Sherbimi sekret me i frikshem i botes, KGB-ja sovjetike ka qene e njohur ne te kaluaren e saj me shume emra, por fillimet i ka ne Revolucionin Bolshevik te 1917. Ne ate kohe, lideri komunist Vladimir Ilic Uljanov-Lenin, riorganizoi policine sekrete cariste -Okhranan, duke ia nderruar emrin ne CHEKA (iniciale per "Komisionin e Jashtezakonshem per luften kunder Kunderevolucionit dhe Spiunazhit), emer qe e mbjati deri ne 1922. CHEKA si Agjensi vazhdoi te ekzistonte dhe ti zgjeronte sherbimet e saj informative deri vone kur u be e njohur me emrin KGB.
Cheka i riquajt GPU( Administrata Politike Shteterore, 1922-1923). Kur BRSS u konsolidua si shtet, GPU-ja u riquajt OGPU ( Administrata e Bashkuar Politike Shteterore, 1923-1934). Oraganizatat e njohura si Cheka, GPU, OGPU ishin te drejtuara nga Feliks Xherxhinski, nje polak me origjine cifute, i njohur si vrases bolshevik i pameshirshem. Me vdekjen e Xherxhinskit ne 1926, organizata u perhap me shpejtesi per te mbajtur dhe riforcuar pushtetin ne Josif Stalinit, diktatorit te tmerrshem sovjetik. Deri dhe ne kolektivizimin e BRSS nderhyri kjo organizate , me pasoja te tmerrshme ne miliona ruse qe e kundershtonin. Ata u ekzekutuan nga skuadrat vrasese te OGPU-se.
Ne 1934, emri i organizates ndryshoi perseri , kesaj rradhe ne NKVD ( Komisariati i Popullit per Punet e Brendshme, 1934-1946), i drejtuar nga sadisti Jenrik Jagoda, njeri i zgjedhur nga vete Stalini. Nen udheheqjen e Jagodes, NKVD mori nje kotroll total te industrise, profesioneve te ndryshme, punetoreve, kooperativisteve, te gjitha mjeteve te informacionit publik dhe forcave te policise. Me nje fjale kontrollonte jeten e cdo gjeje te gjalle ne Rusine Sovjetike.
Jagoda ishte bere figura me e frikshme ne BRSS pas Stalinit, i fuqishem dhe i frikshem. Ai ekzekutoi te gjithe ata qe Stalini donte ti eliminonte, derisa nje dite Stalini paranojak qe shihte kudo "armiq te popullit" dhe "agjente te imperialisteve" e akuzoi per veprimtari subversive dhe e ekzekutoi. Yagoda u vra faktikisht ne zyret e tij. U mbyt nga duart e zevendesit te tij, Nikollai Jezhovit, i cili ishte po aq barbar sa Jagoda. Jezhovi ka qene i njohur historikisht dhe me nofken "Xhuxhi i Pergjakshem". Por si gjithe te lemonat qe pasi shtrydhen, hidhen ne koshin e plehrave dhe Jezhovi u ekzekutua me urdher te Stalinit ne 1938. Atehere ne krye te NKVD erdhi nje njeri shume i afert me Stalinin, nje vrases dhe nje perdhunues profesionist, Lavrenti Beria, i cili qendroi ne krye te NKVD deri pas vdekjes se Stalinit.
Gjate kohes se Berias, NKVD u quajt MVD ( Ministria e Puneve te Brendshme, 1946-1954) dhe nje vit pas vdekjes se Stalinit u quajt ne KGB. Zyrat qendore te KGB jane te njohura dhe si Qendra dhe pervec te tjerave ka nen drejtim dhe GRU ( Drejtorine Qendrore te Zbulimit te Ushtrise se Kuqe), qe merret me zbulimin dhe kunderzbulimin ushtarak. Te gjitha keto jane nen mbikeqyrjen e KGB-se.
KGB-ja eshte e plotfuqishme dhe operacionet e saj perfshijne spiunazhin e brendshem dhe te jashtem. Aktet e saj jane pa kufizime ligjore dhe rregulla dhe drejtohen dhe kunder popullit rus dhe kunder "armiqve te jashtem". Dega me e frikshme dhe me e fuqishme e KGB-se eshte SMERSH*. SMERSH-i eshte nje seksion i armatosur i vecante i KGB-se qe merret me denimet dhe ekzekutimet e cdo rusi te cilesuar si "tradhetar", te cdo informatori apo agjenti qe dezertonte ne Perendim, te cdo komunisti qe nuk ndiqte vijen e Partise si dhe nje numer te madh viktimash jashte Rusise ( sovjetike ose qytetare te shteteve te tjera).
Loja e preferuar e KGB-se ishte futja ne kurthin e saj te diplomateve te huaj dhe ne shumicen e rasteve behej nepermjet seksit. Ne kete menyre KGB-ja komprometoi ambasadorin britanik ne Moske, Ser Xhofri Harison ne 1968. Ambasadori u dashurua pa s nje gruaje te bukur ruse qe punonte si sherbetore ne ambasaden britanike e quajtur Galja. Ajo ishte sigurisht e futur me mision aty nga KGB-ja. Pasi cifti mbaroi pune ne nje apartament te Leningradit, Harrisonit iu treguan foto te tij me Galian duke bere seks.
Harrisonin iu komunikua se ne qofte se nuk i jepte KGB-se informacionet qe ajo kerkonte, fotot dhe lidhja e tij me Galian do te beheshin publike. Ne vend qe te bashkepunonte, Harrisoni u kthye ne Londer ku pohoi lidhjen ne Galian tek oficeret e MI5 ( Kunderzbulimi britanik). Ai u nxorr ne pension menjehere. Megjithese ky lloj kurthi kesaj rradhe deshtoi, shume kurthe perpara Harrisonit ishin te sukseshem.
Nje sukses i tille ishte komprometimi i ambasadorit francez ne Moske, Moris Dezhanit. Cifti Dezhan arriti ne Moske nga Parisi ne 1955 i gatshem per te bere miq me sovjetike ne rangje te larta. Ata u priten nga shume persona qe thonin se ishin udheheqes sovjetike, por ne te vertete ishin ose oficere te KGB-se ose spiune te saj, Nje prej tyre ishte dhe gjeneral lejtenant Oleg Mihailovic Gribanov, i cili u paraqit tek cifti me emrin Gorbunov.
Dezhani i tha ne konfidence Gribanov/Gorbunovit se i pelqenin femrat e pashme dhe pas kesaj ne hapat e ambasadorit, "rastesisht" rreshtoheshin femra te pashme te gatshme te flertonin me te. Keto gra, quheshin "Thithese" nga bosat e KGB-se dhe ambasadorit i ofroheshin nga agjenti i KGB-se Juri Vasilevic Krotkov. Krotkovi e njohu Dezhanin me disa aktore filmi ruse, njera prej te cilave quhej "Lora". Kur Dezhani ishte duke bere dashuri me te , bashkeshorti i saj imagjinar ia behu ne dhome duke i kapur flagrant dhe e kercenpi Dezhanin se do ta conte ne gjyq publik, nje skenar i vjeter i KGB-se.
Me vone ate nate, Dezhani nervoz perseri ne konfidence i tha shqetesimin e tij Gribanov/Gorbunovit i cili ngrohtesisht nga ana e tij e garantoi se do te perdorte influencen e tij qe te qetesonte "bashkeshortin e nxehur". Ai e informoi Dezhanin pas pak ditesh se ceshtja e tij ishte vene ne vije dhe se ambasadori nuk duhet te shqetesohej me. Mirenjohes, Dezhani filloi atehere me hir ose me pahir te jepte informacion tek Gribanovi. Pimpi i KGB-se per kete ceshtje, nuk ndaloi me kaq. Ai u perpoq te fuste ne kurth dhe gruan e ambasadorit, por pa sukses. Meqe deshtoi tek zonja Dezhan, ai komprometoi nje diplomat tjeter francez me nje nga prostitutat e KGB-se.
