E nderkohe qe lexoj me krijohet nje si peshtjellim dhe si flash back me vijne ne mendje jetet e qindra vajzave qe jetojne brenda ose jashte Shqiperise. Perpara syve me shfaqen pamje te gjalla te ketyre femrave me sy te medhenj e floke te gjata, shtatlarta e imta, bjonde, brune, te lindura ne Veri, te rritura ne Jug...Me sillen rreth vetes dhe me prezantohen me emra per te me treguar historine e tyre...
Blerina Kushta
" Uh...sa radhë paska në arkë...Me shpejt jam vone për punë ," - them me vete ndërkohë qe numëroj bankieret e renditur para meje në radhë për te paguar porosinë.
Tring tring..dëgjohet një celular... Pas pese zilesh realizoj qe diç po dridhet ne çantën time. Kërkoj mes asaj rrëmuje celularin dhe arrij te nxjerr gjithçka te mundshme pervecse ndonjë gjeje te ngjashme me celular : parfum, agjende, molle, gazete, laps sysh...
"- Ky dreqin je?" - mërmëris me vete dhe vazhdoj te kërkoj..."-Ja e gjeta me ne fund..Te shohim njehere kush eshte."
Lexoj ne ekran njoftimin e dy thirrjeve te humbura dhe katër mesazhe. Ne oren 7:38 me kishte telefonuar Anisa, ne 7: 41 Elona. " Me siguri presin përgjigje për sot " - mendoj ndërkohe qe hap posten e mesazheve. Tre mesazhe nga organizuese eventesh dhe një po nga Anisa. Lexoj te parin atë te shoqes : " E dashur Gezuar 8 Marsin! Duhet te bëjmë rrëmuje sot : )...Te pres pas pune tek lokali përballe zyrës te marrim nga nje Mimosa ! mpuah...
Qesh dhe kujtoj se Anisa kur flet per Mimosat e ka fjalen per coctailet dhe jo per lulet qe celin ne pranvere.
Radha ka qendruar stabel dhe une vijoj me leximin e mesazheve. Te shohim c'thone keto ofertat e miqve e mi PR. Gjate rreshtave te mbushura me "bukuroshe gezuar" "gruaja me e bukur ne bote festa eshte vec per ty " e te tilla si keto lexoj dhe vleresoj propozimet per mbremjen e sotme : Spektakel FullMonty me streapteastet me te njohur; Kabaret me kercimtare braziliane; darka ne lokalet me "In" te qytetit ku si pietance na servirin djem te mbuluar me sushi; laidies night me Cosmopolitan pa fund; vallezime bachata, salsa, merengue me balerine latine...
E nderkohe qe lexoj me krijohet nje si peshtjellim dhe si flash back me vijne ne mendje jetet e qindra vajzave qe jetojne brenda ose jashte Shqiperise. Perpara syve me shfaqen pamje te gjalla te ketyre femrave me sy te medhenj e floke te gjata, shtatlarta e imta, bjonde, brune, te lindura ne Veri, te rritura ne Jug...Me sillen rreth vetes dhe me prezantohen me emra per te me treguar historine e tyre...
Blerina Kushta
Me flet Monika qe mbeshtillet pas pardesyse ne rrugen Fulvio Testi ; me flet Valbona adoleshente qe ndan dyshekun me te shoqin 36 vjecar te zgjedhur nga vellezerit; me flet Drinalda qe mbyll syte e mendon per nenen e semure teksa frankat i rreshqasin ne kembet e kolme per te arritur rripat e perizomes se tylte; me prezantohet Mira qe nuk arriti te vazhdoje studimet sepse Akademia e Rendit nuk ben per femra; me flet nene Lumja qe con tulipane ne Tufine cdo te diele vajzes se vetme sepse nuk dinte c'ishte nje mamografi; me shfaqet Vjosa qe s'kerkon dot divorcin bashkshortit alkolist sepse do te gjendej ne mes te rruges me tre femije dhe peshen e opinionit; me flet Ela qe miq ka vec librat qekur i foli nje mashkulli te fejuar per driten e henes; Diana qe u kthye mbrapsh si placke,te henen pas dasmes, ne shtepine e prinderve ; Gerta e diplomuar me maksimumin e vlerësimit me tregon se si i perplasen dyert per pune sepse nuk di te kerceje siper skrivanise; me perlotet Dorina qe tani s'mund te kete me femije pas abortit ne moshe te re ne nje klinike ilegale; Eda qe thote se rrezohet shpesh ne shtepi e vritet gjithmone ne fytyre; Aishia qe nje mishele hapesh i sherbeu si melhem per dhimbjet e dashurisë se ndaluar me Kosten, Anila qe sepata e te atit e priti ne oren 4 te mengjesit pasi u kthye nga diskoteka, Elsa qe qendis kellefet e nenkresave ne pritje te dhendurrit te porositur ne Greqi, Ina qe pranon te jete "tjetra" vetem se "ai" i ka marre virgjerine...me flet...
-Zonje cfare deshironi ? - me terheq vemendjen arketaria.
Vendos doren ne balle, si per ardhur ne vehte dhe e hutuar belbezoj : "- Nje kafe makiato , ju lutem! "
Paguaj dhe zvarris kembet afer barit ku s'arrij dot as te porosis. Me ndihmon shkrimi ne fature dhe banakieria me sherben ne minute. Zgjat doren per te marre sheqerin dietik dhe me sforcim e hedh ne filxhan e nis te rrotulloj lugen. Gjate perzierjes fiksoj kafen dhe ne ate llum me shfaqen serisht vegime.. kesaj rradhe me ngjyra, zhurme, drita verbuese.. Kujtoj 8 Marset e ketyre viteve te fundit ...: Kercime siper tavolinave , muzike live, kubiste ..une me shoqe tek rrekellejme flute me shampanjen me te mire, rikujtoj pritjet dhe pretendimet nga i dashuri per varesen me perla lumi ose se paku nje me gur Swaroski; prenotimet e paketave te mireqenies ne Spa te Belgjikes ,ne Bormio te Italise...
Pyes veten nese femrat qe vizituan trurin tim me pare e kane festuar ndonjehere 8 Marsin, ose se paku a e dine qe 8 Marsi eshte festa e Gruas...Mendoj qe , jo. Zemrat e tyre kane mendime te tjera.
Ne moment dergoj nje mesazh unik gjithe mikeshave dhe organizuesve qe me kishin kontaktuar me pare duke i shkruar:
Nuk i dua dhuratat, nuk i dua kercimet, nuk e dua muziken, nuk i dua djemte rrezellites... Me dhuroni vec nje tufe mimozash!
Shoh qe ora ka shkuar 7-56 dhe kujtoj se jam vone per pune. Gjerb me nje fryme kafene e ftohte dhe me trak-truket e kepuceve te larta rend drejt portes dalese te lokalit teksa bankieret me ndjekin me sy...