2013-02-27

CIA vret zëvendëskryeministrin e Kosovës, kreun e krimit të organizuar



Është destinacioni i radhës i operacionit të Njësitit “Divison”, pjesë e shërbimit sekret amerikan të SHBA-së, në episodin më të ri të serialit amerikan “Nikita”. Si raporton KTV, cak është zëvendëskryeministri i Kosovës, Kosta Beqiraj, që seriali e identifikon si kreun e krimit të organizuar, të trafikimit të drogës dhe njerëzve në Kosovë.

Para nisjes për në Kosovë, ka dyshime nëse ndërhyrja në një shtet të pranuar ndërkombëtarisht do të shkaktonte incident diplomatik.

Personazhi kryesor i serialit, Nikita, që luhet nga aktorja Maggie Q (në foto), niset për në Kosovë për të gjetur mjekun Heidecker, i cili vjen këtu për t’ia mirëmbajtur këmbën artificiale Beqirajt.

Ai e kishte humbur këmbën, kur një vit më parë CIA kishte dështuar ta eliminojë zv/kryeministrin e Kosovës.

Por, Nikitia ia del ta gjejë në vilën ku ai mban prostituta. Ndihmësit e tij të shumtë bëjnë që Beqiraj të arrijë t’i marrë peng Nikitën dhe Heideckerin.

Duhet intervenimi i bazës në SHBA, që e dërgon në Kosovë pjesën tjetër të ekipit të “Division”-it, për ta shpëtuar Nikitën.

Në vilën e Beqirajt, fillimisht amerikanët vrasin dy pjesëtarë të FSK-së e më pas hyjnë brenda, ku e heqin përfundimisht qafe edhe zv/kryeministrin, duke e vrarë, por duke e lënë të kuptohet që këtë e bëri një nga rojat e tij.

Pas suksesit të operacionit në Kosovë me vrasjen e Beqirajt, presidenti i jep detyra të reja të rëndësishme Njësitit “Division”.

Seriali “Nikita” është në sezonin e tretë dhe transmetohet në CW Network në SHBA, ku shikohet nga mesatarisht 2.4 milionë shikues çdo natë.

Ai transmetohet edhe në Britani të Madhe, Francë, Holandë, Bullgari dhe në shtete të tjera.

2013-02-24

HEU, ZOTI UA THEFTË QAFËN!


Do të gjendet patjetër një melodi për ta kënduar të nesërmen para popullit, por zor e ke të shlyesh gabimet e të së sotmes!)

"Mik, nëse përulesh, atëherë, çohu dhe vdis”

Shkruan: Riza GREIÇEVCI

Vdekja për së gjalli dhe vdekja për së vdekuri
Dakord, i tha Babagjyshi nipit, sytë janë me pa, veshët me dëgjuar: Zor e ke me e dallua të mirin nga i keqi, rrenacakun nga jorrenacaku, punëtorin nga pa punëtori, hileqarin nga i sinqerti, fetarin nga jofetarin. Dhe, qe pse shumë herë e ke dëgjuar, o nip Babagjyshin tënd duke ngrehur zërin: Ka të gjallë që është i vdekur, edhe për së gjalli, edhe për së vdekuri. Me i ndodh i ndodh, kujt tjetër, pos njeriut. S’ka rëndësi ku ndodh? Kur ndodh? E drejta është mirë për ty, o nip të dish pse i gjalli vdes për së gjalli? Kur vdes për së gjalli i gjalli dhe vdes për së vdekuri? Qysh bëhet kjo: Edhe i gjallë, edhe i vdekur? Më parë duhet ta dish, o nip: njerëzit e vdekur për së gjalli janë gjynahqarë. Janë primitivë. Skizofren. Janë mashtrues. Ata thikën ua fusin pas shpine, edhe maleve, edhe fjalës, edhe besës, edhe popullit. Janë lakmitarë. Janë zgrop. Janë sadistë. Ata dinë vetëm me urryer. Ata dinë vetëm me shembur. Ata gëzohen vetëm kur rrëzojnë, vetëm kur kapërcejnë nëpër trupin, nderin, moralin fatkeqësinë e tjetrit. Ata qeshin vetëm atëherë kur miku o shoku o populli, bien në krizë. Ata buzëqeshin vetëm atëherë kur populli bie në krizë ekonomike sociale. Ata përpiqen me u bë pushtetar, sundimtarë, të parë, vetëm me thikë pas shpine. Dhe fare rahmet as marre s’kanë. Mos paq punë me ta, o nip. Me ta: as mos u miqësofsh, as mos u shoqërofsh!

Matrapazët e shelegarët

Haj medet, haj. Po, nip, po. Të vdekurit për së gjalli janë matrapazë e shelegarë. Janë do bylmeza aguridhë e proletarë. Ata luftën s’e bëjnë me pushkë e me top e me gjak, por paqen e bëjnë me urrejtje, me sadizëm, me shembje, me thikë pas shpine. Shpesh të vdekurit për së gjalli i dëgjon duke bërtitur: Rroftë populli! Në emër të popullit! Lehtë e ke o nip me i njohur të vdekurit për së gjalli: Atyre po t’ua humbësh farën e urrejtjes, lakmisë, karrierës, pushtetit, ata vdesin për së gjalli dhe vdesin edhe për së vdekuri. Po, sepse, të vdekurit për së gjalli dinë vetëm me shembur. Me shkelur. Me rrëzuar. Me përplasur hundë e buzë mikun, shokun, e shpesh, pesë para s’i japin, e përplasin për tokë edhe populli. E pse bre me përplasë, me shurdhua popullin duke e thirrur me u ardhur në ndihmë ditën e natën? Vetëm e vetëm me hip vetë maje pushtetit. Lart e më lart. Aq i kanë në qejf lartësitë, pushtetet, karriget, pallatet, kullat shumëkatëshe... Prandaj, mos u habit o nipashi im: Ata edhe kur flasin, flasin në emër të popullit! Edhe kur besojnë, besojnë në emër të popullit. Heu, Babagjysh, po kurrkusha qenkan ata që vaiskan për së gjalli dhe vaiskan për së vdekuri, he Zoti qafën ua theftë!

Guximi: Mik, nëse përulesh, atëherë, çohu dhe vdis

Thuhet, guximi është fillimi i fitores. Të guxosh do të thotë të veprosh. Të kërkosh diçka të re, diçka që duhet ndryshuar nga ajo që e ke në duar. Të kesh guxim do të thotë të ecësh përpara. Të ecësh shtigjeve nga e ke drejtuar shikimin, nga e ke përqendruar qëllimin e ecjes sate, të veprimit, të synimit, për ku je nisur për të arritur, apo e dëshirës për të arritur atë që se ke. Të kesh guxim do të thotë të jesh i liruar nga frika, të mos e mendosh frikën as të mos e parashikosh se frika ekziston rreth teje, para teje, pas dhe përtej teje. Të kesh guxim është burrëri, shkëlqim i personalitetit dhe i species sate prej burri. Të jesh guximtar është punë burrash. Fjalët janë të tepërta. Guximi është cilësi e një shpirti të pastër, të shëndoshë të padjallëzuar, pa gjynahe, pa hile. Guximi është dhunti dhe cilësi e burrit, e trimit.

Kosova, sa dushk e bar me guximtarë

Shumë herë guximin e fusim aty ku s’duhet, ku s’mund të dalë, e tradhtojnë. Trimi tutet, frikacaku s’tutet fare. Trimi tutet nga marrja, nga mallkimi i popullit, nga mallkimi i maleve, nga mallkimi i gjakut. Trimi tutet nga mallkimi i mikut, i prindërve, tutet dhe kur tutet trimi kurrë nuk tutet. Shpeshherë guximin tonë e përdorim për gjera të liga, e përdorim për ta shembur vëllain, për t’ia ngulur thikën pas shpine popullit, miqve e shokëve. Po, sepse, vallë, a është guxim të harrosh malet mbushur me krisma lirie? A është guxim me ia futur në bir të fytit thikën e përçarjes vëllait, mikut, shokut, popullit tënd? A është guxim dhe patriotizëm me e shkel në sofër të bukës, në male, me shkel në besën dhe betimin e ushtarit, të luftëtarit, të atdhetarit që besën i ke dhënë popullit dhe je ngjitur në male, por tash lirisë, pavarësisë, popullit, atdheut, i kërkon 100 fish më shumë sesa meriton? A është guxim me dhunua, me vjedh? A është guxim me i mësua fëmijët me sha e me fye, me u bë hajna, poshtërues, dashakeq, tinëzarë, qyqarë, me i mësua keq, me u bë 100 herë ma i keq sesa që është prindi? A i duhen sot kaq shumë guximtarë Kosovës? Fjala është për guximtarë azganë! Ata që fjalën e kanë top, zemrën zog. Ata që shpresojnë që samari i gomarit ngarkuar me thasë floriri, bëhet flori. Ata që mendjen e kanë hu, punën pus. E Kosova me fusha e livadh, plot me azganë, kuaj, gomarë! Azganët çojnë krye, jo në male si çlirimtarë, por çojnë kokë pas luftës çlirimtare. E rrahin gjoks, e shtiren trima.
Azganët vdesin për së gjalli, kurse burri (trimi) jeton për së vdekuri!

Mësuesi një ambasador në mbretërinë e dijes

I madh sa një det, i pasur si një mbret

Njeriu ka nevojë për arsim si bima për ujë. Si pema që thahet, po s’u vadit, edhe njeriu thahet shpirtërisht po s’u edukua qysh në fëmijëri, më tha mësuesi im Shefqet Abdullahu, një javë pa i mbyllur sytë

Shkruan: Riza GREIÇEVCI

Më mësuesin Shefqet Abdullahu jam takuar kur i kisha tetë vjet. Isha në klasën e tretë fillore, në shkollën e lyer me lloç, midis vendlindjes. Shpesh u shpjegoja fëmijëve të mi, por sot edhe mbesës sime, Violës (nxënëse në klasën e katërt) se unë, ky që sot jam baba, gazetar, shkrimtar, jam gjysh i shumë nipave e mbesave, klasën e parë fillore e kam mbaruar pa asnjë libër shqip, pa asnjë fletore, pa laps, pa gomë...E ku shkruanin atëherë fëmijët shqiptarë të Kosovës? Në një mini dërrasë e zezë. Aty shkruanim, në të i bënim detyrat e shtëpisë, aty mësonim shkronjat e alfabetit shqip... ‘Tabllicën’ e kishim libër, pentagram, fletore... Dhe, kur u rrita për dy klasë, në të tretën, mësues im u bë Shefqet Abdullahu, nga Zabeli i Poshtëm i Drenicës. Për mësuesin tim shkurt e shqip do të flas më poshtë, por, kur u bëra mësues edhe unë, u takuam, me përqafoi ngrohtë, dhe me tha mësuesi Shet, gjithë i buzëqeshur: Për mësuesit thuhet se janë të mëdhenj atëherë kur në kohë të errëta, në skamje e në katrahura të jetës, shohin dhe e marrin matanë bjeshkëve dritën e diturisë, dritën e lirisë,dëgjojnë dhe ndjejnë thirrjen e robit e të Atdheut për ndihmë, kurse në mbretërinë e guximit ngrënë filozofinë e besimit!

Vargje poetike për mësuesin

Unë, bimë në arën e magjishme me emrin: Drenicë, për mësuesit e mi, kur u rrita dhe u bëra shkrimtar, këndova dhe buzëqesha me kujtimin për mësuesit e mi, për ambasadorët e Kosovës në shtetin e Dijes, këndova, shpesh thura vargje, tregime për mësuesit e mi, i quaja perandorë, i quaja det me valë mbushur shkronja shqip, e quajta mësuesin tim Shet, e quajta: mbret! Dhe, në kallëzime dhe përralla pata mësuar nga gojë e mësuesit tim, për mbretër, për perandorë, për princër, për të shenjtët, por, ama, nuk pranoja tjetër mbret e det, s’pranoja tjetër perandor, pos mësuesit tim, Shetit, siç e quanin shkurt, kur ai hynte buzagaz me libër në dorë, shpërndante rreze gëzimi e krenarie me ata sy si dy yje, shpërndante urata të Zoti, lutej mësuesi për ne, për fatin e librit shqip, për fatin e flamurit kombëtar, të cilin s’e kishim pa kurrë me sy. Dhe, shkrova, vargje poetike i kushtova mësuesit tim, këndova me loçkën e zemrës për të: Sikur retë që falin shi (Sikur ara që rritë farën) Si bilbili në atë bli (Dukeshe ti me abetaren!). Sikur kroi që rrjedh me pika (Si pranvera me shyhret ), Mësuesi im shpirt prej prindi (Vinte n’klasë sikur një mbret), Fjalë më t’ëmbël s’kam shijuar (Fytyrën diell, shpirt ylber!), Jetë e mot kam me t’kujtuar (Mësuesi im, mësuesi Shet!)

Dëftesa e maleve...