Koloneli Lui Gibo, atasheu ajror francez sidoqofte nuk bashkepunoi me KGB. Ne vend qe te jepte informacion dhe te fshihte lidhjen, ai vrau veten. Krotkovi me vone, ne 1963 vizitoi Londren si shoqerues i disa shkrimtareve sovjetike. Me marifet ai dezertoi dhe u dorezua tek anglezet ku tha se dezertimi i tij ndodhi nga brejtja e ndergjegjes per ceshtjen Gibo. Ne te njejtin vit, Gribanovi u informua se nje spiun i KGB-se ishte kapur ne Nju Jork, SHBA. Te deshperuar per te pasur nje spiun amerikan, qe ta shkembenin me ate sovjetik, bosat e KGB-se e urdheruan Gribanovin te gjente nje agjent amerikan me porosi.
Ate qe oficeret munden te gjenin ishte nje mesues amerikan, Frederik Bargun, nje profesor i universitetit te Jeill, i cili ndodhej si turist ne Moske. Agjentet e KGB-se i thane Gribanovit se fatkeqesisht profesori nuk ishte spiun. "Bejeni spiun" u bertiti Gribanovi.Barguni u arrestua , por me vone doli se ishte mik personal i presidentit Kenedi, i cili i dergoi nje note proteste Hrushovit. Hrushovi me fytyre te kuqe nga turpi dhe nga zemerimi, iu kanos Gribanovit dhe e urdheroi ta lironte menjehere profesorin.
Diplomatet, te cilet KGB-ja nuk mund ti komprometonte seksualisht per ti dhene asaj informacion, ishin subjekt survejimi te vazhdueshem, brenda dhe jashte ambasades, duke i ndjekur kemba kembes ne cdo hap qe benin dhe duke i survejuar ne ambasada me aparatura te sofistikuara te cilat ishin fshehur me kujdes ne ambasadat e huaja.Ne 1975, Ambasada amerikane ne Moske ishte ne krye te listes per pergjime nga ana e sovjetikeve. Mikrofonat ishin te nje sistemi te sofistikuar dhe drejtoheshin duke i komanduar nga jashte ambasades me rreze te larta te intesifikuara, nepermjet dritareve te ambasades. Duke shenuar me keto rreze vazhdimisht, dyshohet qe tekniket e KGB-se , pa dashje infektuan me helmiim radiologjik ambasadorin amerikan Uollter Stosel.
Stosel u kthye ne Uashington ku u sherua nga overdoza e radiacionit,kushte ne te cilat jetonin shumica e diplomateve ne BRSS, ngaqe masat dhe kundermasat e KGB-se per aparaturat e pergjimit sa vinin e beheshin me te sofistikuara. Nje nga arsyet per te damkosur amerikanet si spiune ishte per te treguar se spiunazhi kunder Revolucionit Sovjetik vazhdonte dhe revolucioni ishte ne rrezik te vazhdueshem. Ishin apo jo spiune, kjo nuk kishte rendesi , ata damkoseshin vetem per terror. Nje rast i tille ishte dhe ceshtja e Martha Pitersen, e cila ishte pjese e trupit diplomatik amerikan. Agjentet e KGB-se raportuan se kishin gjetur mesazhe sekrete te drejtuara asaj ne nje kuti postare te vdekur (**). Pitersen u debua nga Bashkimi Sovjetik.
Te njejtin fat pati dhe Ricard Ozborn, sekretari i ambasades amerikane per ceshtjet ekonomike. KGB-ja lajmeroi se Ozborni u arrestua ne maj 1983 , duke thene se u kap ne flagrance duke transmetuar mesazhe nga nje radio tek nje satelite komunikacionesh "Marisat". Kur ambasada kerkoi prova te mesazheve ose kopje te tyre per te provuar fajesine e Ozbornit, KGB tha se shenimet e Ozbornit ai i kishte shkaterruar duke i tretur ne uje. Ozborni , e shoqja dhe dy femijet u debuan nga Bashkimi Sovjetik.
Shume nga funksionaret e KGB-se qe kishin urdheruar komprometimin e diplomateve dhe arrestimet e tyre ishin fare pak te sofistikuar ne krahasim me ata qe zhvilluan teknologjine e spiunazhit te KGB-se. Ne te shumten e rasteve ishin vrases, brutale dhe arrogante qe kishin bere vrasjet dhe ekzekutimet per llogari te Stalinit, si ne kohe te Revolucionit, ashtu dhe me pas. Duke mos pasur me vlere per te, ata qe u kishin shpetuar shpates se tij, ishin ngujuar me zyra ne KGB. I tille ishte per shembull dhe Boris Nikolaevic Ponomarev, i cili ka qene funksionar i KGB-se qe ne ditet kur ajo quhej CHEKA. Ishte ky qe organizoi tradhetimin dhe arrestimin e presidentit cekosllovak Aleksander Dubcekut ne Prage ne 1968. Ponomarev ka qene drejtues i departamentit nderkombetar te KGB-se, departament qe me vone kaloi ne duart e Juri Andropovit.
I ngjashem me Ponimarevin ka qene dhe Sergei Kruglov, nje nga vrasesit me te besuar te Stalinit dhe dikur antari i SMERSH-it. Kruglovi ka qene ne Rojen e Kuqe gjate Revolucionit. Ai u ngrit ne graden e kolonelit dhe ishte komandant i Gardes se Kremnlinit. Nga 1920 deri ne 1930 Kruglovi ka qene i njohur si "kembeza" e Stalinit, duke ekzekutuar do njeri qe zgjidhte Stalini. Ai ishte nje nga antaret e CHEKA-s qe i mbijetoi 5 shefave te saj, madje thuhet sikur ai i ka vrare me doren e tij Jagoden dhe Jezhovin me urdhera te Stalinit,si dhe thuhet se ka shkaktuar vdekjet misterioze te tre shefave te tjere te KGB-se.
Dihet vec nga te gjithe se Kruglovi qelloi dhe vrau personalsisht Marshallin Mihail Nikolajevic Tuhacevski, shefin e pergjithshem te shtabit te Ushtrise se Kuqe, pjese e komplotit stalinian per spastrimet ne ushtri ne 1937. Per kete sherbim, Kruglovi u be gjeneral "nderi" dhe zv/komisar i Puneve te Brendshme.Ai ka pasur dore ne te gjitha operacionet kryesore te SMERSH-it si dhe ne vrasjen e Trockit, njerit prej lidereve te Revolucionit qe Stalini e urrente pa mase sa askush tjeter ne bote.
Kruglovi ishte kaq njeri i besuar i Stalinit, saqe gjate luftes se dyte boterore, ai u urdherua nga Stalini te merrej me ceshtjet e sigurimit ne konferencat e Jaltes, Teheranit dhe Potsdamit. Per kete veprim, Kruglovi u dekorua dhe nga fuqite perendimore, ai mori "Urdhrin e Legjionit te Merites" nga qeveria e SHBA dhe nje titull kalorsiak nga Perandoria Britanike. Pas vdekjes se Stalinit, Kruglovi u be minister i brendshem e cila ne ate kohe kombinonte me Ministrine e Sigurimit Shtetetor.
