Flori Bruqi
Hasije Selishta Kryeziu u lind më 13 Prill 1960 në Kamenicë(Dardanë). Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në vendlindje, ndërsa Fakultetin Juridik në Prishtinë.
Ka filluar të merrej me shkrime që në shkollën fillore, por librin e parë me poezi e botoi më 2005.
Është anëtare e Lidhjes së Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës si dhe anëtare e Lidhjes Shoqatës së Poetëve Ndërkombëtar( World Poets Society).
Është shpërblyer me disa çmime në konkurset letrare në poezi dhe prozë. Vlen të përmendet se në Ferizaj (2008) është shpërblyer për prozë, ndërsa në Podujevë (2008) në takimet “Kadri Kadriu” dhe në Kumanovë në “Takimet poetike të Karadakut”- 2009, ka marrë çmime për poezi.
Përmbledhja e tretë me poezi, “Mbishkrim në lëkurë”, në “Mitingun e Poezisë”, në Gjakovë, (2007) ka qenë e përzgjedhur në grupin e pesë librave më të mirë të botuar në Kosovë midis dy mitingjeve.
Poezitë e saj janë përfshirë edhe në Antologji, ku janë prezentuar edhe shumë autorë tjerë ndërkombëtarë. Njëherit dhe janë përkthyer në shumë gjuhë të botës si ajo angleze, greke, italiane etj.
Veprat e botuara nga e njëjta autore:
1. “ Edhe nëpër varre këndova”, 2005, poezi
2. “Kur vdes në mes të largësive”, 2005, poezi
3. “Mbishkrim në lëkurë”, 2006, poezi
4. “ Përtej çmendisë”, 2008, poezi.
Etj.
Ndarja
Nuk e di ç’ të duhen sytë e mi
Kur nga terri janë lodhur
Një pjesë e kanë prej shiu
Një pjesë e vetullës
Te Molla e Kuqe
Pjesa tjetër në Ulqin
Njëra dorë në Rozafë
Tjetra në Shkup
Po çamëria
Më the kam gishtin
E bukur për unazë
Por unë jam shumë larg
Si mund të përqafohemi
Kur trupi është ndarë
Mos më thuaj se më ke harruar
Kur unë yllëza jote jam aq larg
Ndarja
Nuk e di ç’ të duhen sytë e mi
Kur nga terri janë lodhur
Një pjesë e kanë prej shiu
Një pjesë e vetullës
Te Molla e Kuqe
Pjesa tjetër në Ulqin
Njëra dorë në Rozafë
Tjetra në Shkup
Po çamëria
Më the kam gishtin
E bukur për unazë
Por unë jam shumë larg
Si mund të përqafohemi
Kur trupi është ndarë
Mos më thuaj se më ke harruar
Kur unë yllëza jote jam aq larg