Shumë ditë të jetës me kanë ikur duke biseduar me mësuesin tim, Shet. Shumë net na kanë ikur duke biseduar për gjithçka që lidhet me librin, me dijen, me intelektualët, me shkollën, por mësuesi Shet qe besa shpesh hynte edhe në tema të nxehta: Interesohej të mësonte më shumë për vrasjen e mësuesit e poetit Fazli Greiçevci, interesohej për malet dhe për atdhetarët e veprimtarët që vërr-mërr s’u bënte syri,duke kërkuar lirinë, barazinë, flamurin e kombit, shkollën shqipe, Kosovën e lirë. Dhe: pak ditë pasi në Drenicë ishin kthyer ata që kishin pasur ymrin, ani pse halli i parë i popullit të lodhur e të dërrmuar ishte hapja e varreve dhe futja e xhenazeve në dhe, sepse, trupat e vrarë kutërbonin sa ta zinin frymën... Ndjehej tepër i fortë mësuesi Shet, fliste për UÇK-n, për sakrificën e popullit, për fitoren e gjakut mbi tmerrin e vrasjet e mizoritë e kriminelëve çetnikë serbë, por, interesant, ishte i mbushur me shpresë se fitorja mbi të keqen shekullore ishte e garantuar: edhe nga Amerika, edhe nga Zoti! Me pati ardhur keq kur i pashë lotët teposhtë faqeve të mësuesit Shet për vrasjen mizore të të madhit Ymer Elshani, me tërë familjen e tij - pos Teutës, s’ndodhej në Drenicë. Sapo kërkova leje për izën, ai brofi në këmbë aq lehtë si djalë, nga rafti kapi me dorë një letër dhe m’u afrua: Këtë letër e kam hartuar si dëftesë e suksesit mësimor për ty. Ma dha në dorë atë dëftesë, me mbështeti për gjoksi, dhe me uroi: paq fat, shëndet, ti dhe familja jote! Këto janë notat e mësuesit Shet që i hodha në këtë dëftesë, të cilën e hartova atje sa isha në male, për ty, nxënësi im, që ma dërgova amanetin që ta dhashë në shkollë: Unë juve nektarin e diturisë, ju maleve pushkën e lirisë! Në të gjitha lëndët mësimore atje në male, i ke pesa. Por, në lëndën më të re mësimore: Guximi, me penë e pushkë, ta jep notën: Shembullore! Ju shtatë fish ma keni kthyer të mirën që unë ua dhashë në shkollë!

Jeta është sikur një libër: Çdo faqe e saj është një faqe e re e jetës

Duke me përcjellë, ani pse kisha një det emocionesh, fola: Faleminderit, o mësuesi Shet! Të shpërbleftë Zoti me shëndet e qetësi. Po, e vërtetë, o mësuesi Shet, ti na mësove shkronjat, na e fale librin, lapsin, dijen, kurse ne Ty të dhuruam vetë, atë që patëm mundësi, dhe e patëm për fat që ishim ky brez. Luftën e bëmë, ju o mësues ishit në ballë kësaj, ju ishit komandant, ishit gjeneral, dhe me armët tuaja, me shkronja, me libra, me këngë, me dije, ne fituam atë që s’e patëm me shekuj: Pavarësinë! Luftën e bëmë: Në emër të Zotit dhe për Kosovën. Megjithëse, jeta, sido që të jetë, është e ëmbël. Dhe sot jemi këta që deshëm dje të jemi sot. Mirë, tepër mirë. Dhe, ku ta dija se këto fjalë do të mbetën të fundit që m’i tha afro njëjarë pa ndërruar jetë mësuesi Shet: Njeriu ka nevojë për arsim si bima për ujë. Si pema që thahet, po s’u vadit, edhe njeriu thahet shpirtërisht po s’u edukua qysh në fëmijëri. Populli është sikur një libër: në dish ta lexosh dhe të kuptosh atë që është e shkruar në atë libër,e ke të hapur rrugën e përparimit, urën e besimit, nderin e kombit, madhështinë e maleve...! Po, po, jeta është sikur një libër: Çdo faqe e saj është një faqe e re e jetës! Me përqafoi ngrohtë si diell i verës, dhe, s’dua ta pranoj se mësuesin Shet s’e takoj më, s’e shoh me sy më, por betohem se s’do të shkoqet kurrë nga mendja e zemra ime! Këta rreshta shkrimi t’i pata borxh, o mësues, hallall 100 e 1000 herë! I lehtë të qoftë dheu i vendlindjes sate!

Ja si do Serbia të manipulojë me pensionistët e Kosovës


Shpallja për paraqitjen e kërkesave

Me këtë lajmërim të Fondit për Pensionistët e Kosovës Serbia vetëm do të arsyetohet para faktorit ndërkombëtar, respektivisht para Gjykatës për të Drejtat e Njeriut në Strasburg



Shkruan: Adil FETAHU

Në shkrimin e botuar në këtë gazetë, të datës 22 shkurt, kemi trajtuar më hollësisht manipulimin e Serbisë me pensionet e pensionistëve të Kosovës. Si për ta vërtetuar atë shkrim, Fondi Republikan për Sigurimin Pensional dhe Invalidor i Serbisë, në ndërkohë, e publikoi lajmërimin për pensionistët e Kosovës, të cilët pretendojnë të marrin pensionet nga Serbia, se cilat dokumente duhet t’i dërgojnë, si t’i dërgojnë dhe në cilin afat. Tërë përmbajtja e lajmërimit është e përshkuar me politikë dhe në funksion të propagandës e të manipulimit.

Publikimi në ueb-sajtin e fondit

Me “planin aksional për zgjidhjen e problemit të pagesës së pensioneve në territorin e Kosovës e Metohisë”, të cilin e kishte propozuar Grupi punues i Ministrisë së Punës, e që e kishte miratuar Qeveria e Serbisë më 12 shkurt, ishte përcaktuar se (pikërisht) më 20 shkurt do të publikohet shpallja për dokumentet që duhet t’i dërgohen Fondit për Sigurimin Pensional dhe Invalidor nga pensionistët, të cilët pretendojnë se kanë të drejtë të marrin pensionet e tyre nga Serbia. Në planin aksional ishte caktuar që shpallja (lajmërimi) të publikohet në gazetën “Politika” të Beogradit, në “Jedinstvo” të Kosovës (që del në Mitrovicë), dhe në ueb-sajtin e Fondit Republikan të SPI të Serbisë. Në gazetat e përmendura nuk botuan, ndërsa në ueb-sajtin e fondit (www.pio.rs) është botuar shpallja, me titull: “Lajmërim për shfrytëzuesit e pensioneve nga rajoni i KA të Kosovës e Metohisë” (lajmërimi është botuar në gjuhën serbe). Për të parë “marifetet” e manipulimit, këtu po e botojmë në tërësi tekstin e lajmërimit (të përkthyer në gjuhën shqipe).

“Lajmërim për shfrytëzuesit e pensioneve nga rajoni i KA të Kosovës e Metohisë”

Shfrytëzuesit e pensioneve sipas aktvendimit të Fondit për Sigurimin Pensional dhe Invalidor të Republikës së Serbisë, nga rajoni i KA të Kosovës e Metohisë, të cilëve nuk ka mundur t’u bëhet pagesa prej 9 qershorit 1999, munden në afat prej 60 ditësh, pas ditës së publikimit të këtij lajmërimi, të paraqesin kërkesë drejtpërdrejt ose nëpërmes postës, Shërbimit të Drejtorisë së Fondit në Prishtinë, me seli të përkohshme në “Bulevar umetnosti”, nr. 10, 10070 Novi Beograd, për të bërë pagesën.

Kërkesës duhet bashkangjitur:

1) Aktvendimin e Fondit për Sigurimin Pensional dhe Invalidor të Republikës së Serbisë mbi njohjen e së drejtës së pensionit (në origjinal, ose fotokopje të vërtetuar nga organi kompetent i Republikës së Serbisë, me klauzolën e plotfuqishmërisë, nëse është fjala për njohjen e pensionit invalidor);

2) Dokumentin për vërtetimin e identitetit, me të dhënat personale të shfrytëzuesit (leja e njoftimit, dokumenti i udhëtimit);

3) Dokumentin provë mbi atë se a është paraqitësi i kërkesës shfrytëzues i pensionit të institucioneve të përkohshme të vetëqeverisjes dhe të Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuar në Kosovë (UNMIK);

4) Certifikatën që vërteton se është i gjallë, të cilën e jep organi certifikatat e të cilit pranohen (gjykata, komuna dhe njësia organizative e Fondit Republikan të SPI);

5) Dokumentin provë se a e ka paraqitësi i kërkesës cilësinë e të siguruarit në kuptim të dispozitave mbi sigurimin pensional dhe invalidor dhe dokumentin provues mbi shkollimin e fëmijëve të shfrytëzuesit të pensionit familjar.

Të gjitha provat (dokumentet, vërtetimet etj.) duhet të jenë në pajtim me ligjet e Republikës së Serbisë”.
Pika 5 e lajmërimit (cilësia e të siguruarit) është e paqartë për njerëzit më pak të informuar. Aty është fjala për rastet kur ndonjë pretendues për pensionin është në marrëdhënie pune, ose merret me ndonjë veprimtari të pavarur, dhe qe sipas asaj baze ka sigurim pensional dhe invalidor.
Në fund të lajmërimit janë dhënë tre lloje formularësh të fondit për paraqitjen e kërkesës për pagesën e pensionit, me nga disa rubrika, të cilat munden dhe dinë t’i plotësojnë vetëm pak njerëz, të cilët marrin vesh nga fusha e sigurimit pensional dhe invalidor.

Zvarritja e procedurës

E gjithë kjo “ujdurmë” është bërë me qëllim që sa më pak pensionistë të arrijnë t’i kompletojnë dokumentet e kërkuara. Aq më tepër, që shumë pensionistë nuk i kanë dokumentet ose iu kanë humbur gjatë kësaj periudhe, ose iu kanë djegur a shkatërruar gjatë luftës. Nga ana tjetër, sipas lajmërimit, të gjitha dokumentet provë duhet të jenë në pajtim me ligjet e Republikës së Serbisë, d.m.th. të lëshuara ose të vërtetuara nga organet e Serbisë. Se Serbia po bën lojë dhe po manipulon me problemin e pensionistëve të Kosovës e vërteton edhe deklarata e sekretarit shtetëror të Ministrisë së Punës së Serbisë (Dragi Vidojeviq) dhënë gazetës “Politika” të Beogradit më 18 shkurt. Në pyetjen e gazetarëve se a është e vërtetë që Serbia u ka borxh pensionistëve të Kosovës 1 deri 5 miliardë euro, ai u është përgjigjur se “këto janë vetëm spekulime, se deri më tash 9500 veta nga Kosova i kanë paraqitur kërkesat, por prej të gjithë atyre vetëm 300 veta kanë marrë vendime pozitive, se shumë dokumente të paraqitura kanë qenë të falsifikuara etj”. Me këtë lajmërim të Fondit për Pensionistët e Kosovës, Serbia vetëm do të arsyetohet para faktorit ndërkombëtar, respektivisht para Gjykatës për të Drejtat e Njeriut në Strasburg dhe ta zvarritë procedurën e ta reduktojë në minimum numrin e atyre që eventualisht mund ta realizojnë të drejtën e pensionit, respektivisht të mos ua njohë të drejtën askujt që ka marrë “pension” nga buxheti i Kosovës, e të tillë janë të gjithë këta që kanë qenë pensionistë në kohën e okupimit të Serbisë, deri në qershor të vitit 1999.
Për këtë arsye, Qeveria e Kosovës duhet sa më parë të dalë me një qëndrim të qartë zyrtar, e t’u shpjegojë pensionistëve se pensionet nga shteti tjetër mund t’i realizojnë vetëm në bazë të marrëveshjes ndërshtetërore, sikur veprohet ndërmjet të gjitha shteteve të tjera. Dhe, jo vetëm t’i njoftojë pensionistët e Kosovës, por t’i dërgojë reagim Qeverisë së Serbisë që të mos i maltretojë dhe mashtrojë pensionistët e Kosovës, por të ulën e të bëjnë marrëveshje bilaterale për pensionet. Pensionet janë e drejtë pronësore e pensionistëve, e Serbia nuk mund t’ua mohojë atë të drejtë dhe atë borxh, pa marrë parasysh se nga buxheti i Kosovës u është bërë njëfarë pagese prej korrikut 2002, duke filluar nga 28 euro.Kjo punë kërkon një reagim të shpejtë të Qeverisë, që të mos sillen e sorollatën pensionistët me dokumente. Qeveria, respektivisht Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, i ka të dhënat e sakta për secilin pensionist, prandaj kjo punë nuk duhet t’iu lihet individëve të maltretohen.

A mund të ketë marrëveshje historike shqiptaro-serbe?

Armiqësitë e deritanishme të kthehen në miqësi

Inicimi i një marrëveshjeje shqiptaro-serbe të paqes sot do të ishte në kohën e duhur, ndërsa hapi i parë drejt një marrëveshjeje të tillë do të ishte një shqyrtim gjakftohtë i asaj që ka ndodhur në të kaluarën
description
Shkruan: Dr.sc. Sali BYTYÇI,Instituti Albanologjikë,Kosovë

Viti 2013, për ne shqiptarët, përveç që duhet të jetë vit i kujtesës së tragjedisë kombëtare, si vit i përgjysmimit dhe i sakatosjes së qenies sonë, duhet të kthehet edhe në vit të përfundimit të mosmarrëveshjeve më shumë se njëshekullore me serbët. Për këtë të fundit - përfundimin e mosmarrëveshjeve shqiptaro-serbe - marr shkas edhe nga disa zëra që, në vitin e kaluar, janë dëgjuar nga udhëheqësit serbë, se ka ardhur koha për një marrëveshje historike me shqiptarët! (Këto ditë një gjë të tillë e deklaroi edhe peshkopi Irinej). Por, përveç disa deklaratave, fatkeqësisht, në këtë drejtim nga pala serbe nuk është shkuar më tej, ndërsa ajo shqiptare nuk denjoi as t’i komentojë ato.