Bosi i KGB-se, Lavrenti Beria, nje nga shoket e Kruglovit, e mbeshteti hapur ate fillimisht, por duke mos pasur besim tek vrasesi i vjeter ai sugjeroi qe Kruglovi kishte mbledhur shume pushtet rreth vetes. Ne prill 1954, Komiteti per Sigurimin e Shtetit u shkeput nga ministria e Kruglovit dhe u vu nen komanden e gjeneralit Ivan Serov, me vone dretor i KGB-se. Keshtu Kruglovi u hoq nga rruga e Berias per pushtet. Ai u nxorr ne 1956 ne pension dhe u venit nga skena politike ngadale.
Agjentet e KGB-se kane qene nga spiunet me te trajnuar ne bote. Megjithese midis tyre ka nje numer te madh dezertoresh ne Perendim, ata kane arritur te penetrojne ne menyre fantastike qe ne vitin 1925 administratat dhe sherbimet sekrete te shume shteteve si: SHBA ( administraten e Rusveltit), sherbimet sekrete angleze gjate dhe pas LIIB, administraten dhe diplomatet te Gjermanise naziste dhe me pas te Gjermanise Perendimore, partite politike komuniste ose jo ne SHBA, Evropen Perendimore etj, administraten dhe sherbimet sekrete franceze etj, kane mundur te rekrutojne si agjente te tyre gazetare , avokate te degjuar ne perendim, personalitete boterore etj.
Deri dhe ne lojerat e nderkombetare te shahut te zhvilluara midis lojtareve sovjetike dhe atyre ruse te arratisur ne perendim ka nderhyre KGB-ja me hipnotistet e saj. Nepermjet agjenteve dhe informatoreve te tyre, KGB-ja vodhi nga amerikanet komplet planet dhe sekretet e prodhimit te bombes atomike qe ne 1943-44.Ne vitet e Luftes se Ftohte, agjentet e KGB-se jane pergjegjes per vjedhjen dhe marrjen e teknologjise perendimore ne aq shkalle te larte, saqe qe te arrinte kete teknologji shteti sovjetik duhet te shpenzonte me miliona ore pune e njerez dhe miliarda rubla ne fushen e kerkim-eksperimentimit. Pas Ushtrise Sovjetike, KGB-ja ka pasur gjithmone buxhetin me te madh qe llogaritej ne miliarda dollare cdo vit per te mbajtur stafin e saj burokratik, me dhjetra mijera agjente operative dhe teknike te panumert per ti mbeshtetur me teknologji dhe aparatura.
Nje nga shefat e CIA-s , Xhon Mekmehon i raportonte Kongresit amerikan ne 1982 se KGB-ja shpenzonte cdo vit 3 deri ne 4 miliarde dollare per te krijuar dizinformacion, propagande dhe fallsifikime ( monedhash dhe dokumentash). Nje nga keto fallsifikime ishin dhe letrat fallco midis presidentit amerikan Ronald Regan dhe mbretin Huan Karlos te Spanjes, ne te cilat Regani ishte kunder pranimit te Spanjes ne NATO, fabrikim i KGB-se.
Tjeter fabrikim dhe propagande e KGB-se ka qene perhapja e disinformacionit sikur CIA ishte ajo qe kishte vrare presidentin Kenedi dhe me pas ne vitet '70-80, sikur CIA kishte fabrikuar dhe perhapur virusin e SIDA-s. Nje nga gazetat qe perhapnin dhe shkruanin te tilla lajme ka qene dhe e perditshmja italiane "Paese Sera", e cila ka marre me miliona dollare nag KGB-ja gjate viteve 1975-1986 per te paraqitur disinformatat dhe propaganden e zeze te saj.
Nje tjeter viktime i KGB-se ka qene dhe lideri rus Boris Jeltsin, i cili u gjet i dehur dhe i lagur ne nje nga bodrumet e stacioni te policise se Moskes nga ndihmesit e tij ne 1990. Jeltsin tha se KGB:"Kerkoi te me vinte poshte". Cuditerisht, Jeltsin do tia kalonte disa vite me vone, presidencen e Federates Ruse, njerit prej shefave te KGB-se, presientit aktual rus Vladimir Putin, ndersa per minister te jashtem ose kryeminister do te caktonte nje tjeter shef te KGB-se, Jevgjeni Primakov.
SMERSHSeksioni i vrasjeve te KGB-se
(1917 - )
Qe nga koha e Revolucionit bolshevik te 1917, nje seksion i tere i sherbimeve sekrete sovjetike ka qene pergjegjes per kerkimin, rrembimin, shantazhet ose vrasjet e cdo kujt qe kundershtonte regjimin komunist, ne vecanti ruse qe dezertonin ne Perendim ose ruse qe jetonin jashte BRSS. Gjithashtu jo-ruse qe ishin ne pergjithesi konkurrente me sovjetiket kane qene gjithashtu viktima te aksioneve te kryera nga SMERSH, emri i te cilit vjen nga inicialet e "Smert Shpionam" (Vdekje spiuneve). Ky slogan ka qene thene nga Josif Visarionovic Stalin dhe pasqyronte karakterin e tij vrases.
SMERSH eshte aktualisht Divizioni i IX-te i KGB-se, i cili eshte i perkushtuar Terrorit dhe Diversionit, udhehequr dhe i perbere nga komuniste fanatike vrases. Teknikat e vrasjeve te tij jane shume te sofistikuara po aq sa ato ne novelat e krijuesit te 007- Jan Flemingut, madje ne shume raste ia kalojne. Ne ndryshim me personazhet e Flemingut, viktimat e SMERSH-it kane qene persona reale.Megjithese titulli "SMERSH" pushoi se perdoruri qe ne 1948 nga KGB-ja,organizata vazhdon te ekzistoje.
Organizata fillimisht u krijua ne pese seksione te ndryshme,sipas detyrave qe kishte:
1) Seksioni i pare funksiononte brenda Ushtrise se Kuqe, per te diktuar ushtare dhe oficere disidente dhe per ti ekzekutuar ata.
2) Seksioni i dyte i SMERSH-it mbidhte informacion dhe ne kohe lufte ishte pergjegjes per kalimin e agjenteve te tij ne prapavijat e armikut.
3) Seksioni i trete ishte pergjegjes per vleresimin dhe filtrimin e informatave si dhe per dhenien e urdhrave.
4) Seksioni i katert hetonte te pandehurit apo te dyshuarit dhe kishte autorizimin te bente arrestime.
5) Seksioni i peste perbehej nga tre persona gjyqtare, zakonisht oficere madhore sovjetike dhe kishte kompetenca per te gjykuar dhe per te dhene vendime, te cilat ishin gjithmone te formes se prere pa te drejte apeli.Te gjitha denimet nga ky "gjyq" ishin perfundimtare dhe ekzekutoheshin menjehere.
SMERSH(sot thirret "Departamenti i V-te i Drejtorise Qendrore te KGB-se dhe eshte i fshehur ne departamentin e sigurimit te ushtrise, i quajtur CUKR) eshte pergjegjes per vrasjet e pameshirshme dhe te paskrupullta te dhjetra mijera personave ne 8 dekadat e fundit. Shume lidere te shteteve te ndryshme te botes kane qene ruajtur nga SMERSH-i dhe agjentet e tij ne Konferencen e Teheranit. Ndonese e dinin ekzistencen e nje organizate te tille, ajo u be e njohur ne publik pas dezertimit ne Gjermanine Perendimore te kapitenit te KGB Nikolia Kholkhov ne 1954. Vete Kholkhovi ishte agjent i SMERSH-it i derguar te vrase Georgi Okolovic me urdher direkt te kryeministrit sovjetik te atehershem, Nikita Sergejevic Hrushovit. Okolovic ishte nje kundershtar i bezdisur per sovjetiket si lideri i nje organizate emigrantesh ruse(NTS) ne Frankurt te Gjermanise.
