2012-08-09

Autori i vrasjes në Lozanë është shqiptar


E përditshmja frankofone “Le Matin” bën të ditur se autori i dyshuar i vrasjes në Lozanë, e cila ndodhi para një diskoteke, ishte shqiptar.
Dje në Lozanë, 400 persona ngushëlluan babain e djalit të familjes nga Kap-Verdi, i cili dyshohet të jetë vrarë nga një shqiptar gjatë një grindjeje të shtunën e kaluar në Lozanë, transmeton Albinfo.

Familja e të ndjerit bën thirrje për qetësi.

"Ne nuk jemi këtu për hakmarrje, por për paqe", thonë familjarët.

Me zë të qetë, xhaxhai i Luisit të ndjerë, një 30-vjeçar i vrarë me thikë mëngjesin e së shtunës së kaluar, mbajti një fjalim në fund të një marshi të qetë në Lozanë. Marshi kishte filluar 45 minuta më parë, në sheshin e Evropës, në qendër të Lozanës, ku edhe viktima nga Cape-Verdi, baba i dy fëmijëve, vdiq pasi doli nga diskoteka.

I ardhur nga Parisi, xhaxhai foli në emër të familjes.

Shumë pjesëmarrës ishin veshur me fanella me mbishkrimet "Stop dhunës". Të mbledhurit para selisë së Këshillit të Shtetit të Vaud-it mbajtën një minutë heshtje. "Të gjitha këto tragjedi për shkak të alkoolit apo drogave nuk mund të vazhdojnë më kështu", tha ndër tjera xhaxhai i të ndjerit për të përditshmen “Le Matin".

Sipas “Le Matin” pritet të ketë tensione në mes të dy komuniteteve, por gazeta shkruan se ka shpresa të dëgjohet mesazhi i paqes. Të njëjtën e dëshirojnë edhe te komuniteti shqiptar. Sepse në sytë e shumë njerëzve krimi i kryer është vazhdimësi e një rasti që pati ndodhur në vitin 2010 në Martigny (Walis), në të cilin një person nga Kap-Verdi qëlloi me vdekje një qytetar shqiptar. “Prej asaj kohe ka fërkime në mes të dy komuniteteve", raporton “Le Matin”.

Tri ditë pas tragjedisë rrethanat dhe motivet e kësaj ngjarjeje mbeten të paqarta.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...