Reflektimi ndaj së kaluarës

Pavarësisht prej kësaj dhe prej mundësisë që në këtë drejtim, në të ardhmen e afërt, të mos lëvizë asgjë, po e ndiej të nevojshme që në lidhje me këtë çështje të shtroj një pyetje dhe të përpiqem t’i jap asaj një përgjigje. Pyetja është: Vërtet, serbët dhe shqiptarët mund të arrijnë një marrëveshje historike, e cila armiqësinë e deritanishme do ta kthente në miqësi, ashtu siç bënë popujt e Evropës në gjysmën e dytë të shekullit të kaluar?

Unë mendoj se po. Por, para se ta eleboroj këtë më tej, dua të them nja dy tri fjalë se përse ka arsye të diskutohet kjo çështje tani, gjë që i bie ndesh tendencës sonë që këtë ta tejkalojmë me heshtje. Unë për vete nuk mendoj se ka ndonjë arsye që të mos diskutohet sot për një mundësi të tillë, e cila në shikim të parë duket e pakapshme, tani. Njëqind vjet pas përgjysmimit të trojeve shqiptare dhe më shumë se një dekadë pas lirimit të një pjese të tyre (dalja e Serbisë nga Kosova) është momenti që duhet shfrytëzuar për të reflektuar ndaj së kaluarës dhe sidomos për të menduar për të ardhmen tonë të përbashkët që do të mund ta ndërtonim jo mbi raporte varësie, por barazie me njëri-tjetrin. Inicimi i një marrëveshjeje shqiptaro-serbe të paqes sot do të ishte në kohën e duhur, ndërsa hapi i parë drejt një marrëveshjeje të tillë do të ishte një shqyrtim gjakftohtë i asaj që ka ndodhur në të kaluarën; në rend të parë nga serbët, por edhe nga ne.

Shkarkimi i palës serbe nga historia

Kështu, sa i përket depërtimit të shtetit serb në trojet e banuara me shumicë nga shqiptarët më 1912-13, ai duhet të kuptohet ashtu siç ishte në fillim: thjesht kolonizim, veprim që në atë kohë ishte në përputhje të plotë me logjikën kolonizuese të shteteve të konsoliduara ndaj hapësirave të pakonsoliduara shtetërore. Këtu duhet të shtojmë edhe atë se, që në krye të herës, ideologët serbë, depërtimin në hapësirën shqiptare e kanë arsyetuar me nevojën e kolonizimit të kësaj hapësire “me popullsi të pacivilizuar”, siç thoshin, nga shteti i tyre. Më vonë, për të mbajtur këtë hapësirë, ia kanë shtuar edhe arsyetimin “historik”, si djep i Serbisë etj., arsyetim që në vetvete nuk paraqet asgjë, përveç një preteksti për ushtrimin e dhunës së pushtetit të tyre në këtë hapësirë. Këtë duhet ta pranojë pala serbe dhe kjo do të ishte hapi i parë i tyre në një marrëveshjeje historike me shqiptarët, e cila do të mundësonte shkarkimin e kësaj pale (palës serbe) nga historia. Pas pranimit nga ana serbe se depërtimi i tyre në trojet shqiptare s’ishte gjë tjetër përveç kolonizim, hapi tjetër i radhës që do të duhej të bënin serbët sot, për të arritur Marrëveshjen historike me shqiptarët, do të ishte pranimi nga ta i së drejtës së plotë të vetëvendosjes së popullit shqiptar në shtratin e natyrshëm të tij! Kaq do të mjaftonte që historia e kësaj pjese të Ballkanit të kthehej për së mbari. Një hap të tillë, serbët tani e kanë më lehtë ta bëjnë se në të kaluarën.

Pse mund të thuhet kështu? Sepse, qenia shqiptare çdo ditë e më tepër, po arrin të kthehet në shtratin e saj të natyrshëm në pjesën që deri tani ishin objektiva të pretendimeve të serbëve. Kjo po ndodh në Kosovë dhe gjithandej trojeve shqiptare që dikur ishin nën Jugosllavinë. Për serbët tani është më me leverdi ta pranojnë shtrirjen e këtij populli edhe në shtratin e tij të natyrshëm në Maqedoni (fakti i të qenit të shqiptarëve në Maqedoni është rrjedhojë e politikës dhe fuqisë ushtarake serbe, e jo e ndonjë politike maqedonase) dhe Mal të Zi, se sa të vazhdojnë mosmarrëveshjet me shqiptarët për veriun e çështje të tjera që, në fund të fundit, për Serbinë nuk thonë shumë.

Pse Serbia nuk e bën një gjest fisnik?

Mali i Zi e ka pranuar Kosovën si shtet të pavarur. Maqedonia po ashtu. Një ditë do ta pranojë edhe Greqia. Dy shtetet e para e kanë pranuar pavarësinë e territorit i cili, në krye të herës, si plaçkë e luftërave ballkanike, i takonte Serbisë. Herët ose vonë këtë do ta bëjë edhe shteti i tretë, Greqia, ashtu siç kanë bërë shumica e vendeve të Evropës. Tani natyrshëm na vjen një pyetje retorike: pse Serbia, pasi e humbi atë plaçkë të atyre luftërave, nuk e bën gjestin më fisnik, të pranojë të drejtën për vetëvendosje të shqiptarëve në shtratin e tyre etnik, si përfundim të filozofisë kolonialiste, në mos për tjetër, në fund të fundit, edhe si shenjë revolte ndaj atyre që dikur i kishte aleatë?! Pra, për Serbinë, tani që më nuk janë ato rrethana të para një shekulli, me njohjen e së drejtës së shqiptarëve për të vendosur për fatin e vet në hapësirën etnike të tyre, përfitimi do të jetë më i madh sesa humbja. Tani, edhe ashtu, Serbisë për të dalë në Adriatik i duhen 3-4 orë (me djersën e gjakun tonë ia kemi bërë të mundur këtë), ndërsa para një shekulli një gjë e tillë as që mund të imagjinohej! Kjo është një element shumë i rëndësishëm për interesin e këtij vendi. Mbi bazën e kësaj mund të gjykohet se më me leverdi për këtë vend është jeta e shqiptarëve jashtë kufijve të tij sesa e tillë çfarë ka qenë përgjatë Një shekulli. Një dekadë e Kosovës me Serbinë jashtë, solli mundësi më të mëdha për qarkullim të mallrave dhe ideve se sa një shekull me Serbinë në Kosovë.

Cili ishte faji ynë?

Por, kur jemi te gjendja që është krijuar që para një shekulli, duhet të pranojmë edhe ne shqiptarët pjesën e fajit që na takon dhe për të cilin kemi paguar haraç jo pak. Cili ishte faji ynë? Faji ynë nuk ishte i vogël. Ai bazën e kishte në nivelin e ulët të organizimit tonë, i cili nuk na dha mundësi të mbronim hapësirën në të cilën jetonim. Dhe, sipas filozofisë së kohës, e cila ende vazhdon të ekzistojë në kokat e disa njerëzve (kujtoni fjalët e Daçiqit, kur tha se ka luftuar me Thaçin dhe, po të mos ishte fuqia e jashtme, do ta mundte), fuqia ushtarake vendoste se deri ku do të shtrihej një shtet e jo e drejta e një populli të jetonte në paqe në truallin e tij. Sipas saj, çdo shtet që kishte afër tij një shoqëri me nivel të ulët fisnor, punën e parë që do ta bënte, ishte kolonizimi i asaj hapësire! Kështu do të bënin anglezët, francezët, italianët etj., e kështu bënë edhe serbët. Pa marrë parasysh arsyetimin e aneksimit nga ana e Serbisë të hapësirave ku ishin shumicë shqiptarët, ai ishte kolonizim i mirëfilltë. Mirëpo, ka një dallim mes kolonizimeve të serbëve dhe të atyre të popujve të përmendur. Ndërsa anglezët, francezët, italianët etj. kanë kolonizuar vende të largëta, prej të cilave me kohë janë tërhequr, serbët kanë kolonizuar hapësira fqinje, të cilat kanë pretenduar t’i fusin përgjithmonë në kuadër të shtetit të tyre. Këtij kolonizimi i erdhi fundit, tani të shohim përpara. Historinë t’ua lëmë historianëve: ta shkruajnë sa më shkencërisht. Ndërsa njerëzit të shohin nga ardhmëria. Serbët janë fqinjët tanë dhe jo vetëm gjeografikisht jemi më së afërti me ta, por edhe me shumëçka tjetër. Ishte niveli ynë i ulët dhe filozofia kolonialiste e kohës, që i shtyri ata në aventurën e hyrjes në tokat tona në dekadën e dytë të shekullit të njëzetë dhe që i tundoi të bëjnë të gjitha ato që i bënë mbi ne! Ndërsa tani, kur po jetojmë në një kohë që e karakterizon një filozofi tjetër, me një nivel shtetformues tjetër tonin, i cili edhe sot, 100 vjet pas, tek ne nuk është i lakmueshëm, ka ardhur koha që t’i ndihmojmë këtij populli dhe, duke i ndihmuar atij t’i ndihmojmë edhe vetes sonë, që të dalim së bashku nga ky qorrsokak ku jemi futur.

Kritika letrare, në krizë të rëndë


Kritika letrare në Kosovë prej vitesh është e mangët dhe jo shumë produktive. Kryesisht kritikët shkruajnë për veprat e miqve në superlativ, duke mos vënë në dukje mangësitë që ka një vepër. Kjo, ka bërë që letërsia shqipe në Kosovë të jetë larg zhvillimeve botërore.

Letërsia nuk është në krizë


Shkrimtari Reshat Sahitaj * thotë se në Kosovë letërsia shqipe nuk është në krizë, por kritika letrare. “Letërsia shqipe nuk është në krizë të thellë sa është kritika e mirëfilltë në krizë të rëndë. Për një vepër letrare artistikisht të realizuar nuk është më rëndësi a do të vlerësohet sot, nesër a pasnesër, ngase ajo një ditë do vlerësohet patjetër. Në letërsi kemi shumë shembuj kur një vepër letrare ka kaluar në heshtje për vite të tëra e pastaj gjenerata tjetër e ka vlerësuar në superlativ”, shton ai, duke thënë se kritika letrare në Kosovë jo vetëm që është në krizë, por janë shumë të paktë kritikët letrarë, të cilët dinë të vlerësojnë një vepër letrare. “Lexueseve tanë shpesh u bie rasti të lexojnë recensione letrare, të cilat nuk janë të kapshme, sepse janë të palogjikshme. Objekti i një studimi letrar është analiza e një vepre nga kënde të ndryshme dhe zbërthimi i kodeve të veprës që autori qëllimisht ose në raste të rralla rastësisht i ka përdorur në veprën e tij. Shumica e kritikëve tanë (jo të gjithë) janë shabllon dhe ende kanë mbetur në epokën e fillimit të shekullit të kaluar”, thotë  publicisti shqiptar Reshat Sahitaj.

Thëniet e huaja

Studiuesi Reshat Sahitaj thotë se edhe ata kritikë që janë mundohen që me thënie të autorëve të huaj të bëjnë kritika letrare. “Disa kritikë tanë në recensionet e tyre përdorin thënie të autorëve të huaj, të cilat i gjejnë në botime të veçanta ose në internet, por të cilat nuk kanë të bëjnë asgjë më recensionin që e kanë shkruar. Kjo metodë është kontraproduktive dhe tregon injorancën e tyre se ata nuk kanë lidhje me zbërthimin e një vepre letrare”, tha ai.

Ai ngre një çështje që duhet diskutuar, pra kritikët shkruajnë në bazë të miqësisë dhe mirë për ndonjë zyrtar shtetëror. “Pjesa më e madhe e kritikëve tanë shkruajnë për t’ia plotësuar dëshirën ndonjë zyrtari që është bërë krijues, ndonjë të dashure të tyre që vetë ua shkruajnë librat, ndonjë “miku” që ka fituar ndonjë tender nga ministria, e në këtë mënyrë ne stagnojmë”, nënvizoi  Reshat Sahitaj.

Ndjeshmëriandaj gjykimit kritik

Ndërkaq, kritiku dhe sociologu Avni Rudaku * tha se moskritika e duhur rrjedh nga arsimimi i dobët. “Kritika mbetet problem i arsimimit të dobët, gjendjes së rëndë socio-ekonomike të kritikëve, mungesa e debateve mbi letërsinë në mediet dhe hapësirën shqiptare, ndjeshmëria ndaj gjykimit kritik nga ana e krijuesve dhe relacioni emotiv që krijojnë me kritikët, organizimi i dobët i klubeve kulturore dhe letrare në Kosovë, decentralizimi i burimeve të njohjes së veprës letrare, mentaliteti postkolonial që kritikën e konsideron si ‘qortim’, ‘presion’, ‘shtypje’, ‘nënçmim’, etj. Kur e themi mentaliteti postkolonial e kemi fjalën se kemi të bëjmë me ndikimin e të kaluarës sonë nën sundimin e huaj dhe kritikën e barazojmë me qortimin, sikur kritika të ishte armiqësore”, mendon  Avni Rudaku.