Kholkhovi, nje vrases me eksperience, kishte marre trajnim special per kete mision ne vecanti. Ai duhej te vriste Okolovicin me nje mini pistolete qe ne vend te fishekeve perdorte bilje te vogla te mbushura me helm. Vrasesi nderroi mendjen ne momentin e fundit dhe ne vend te kryente misionin, u dorezua tek CIA, duke ekspozuar SMERSH-in si organizate dhe veprimtarine e tij ne Evropen Perendimore. Shume agjente te SMERSH u arrestuan pas dezertimit te tij.
Pas dezertimit te Kholkhovit, me vone dhe dy agjente te tjere te SMERSH-it, Peter Deriabin dhe Bogdan Stashinski dezertuan dhe ata. Te dy keta vrases ishin te pajisur me arme te sofistikuara.Stashinski ishte pajisur me nje tub ( ne forme stilolapsi) qe leshonte acid koroziv.
Nje nga agjentet aktive te oreve te para te SMERSH-it ne Perendim ka qene dhe Xhorxh Mink, lindur ne Filadelfia te SHBA. Ne fillim te viteve '20 ai punonte si shofer taksie, ne 1926 u be antar i Partise Komuniste te SHBA(PKSHBA)dhe me pas organizator ne sindikaten e dokereve te portit, sindikate qe kishte lidhje direkte me Josif Stalinin. Ne 1927 ai dergonte raporte dhe informacione direkt ne Moske. Qendra e thirri ate ne 1928, te vizitonte Mosken me qellim te kalonte trajnimin per tu bere agjent i SMERSH-it, ndersa nje vit me vone ai kreu vrasjen e pare per llogari te SMERSH-it ne Evrope.
Ne 1931, Minku gjendej ne Berlin ku takoi nje gazetar, te cilin me vone do ta pershkruante si "nje burre te shkurter, me fizik te forte, te ri, me nje goje te vogel te shemtuar, sy grijeshil dhe dhembe te parregullt". Behej fjala per Hans Visenger, nje spiun i cili ishte kontrollori dhe nderlidhesi i tre agjenteve te GPU-se qe punonin ne linjen Hamburg-Amerike dhe qe i kishte ekspozuar ata tek autoritetet gjermane.Visengeri u urdherua te kthehej ne Moske, por refuzoi. Misioni i Minkut ishte qe ta asgjesonte.
Ne 22 maj 1932, Minku se bashku me Hugo marks, nje tjeter vrases-agjent te SMERSH-it, gjeten vendqendrimin e Visengerit dhe e qelluan me arme duke e vrare ne apartamentin e tij ne Muehlenshtrasse ne Berlin. Vrasja eshte cilesuar ne dosjet e policise berlineze akoma dhe sot e kesaj dite si e pazgjidhur. Minku arriti qe te shpetonte dhe sipas raporteve te KGB-se vrau me pas rreth 6-7 persona te tjere deri ne 1935, kur fati i tij mbaroi. Ai se bashku me nje vrases tjeter amerikan te KGB-se u arrestuan ne Kopenhagen dhe u akuzuan per spiunazh. Meqe faktet ishin te pamjaftueshme, ai beri vetem 18 muaj burg per ngacmimin dhe shqetesimin e nje biznesmeni rus qe ishte arratisur nga BRSS.
Minku u lirua ne 1936 dhe u kthye ne Moske, ku eshte pare ne shoqerine e Xhuliet Stjuart Pojnx, njeres prej lidereve komuniste amerikane, e cila u zhduk nje vit me pas. Sipas Karlo Treskas, nje antikomunisti dhe antifashisti te vendosur, njekohesisht botues gazete ne Nju Jork, Pojnx u urdherua te vritet pasi ajo e denoncoi hapur Stalinin dhe komunizmin. Xhorxh Mink, u tha Treska miqve te vet,ishte kontakti dhe kontrollori i saj me KGB-ne dhe ai rregulloi nje takim te ngutur me te ne Central Park. Pasi udhetuan se bashku ne veri te shtetit te Nju-Jorkut,ai e mbyti ate me duart e tija, ndersa trupin e saj e varrosi ne nje pyll, afer pronave te presidentit amerikan Franklin Ruzvelt, ne Dutchess County. ( Treska u vra dhe ai ne 1943 duke ecur i vetem ne nje rruge te Nju-Jorkut.Vrasesi i tij u identifikua me vone si bosi mafioz, Karmajn "Cigar" Galante, qe pranoi misionin e SMERSH-it per te ekzekutuar Tresken kundrejt nje pagese prej 50 mije dollaresh).
Me pas Minku shkoi ne Barcelone, Spanje, ku nen aliasin Alfred Herc ai u fut ne brigaden anarkiste e cila ne ate kohe luftonte perkrah demokrateve ne luftes civile spanjolle. Qellimi ishte qe ai te afrohej me profesor Kamilo Bernerin, nje anarkist te njohur per antistalinizmin e tij, i cili me deklarata e tij publike kunder diktatorit sovjetik, kishte ndjellur zemerimin e Stalinit. Stalini urdheroi shefin e vet te KGB-se ( NKVD e quajtur ne ate kohe) qe ti komunikonte Minkut urdhrin per ekzekutimin e Bernerit. Menjehere pas komunikimit te urdhrit, shefi i KGB-se dha shpirt me shkume ne goje, i helmuar me urdher te Stalinit.Berneri dhe ndihmesi i tij u gjeten te vrare me arme zjarri, ndersa trupave te tyre i mungonin krahet dhe kembet.Disa ore me vone, Minku, alias Herc, u zhduk nga listat e brigades anarkiste.
Gjate viteve '30, agjente te SMERSH-it si i pakontrolluari Oto Katc, vertiteshin ne Evropen Perendimore duke kerkuar komuniste te penduar. Ata gjeten dhe vrane Ignas Rajsin, nje nga shefat e KGB-se ne France, i cili kishte denoncuar Stalinin per krimet e tij te paskrupullta gjate periudhes se quajtur "Terrori i Madh". Shoku i ngushte i Rajsit,Valter Krivicki, i pari oficer madhor i GPU-se qe dezertoi ne Perendim dhe qe deshmoi per vrazhdesine e SMERSH-it, u gjend dhe ai i vrare ne dhomen e tij te hotelit te Uashington te SHBA.
Vrasja me e famshme e SMERSH-it ka qene ajo e Leon Trockit, njerit prej lidereve te Revolucionit te Tetorit se bashku me Leninin. Trocki ishte debuar dhe internuar nga Rusia ( Stalini fillimisht nuk guxoi ta ekzekutonte sepse Trocki gezonte nje popullaritet te madh, por me vone iu be fiksim asgjesimi i tij) ne vitin 1929 dhe vazhdonte te kryente me zell te madh nje fushate politike kunder diktatorit. Stalini urdheroi vrasjen e Trockit.
