2012-08-09

Shaban Shehu dhe Rexhep Zllatku: Nuk kemi qene bashkepuntor te UDB-es




Shaban Shehu dhe Rexhep Zllatku, të apostrofuar si bashkëpunëtorë të shërbimeve nga ana e Komisionit për Lustrim në Maqedoni, kanë demantuar sot informacionet e tilla.
image
Ata thonë se këto konstatime janë të njëanshme dhe tendencioze, ku viktima, siç pohojnë, “janë vetëm shqiptarë”.

“Dosjen time personale që e kam marr nga Ministria e Punëve të Brendshme të RM në vitin 2001, përbëhet nga 101 faqe, në shumicën е të cilave shihet shumë qartë se unë vazhdimisht kam qenë i ndjekur, i vëzhguar nga shërbimet e sigurisë së RSM të atëhershme, dhe atë qysh si nxënës në Shkollën e mësuesisë (Shkolla normale) në Shkup e deri në shpërbërjen e ish-sistemit komunist.

Sipas Komisionit për verifikimin e fakteve thuhet se nga viti 1958 deri më 1966 unë kam qenë i angazhuar si bashkëpunëtor, gjë të cilën kategorikisht e kundërshtoj sepse për ‘bashkëpunimin’ tim të ashtuquajtur nuk ekzistojnë kurrfarë dokumente të shkruara, e as që kam nënshkruar ndonjë marrëveshje ose dokument për një gjë të tillë”, thuhet në demantin e Shehut dërguar në adresë të medieve.





Edhe Rexhep Zllatku jep këtë prononcim: “Në nëntor-dhjetor të vitit 1959, si student i vitit të dytë, isha në burg, i akuzuar politikisht, i keqtrajtuar në mënyrë fizike dhe psikike.

Familja ime ka qenë e përndjekur vite me radhe, duke filluar nga vëllai im i madh që ishte i dënuar me shumë vjet burg si përgjegjës i NDSh-së për rrethin e Dibrës.

Unë mbetem me bindjen e plotë se kam qenë viktimë dhe i përndjekur i regjimit. Për kontributin tim në afirmimin e çështjes shqiptare le të vlerësojnë të tjerët. Për fat të keq, procesi i lustrimit tregon se shqiptaret vazhdojnë edhe me tej të jenë viktima politike në këto troje”, thuhet në reagimin e Zllatkut.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...