---------------------------
Reshat Sahitaj.jpg

Reshat Sahitaj ka lindur më 1952 në fshatin Sopijë të Therandës. Ka një veprimtari letrare, kulturore dhe atdhetare. Për shkaqe politike, autori qe i detyruar të largohej më 1979 nga Kosova dhe të vendosej në Belgjikë. Në Bruksel ndjek studimet e gjuhes frenge dhe diplomon në Ecole Superieur de l’Etat. Atje ishte ndër organizatorët e shumë demonstratave kundër terrorit serb në Kosovë. Me 1983 emërohet sekretar për marrëdhënie me jashtë në Komitetin e Mbrojtjës së të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, me kryetar Enver Hadrin. Pas vrasjes së Enver Hadrit, vazhdon veprimtarinë politike në Byronë Informative të Republikës së Kosovës deri në përfundim të luftës në Kosovë. Ka dhënë një kontribut të çmuar në miratimin e të gjitha rezolutave për Kosovën në Paralmentin Europian që nga viti 1989 deri më 1998. Reshat Sahitaj ishte ndërmjetësues i kontaktëve të para diplomatike në mes të të gjithë personalitetëve kosovare në Parlamentin Europian, Senatin Belg, dhe NATO. Ne verën e 1998, në lokalet e OKB-së në Gjenevë, Reshat Sahitaj në bashkëpinim me zonjën Anne Marie –Lizin, arriti të organizon konferencë për shtyp të UÇK-së, ku mori pjesë edhe Bardhyl Mahmuti.

Avni Rudaku.JPG

Avni Rudaku lindi më 1984 në Gjilan, është poet, publicist letrar.
Avni Rudaku është Baçelor i Psikologjisë dhe Sociologjisë në Universitetin Publik të Prishtinës. Vazhdoi studimet master në Sociologji, në të njëjtin universitet dhe, aktualisht është duke mbaruar temën për master. Ka botuar një mori refleksionesh të karakterit publicistik, shkencor dhe letrar. Është fitues i çdo burse vjetore të Universitetit të Prishtinës. Libri “Poezi pa frymë”, është njëherazi libri i tij i parë, i botuar në janar të vitit 2010. Është ngacmuar të shkruaj poezi para një viti, ku përmes vargut dëshiron më pak të transmetojë emocion (frymë), e për më tepër të shqyrtojë tema e nëntema të konteksteve të ndryshme socio-kulturore dhe psiko-filozofike, e veçmas sfidat e jetës bashkëkohore.
Aktualisht është asistent i ri për lëndë psikologjike, në Kolegjin Universitar "Iliria", dega në Gjilan.
Jeton dhe punon në Gjilan.

Përgatiti Flori Bruqi

Lahuta e Grosho Ibrës ligjëroi për trimëritë rugovase


Autori Marin Kelmendi, përmes një rrëfimi të qartë në këtë vepër, kap copëza të shkëputura të historisë së trimave të atyre maleve të Krahinës së Rugovës përmes rrëfimeve nga kujtesa e pashlyer e popullatës së asaj treve, për trimat në zë, duke ngritur lart flamurin e lirisë, siç e bëri me guxim dhe krenari bajraktari i Rugovës Sak Fazlija.
description
Rrugëtimi patriotik

Në fillim të këtij libri Marin Kelmendi, duke folur për rrethanat historike në Rugovë, para, gjatë dhe pas luftës së Dytë Botërore, kujton me fjalë dhe shifra masakrat që i bënë serbomalazezet ndaj popullatës së Rugovës. Pikërisht në rrethana të tilla fillon rrugëtimi kombëtar e patriotik edhe i dy protagonistëve kryesorë të këtij libri, të Grosho Ibrës e Shaban Groshit, babë e bir, që lanë gjurmë të pashlyera, duke u bërë pjesë përbërëse e historisë më e re të Krahinës së Rugovës.
Respekti i lartë dhe dashuria ndaj veprave të këtyre trimave u ruajt edhe sot e kësaj dite në kujtesën e shumë brezave të sotëm të Rugovës, të cilën Marin Kelmendi provoi ta artikulojë si është më së drejti në këtë vepër, e cila është edhe një dëshmi e mirë për brezat e sotëm, duke nxjerrë nga harresa qoftë masakrat dhe tmerret qoftë trimërinë dhe heroizmat e brezave të Grosho Ibrës dhe të Shaban Groshit, të tërë atë plejadë burrash e trimash që nuk pushuan së reshturi që të mbrojnë atë pjesë të kufirit në ketë cep të Kosovës .

Këngët epike

Autori me kujdes ka prezantuar përmes një simbolike epike lahutën e Grosho Ibrës dhe të birin e tij Shaban Groshin si lahutar që përmes këngëve epike ka mbajtur gjallë atë copë histori të babait të tij që ishte pjesë e pandarë e historisë së atyre luftërave, ku edhe ai vetë ishte involvuar në to. Për librin folën kryetari i Pejës, Ali Berisha, dhe Ramiz S. Kelmendi, redaktor i librit.

Librat e fundit të autorit Flori Bruqi




Ftesa për seks e qoi drejt vrasjes


Ftesa Për Seks e Çoi Drejt Vrasjes

Ditën e parë të majit 2012, për mese katër orë, ajo e thërriste në telefon Fidan Shabin duke i premtuar marrëdhënie seksuale. Por, pasi kishin shkuan në banesën e saj, në mesnatë, vajza e të ndjerit Sali Dukati e kishte ngjitur Shabin në tavan ku e kishte qëlluar në kokë e trup, siç dyshohet për motive hakmarrëse, pasi besonte që ai kishte hedhur bombën që shkaktoi vdekjen e të atit. Aktakuza e prokurorit flet edhe se si dy të pandehurit, Besarta Harxhi dhe A.Ll, kishin fshehur provat dhe e kishin mbuluar kufomën me qese.
Vrasja ende e pazbuluar e Salih Kastratit, argjendarit të njohur si Salih Dukati, pati shokuar vitin e kaluar Pejën, qytetin që ka qenë pronë e një numër vrasjesh të rënda pasluftës.
Familjarë kishin deklaruar se argjendarit i ishte kërkuar haraç nga politikanët e vendit, por pohimet e tyre ende nuk janë konfirmuar nga organet e drejtësisë.

Kastrati kishte ndërruar jetë në moshën 63 vjeçare verën e vitit 2012 pas plagëve të marra nga hedhja e bombës në oborrin e shtëpisë së tij.
Fillimisht ai ishte plagosur më 14 mars 2012, por ka vdekur pasi ka kaluar një muaj në gjendje kome.
Për t’i qëndruar pranë babait të saj gjatë ditëve të fundit të jetës, vajza Besarta Harxhi (mbiemri i saj martesor) ishte kthyer nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku jetonte prej tri vitesh.
Njëzetetetë vjeçe, Harxhi, me vete në Kosovë kishte edhe vajzën e saj të vetme pesëvjeçare.
Ajo ka përfunduar në paraburgim, një muaj pas vdekjes së të atit, më 8 maj 2012, pas dyshimeve që ishin ngritur në lidhje me zhdukjen dhe pastaj vrasjen e Fidan Shabit.
Shabi ishte zhdukur më 1 maj 2012 dhe ishte gjetur i vrarë më 12 maj 2012 në një banesë private, afër ish-stacionit të trenit në Pejë.



Prokuroria pretendon se vepra penale e vrasjes së Shabit është kryer nga Besarta për qëllime hakmarrëse pasi që ajo mendonte se ai ishte një ndër personat që hodhi bombën e dorës në oborrin e shtëpisë së babait të saj, me pasojë vdekjen e këtij të fundit.
Harxhi ndodhet në paraburgim që nga ajo kohë ndërsa gjykimi kundër saj dhe të miturit A.Ll sapo ka filluar.
Gazeta Jeta në Kosovë ka siguruar aktakuzën e prokurorit Ali Uka kundër të pandehurve Besarta Harxhi dhe të miturit A.Ll. Dokumenti akuzues prej 26 faqesh mban datën 27 nëntor 2012 dhe përmban gabime të shumta gjuhësore.
Të pandehurit akuzohen për veprat penale të vrasjes së rëndë respektivisht të ndihmës në kryerjen e vrasjes së rëndë.
Të dy të pandehurit kanë lidhje familjare sepse nënat e tyre janë vajza të axhës në mes vete, ka gjetur prokuroria.

Prokurori Uka ka dhënë një version të tij përmes aktakuzës për mënyrën dhe rrethanat në të cilat ai beson se ka mundur të ndodhë vrasja e viktimës Fidan Shabi.
Më 1 maj 2012 rreth orës 19:30, Besarta kishte kontaktuar përmes mesazheve telefonike me viktimën Fidan Shabi me ç’rast ishin dakorduar të takoheshin në mesnatë në banesën e saj e cila ndodhet afër stacionit të trenave në Pejë.
Ajo i kishte premtuar Fidanit se do të kishin marrëdhënie seksuale.
Që nga ajo orë e deri në mesnatë, Besarta kishte kontaktuar disa herë Fidanin - telefonata e fundit ishte bërë rreth orës 23:00.

Pas telefonatës së fundit, Besarta, së bashku me të pandehurin tjetër të këtij rasti, të miturin A.Ll, kanë shkuar me veturë nga shtëpia e Sali Kastratit në banesën e saj dhe janë ndalur afër “Frizer Agronit”.
Vetura nuk ishte pronë e asnjërit prej tyre pasi që ishte marrë me qira.
Pasi afrohen tek banesa, i mituri i cili kishte vozitur deri aty, vendos të qëndrojë në veturë ndërsa Besarta afrohet ku po e priste Shabi.
“Ajo e fton Fidanin që të ngjiten në tavanin e banesës dhe aty në mënyrë të paskrupullt”, siç thuhet në aktakuzë, “nxjerr revolen dhe qëllon të ndjerin disa herë në kokë dhe në trup duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse”.
Më pas, Besarta thërret të miturin, i cili tash akuzohet për ofrimin e ndihmës në kryerjen e veprës penale të vrasjes, dhe së bashku mbulojnë viktimën me qese plastike dhe me batanije dhe largohen nga vendi i ngjarjes.
I mituri akuzohet nga prokuroria edhe se ka fshehur provat e veprës së kryer penale dhe ka shkatërruar revolen me të cilën dyshohet se është kryer vrasja.
Prokuroria ka propozuar ndër të tjerë edhe 16 dëshmitarë që pritet të dëshmojnë lidhur me këtë rast.
“Gjysmë ore pas të shtënave me armë më ka zënë gjumi”
E pandehura Besarta Harxhi deri më tani ka dhënë disa deklarata të ndryshme lidhur me dyshimin për vrasjen e bërë në mes të 1 dhe 2 majit të vitit 2012, shkruan në aktakuzë.
Në deklaratën e saj të parë të dhënë më 8 maj 2012 në polici, ajo ishte mbrojtur në heshtje duke mos pohuar apo mohuar kryerjen e veprës penale.
Katër ditë më vonë, më 12 maj, ajo kishte pranuar se kishte privuar nga jeta Fidan Shabin sepse, sipas saj, ai e kishte dhunuar në tetor të vitit 2011 por se rastin nuk e kishte paraqitur në polici shkaku i familjes.
Të njëjtën deklaratë ajo e ka përsëritur disa javë më vonë, përkatësisht më 29 maj dhe 26 qershor në prezencën e avokatëve mbrojtës.
Më vonë, kur është pyetur nga prokurori, Harxhi ka mohuar të ketë vrarë Fidan Shabin dhe është arsyetuar se kishte pohuar të kundërtën më herët sepse kishte qenë e “traumatizuar”.
Ajo ka deklaruar në organin e akuzës se ditën kur dyshohet të jetë vrarë Shabi ajo së bashku me vajzën e saj dhe familjarët e tjerë ndodhej në piknik në Rugovë ku kishte shkuar herët më mëngjes dhe ishte kthyer rreth orës 18:00.