Trocki ishte vendosur ne 1937 ne Meksike. Nje vit me pare, agjentet e SMERSH-it prane djalit te tij, e kishin vrare ate dhe kishin zhdukur nje pjese te arkivit te Trockit ne France.Ne 1940, me Trockin jetonte dhe e shoqja, Natalia dhe te dy ishin vendosur ne nje vile ne periferine Kojoakan te kryeqytetit meksikan. Vila e tij ishte shnderruar ne nje fortese te vertete. Pervec 10 policeve te armatosur meksikane qe ruanin vilen ore e minute, Trocki kishte afer tij dhe nje grup trockistesh besnike, qe perbenin truprojen e tij personale. Rreth e rrotull viles se rrethuar me mure te larta,ishin vendosur dhe kulla vezhgimi ku roje te armatosura veshtronin ambientin brenda dhe jashte viles me dylbi gjithe kohes.Megjithate, Trocki e dinte se ishte vetem pune kohe derisa agjentet e SMERSH-it ta gjenin.Pak kohe me pare, pervec te birit dhe nje nga perfaqesuesit e tij personale ne Paris,Rudolf Klementi, ishte gjetur dhe ekzekutuar nga vrasesit e SMERSH-it.
Ne 24 maj 1940, njezet persona te armatosur rende me mitroloza dhe me granata, nen komanden e David Alfaro Sikejros, sulmuan vilen e te internuarit, por Trocki dhe familja e tij shpetuan vetem me disa plage te lehta. Sikejros, u fsheh per disa kohe, me pas ne 1942 u lejua te ikte nga Meksika.Ai shkoi ne Kili ku jetoi me pas gjithe pjesen e jetes se tij dhe u pershkrua nga zyrtaret lokale si"nje element i pakontrollueshem gjysem i cmendur".
Haime Merkader, nga ana tjeter, ishte nje agjent i SMERSHit qe mendonte dhe llogariste cdo levizje te tij me gjakftohtesi dhe me llogjike. Per gati nje vit, Haime Ramon Mercader del Rio Hernandez, duke perdorur aliasin Frank Xhekson, vezhgonte nga afer Trockin, duke fituar besimin e miqve te te internuarit. Ai ishte i biri i nje tregtari spanjoll dhe i nje komunisteje kubaneze. Merkaderi kishte luftuar dhe ai ne luften e Spanjes perkrah brigadave te ushtrise republikane nga ku ishte rekrutuar ne SMERSH nga Leonid Eitigon, nje rekrutues i KGB/SMERSH-it, i cili pervec te tjerave ishte dhe njeri prej dashnoreve te shumte te te emes.Duke perdorur identitetin e nje gazetari francez, me emrin Zhak Mornar, Merkaderi mori pjese ne Konferencen e IV-rt Internacionale Trockiste ne Paris.
Ne Paris ai krijoi lidhje intime me Silvia Agelof, nje punetore sociale amerikane, motra e se ciles kishte qene per disa kohe sekretare e Trockit.Kur Agelof donte te kthehej ne SHBA, ajo e mori Merkaderin me vete.Ne ate kohe Merkaderi udhetoi per ne SHBA me nje pashaporte kanadeze me emrin e Frank Xhekson, pashaporte te cilen e perdori per tu futur dhe ne Meksike, ku nepermjet Agelofit u prezantua me Trockin.
Ai i mbajti kontaktet me Trockin duke e vizituar ate shpesh miqesisht ne vilen ne Kojoakan.Pas disa kohesh, ai i tha Trockit se kishte pergatitur nje artikull per ne gazete, te shkruar sipas filozofise politike te Trockit dhe i kerkoi atij ti hidhte nje sy per ti dhene opinionin e tij. Trocki pranoi dhe mbylli takim me te ne 20 gusht 1940. Merkaderi shkoi ne vilen e Trockit ate dite dhe pervec doreshkrimit, ai kishte te fshehur ne menget e xhaketes nje bize te gjate 35 cm, nje sepate te vogel alpine si dhe nje pistolete.
Trocki e priti me ngrohtesi Merkaderin , mori doreshkrimin dhe u ul ne zyren e tij per ta lexuar. Pasi shfletoi disa faqe dhe vuri re se ai ishte shume konfuz dhe pa kuptim ai ngriti koken per te pyetur te ftuarin e tij. Ne moment, Merkaderi u hodh nga karrikja ku ishte i ulur, nxori bizen dhe ia nguli ne koke, duke i care kafken.Por goditja nuk solli vdekjen e menjehershme.I rrezuar ne dysheme, Trocki bertiti nga dhimbja, gje qe solli menjehere ne dhome dy truprojet amerikane te tij,Xhozef Hansenin dhe Xhejk Kuperin. Hanseni dhe Kuperi e mberthyen Merkaderin, e vune poshte dhe filluan ta godisnin pa meshire derisa ai humbi ndjenjat. Ata ne fakt donin ta vrisnin ne vend, por Trocki i pergjakur u kerkoi mos ta vrisnin duke u thene:" Ai ka nje histori per te na treguar".
I cuar ne spital menjehere, Trocki jetoi dhe per 24 ore te tjera, pastaj dha shpirt. Merkaderi u arrestua, por i arrestuar ai tha se e vrau Trockin per te sjelle ne vend nderin e te dashures se tij. Sipas deponimit te tij, Trocki kishte krijuar lidhje seksuale me Silvia Agelofin. Agelof kundershtoi me force deponimin e tij dhe deshmoi se nuk kishte pasur ndonji kontakt seksual me Trockin, as ky i fundit kishte tentuar dicka te tille.Agelof e denoncoi Merkaderin ne gjyq si vrases te SMERSH-it. Pervec kesaj, konfuzion solli dhe ceshtja e identitetit te Merkaderit, i cili ne gjyq deklaroi se ishte Zhak Mornar dhe si i tille ai u denua dhe u gjet fajtor ne 17 prill 1943 per vrasjen e Trockit. U dergua ne burgun Huarez te Meksiko Sitit.
Pas 17 vjetesh si i burgosur me sjellje shembullore, Merkaderi u lirua, ne 6 maj 1960. fiilimisht ai shkoi ne Prage ku punoi disa kohe si gazetar, ndersa me pas shkoi te Moske, ku u dekorua me "Urdhrin e Bashkimit Sovjetik". Ky ishte nje pranim i hapur nga ana e Kremlinit i sherbimit politik qe Merkaderi i kishte bere BRSS duke vrare Trockin. Disa kohe me pas Merkaderi shkoi afer Kastros ne Kuba, ku edhe vdiq ne 1978,duke perdorur akoma emrin Zhak Mornar.
Shpesh ne shtetet e huaja, SMERSH-i do te perdorte kriminele profesioniste dhe vrases profesioniste per te kryer rrembimet dhe vrasjet duke i paguar shuma te medha parash per sherbimet e tyre.Duke punesuar kriminele karrieriste, rrembimet dhe asgjesimet dukeshin ne aparence krime ordinere, jo grushte politike, duke hequr ne kete menyre dyshimet nga sovjetiket dhe duke ua hedhur keqberesve profesionale. Nje nga keto ceshtje te kesaj natyre ishte dhe vrasja e Karlo Treskes, per te cilen gangsteri amerikan Karmajn Galante u pagua me nje shume te majme.
E njejta taktike u perdor dhe ne ceshtjen e dr.Valter Linzes, nje avokati te shquar gjermano-perendimor i cili ishte president i SHoqates se Juristeve te Lire Gjermane.Nen drejtimin e Linzes, Shoqata kishte ekspozuar krimet e renda te sovjetikeve nen ligjshmerine komuniste, kishte ofruar ndihme per viktimat kunder arbitraritetit te arrestimeve te KGB-se, gjyqeve sekrete, burgimeve per arsye false ose internimit ne kampet e punes. Reputacioni i Linzes si antikomunist i vendosur ishte aq i madh, saqe SMERSH-i mori urdhra ta rrembente ate dhe ta sillte ne Berlinin Lindor, ku ai mund te mbahej pergjithmone per te ndaluar demet e tjera politike qe i shkaktonte komunisteve.
