiptaro-zviceran
që këndon për paqen.

“Opera pa kufij”? Koncerti i saj i parë ishte një nga takimet muzikore më pasionante që kemi mundur të asistojmë”. Këto ishin fjalët hyrëse të artikullit të shkruar nga gazeta “Express” e Neuchâtel-it mbi koncertin e datës 2 shkurt 2005, ku shndritën yjet e artit shqiptar në skenën zvicerane, në bashkëpunim me artistë të tjerë vendas, italianë, gjermanë, turq, etj. Për dy orë rresht, salla u përfshi nga magjia e operës dhe baletit. Merrnin pjesë zërat më të bukur operistikë shqiptarë e të huaj, mes të cilëve edhe sopranoja e njohur Inva Mula. Publiku i mahnitur këndoi bashkarisht me këngëtarët në përfundim të koncertit, duke brohoritur me entuziazëm këtë manifestim të jashtëzakonshëm të kulturës shqiptare.

Kjo dhuratë, publikut dhe kantonit të Neuchâtel-it iu bë prej pianistes shqiptare “të nivelit ndërkombëtar” (siç e cilëson gazeta “Express”, në të njëjtin artikull të datës 5 shkurt 2005), Edlira Dedja, e cila është edhe iniciatorja dhe presidentja e shoqatës “Opera pa kufij”, themeluar në vitin 2004 në Neuchâtel, ku marrin pjesë emra të njohur të artit, kulturës e politikës zvicerane. “Qëllimi kryesor i organizimit të këtij koncerti, - u shpreh pjanistja ndër të tjera, - që u cilësua edhe si “pagëzimi” i kësaj shoqate dhe një prelud për aktivitete të ardhshme, ishte në rradhë të parë prezantimi i kulturës shqiptare për publikun zviceran, përfaqësimi i vlerave të vërteta, ndërthurja mes traditave dhe modernes dhe etja e një populli të vjetër europian për paqe. Ky koncert tregoi edhe njëherë se, arti ynë qëndron në nivelet më të larta dhe se artistët, tanë janë mesazhierë të paqes, nëpërmjet tingujve e interpretimeve të tyre dinjitoze.

Albert Zholi : “Opera pa kufi” është një inisiativë shumë e veçantë. Nga ju lindi kjo ide?
Edlira Dedja: Mësimdhënia nuk e ka përmbushur kurrë dëshirën time të madhe për të qënë gjithnjë e lidhur me publikun dhe skenën edhe pse në konservatoret e Muzikës së Gjenevës e Neuchâtel-it, kemi mjaft aktivitete artistike që na mbajnë vazhdimisht pranë saj. Nga ana tjetër, duke dashur të ndodhem edhe më pranë spektatorit zviceran, për t’i transmetuar pasionin e veçantë që kam për Operën, (pasion i cili më lindi atje në Tiranë, kur fillova punën në Teatër e ku ruaj kujtime të mrekullueshme të bashkëpunimit me artistë të mëdhenj shqiptarë si Gaqo Çako, Ramiz Kovaçi, Edith Mihali, Ermir Krantja, Rifat Teqja, Çesk Zadeja e Nikolla Zoraqi, Tonin Harapi, Zhani Ciko, Jani Papadhimitri etj. etj.), edhe në Zvicër, fillova të marr pjesë si koncertmaestër në vënien në skenë të disa operave dhe komedive muzikore, ndër të cilat mund të përmënden premierat e “Borgjezit Fisnik”, “Les contes d’Hoffmann”, si edhe shumë vepra të repertorit operistik italian si “Traviata”, “La Bohème” etj.

Por ideja për krijimin e një shoqate artistike siç është ”Opera pa kufij” më lindi, në rradhë të parë, si një dëshirë e brendshme për të treguar potencialin e madh artistik të artistëve tanë, i cili realisht ka qënë një befasi e këndshme për publikun zviceran. Kështu, u lidha me kolegët dhe miqtë e mi më të mirë dhe ata u treguan menjëherë të gatshëm për t’iu përgjigjur kësaj thirrjeje.

Albert Zholi : Me këtë organizim i jeni kthyer nostalgjisë së Tiranës…
Edlira Dedja: -Më se e vërtetë. Ky takim për ne të gjithë ishte si një rikthim nostalgjik në studiot tona të Teatrit në Tiranë, ku punonim së bashku dhe kur filluam hapat e para të karrierës sonë artistike. Të takohesh mbas kaq vitesh me artistë të mirënjohur shqiptarë është një kënaqësi e veçantë. Eksperienca e punës sonë të përbashkët bëri që ky koncert të montohej me lehtësinë më të madhe dhe për një kohë rekord, gjë që i çuditi të gjitha kolegët tanë të huaj ashtu si edhe spektatorin që asistoi në atë mbrëmje Gala të paharruar. Dëshira ime, mendoj, edhe e artistëve të tjerë që kontribuan në suksesin e këtij aktiviteti, është vazhdimi i tij edhe në qytete të tjera të Europës. Kjo ishte hera e parë që ne u mblodhëm si potencial artistik shqiptar jashtë kufijve të Shqipërisë dhe patëm shumë sukses e u duartrokitëm gjatë. Unë besoj gjithmonë në realizimin e kësaj ëndrre të madhe kombëtare, shpalosjen e potencialit tonë artistik në skena të tjera europiane, edhe pse nevoiten fonde të mëdha, të cilat jo gjithnjë i kemi në dorë...