Me të në piknik ishte edhe i afërmi i saj A.Ll, i pandehuri tjetër në këtë rast.
Pasi kishte shoqëruar mysafirët pas kthimit nga pikniku, Besarta kishte rënë në gjumë së bashku më vajzën e saj kur A.Ll e kishte zgjuar dhe i kishte thënë se duhej të dilnin bashkë.
I mituri nuk ishte përgjigjur pyetjes së saj se ku do të shkonin por Besarta i ishte bindur dhe së bashku kishin dalë në veturë dhe sipas urdhrit të të miturit ajo kishte ndalë veturën tek “Frizer Agroni”.
Aty A.Ll kishte dalë nga vetura dhe ajo e kishte pritur deri në ora 02:30 të mesnatës derisa ai ishte kthyer dhe së bashku kishin shkuar në shtëpinë e të ndjerit Salih Kastrati.
Gjysmë orë më vonë, sipas deklaratës së Besartës dhënë në prokurori, ajo kishte dëgjuar të shtëna nga ballkoni i shtëpisë dhe kishte vërejtur së ishte A.Ll ai që kishte shtënë me armë.
Gjysmë ore më vonë, ajo kishte rënë për të fjetur dhe “nuk i kujtohet se çfarë ka ndodhur më pas”.
Nga tërë deklarata e Besartës i mituri ka konfirmuar vetëm shkuarjen në piknik ndërsa ka vazhduar me deklarata që kanë kundërshtuar ato të pandehurës.
“Rreth orës 23:00 bashkë me Besartën kemi dalë me ble bukë sepse nuk kishte në shtëpi”, ka deklaruar i mituri A.Ll.
“Kur kemi shkuar tek ‘Frizer Agoni’ Besarta më ka thënë të pres aty”.
Ai ka deklaruar se e ka pritur të pandehurën një kohë dhe kur ishte nisur të largohej nga vendi ajo e kishte telefonuar. I pandehuri e kishte marrë dhe kishte vërejtur se ajo me vete kishte dy qese plastike njërën prej të cilave e kishte hedhur në kontejner të mbeturinave rrugës derisa ktheheshin në shtëpi.
Prokuroria ndër prova të tjera bazon aktakuzën edhe në telefonata dhe mesazhe telefonike.
Në hartografinë e telefonave, të përpiluar nga policia hetimore, tregohen numrat e telefonit që Besarta dyshohet të ketë përdorur dhe lokacionet nga janë bërë thirrjet telefonike.
Në mes të orës 19:24 dhe 01:04 pas mesnate ajo ka kontaktuar me Shabin gjashtë herë. Tri telefonatat e para, sipas prokurorisë, janë bërë nga qendra e qytetit, telefonata tjetër është bërë nga lagjja Kapeshnicë ndërsa telefonatat tjera janë bërë përsëri nga qendra e qytetit, afër shkollës “Tetë Marsi”.
Sipas thirrjeve telefonike të prokurorisë, Besarta është kontaktuar nga i dyshuari për dhëniën e ndihmës në kryerjen e vrasjes A.Ll, telefonatë kjo që ka zgjatur vetëm 4 sekonda dhe që tregon që ai atë kohë ndodhej në rrugën “Mic Sokoli”.
Në fund të aktakuzës prokurori ka propozuar që të shqiptohet dënim me burg edhe për të miturin.
Gjykimi i të pandehurve ka filluar katër muaj pas ngritjes së aktakuzës, më 21 shkurt 2013.
Në seancën e parë ishte kërkuar nga mbrojtësit e të pandehurve që rasti të gjykohej nga EULEX gjë që është hedhur poshtë nga këta të fundit. 

Seul, Hashim Thaçi nderohet me çmimin Doktor Honoris Causa


Seul, Thaçi nderohet me çmimin Doktor Honoris Causa
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi është nderuar me titullin “Doktor Honoris Causa” nga Universitetin Sun Moon në Seul të Koresë. Me këtë rast Thaçi ka thënë se është ditë e veçantë për të pasi që është në Seul, në mesin e studentëve dhe mësimdhënësve.
”Kemi udhëtuar nga vende të ndryshme të botës dhe të kuptosh se na jepet ky nder kaq larg, më bënë të kuptoj se me gjithë distancën e largët, me gjithë dallimet kulturore, në botën e sotme të globalizuar, veprimet e dikujt në jetë, pa dyshim se jehojnë tek njerëzit në pjesë të ndryshme të botës.
Është ditë e veçantë për mua të jem në Seul, këtu në mesin e studentëve dhe mësimdhënësve.
Para rreth dy dekadash, unë vetë isha student, së pari në qytezën time të lindjes e pastaj edhe si student disident në Zvicër.
Fillova studimet në degën e historisë në Cyrih, pak vite pasi qeveria brutale serbe i mbylli të gjitha institucionet arsimore në gjuhën shqipe.
Me dhjetëra mijëra dhe më vonë me qindra mijëra kosovarë, të rinj e të reja u larguan nga vendi në kërkim të arsimimit, punësimit dhe normalitetit.
Unë isha student aktivist qysh në moshë të re dhe isha cak i policisë, andaj, qëndrimi im në Kosovë u bë i pamundshëm.
Sot, ua kam zili juve, me që unë nuk i përfundova studimet në një gjendje normale.
Duke studiuar jashtë vendit, në kohën që ndaja nga leximi, takohesha me kosovarë të tjerë nga krejt bota për të parë se çfarë mund të bënim për të çliruar vendin tonë nga sundimi i Millosheviqit i cili filloi të instalojë një sistem të vërtetë aparteidi në një vend më pak se dy orë fluturim larg nga Gjeneva.
Ne takoheshim fshehtas pasi që policia sekrete serbe ishte e famshme për ndjekjen dhe vrasjen e disidentëve kroatë, boshnjakë dhe shqiptarë.
Një rrugë të cilën e menduam dhe e provuam ishte ajo e rezistencës paqësore.
Duke lexuar nga shkrimet e Gandit ose Martin Luter Kingut, të frymëzuar për të duruar nga Nëna Terezë, e cila ishte e lindur në Kosovë, ne në fillim menduam se vetëm me forcën e vullnetit të popullit do të ishim në gjendje të ndalnim shtypjen.
Kjo nuk funksionoi.
Serbia e asaj kohe nuk ishte Britani e Madhe dhe Millosheviqi nuk ishte Xhon Kenedi. Andaj, të përballur me tirani, nuk kishte zgjedhje të shumta, ka thënë Thaçi në vazhdim.
Normaliteti ishte në Zvicër, përderisa një gjendje krejtësisht jonormale mbretëronte në Ballkan.
Unë i lash studimet dhe shkova për të themeluar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës me miqtë e mi.
Nga konviktet e jetës studentore, shpejt u gjenda në malet e Ballkanit, duke u munduar të organizoj rezistencën ndaj një sistemi që nuk na konsideronte si njerëz, e lëre më si të barabartë.
Librave u duhej të prisnin ditë më të mira. Kjo nuk ishte një rrugë e lehtë për mua.
Vendimi për të hequr dorë nga çdo gjë normale në një vend të sigurt për t’u angazhuar në rezistencë të armatosur, për të rrezikuar jetën dhe për të parë vdekjen çdo ditë nuk është diçka që ua dëshiroj askujt nga ne që ta ndërmarrin prapë.
Kisha momente të dyshimit, sidomos kur shihja humbje të mëdha, miqtë e mi duke vdekur, duke dhënë jetën në altarin e lirisë.
Kisha momente të dyshimit kur shihja hakmarrje shkretuese kundër civilëve që ndërmerrnin forcat serbe pas çdo aksioni që ne e bënim kundër njësive policore dhe ushtarake.
Dilemat morale nuk treteshin, ato vetëm forcoheshin.
A luftohet e keqja me çdo çmim?
Sa jetë njerëzish është e vlefshme liria? A mund të ketë paqe pa liri për njerëzit dhe popullin në përgjithësi?
Këto janë pyetje që i kanë bërë shumë liderë, por në Evropë sot, janë shumë të paktë, nëse ka, të atillë që u desh të marrin vendime personale për të rrokur armët dhe për të luftuar.
Një tipar i luftës për liri është që ta dallosh lirinë kur ajo vjen.
Fitoret kurrë nuk janë të lehta ashtu siç nuk janë kompromiset për t’u dhënë fund luftërave e konflikteve.
Liria jonë erdhi mu në momentin kur trupat e NATO-s u futën në Kosovë pas një fitoreje mbi regjimin e Millosheviqit.
E dija në atë moment se armët nuk do të duheshin më në Kosovë.
Ne e fituam lirinë, por vetëm sa niseshim rrugës së gjatë deri në pavarësi.
Menjëherë filluam të bashkëpunojmë me Kombet e Bashkuara për të themeluar demokracinë në një vend të vogël që kurrë nuk e kishte përjetuar demokracinë e vërtetë pas dhjetë vjetësh të aparteidit dhe pesëdhjetë vjetësh të sistemit komunist.
Madje unë edhe i humba zgjedhjet e mia të para pas luftës, edhe të dytat, dhe m’u desh të pranoja rolin përgjegjës të të qenit opozitë konstruktive pa asnjë pushtet.
Ky është një mësim i rëndësishëm; që duhet të pajtohesh nëse populli thotë ashtu.
Shekulli i njëzetë tek ne filloi me luftëra dhe mbaroi me luftëra.
Megjithatë, në përfundim të luftës sonë të fundit, isha i bindur se ne duhej të hynim në shekullin XXI në paqe që fëmijët tanë të mund të jetojnë në paqe.
Paqja nuk mund të shtrihet vetëm tek një grup etnik, e as liria nuk mund të shijohet nga një popull në kurriz të të tjerëve.
Unë përherë kam qenë dhe mbetem i përkushtuar që çdo kosovar, pa dallim etnisë, fesë ose gjuhës së tyre, do të jetë gjithmonë i lirë në republikën tonë të re, më të renë të krijuar në kontinentin e Evropës.
Më lejoni të them se ne do t’u jemi përherë mirënjohës popullit të Koresë që ka njohur luftën tonë dhe lirinë tonë dhe që ka qenë njëri nga shtetet e para aziatike që ka njohur republikën tonë.
Populli i Kosovës kurrë nuk do ta harrojë këtë. Shpresoj se në fazën e ardhshme të zhvillimit ne do të mund të avancojmë miqësinë tonë duke mundësuar partneritet ekonomik.
Kosovarëve u pëlqen Samsungu, dhe djali im po mundohet të më bindë t’ia blej një Galaxy. Pasi kam parë vendin tuaj, mrekullitë e ekonomisë suaj, mbase do t’ia blej një.
Sfidat e vendit tim janë të shumta. Si t’i joshim investimet në një kohë të krizës globale dhe të një konkurrence në rritje për pak e më pak burime?
Cili do të jetë modeli i rritës sonë ekonomike për të ruajtur shkallën e lartë të rritjes së GDP-së që kemi arritur gjatë viteve të fundit?
Si të ruajmë ndarjen proporcionale të pushtetit në një sistem që garanton respekt të plotë për të drejtat e njeriut?
Si ta luftojmë korrupsionin dhe krimin e organizuar me qëllim që qytetarët të kuptojnë se shoqëria në të cilën jetojnë, është ajo që premton barazi elementare për të gjithë.
Me që ra fjala, këto dilema janë shumë më të lehta se ato për jetë a vdekje të cilat duhet të zgjidhja njëzet vjet më parë.
I shijoj dilemat e sotme sepse ato janë çështje të krijimit të normalitetit.
Që t’u mundësohet njerëzve të shkojnë në punë dhe studentëve që të arsimohen.
Andaj, të nderuar profesorë dhe studentë,
Kurrë mos harroni se roli juaj në të ardhmen do të jetë me rëndësi parësore, me që juve do t’iu ndahen detyra në formate dhe forume nga më të ndryshmet të ruani paqen dhe dialogun mes kombeve, të ruani botën të atillë që studentët kurrë më të mos përballen me dilemat për jetë a vdekje.
Në emër të të gjithë laureatëve, unë falënderoj stafin, studentët dhe miqtë e këtij Universiteti të famshëm dhe këtij vendi të mrekullueshëm që na kanë dhuruar doktorata nderi”, ka theksuar Thaçi.

Qyteti që nuk feston kurrë!

Pritëm gati deri në ditën e fundit, por nuk vërejtëm asnjë ndryshim. Është e çuditshme të flitet për një fenomen të tillë, ndoshta sikur një lajm të tillë të brishtë ta lexonte një Evropian do ta klasifikonte qytetin në fjalë në një nga vendet e humbura të botës së tretë. Por, ja është qytet që ndodhet vetëm disa kilometra larg kryeqytetin të një shteti që e quan veten shtet Evropian.

Po të kalosh nëpër rrugët e këtij qyteti përveç gjashtë zbukurimeve shumë modeste, të një cilësie shumë të dobët, ku nga këto gjashtë vetëm katër janë në funksion nuk vëren asnjë lloj ndryshimi tjetër. Sikur në këtë vend nuk duhet të festohet, sikur ekziston një sistem ku Festat e Fundvitit janë të ndaluara jashtë gjirit familjar. Është një fenomen mjaft i çuditshëm ku asnjëri nga ne nuk mund ta mohojë.

Gjithsesi ky është një realitet i trishtë, por më i trishtë është fakti se qytetarët kanë filluar të mësohën me këso lloj fenomenesh, për vetë faktin se dita ditës po shtohën. Ka disa vite që qendra e Tuzit nuk zbukurohet me drita, që nuk ka pemën e Krishtlindjeve, që nuk ka asnjë organizim për Festat e Fundvitit. Me siguri se pergjegjësia më e madhe i bie Komunës Urbane të Tuzit, partive politike që nuk bëjnë presion, por edhe në ne qytetarëve të thjeshtë që akoma nuk jemi në atë nivel qytetërimi sa të reagojmë ashpër ndaj fenomeneve të tilla.
Driton Sinishtaj /

Ndoshta do kishte vend për arsyetim sikur Komuna Urbane e Tuzit të kishte shpënzuar për festën e 100 vjetorit të Pavarësisë shuma të mëdha në organizime të ndryshme dhe dekorim të qytetit me flamuj, dhe në munges fondesh nuk mund të përballonte edhe një festë tjetër. Por jemi të gjithë të njohur me përkushtimin dhe shpënzimet që kanë pas për këtë festë, ku nuk moren as mundimin më të vogël që aty ku kanë vëndos disa zbukurime të kota, gjatë festës së 100 vjetorit të pavarësisë të kishin vëndos disa flamuj.