Per kete rast, SMERSH-i perdori 4 kriminele me fame, te gjithe te burgosur me afate te gjata denimi ne Gjermanine Lindore: Harri Lidtke, 22 vjec, i burgosur per grabitje me arme dhe dhune; Herbert Novak,27 vjec,i burgosur i perjetshem per vrasje;Jozef Dehnert,22 vjec , vjedhes; dhe Ervin Knishpel, 27 vjec, i burgosur per me teper se 18 krime serioze.
Ne 7 korrik 1952, Lidtke shkoi nga Berlini Lindor ne ate Perendimor, ku mori nje taksi, shoferi i te ciles ishte Vilhelm Voiziske. Ai i tha shoferit ta conte ne Zenefelderplatz, ne Berlinin Lindor. Duke ditur se taksistet e Berlinit Perendimor hezitonin te shkonin ne sektorin sovjetik, ai e joshi ate duke i ofruar nje bakshish prej 20 markash. Pasi kaluan postobllokun dhe kaluan ne Berlin Lindor, Lidtke i vuri afer shoferit nje kuti me 10 paketa cigare amerikane tek sedilja e pasagjerit ( vete rrinte mbrapa). Voiziskja e falenderoi per bakshishin. Kur taksia arriti ne Zenefelderplatz, police gjermano-lindore rrethuan makinen dhe i nxorren te dy jashte saj, ndersa nje nga oficeret bertiti:"Ju pra qenkeni ata kontrabandistet e cigareve amerikane!"
Voiziske u dergua ne zyrat qendrore te policise gjermano-lindore ku e futen ne nje qeli ne bodrumet e saj, por nuk e moren ne pyetje.Sic doli me vone,Lidtkja e perdori taksine vetem e vetem per ti marre asaj targat e Berlinit Perendimor, te cilat i vendosi ne nje makine tjeter per te mos patur veshtiresi per te kaluar postoblloqet ne Berlinin Perendimor, te nesermen ne mengjes, ne 8 korrik 1952. Ne makine ishin Lidtke, Novak, Knishpel dhe Dehnert. Qe te katert shkuan me makine deri tek rezidenca e dr.Linzes, qe jetonte ne sektorin amerikan te Berlinit Perendimor, ne 12a Gerihtshtrase ne periferine Lihterfelde.
Linze, nje person shume i perpikte ne orarin e tij, doli nga apartamenti i tij ne 7.30 te mengjesit dhe filloi te ecte drejt zyres se tij, duke tymosur i qete llullen . Kur kaloi afer makines, Lidtke dhe Dehnerti dolen jashte dhe ky i dyti iu afrua Linzes me nje cigare te pandezur. Ai i kerkoi doktorit nje shkrepse. Ndersa Linze futi duart ne xhepa per te gjetur shkrepsen, Lidtkja i doli nga pas dhe e goditi me forca ne koke me nje shkop gome.
Por Linze sic duket ishte me i forte nga c'e prisnin dhe u rezistoi, duke i shtyre rrembyesit. Atehere Lidtke e zuri nga mesi, Dehnertii mbante kembet bashke dhe te dy e ngriten per ta futur ne ndenjesen e pasme te makines.Doktori u perpoq me te gjitha forcat te rezistonte, derisa Novaku nxori nje pistolete dhe e qelloi Linzen ne kembe. Linze u rrezua ne sediljen e pasme,ndersa Lidtke dhe Dehnert i hypen persiper per mos ta lene te levizte.
Knishpel , i cili ishte ne timon, i dha makines aq shpejtesi, saqe nuk pa qe kembet e Linzes ishin jashte deres se pasme te makines. Ndersa makina ecte shpejt neper Drakenshtrase, nje furgon i nje qytetari qe kishte pare gjithe skenen u vu ne ndjekje te saj.Me pas ne ndjekje do te shtohej dhe nje makine e policise gjermano-perendimore.Duke pare se po ndiqeshin, rrembyesit hodhen nga dritaret e makines gozhda katerkokeshe, duke shpresuar se do tu shpoheshin gomat dhe do te ndalonin. Ndjekesit arriten tu shmangeshin gozhdave dhe ti afroheshin makines se rrembyesve,por turmat e kembesoreve qe nxitonin te shkonin ne punet e mengjesit, ngadalesuan shpejtesine e ndjekesve, nga frika mos shtypnin ndonji kembesor. Knishpel arriti te manovroje mes turmes se njerezve dhe pasi u fut ne nje rrugice arriti ti shpetoje ndjekjes. Me pas makina u zhduk ne Berlinin Lindor.
Taksisti, Voiziskja,u nxorr nga qelia pas disa oresh. Nje zyrtar gjermano-lindor i kerkoi atij falje duke i thene qe e gjitha ishte nje "keqkuptim". Targat e taksise ishin rikthyer dhe vendosur mbrapsht dhe ajo iu kthye Voiziskes, i cili u la i lire. Pasi u kthye ne Berlinin Perendimor, Voiziske lajmeroi autoritetet gjermane per eksperiencen e cuditshme qe pati. CIA dhe shefi i BND ( sherbimit sekret te Gjermanise Perendimore) Rajnhard Gehlen, nuk e paten te veshtire te bashkonin pjeset qe te kuptonin metoden me te cilen SMERSh-i kishte rrembyer dr.Linzen.
Shtypi perendimor denoncoi rrembimin ashiqar dhe zyrtaret amerikane bene nota proteste ndaj sovjetikeve. Por ruset thane se nuk dinin gje rreth dr.Linzes dhe rrembimit te tij. Zyrtaret perendimore vazhduan kerkesat per kthimin e Linzes per 8 vjet rrjesht, derisa ne qershor 1960, Kryqi i Kuq rus detyrimisht informoi Kryqin e Kuq gjermano-perendimor se "Valter Linze vdiq ne nje kamp pune rus ne 14 dhjetor 1953."
Ne rastin e Vladimir Poremskit, nje lideri te NTS dhe kundershtar te terbuar te komunisteve, nje kontrbandist i vertete nga Berlini Lindor,Volfgang Vildpret, u perdor nga SMERSH-i per misionin vrases. Ne diten e Krishtlindjeve te 1954,Vildpreti u duk ne porten e apartamentit te Poremskit ne Frankfurt. Ne nje dore kishte nje fotografi e prere nga nje gazete te viktimes se tij, ne tjetren mbante pistoleten Valter Parabelum-38 te drejtuar nga Poremski i shtangur.
Por vrasesi i SMERSH-it nuk qelloi. Duke futur armen ne xhep, ai tha:"Me kane derguar per te te vrare, por une nuk u kam besim atyre[kontrolloreve te SMERSH-it].Ne se te vras ty, ata do te me dergojne me pas te vras dike tjeter. Dhe nje dite do te me arrestoje policia dhe do me fusi brenda me nje deng te madh markash per te shpenzuar atje". Poremski e ndihmoi vrasesin e penduar qe te dezertonte ne Perendim me nje emer fals. "Keshtu pra nuk me vrau" thoshte me vone Poremski. "Me pelqen Vildpreti dhe e vizitoj here pas here...Ne fakt i shkova dhe ne dasem".