Albert Zholi : Opera pa kufij. Një vizion ku ju përjashtoni pasione apo urrejtje për muzikantët që i përkasin popujve « të përlyer » ?
Edlira Dedja: -Besoj në mënyrë të hekurt në virtytet e kulturës dhe rolin që ka muzika në paqen mes popujve. Ne artistët s’duhet të kemi kufij politikë, ideologjikë, kulturorë apo fetarë, që të na ndajnë. Kjo nuk do të thotë se unë si individ jetoj jashtë politikës, se jam pro apo kundër saj. Por kjo e fundit, nuk mund të ndërhyjë në raportet humane dhe mardhëniet midis popujve. “Pse jo?”, i jam përgjigjur një gazetari në Friburg, kur më pyeti nëse do të pranoja ndonjë solist serb në njërin prej koncerteve tona. “Arti duhet t’i kapërcejë diferencat etnike, ideologjike e fetare dhe duhet të kontribojë në ndërtimin e një bote më tolerante, pa urrejtje dhe hakmarrje, ku të triumfojë vetëm dashuria, paqja, harmonia. Vallë, a s’është kjo muzika e vërtetë?

Albert Zholi : Në këtë dëshirë për të hequr kufijtë midis kulturave të ndryshme, patjetër që ka ndikuar dhe mikpritja që ju kanë bërë zvicerianët mes tyre ?
Edlira Dedja: -Jetoj prej shumë vitesh në Zvicër. Edhe pse shëtis në rrugë e trotuare të tjera, edhe pse jetoj në një klimë të ndryshme nga ajo e Tiranës, mes njerëzve të tjerë, me një mentalitet të ndryshëm nga i yni, me një korrektesë e ndershmëri për t’u marrë shëmbull, më duket sikur ndodhem në qytetin tim të lindjes dhe shpesh, Zvicrën e quaj atdheun tim të dytë. E kjo, jo vetëm se më janë hapur dyert e konservatoreve për të ushtruar profesionin tim. Por se tek qytetarët zviceranë kam njohur një tjetër mikpritje, një dashuri e ndjenjë respekti për njeriun e punës, kam njohur modestinë e vërtetë dhe përkrahjen në kuptimin e vërtetë të fjalës, barazinë dhe “rënien” e barrierës së kufijve, nëqoftëse mund ta quaj kështu. Nuk jam ndjerë kurrë e paragjykuar se jam e huaj e vij nga Lindja, nga një vënd i varfër që ka dalë prej një diktature totelitariste gati 50-vjeçare. Madje, kohët e fundit, Partia Socialiste e Neuchâtel-it më vuri në listën e kandidatëve për deputet të qytetit për zgjedhjet e pranverës 2008. Ky respekt dhe konsideratë, me të cilën ky popull mikpritës e vlerëson punën dhe aktivitetin tim, më frymëzon çdo ditë të jap edhe më shumë nga vetja. Mbasi e di, që marr e i jap dashuri të vërtetë këtij populli mikpritës, njerëzish të mirë. Të jetosh mes natyrës së ruajtur me fanatizëm e së bukurës, të asaj që është e thjeshtë dhe e pastër, të jesh solidar me fqinjin, kolegun, të ndash diçka me tjetrin, do të thotë që të ndërtosh një mur me gurë të fortë, kundër të cilit çdo tundim do të thyhet. Mendoj se tek unë, ashtu si edhe tek shumë shqiptarë të tjerë, që nga fëmijëria na është ngulitur ideja se duke punuar mirë punojmë në rradhë të parë për vetveten, e pastaj për të tjerët. Të jetosh dhe të punosh në emigracion, është një detyrë e përgjegjësi e madhe. Sepse, duke punuar në mënyrë të ndërgjegjshme i shërben modestisht dhe atdheut, me emrin dhe personalitetin që krijon.

Albert Zholi : Më pëlqen fakti që ju e përmendni gjithnjë se jeni shqiptare ?
Edlira Dedja: -Është një krenari, jo vetëm të thuash se je shqiptare i përket një kombi me histori e sakrifica legjendare, por edhe kur flet për identitetin tënd, për të kaluarën si edhe për kushtet dhe rrethanat që kanë ndikuar në formimin e personalitetit tënd. Çdo origjinë dhe kulturë e re e pasuron bashkëjetesën e komuniteteve të ndryshme, kudo që ndodhen. Ne marrim e japim dhe jeta bëhet gjithnjë e më e bukur e më e begatshme. Këtë gjë e kam mësuar së pari në Zvicër dhe dua ta përcjell edhe më tej. Mes artistëve dhe njerëzve të emancipuar, mendoj se kufijtë e vërtetë nuk egzistojnë. 