Por, çfar mund të themi tjetër, vetëm tju sjellim edhe disa imazhe që tregojnë “përkushtimin” e pushtetarëve për qytetin tonë, tregon se sa vlerë ka ky vënd dhe ky popull për ta. Edhe pse këtë lloj përkushtimi ne si qytetarë duhet ta marrim si ofendim, në fund të fundit çfar mund të presim tjetër nga njerëz të tillë. Kjo është dhurata e tyre për ne, në këtë fundvit, gjashtë zbukurime modeste, të një cilësie të dobët, ku dy nuk janë në funksion, ndersa katër me zi mbahën gjallë. / Driton Sinishtaj /


Malësia e Madhe “Nderi i Kombit” – nga Sytki Ndrecaj


Të dashtun vëllazen e motra malësor!
I emocionuar së tepërmi nga kulminacioni qe pat festimi i madhërishëm i 100 vjetorit të Shpalljes së Pavarsisë, ngritjes së Flamurit Kombëtar dhe krijimit të Shtetit Shqiptar për treven tonë Malësia e Madhe kam dëshiren e mirë të përshëndes të gjithë Ju për ngrohtësinë, ritmin dhe emocionet e pakufishme që i dhatë gjatë gjithë kohës kësaj feste madhështore, të shenjtë e plot atdhedashuri. Pa as më të voglin dyshim treguam se e meritojmë emrin e mirë e plot dritë të malësorit që edhe pse të ndarë kufijsh ne nuk mund të ndahemi nga gjaku, gjuha, historia, kultura e për më tej edhe sakrificat e përbashkëta që kemi përjetuar. Nuk mund të ndajmë prejardhjen e traditat tona, jetët e qindra e mijra luftëtarë e luftetare të cilët për liri, mbrojtje territoresh tona, çlirim kombëtar e ndertim të demokracisë dhanë jetën e tyre, sakrifikuan pasuri e familje, lanë ofiqe e grada e të tjera privilegje vetëm për token e begatë që ka një emër shumë kuptimplotë e sinjifikativ, krenarë për brezat e djeshëm, të sotëm e të nesërme, trevë e lartësuar MALËSIA E MADHE.
Kujtdo që nuk e njeh Malësinë tonë e historinë e saj mund e do i dukeshin një legjendë luftrat dhe përpjekjet e saj për ekzistencë,  por brezat malësorë i kanë jetuar dhe mbrujtur me patriotizem të pashoq duke i lanë kurdoherë si pasuri të madhe brezave pasardhës. E ne brezat e sotëm veçse duhet ta meritojmë që dëshirat e tyre ti transmetojmë tek brezat që vijnë. A mundeshim që këto faqe të ndritur të historisë, të etno-kulturës e traditave të trevës tonë Malësi e Madhe ti linim veçse të pergojuar o jo ti materializojmë në altar? Jo kurrsesi. Ndaj me mëndje të kthjellët shumë intelektual, shoqata, deputetë, përfaqësues të pushtetit etj. të Malësisë së Madhe i parashtruam me fakte e prova ( të firmosura e vulosura ) e i paraqitem para Presidentit të Republikës z. Bujar Nishani që emri e vepra e bashkmalësorëve tanë dhe e trevës tonë Malësi e Madhe të nderohet e të respektohet me ligje. Presidenti i nderuar z. Nishani pati nderin e merituar që në kuadër të 100 vjetorit të Shpalljes së Pavarsisë të lartësojë Malësinë e Madhe me titullin “ Nderi i Kombit “. Duke qënë i bindur që në heren e parë se për asnjë çast nuk është vënë në dilemë, pasi siç e pohoi edhe vetë z. President teksa mbajti fjalën e rastit në Teatrin “ Migjeni “ me datë 25 Nëntor 2012 gjatë dorëzimit të titullit, por edhe duke përcaktuar qartë edhe në motivacionin përkatës ishte i mirënjohur me historinë e Malësisë së Madhe dhe se ishte i lumtur që Malësisë së Madhe kishte nderin ti japë titullin e lartë “ Nderi i Kombit ”.  Ndaj në emrin Tuaj dua të falenderoj Presidentin e Republikës z. Bujar Nishani e ta Uroj ashtu siç dimë ne malësorët: Paçi faqen e bardhë e zoti qoftë kurdoherë me ju z. President për të ndriçuar rrugen tane në të mirë të Shqipërisë e Kombit Shqiptarë, drejt përparimit dhe integrimit në familjen e madhe eurpiane. Dora Juaj z. President që nënshkroj titullin e lartë “ Nderi i Kombit “ për Malësinë e Madhe qoftë kurdoherë dora e vlerësimit dhe e bashkimit të të gjithë shqiptarëve.
Prania ime dhe e bashkmalësorit tonë të nderuar Prof. Dr. Martin Berishaj në podium teksa merrnim titullin e lartë “ Nderi i Kombit “ për Malësinë e Madhe ishin të mbushur por edhe shpërndanim emocione tek çdo malësor i ndodhur në sallë, në brendësi të territorit të Malësisë së Madhe ( pa kufinj shtetërorë ) apo kudo që ndodhej e ndodhet edhe tani. Ashtu siç jam i bindur se të tilla emocione janë të shpërndara anëkënd trojeve shqiptare e kudo ku ndodhen shqiptarë, pasi gëzimi i yni për Malësinë e Madhe i nderuar me titullin e lartë “ Nderi i Kombit “ është edhe gëzimi i tyre.
Ndaj në të tilla momente emocionuese më lind vetëm një urim i veçantë që është padyshim urim edhe i Juaji:Gëzuar “ Nderin e Kombit “ Malësia jonë e Madhe, me tradita kurdoherë të vyera të besës, bujarisë, trimërisë e dashurisë së madhe. Lavdi të përjetshme historisë dhe atyre burrave e burrneshave që lartësuan treven e Malësisë së Madhe. Përshendetjet dhe urimet ma të mira për çdo malësor e malësore, për çdo familje e fis malësor brenda e jashtë territorit pa kufinj të Malësisë së Madhe. Nuk mund të gjej mbyllje më të përshtatshme për këtë shkrim se sa vargjet: Po ku je Malsia e Madhe/Mir e di ke pas shum halle/Je kreshnike, je e mir’/Jam krenar që jam yt bir.
Me respekte nga bashkëmalësori Juaj
SYTKI NDRECAJ
N/PREFEKT MALËSI E MADHE

Zef Pergega është lapidar i dritës së syve…



Nga Flori Bruqi
Zef Pergega është një emër i nderuar i dasporës shqiptare i cili me poezitë e shumta na bën përshtypje të jashtëzakonshme .Vargjet e tij realiste shprehin botën e brendshme të një poeti i cila ndien dhembje për Shqipërinë,Kosovën,Kosovën Lindore ,Malësinë e Madhe,Iliridën , lypsarët, gëzim për fatin e mbarë të atdhetarëve të tij të dashur, krenari që është shqiptar, lidhje të ngushtë me vendin e largët tek i cili i shkon mendja vazhdimisht dhe shpresë për kthim sa më të shpejtë atje ku e ka kaluar fëmijërinë e hershme, rininë dhe një pjesë të pjekurisë së tij, deri atëherë kur ka shkuar në vendin e demokracisë/në Amerikën e largët /…
I tillë është në çdo varg, në çdo poezi, në prozë , publicistikë dhe në aktivitete të shumta të cilat ai i bën pa rreshtur dhe pa u lodhur fare duke shkruar për fytyrat më të ndritura të kombit tonë: për Akademik Mark Krasniqin,Ramush Haradinajn,Flori Bruqin etj…
Në këtë kontekst /kur shkruan për Kosovën/na e përkujton edhe Bajronit e madh e cila dikur përpiqej për Shqipërinë dhe çlirimin e saj nga pushtuesi otoman.Çdo veprimtari e tij ka lidhje të ngushtë me fatin e vendit dhe popullit të tij, ndaj është i angazhuar përherë në një drejtim të caktuar nga i cili nuk ka të ndarë.
Populi shqiptar(posaqërisht i Republikës së Kosovës në veçanti) është krenarë që publicisti,shkrimtari ,poeti Zef Pergega i përket një plejade atdhetarësh të vërtetë nga Shqipëria mëmë ,që shkriju gjithçka rreth kauzës së vetme që Kosova të jetë e lirë ,ndaj kemi respekt të pakursyer dhe ushqejmë simpati të pashterrshme për të te ato që i ka bërë dhe është duke i bërë edhe mëtej në dobi të vendit dhe atdheut dhe pjesëve të tij të coptuara në mënyrë të padrejtë.
Edhe titulli i vjershës’’Kozeta dhe lypsari’’, ka lidhje të ngushtë me njërën ndër personazhet homonime të romanit’’Të mjerët’’, i cili gërshetohet si shprehje e fuqishme e një dialogu mes poetetit Pergega dhe njeriut të varfër. Siç shihet nga vargjet e mëtejme, ai ndien dhembje, mëshirë ,por edhe simbolikë të emrit të vetë me mjerimin njerëzor, si në veprën e Migjenit tonë të madh …
Pra emrin Zef Pergeges e njohin të gjithë ata që e kanë lexuar shkrimin antologjik të tij me titull ““Ka vdekur në agim kënga e lirisë!i botuar copë letër të bardhë rrethuar me kordele të zeza është shkruar një lajm kob të autorit francez dhe kanë shikuar versione të ndryshme të filmave me tematikë nga vepra e përmendur… Njerëz kureshtar ndalin hapin, njerëz indiferent e shpejtojnë çapitjet. Lajmet e zeza të ngjallin neveri.

Tek kjo shtyllë pikëpytjet dhe pikëçuditset përplasen në rrugën pa sinjale. Nuk bien sirena, po degjohen hapa të pa kuptueshëm. Qenie të gjalla që shikojnë me sy në asfalt se mos dallojnë pika gjaku nga vrasja e vargjeve të pishtarëve. Në Prekaz martirizimi edhe në dimer çel lule, por nektari i tyre s’ka me rimë të kthehet në vargje lirie.


Ta zëmë, si mund t’i harrojmë shkrimin sentimaental të Zef Pergegs :/ Idhulli im i këngës së patriotizmit dhe lirisë shqiptare Ilir Shaqiri po merret me këngë dashurie. Shkurte Fejza që ka bërë burg për këngën e lirisë po e anash kalon pak bregun e saj. Leonora Jakupi nunesha e këngës së lirisë së Kosovës, nga ato zanat e Fishtës, që kur ka kënduar“mos ma prek shkja Drenicen” serbit nuk ia mbajti, por kur ajo e harroi ta këndonte, serbi i fut tërthorazi me struktura paralele.

“Qielli digjet e toka varrët. Po ku je Adem Jashari” “Mos ma prek ti shkja Drenicen. Se kam gjallë Azem Galicen” “Asht një komb që don liri. Dhe Kosova asht Shqipëri!” “Mos ma prek trollin shqiptar. Mijra vjet jam në Dhe të parë!”

Dhe Shaqirin e dëgjoi çdo natë. Nuk me zë gjumi pa dëgjuar një këngë kosovare të lirisë se saj. “Tokë e mbjellë me plumba. “Dhe i ndezur për shtatë trimeri” “Tokë e mbjellë me bura. “Shekujve të rënë për liri” Zgjohuni o ju dëshmorë…!/, të cilat qëndrojnë në një nivel të lartë artistik dhe shprehin ndjenjat e brendshme të një burri të ndjeshëm i cili nuk mund ta kalojë në heshtje gjendjen e krijuar emocionale.

Në këtë rrafsh ai që ia sëmbon më së tepërmi zemrën etij kur thotë :”Këngëtaret e dikurshem të lirisë po këndojnë edhe në Amerikë. Po thonë se po këndojnë tallava për kantundarët se më shumë se liria e Kosovës tash po na lypen dollarët!
Lepa Brena ka kënduar në Detroit dhe salla është tundur nga shqiptarët. Në të njejtën sallë ka kënduar grupi kombëtar shqiptar i diasporës në Amerikë “Bashkimi Kombëtar” si një ansambel shteti dhe nuk ka patur më shumë se 100 mërgimtarë. Ne i këndojmë këngët greke e serbe, ata na urrejnë kombin, flamurin, shetin dhe shpirtin e këngës tonë, se cilësitë tona i vërbojnë armiqtë tanë shekullor.
Kam ndjekur disa aktivitete me këngëtarë shqiptar në Detroit dhe atje ne e vona kur dukej se avujt e alkolit kanë bërë punën e vet ia ka nisur posdravi… Të gjithë këtë e dijnë edhe pse duke lexuar këto rreshta le t’i kruajnë mjekrrat!