SMERSH ngeli i forte , megjithese shume nga vrasesit e tij preferonin me mire te dezertonin ne Perendim se sa te kryenin krimet monstruoze qe i ngarkonin. Por qe tu jepnin vrasesve te tyre me teper shanse per te shpetuar dhe mos te identifikoheshin nga policia apo viktimat SMERSH-i zhvilloi nje sere armesh dhe teknika vrasese te reja. Nje viktime e ketyre armeve te reja ishte dhe Horst Shvirkman, nje teknik shume i qualifikuar gjermano-perendimor qe punonte ne ambasaden e RFGJ-se ne Moske. Shvirkman ishte eksperti i zbulimit te mikrofonave pergjues qe KGB kishte instaluar ne cdo ambasade te huaj ne Moske. Kur ai gjente nje mikrofon pergjues ai e ngarkonte ate me rryme elektrike te tensionit te larte, duke i bere pergjuesit te KGB-se te pesonin nje shok te forte elektrik qe u kalonte neper veshe.
Akoma me teper u inatosen ekspertet sovjetike te pergjimit me Shvirkmanin, kur ai u zbuloi nje aparat te sofistikuar elektronik pergjimi te instaluar ne dhomen e kodimit te mesazheve te ambasades gjermano-perendimore. Nepermjet ketij aparati, KGB-ja arrinte te kapte mesazhet dhe radiogramet e ambasades para se ato te arrinin te shtypeshin ne aparatin e shifrimit ( para se te kodoheshin). Duke i krahasuar mesazhe e koduara me ato te pakoduara, KGB-ja mund te gjente kodin e kriptografimit.Gjetja e ketij aparati nga Shvirkmani i nxehu aq keq shefat e KGB-se saqe vendosen ta hiqnin qafe me lezet. Gjermano-perendimori u godit ne kofshe nga dikush, gjoja si padashje, nderkohe qe ishte mes nje grupi turistesh duke vizituar manastirin e Zagorskut jashte Moskes ne 1964. Tekniku i goditur qe bertiste nga dhimbjet, u dergua menjehere ne ambasaden amerikane ne Moske, ku e priste nje klinike e kompletuar shume mire. Aty doktoret moren vesh se Shvirkmani ishte injektuar me gazin mustard te perzier me nitrogjen. Pasi u kurua gjate nje periudhe shume te dhimbshme per te, viktima e SMERSH-it u sherua dhe i shpetoi vdekjes.
Georgi Markov, i cili pesoi te njejtin trajtim nga SMERSH-i , nuk qe me aq fat sa SHvirkman. Duke qene nje gazetar i shquar bullgar qe jetonte ne internim ne Evrope, Markovi i denoncoi sovjetiket, madje hapur fare ne emisionet e BBC dhe te Radios "Evropa e Lire" ku ai punonte. Ai pershkruante ne detaje se si regjimi komunist ne Bullgari dhe kudo praktikonte terrorin dhe vrasjet.Bullgaria ishte nje nga kombet me regjimin me shtypes nga te gjitha shtetet nen dominimin sovjetik.Komunistet bullgate nuk ngurronin aspak te perdornin agjentet e SMERSH-it jashte Moskes per te realizuar qellimet e tyre.
Me kerkese te sherbimit sekret bullgar,SMERSH-i tentoi pa sukses te vriste Boris Korxhak, nje polak qe jetonte ne Virxhina te SHBA dhe qe dyshohej se ishte agjent i dyfishte duke punuar dhe per CIA-n. Vladimir Kostov, nje bullgar qe jetonte i veteinternuar ne Paris, u gjet dhe u tentua te vritej nga SMERSH, por dhe ai arriti te mbijetoje. Dy bullgare te tjere qe kishin dezertuar, nje teknik raketash dhe nje botues gazetash, u asgjesuan nga operativet e SMERSH-it ne Vjene.
Korxhaku u godit ne kurriz me nje mjet te mprehte nga nje kalimtar i paindentifikuar. Ai pati ethe te forta, temperature te larte dhe ishte ne gjendje deliri per 3 dite, derisa u sherua. Ne shtator 1978, Georgi Markov ishte duke pritur autobusin urban prane Ures se Vaterlose ne Londer.Nga mesi i turmes qe priste nje njeri drejtoi nje ombrelle dhe e preku ne pulpe te kembes. Pasi i kerkoi falje , per cfare dukej se ishte nje aksident, ai u largua dhe humbi mes turmes. Disa ore me pas, Markovi ishte ne krevatin e vdekjes. Ombrella kishte pasur nje maje te mprehte platinumi, nga ku kur e kishte prekut, i panjohuri e kishte injektuar me ricin, nje lloj helmi qe behet nga vaji i kastorit. Brenda disa oresh, Markovi paraqiti temperature te larte dhe vdiq nga pushimi i zemres.
SMERSH-i besohet se ka zhvilluar armen me te sofistikuar me perdorimin e ricines. Helmi eshte aq i fuqishem dhe i padallueshem, saqe krijon bllokimin e barkushes se zemres, nje situate mjeket qe nuk dine gje, thjesht mund ta atribuojne ne nje infrakt zemre.Megjithese thuhet se sot SMERSH-i ka pushuari se ekzistuari pas renies se komunizmit ne Rusi, agjensia vrasese perseri ekziston.......
UDB: "Lavrion", vendi kryesor i Diversanteve te Ballkanit
Ky ka qene kampi kryesor ku jane pergatitur Diversantet e Ballkanit. Kuptohet dhe shqiptaret, por qe ndryshe nga te tjeret trajtoheshin tmerresisht keq. Kushtet jane mizore, po ato jane me shume te theksuara ndaj shqiptareve dhe behen per shkak se Shqiperia "mban" Epirin e Veriut, verejne agjentet e UDB-se ne Greqi
Te gjithe emigrantet e ardhur ne Greqi nga vendet fqinje i vendosin ne kampin "Lavrion". Perjashtim bejne vetem komunistet, te cilet depertohen ne ishujt greke (Makronisos, Siros). Kampi "Lavrion", ne te vertete, perben nje vater nga ku sherbimet informative perendimore, posacerisht Sherbimi Informativ amerikan dhe ai anglez, rekrutojne njerez per pune informative ne Shqiperi, Bullgari dhe Jugosllavi. Dhe vete greket zgjedhin ne kete kamp emigrantet qe i perdorin per pune informative ndaj Shqiperise, Bullgarise dhe Jugosllavise.
Kampi "Lavrion", i krijuar me 1947 nga greket, fillimisht ishte nen kontrollin e amerikaneve, te cilet mbanin materialisht, ndersa personeli ishte grek. Kampi ndodhet ne qytetin me te njejtin emer, ne bregdet, rreth 70 km ne juglindje te Athines (qyteti Lavrion ka rreth 7.000 banore). Ne qytet jetojne disa familje shqiptare, te cilat kane ardhur si kurbetllinj nga Shqiperia para luftes. Kampi eshte 400 m i gjate, i gjere 60 m dhe eshte i rrethuar me tela. Ndahet ne tri pjese dhe ka 12 ndertesa njekateshe me 30 lokale. Secili lokal ka hyrjen dhe oborrin e vet.
Flitet se greket do ta shformojne kete kamp, per te ndertuar ne vend te tij nje fabrike. (Perreth Lavrionit ka disa miniera). Mirepo organizata nderkombetare e sapoformuar - REP, ne fillim te vitit 1953 kishte plane per te rregulluar lokalet e kampit, duke ndertuar ndertesa te reja per vendosjen e emigranteve. Lokalet do te jene gjoja te rregulluara ne menyre qe ne to te mos kete me shume se 10 veta. Do blihen, po ashtu, krevate dhe dysheke, carcafe e jasteke, do permiresohet ushqimi si dhe cdo gje tjeter, per te siguruar nje jete me te mire per emigrantet. Me siguri qe kjo organizate, e cila ka zevendesuar IRO-ne, do ta marre kampin "Lavrion" nen kontroll.