Albert Zholi : Emri juaj i njohur bën që kësaj shoqate ti ofrohen emrat të njohur zviceranë artistësh e politikanësh. Mund të përmendim disa prej tyre?
Edlira Dedja: -Janë antarësuar figura artistike nga më të njohurat në Zvicër, ndër të cilat dua të përmënd regjisorin e madh italian Gino Zampieri, bas-baritonin Charles Ossola, piktorja e mirënjohur Anne Monier, etj. Po ashtu, figura politike si P. Aubert, G. Ory, etj. që e kanë ndihmuar këtë shoqatë që në hapat e parë të krijimit, si edhe kanë përkrahur çdo inisiativë të saj.

Albert Zholi : Le të flasim më qartë për projektin e krijimit të kësaj shoqate.
Edlira Dedja: - Fillim ideja e krijimit të shoqatës « Opera pa kufij » lindi si një dëshirë për të ofruar koncerte dhe çfaqje me cilësi të lartë, por ideja e bashkëpunimit me artistë të shquar shqiptarë, zviceranë, e të ftuar nga vënde të tjera, na mundësoi të shpërndanim edhe një mesazh tjetër, një mesazh dashurie, paqeje e bashkëpunimi, në një kohë që urrejtja dhe ultranacionalizmi mes popujve të ballkanit, mund të them se është bërë gangrenë. Kjo ishte edhe arsyeja që ky mesazh u prit me mjaft entuziazëm nga spektatori, shtypi e mediat zvicerane. Në koncertin tonë të parë, përveç sopranos Inva Mula, bas-baritonit zviceran Charles Ossola, tenorit të madh turk Pekin Kirgiz, ishin edhe emra të tjerë të njohur si Frano Lufi, Mariana, Leka, koreografi dhe balerini Enkel Zhuti, Francesca Matrundola, Anastasia Faradjev, Fabrizio Raviola, etj.

Albert Zholi : Brënda kësaj inisiative fshihet edhe një qëllim i madh, atëherë ?
Edlira Dedja: -Them se po. Çdo bashkëpunim interkulturor është një mesazh paqeje dhe dashurie, në një moment kur tensionet janë gjithnjë e më të forta në mbarë botën e sidomos në Ballkan. Vullneti ynë i mirë, është një shëmbull për të treguar se arti na i jep mundësitë t’i kapërcejmë këto kufij etnikë apo ideologjikë, të harrojmë urrejtjen e hakmarrjen, për të shpresuar në një botë më tolerante. Në një nga koncertet tona patëm arie, duete e skena nga opera “Rigoletto” e G.Verdit, që është mbështetur në dramën e Viktor Hygo-së, e cila trajton temën e hakmarjes, që të çon vetëm në fatkeqësi. Pra, mesazhi i këtij koncerti ishte demaskimi i kësaj ndjenje, që nxit konfliktet, luftrat tragjedinë e mbjell urrejtjen. Ky bashkëpunim artistik i yni tregoi edhe kësaj radhe se vetëm me dashuri, mirëkuptim, tolerancë e pa paragjykime mund të realizohen gjëra të mrekullueshme dhe të kontribohet në një mirëkuptim edhe më të madh midis popujve¨!

Albert Zholi : Do ta përhapni këtë mesazh në gjithë botën?
Edlira Dedja: Jam një pikë uji në oqeanin e madh që quhet botë, por kjo s’do të thotë se demoralizohem. Unë jam e bindur se çdo shqiptar është një mesazher i vërtetë paqeje, mbasi populli ynë e ka dhënë shëmbullin gjatë gjithë historisë së tij se, e do dhe e ruan me fanatizëm atë. A s’ishte Nëna jonë e Madhe Terezë dëshmia dhe simboli më i madh i Paqes në shekullin e XX-të ? A s’ishte Rugova « Gandi i Ballkanit » dhe rezistenca e popullit trim kosovar një dëshmi e tillë ? Paqja është një dashuri pa kushte dhe si e tillë ajo mund të sjellë vetëm lumturi. 

Albert Zholi : Ndërkohë, viti 2008 do të ketë për ju edhe një projekt shumë të rëndësishëm. A mund ta detajojmë?
Edlira Dedja: -Është një koncert i madh humanitar që parashikohet të realizohet në 2008-2009, në mbështetje të një fondi të ri për fëmijët handikapatë të Zvicrës franceze. Kësaj radhe, mendoj të kemi të ftuar të mëdhenj si Bekim Fehmiun, Gina Lollobrigiden, Carla Fraçin, Ismail Kadarenë, Andrea Bocellin, Gedeon Burkhard-in dhe Roger Federer-in.
Mendoj se edhe për ne shqiptarët ka ardhur koha, jo vetëm të ndihmojmë vetveten e të presim ndihma nga të tjerët, por edhe të kontribojmë dhe të përpiqemi t’u japim ndihma popujve të tjerë.

Pergatiti Flori Bruqi.

Nje pjese e materjalit eshte huazuar nga moderatori  i njohur shqiptar Sheradin Berisha .
………………….

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...