Ua këndojmë këngët grekëve, serbeve dhe ato me rrokjet e refereneve ndezin zjarre mbi kokat tona.
Marrja i mbuloftë vrasësit e këngës së lirisë nga puthabythësit e tallavasë së Prishtinës e Tiranës, që i sillën sheshit “New Born” dhe atij të “Dëshmorëve të Kombit” me shallin helen e tregishtorin. Lirinë nuk e ruan pushka, por kënga… Pse o bace puna e trimave është mishi i krimbave?!
“Po ku je o Adem Jashari
Bir Kosove e dragua mali
Djemt po bëjnë politikë
New Born ku vajti ideali
E ndajnë, si tortë me thikë!
Ç’është ky gjak
Që rrjedh nga trolli
Po vjen mbret
Prej Kremlini Pacolli!
Po ku je o Ramush Haredinaj
Qielli lirisë mbush me korba
More dorë e fortë
Puna e trimave mishi i krimbave?!
Po ku je Isuf Gervalla
Në palcën e Dardanisë
Po luajnë pokër
Me ëndërrën e lirisë!
Po ku je o Albin Kurti
Lakun ne fyt
Na hedhin tradhëtarët
S’a s’kemi vdek
Nxirri në shesh të gjallët!
Brënda ashtit
Dëgjoi një kob
Mbi kulltukun e perandorit
Ul një korb?!
Po na çukit sytë
Zgjohuni!
Ka me na mbytë!
Po ku je Jakup Krasniqi
Naim Maloku e Nexhat Daci
Gjaku i martirëve lëshon piskamë
Zemra e tokës plasi
Leni karriket
Jepni krah zanit amë!”
-me ç’rast krijohet një poezi me përmasa universale kushtuar patriotëve ,njerëzores, e cila hyn në grupin e krijimeve të paharruara me motive sociale.
Krahas këtyre vargjeve kaq drithëruese, poeti evokon edhe kujtimet e veta nje veshtrimn letraro-historik kushtuar arkitektit te prozes moderne shqipe prof Ernest Koliqit dhe akademise se fjales shqipe ne megrim(“Ylberet e Shejzave” ).
Ata ishin lisi I ushqyer me buken shqipe me dy dege disa toske e disa gege…
Ne kete liber te shkruar me ndjenje dhe profesionalizem pasqyrohet nga autori veprimtaria letrare, poetike historike, shklkencore, perkthyese, akademike dhe patriotike e disa figurave me te spikatura te diapores shqiptare ne Amerike e Europe qe nepermjet bashkepunimit me “Shejzat” mbajten gjalle frymen e tradites se genit shqiptar ne boten e lire.
Pergega u ka bere nje analize letrare dhe poetike krijimtarise se Martin Camajt, Arshi Pipes, Gjon Sinishtes, Zef Oroshit, Vehbi Ismailit, Prek Ndrevashes, Baba Rexhepit, Zef Valentinit, Petro Vucanes, Karl Gurakuqit, Antony Athana etj,
Krahas vargjeve të theksuara mahnitëse për atdheun, Zef Pergega me krenari të madhe u këndon edhe pjesëve të okupuara nga armiqtë tanë, siç janë:Kosova, Çamëria dhe viset tjera.
Me përkushtim të madh shkruan edhe për figurat tona komëbëtare dhe kulturore të cilat zënë vend nderi në poezitë e tij të bukura dhe mahnitëse.
Ashtu siç na kujtohet një poezi mallëngjyese e Kadaresë për Shqipërinë, poeti Pegega e ka marrë malli për atdheun të cilin nuk e kishte parë dhe vizituar një kohë të gjatë, kurse në mërgim jeta e tij është në pritje dhe në shpresa të përhershme për të shkuar atje ku gjenden më të afërmit dhe më të dashurit , të cilëve u kushton vargje të shumta, herëherë edhe melankolike.
Përveç tjerash, nuk mund t’i anashkalojmë as shkrimin me titull “Mengjezet e Prishtines me Ramushin”
:/ Aeroplani rreshqiti si nje shpend i bardhe ne aeroportin “Adem Jashari” te Prishtines. Kishte kohe qe aeroporti nuk perjetonte ulje te tilla.
Madje edhe zhurmat ishin pakesuar dhe qielli po merrte dita dites ngjyren e thinjave, ngjyren e plakjes e ndonese sapo kishte lindur. Syte e baces Adem shikojne larg.
Ata ndalen ne piktakimet e shpreses se madhe, ne shporten qiellore te thurur me indet e gjakut te te reneve qe na e mbushin ajrin e frymemarrjes me dhurata te shenjta. Ata shkendia te gomave te aeroplanit i ngjanin xixellonjave te Prishtines te shoqeruara nga kenga e korit te bilbilave… Shkallet e aeroplanit, Ramushi i zbrriti ne token e tij pikerisht ne kete perjetim shpendesh dhe ne kraharorin e tij u duk se shpertheu e lire ne fluturim nje shqiponje, per ti dhene te tjereve lajmin e mire, lajmin e bardhe…
Natyra e pati planifikuar kete mengjez, si te gjitha mengjezet e tjera. Me ngrica, me turfullim reshe dhe deget e pemeve te visheshin me akull. Por perendia qe eshte mbi te gjitha me rrufe qelloi cerdhen e korbave dhe dielli ngrohu Prishtinen. Ishin mesuar te vjetrit ta pinin kafen heret edhe pse me shije farmak.
Po po farmak, se mungonte sheqeri i lirise Ramush Haradinaj. Tani e kemi…Erdhi Ramushi…U gezua populli, familja e gjithe bota shqiptare. Edhe ne ne emigracion qe jemi si shpend te plagosur e pengje te mallit. Hapat e Prishtines u ngjeshen me fort me dheun. Nje veprim burreror i Hashim Thacit.
E priti birin e llogoreve te lirise, Ramush Haradinaj me frymemarrjen e shtetit, se ai eshte jo vetem nje celize e tij, por Ramushi leviz si nje trung ne arteriet e Kosoves.
Kam shkruar muaj me pare se kam nje deshire: “Te trokas ne nje dere ku te jete shkruar: Ramush Haradinaj Kryeministri i Kosoves”…
Viziten e pare te Ramushit e presim ne Amerike, aty ku rritet me mijra krishtlindje pema e lirise e, Kosova mori shume prej llamburitjes se saj!/, të cilat bëjnë pjesë në arsenalin bombastik shprehimor të tij.
Mëtej e shohim dëshirën e madhe që vargjet e Pergegajt depërtojnë thellë tek lexuesit e pasionuar që dëshironë t’i lexojnë poezitë e dhuruara me përkushtim të madh.
Një ndër shkrimet më të bukura të Zef Pegeges është edhe’’ Me Dhjatën në fjalë u ngjite lartë Ndoc i gjallë”… ” /që është marrë nga shkrimi më të njajtin titul /, disa nga rreshtat po i citojmë “Lajmin për kalimin në jetën e amshur të vargjeve të poetit Ndoc Gjetja e përcolli vala e Drinit deri tek fortuna e detit dhe dallga e oqeanit Atlantik e solli këtë brengë të ngrirë në shpirtëra mërgimtarësh.U pikllova thellë edhe për faktin se kam patur njohje të afërt me këtë poet, shejtor i fjalës së lirë dhe apostull i vargut poetik”.
Lexuesin e mahnitë kur thotë:” Kurr në jetën time nuk e kam parë poetin Ndoc Gjetja të qeshë me të madhe. Madje as e kam vënë re ta vërë buzën në gaz. Ai e zbuste shpirtin e tjetrit dhe e mbushte plot gazmende. E kishte zakon të lëmonte mjekrrën e manastirit të vet dhe ashtu krehte edhe vargun e shpirtit të tij poetik.
Atë mbrëmje qëndroi gjatë në këmbë pa folur. Ndoshta shpirti i tij që takuar me shpirtin e detit, për të kuvenduar rreth kësaj bote. Mirë së deti e nxjerr bellokun në breg e ne ia përplasim njëri-tjetrit në fytyrë.
“Kemi lindur prej detit Ndoc dhe në kripën e tij le të tretemi që mishin dhe fjalën të mos na e hanë krimbat…”- thashë aty për aty, për të ngacmuar biseden. Në fakt kisha dëshirë të fliste diçka për thellësinë e mendimit të detit për detin. Deti edhte poet i madh!” …
Shumë poezi të shkruara nga Zef Pergega janë të paharruara që bëjnë fjalë për lotët e brezave që mërguan nga vendi i të parëve të tij dhe shkuan në vende të tjera për të kërkuar jetë më të mirë, duke e ditur se as atje nuk mund të gjenin prehje dhe qetësi.
Poeteti i nderuar bën fjalë për lotin e vashave, të pleqëve, të rinjve dhe të gjithë atyre që e shijuan plagën e moçme të ikjes nga vendlindja dhe atdheu i tyre i shtrenjtë…Lotët e hidhërimit janë të shumtë, në mesin e të cilve bën pjesë edhe letra e Zef Pegeges që shkruan letër Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës , “…Ramush Haradinaj nuk mori pushkën të luftonte në Beograd kundra ushtrisë serbe të armatosur rëndë, por mbrojti pragun e shtëpisë të popullit të vet, që një ushtar tjetër shovinist serb, i ngarkuar në mënyrë ekstreme me urrejtje nacionale, të mos i priste më me thikë fëmijët kosovar, lulet e jetës njerëzore, si kafshët.
Këto ngjarje makabre të bëra nga serbet kundra shqiptarëve kanë ndodhur vetëm në prehistori.
Kur Gjykata e Hagës për Krimet e Luftës e kërkoi Haradinajn të paraqitet para drejtësisë, ai e harroi karrikën e kryeministrit të Kosovës dhe me vullnet të lirë e me besim tek trupi gjykues, u paraqit në kohën e duhur.
Nga eksperienca e juaj e gjatë dhe e dritur, a keni parë ndonjë kriminel lufte të shkojë para drejtësisë në mënyrë të vullnetshme, apo ata janë fshehur, si minjë kanalesh e si gjarpërinjë nën gurin e pushtetit të trashëguar edhe sot të Millosheviçit, siç ishin gjeneralet e krimit serb në Ballkan?!
I nderuar gjyqtar!
Tradita e shqiptarit, ajo e përcaktuar në 1223 nenët e kanunit të Lek Dukagjinit, nuk e përmban që i zoti i shtëpisë ta torturojë apo ta vrasë mikun në besë e në bukë të vet.
Nëse dikush vret një pjestar të familjës së shqiptarit dhe vrasësi kërkon e besë, pra mbrojtjën e jetës, i zoti i shtëpisë kujdeset për vrasësin për 24 orë dhe e largon shëndosh e mirë nga fshati pa e prekur njeri.
Historia e vjetër shqiptare është e mbushur me ngjarje të tilla. Serbet dhunuan familje kosovare, përdhunuan vajza e gra dhe i vranë njerëzit duke ngrënë bukë në vatrën e tyre.
Edhe ligji i kulluar i demokracisë amerikane e përmban nenin se, nëse dikush të futet me forcë në familje brenda katër mure të shtëpisë së vet, mund ta ekzekutosh njeriun e paftuar. Prandaj kur të merrni në dorë çeshtjën Haradinaj, ju lutëm ta keni parasysh këtë fakt.
Për ditë e pyes mëngjezin e lirë me diell, që lind në Amerikë, pse po vonohet liria e yllit të mëngjezit kosovar Ramush Haradinaj!” shkruan Pergegaj. Loti i fëmijëve të gjenarlit që rriten në mungesë të babait të tij dhe lotët e tjerë për prindërit e mbuluar me dheun e zi…, në mesin e të cilëve mbetet i paharruar edhe universi largëpamës i Nënëmadhës shqiptare Gonxhe Boajagjiut , e cila nga gjaku I dejeve, të sajë I tha Clintonit: “Ma ndihmo Rugoven se është vellau im!”…
Formën mori shekulli i 20-t në plazmën e gjakut ilirike, në mishërim me qiellin që shqip e dëgjoi punën e pendimit nga goja jote.
Ajo është libri i bardhë i lutjeve në sheshin e Prishtinës, ku e thyen qafën Carët, për të rilindur Kosova me kosovaret! “ shkruan i madhi Zef Pegegaj.i cili shkruan nç Agjencionin”Floripress” (3 mars 2011).
Gazetarët e ndërgjegjshëm nga të gjitha mediat dhe specialitetet përpiqen për t’i shërbyer publikut me ndërgjegje dhe ndershmëri. Integriteti profesional është themeli i besueshmërisë së një gazetari.
Këtë përpiqet ta thotë poeti Zef Përgega, përmes librit “Zëri im Prishtinë ”.
Pergega ka një shqetësim shumëvjeçarë, të aplikimit legjislativ të gjuhës standarde shqipe në të gjitha mediat, qofshin ato të shkruera, audio, apo pamore, që standardet e tashme të gazetarisë janë duke i injoruar….
Ky perkushtim publicistik i Pergeges, qe mbulon gjithë Shqipërinë, që nga Jugu në Veri, qënga Kosova në Çamëri është nje sihariq domëthenës e ne zbulim e sipër i aktivitetit te diasporës për Kosovën para vitit 1990….
Në ketë libër përfshihen në origjinal dokumente e letra, si dhe përgjigjet e tyre, qe nisen e kthehen institucioneve të larta të SHBA-ve dhe Europës.
Është shumë interesante të lexosh poezitë e Pergeges dedikur shpirtit të personit dhe botës kombëtare, çdo zemre e shpirti që dhemb në luftë me të keqën, duke mos lënë pas dore këshillen e urtë të Rilindasve tanë….
Në librin metaforik “Ylberet e shejzave ” shifet qartë profesionalizmi I disa figurave me te spikatura te diapores shqiptare ne Amerike e Europe qe nepermjet bashkepunimit me “Shejzat” mbajten gjalle frymen e tradites se gjenit shqiptar ne boten ilirike.
Shkrimtari i mirënjohur shqiptar Zef Pergega u ka bërë një analizë letrare dhe poetike krijimtarisë se begatë të Martin Camajt, Arshi Pipës, Gjon Sinishtës, Zef Oroshit, Vehbi Ismailit, Prek Ndrevashës, Baba Rexhepit, Zef Valentinit, Petro Vucanes, Karl Gurakuqit, Antony Athanasit etj,
Ata ishin lisi i ushqyer me bukën shqipe me dy degë disa toskë e disa gegë
Pozitivizmi jo në kuptimin e rrymës filozofike letrare por si një premisë e prirje shpirtërore është veçoria karakteristike e poetit më përmasa kombëtare Zef Pergega
Lidhja krijuse, shpirtërore dhe patriotike e personazhëve të këij libri si një këmbanë në katedralën e fjalës në botën e lire, bashkëpunimi me revisten me brilante te diaspores “Shejzat” me shoqaten “Vatra” dhe me institucione akademike përendimore si dhe botimi nga ana e tyre të shtypit te lire shqiptar si “Albanika” ,”Jeta katolike”, “Buletini katolik” ,“Jeta Islame”, ”Dielli” “Zei i Bektazhizmit”
,Agjencioni “Floripress”,forumi”Stërkala”,web faqja prestigjioze shqiptaro-daneze”Shqip DK” etj paraqiten nga autori në mënyren me dimensionale dhe koncize ku shëndrisin ylberët e mesazheve të këtyre korifejeve të letërsisë shqiptare.
Për nga vlerat që mbart krijimtaria e gjithanëshme e këtij autori me thesaret e tij të vyera që na la si një shkollë institucionale në diasporë librat Pergeges janë të mirëpritur në çdo familje shqiptare.
Një vend meritor në krijimtarinë e Pergegajt i përkasin edhe librat” ” Lëreni kohën të flas “ ,” “Zjarri Shqip Regetin” “shkrimi ’’ në të cilat përjetojmë çaste të shumta kënaqësie dhe admirimi se si ka arritur që në mënyrë aq artistike ti realizojë ato.