Drejtimi dhe sigurimi i kampit
Drejtor i kampit eshte kapiten Trandafilis nga Kreta, rreth 40 vjec. Jeton ne kamp bashke me familjen. Eshte shume i rrepte dhe i ashper me emigrantet. Per fajin me te vogel i ndeshkon ata. Zevendes eshte kapterri Kristo, rreth 30 vjec. Mban kete detyre qe nga fundi i vitit 1951, ndersa me pare ka punuar ne Sigurimin Shteteror. Eshte shume i ashper me emigrantet, i denon per vogelsira. Me pare drejtori kishte dy ndihmes - nenoficere, te cilet merreshin me verifikimin e emigranteve. Kete pune tani e ben Kristoja. Furnizues i kampit eshte Gjorxhaki, i lindur ne Lavrion, rreth 55 vjec. Jeton ne qytet bashke me familjen. Me pare ka qene drejtor i kampit, ndersa tani eshte cmobilizuar dhe merret me furnizimin. Sillet mire me emigrantet.
Per sigurimin e kampit jane caktuar tete police dhe nje nenoficer. Hyrja e kampit dhe ndertesa e drejtorise jane vazhdimisht te ruajtura. Me pare, me 1949, kampi sigurohej nga 13 police, te komanduar nga nje toger dhe nje nenoficer.
Drejtoria e kampit ka organizuar mesimin e greqishtes dhe anglishtes. Ndjekja e mesimit nuk eshte e detyrueshme dhe zhvillohet ne kamp. Kohet e fundit jane organizuar kurse per emigrantet qe kane dokumentat per te shkuar ne Perendim. Mesohet pervec anglishtes dhe spanjisht. Mesimi zgjat tre muaj.
Numri i emigranteve dhe sigurimi material i tyre
Ne kamp ne vitin 1949 kishte 900 emigrante shqiptare. Ata ishin vendosur ne kater ndertesa (ne te tjerat kishte emigrante nga kombesi te tjera). Me vone ky numer ka ardhur duke u zvogeluar, sepse shume emigrante kane shkuar ne shtetet jooqeanike, si dhe ne Turqi, Itali, Gjermani dhe France.
Me 1 Janar 1953 ne kamp kishte gjithsej 752 emigrante (duke perfshire dhe grate dhe femijet) nga te cilet:
Shqiptare 252
Jugosllave 280 (nga ky numer me 28.12.1952, jane kthyer ne vendin tone 143)
Bullgare 200
Rumune 20
Nga ky numer gjate periudhes qershor-korrik 1953 kane shkuar ne France rreth 150 emigrante shqiptare, keshtu qe tani ne kamp gjenden pak me shume se njeqind emigrante shqiptare.
Te gjithe emigrantet ne kamp jetojne bashke. Me te arritur ne kamp, cdo emigrant merr krevatin (nga mesi i vitit 1952 krevatet ishin te drunjte, ndersa tani jane zevendesuar me krevate hekuri), dyshekun me kashte, tri batanije dhe nje jastek. Kohe pas kohe marrin rroba te vjetra, kepuce, nderresa te brendshme, corape, etj. Gjate dimrit ne lokale nuk ka zjarr. Mjekimi eshte pa pagese. Kurohen nga mjeku qe gjendet ne qytet.
Deri ne shkurt 1949 ushqimi ne kamp ka qene shume i dobet, por kur kampin e moren amerikanet, ai u permiresua shume. Shqiptaret e kane patur guzhinen te perbashket me bullgaret. Merrnin nga 800 grame buke, tri racione ne dite, mish dy here ne jave dhe konserva, si shtese gjelle. Pas ngrenies ndonjehere merrnin edhe peme.
Per te dale jashte ne qytet duhet te marrin leje. Drejtoria e kampit bente apelin dy here ne dite, duke i thirrur emigrantet ne emer, por, qe kur ne tetor 1951 disa emigrante provuan te iknin, thirrja nisi te behet edhe nga pese here ne dite. Ne qofte se ndokush nuk ndodhet ne kamp kur behet apeli, ai denohet me nga kater kujdestari neper dhoma, apo me pune pa pagese ne guzhine. Per nxitje te trazirave denimi eshte prej nje deri ne tri dite burgim.
Regjimi ne Laviron eshte shume i ashper, ndersa qendrimi ndaj emigranteve shqiptare ne disa raste eshte i pashpirt. Shpesh denohen vetem per shkak se Shqiperia mban akoma "Epirin Verior grek". Si shembull po sjellim rastin e emigrantit Zenel Kelloli, i cili punonte per Sherbimin Informativ grek ne Kosturi, ku ishte vendosur. Ai kishte nje vella ne Laviron, te cilit i shkruajti disa letra, por s'mori pergjigje. Nga letrat qe mori prej babait nga Amerika, mori vesh se ndodhej ende ne Laviron.
Me kerkesen e disa pronareve te tokave, drejtoria e kampit ka derguar aty per te punuar disa emigrante (ne baza vullnetare). Emigrantet qe kane punuar jashte kampit merrnin paga te mira dhe, ne fund te cdo muaji, merrnin nga drejtoria e kampit nje shume te caktuar parash per ushqimin e pakonsumuar sipas rregullores. Pervec kesaj, secili emigrant kishte mundesi te punesohej ne fshatrat e largeta, ne qofte se punedhenesi behej garant per te para Ministrise se Puneve te Brendshme. Jane punesuar me se shumti ne fshatrat e rrethinave te Athines. Ne fshatin ku punon, emigranti ka obligim qe te paraqitet kohe pas kohe ne stacionin me te aftert te policise. Pothuajse te gjithe kane bere keto lloj punesh, me perjashtim te atyre qe kane pasur farefis dhe miq ne Amerike, qe u dergonin para dhe pako. Ne fund te vitit 1949 dhe fillim te vitit 1950 puna politike ne kamp ishte e ndaluar, madje ndaloheshin dhe bisedat politike. Drejtori i kampit u ka thene emigranteve se s'duhej te interesoheshin per politiken, sepse kjo ishte zyrtarisht e ndaluar. Ne ate kohe kampin e ka vizituar ministri grek i Politikes Sociale, i cili eshte interesuar per ushqimin, pastertine etj.
Puna e delegacionit te IRO-se
Ne kamp ka vepruar delegacioni i IRO-se, i cili kishte per detyre qe disa emigrante t'i dergonte nga Greqia ne vende te tjera: Angli, Austri, Ameriken e Jugut etj. Zyra e tyre ishte 500 metra larg kampit. Aty punonin nje anglez, nje grek dhe nje amerikan. Emigrantet e regjistruar per te ikur nga Greqia, u vendosen ne lokale te posacme dhe per ta perkujdeset IRO-ja. IRO-ja nuk ka te drejte t'i dergoje ne SHBA, sepse per kete nevojitet garancia e atyre qe kishin bere kerkese per t'i terhequr.
Ne fillim te vitit 1949 te gjithe emigrantet u kontrolluan nga nje komision i IRO-se. Pas ketij kontrolli, rreth 200 shqiptare moren pasaportat dhe shkuan ne Bari te Italise.
Organizata IRO u kujdes per kampin deri ne fund te vitit 1951, kur ajo u shformua dhe kampi kaloi ne kompetence te Kryqit te Kuq Grek. Por edhe pas shformimit te IRO-s, perfaqesuesit e saj kane ardhur ne kamp dhe gjate vitit 1952 i kane ndihmuar emigrantet materialisht. Mes emigranteve diskutohet se emigrantet shqiptare dhe ata bullgare do t'i marrin amerikanet, ndersa qeveria greke do te kujdeset vetem per emigrantet jugosllave.
Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)
Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës. Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...