Se sa e adhuron Kosovën tregon edhe shkrimi “ Kah po na çojnë jaranat Baca Adem “(Agjencioni
” Floripress”,Prishtinë,3 korrik 2011) ku në mes tjerash shkruan:
Heronjtë
Vdesin për Dheun e Atit
Gjaku i pastër për liri
Politkanet
Sakrificat edhe famën

Në kupë u pijne për lavdi!
Çoju bacë nuk është kry!”.
Pergegaj , për çlirimin definitiv të Kosovës të së cilës shpreh gëzim të madh, duke thënë “”Kur u shpall pavarësia e Kosovës, baca Adem, të gjithë brohoritem edhe ne këndej “Çoju baca Adem se u krye!” Dhe ti heshte. Ishe ngritur lart për të parë ç’farë po ndodhte edhe kur midis Prishtinës e ndamë tortën! Ajo bardhësi mbi tokën dardane nuk ishte majsa e tamlit të zanave të Kosovës!
Po krem nga këshilli i Europës!”, për të vazhduar edhe me” Tash baca Adem kamerat e prodhura jashtë nuk japin lajme po batallje. Kjo ndoshta baca Adem se urat që lidhi pushka jote janë dhënë me tendera. S’po duan bre bacë me ngrit një themel, siç e kishin Jasharët , por një pite klline, siç po e ngjeshin dhe po e pjekin serbo-komunitaret!
Tash që po flas me ty nga dritarja e hapur katër kanatash e kalasë së demokracisë Amerikane, po me kujtohet themeli në dritën e flakës së pushkës së ushtarit të lirisë.
“…Unë ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës betohem se do të luftoj për çlirimin e tokave shqiptare dhe bashkimin e tyre”….
Shikuar këtë kontekst, Pergega i kushton Kosovës ,ushtarëve trima të UÇK-së me dhjetra poezi dhe krijime të tjera, duke mbetur përherë e lidhur me vendin tonë, të cilin ndofta një ditë do e vizitoi dhe do të përjetojë përshtypje vërtet përrallore nga vizita e tij tek vëllëzërit dhe motrat e tij arbërore ,ne të cilat i shënoi në një shkrim të rastit.
Në dorë kam vëllimin e tij me poezi, i cili mban titullin simbolik, “Lëreni kohën te flasë” libri në fjalë fillon me shënimet vlerësuese për Zefin e krijimet e tij ….
Ky libër me poezi do të le për jetë e mot një gjirmë të madhe në poezinë shqiptare.
Redaktor I librit është Marash Mirashi, Luigj Pepaj,e cila botohët nën përkujdesjen Institutit Shqiptaro –Amerikan.
Në këtë libër të tij , janë përmbledhur një dyzinë me poezi të frymëzuara. Sigurisht, është e pamundur të jepet përmbajtja e tyre dhe as të analizohen ato, në një shkrim të shkurtër. Por dëshiroj të theksoj se tematika e tyre është e larmishme, buron nga ndjenjat e çiltëra të këtij poeti, që jeta e solli tej oqeani…
Natyrshëm, poezitë e tij nuk mund të shpëtonin nga një hijë pesimizmi, si “revoltë” ndaj padrejtësisë së fatit të njerëzve të thjeshtë … Megjithatë, në radhët e poezive të tij gjen forca shpirtërore, që të ngrihet mbi fatkeqësitë dhe jetën ta jetojë, ashtu si i është paraqitur.
Poeti kërkon mbështetje edhe te vargjet, e poezisë së tij :


“Në prehërin e tisit të muzgjeve
Nën jelek të henës
Me kodin e imagjinatës
Terrin e grisa me flakën e qiririt
Në kryeqytetin e kultit
Veten pashë
Shekujt e shalur
Në lekura qengji shkruanin
Netët e pashkundura të mitologjisë


(Poezia “PELLAZG”)
Zefi është e ndjeshem kur thotë:
….Vegimeve ndriste
Bashin e emrit Pellazg
Deteve i kishte rënë…
Me Odisenë lundrave rreth e qark
I ndizte zjarr!


(Poezia “PELLAZG”)
Ai dëshiron që ato të bëjnë strehë në shpirtin e tij:
Atë e gjeta aty
Në Dodonë para grekëve
Thonjtë e baticës s’e tërhoqën zvarrë
Në fron me Zeuzin
Çdo mëngjez genit shqip


(Poezia “Pellazg”)
sikur do të thonë:
Vetëm qesh, përballë stuhisë
E kryet e mban mbi retë
Në Mirditë
Shqipet i ngrehin çerdhet me rrufetë
Tokë e bekuar dimmër-verë
Fara e grurit në korpin e njëbesimit
Pluguar me eshtrat e alfabetit ëngjëllor
Me kryqin e dy Faneve
Hedhur ishullit mirditor.
(Poezia” N Ë MIRDITË”)
Ndërsa në poezinë “BURRAT E KULLES”, ai shkruan:

“Burrat e kullës dridhnin mustakun
Regetima e prushit të zjarrit
Pikturonte copa dashurie
Toknin gotat e rakisë me mikun
E ndërronin kutinë e duhanit
A ndjeve, loke?!
Zë u lëshonin grave
Hidhuani një kockë
Atyre zagarëve…!”
Në fillim të këtij shkrimi fola për cilësi e virtyte të mira të poetit Zef Përgega .

Por edhe ai vetë shkruan, me sinqeritetin e njeriut zemërgjerë:


Kulla stërgjyshnore në Bërzanë
“Rrasat e çatisë
Larë me diell e me hanë
Jerevia mbi muskujt e përroit
Dërrasa të lëmuara si gjethe palma
Qiriu i fshehur në shpirtin e nanës
Bekonte afshit e bukës së pjekur
Dhuratë e shenjtorës Barbaba…”
(Poezia “LUTJA E NANËS TIME”)
Nëpër vargjet tij ai gjenë pranë Ilirinë,Fishtën,Ded Gjo’ Lulin,Nolin tonë të madh :

….Metafora e vargjeve
Tempujve ilirik
Orkestra e telave të dridhur
Një këmbanë lahute, zë Fishtë
Kur zogu i shqipës
Bëhet një me flamurin
Gjuha i lidh rrokjet
Me Bratilen e Ded Gjo’lulit
Në shtëpinë e zotit
Me e shënjta ikonë
Kryqit të Nolit
Shëndrit një margaritar”
(Poezia “GJUHA SHQIPE”)

dhe më tej:
“….Trokthi i kalit të Heroit
E shkrep agimin
Gjuha ime i ngjesh armët
Më këngën e kushtrimit
Orën e lutjeve
Thotë Nana Terezë
Bota e humanizmit
Qirinj ndezë..”
(Poezia “GJUHA SHQIPE”)
Me shpirt të ndejshëm poeti thellë nga zemra e tij e pastër si loti thotë:

….Stërgjyshi i Lisit
Çetën e proftëve të Shejzave
E ngriti në bebe të Koloseut
Me një dranofille shkodrane
Hynte e dilte Ora e Shqipërisë
Krojeve të kulluar të plisit
Njomnin buzët yje me diell
Mbret drejtësie Ernest Koliqi
Kur shkruate
Për të gjithë, lypte qiell!”
( Poezia “STERGJYSHI I LISIT”)
Dhe, si për ta përmbledhur tërë botën e pasur shpirtërore të tij , Zef Përgega shkruan vargjet e bukura e domethënëse:

…E preka me dorë se mos takoj
Rininë në anijen e mbytur
Gjurmët e mia të fshira
Batica i kishte mbushur me jod
Nga Gryka e Bunës deri në Rodon
Mora frymë në kodrën e Nuseve
Agimi me rreze shkruante elegjinë
Me tej në Pyllin e Zanave
Me homelinë e malit të Rencit
U rashë fort këmbanave…”
(Poezia” SURPRIZA E BINJAKEVE”)
…Tani, kur po i mbylli këto pak radhë, para më del përsëri pamja e buzëqeshur e këtij poeti për nënë Pashakon:

…Nuk ke vdek burrneshë
Lapidar i dritës së syve
Në retinë të birit tënd!
Një tingëllimë teli
Kaltrinë nën det të vajit të delfinëve
Dërgova nga Detroiti
E fryti i duarve të tua me tha:
“Kam një vdekje!”
(Poezia” NANE ZAGORIE”)
. …Zefi ka virtyte të larta njerëzore, një botë të pastër e të pasur shpirtërore, me dashurinë e respektin për cilindo, që njeh e miqësohet me poezinë e tij:

…Plisin e bardhë të gjyshit
Nana e ruante në petkat e amshimit
Si kujtim që të mos tretem
Ma mbështolli me shaminë e mërgimit
Dheun tim me tokën e butë
I brujta me lotin e kristalit
Vazo luleje e bëra plisin e gjyshit
Në ballkonin tim të shpirtit
Në Detroit mbolla një filiz shqipe
Pashë qumështin që u ka dhënë nana
Ejani e shikojeni
Sa e bukur është rritur!”
( Poezia “NE PLISIN E GJYSHIT”).
Poezia përkudet në djepin e valës së detit, të gëzimit dhe hidhërimit, ludron me busullën e diellit e velat e nimfave të bregut. Ajo është turbinë brenda lumit të gjakut tim që çdo mëngjez ma shkrep zjarrin e dashurisë për njerinë.
Kur perrënjt e zi, dheun e parë gërryejnë, ajo therret poetët, si kalorës të vargjeve dhe njerëzit që ngrihen në kushtrim, poezinë, si princeshë të lirisë mbajnë për betim. Në qelqin e humanizmit poezia është horizonti i yjeve. Poezia është loti që shpërthen digën e qepallave dhe kryp brazdat e fytyrës, është ari në kupën e kaltërt të fjalës, të cilat mbushin enën e shpirtit.
Ngushullimi shpirtëror i krijuesit s’mund të agojë në glorifikimin e së kaluarës, duke shpikur heronj të rrëmë apo duke u kapur pas degës së thatë herë-herë pa frut të legjëndave e miteve, por duke gërmuar me pishtar në dorë në galeritë e konstatimit, ku struken fenomenet aktuale që këmbët i fshehin si gjarpëri.
Pse të shkoj me larg, poezia në zemrën time, në zemren tënde e në pulmonet e kombit është ritmika e krahërorit tik-tak!…
Gjithashtu përshtypje të jashtëzakonshme na bëjnë edhe vargjet tjera :
“Kur lehjet e forta vinin nga jashtë
Në forxhën e tërbimit
I konin ujë kafshimit
Beslidhjen e granitit
Në dysh ta thyenin
Burrat e kullës dridhnin mustakun
Regetima e prushit të zjarrit
Pikturonte copa dashurie
Toknin gotat e rakisë me mikun
E ndërronin kutinë e duhanit
A ndjeve, loke?!
Zë u lëshonin grave
Hidhuani një kockë
Atyre zagarëve…!”
(Poezia: “Burrat e kullës”.Agjencioni “Floripress”,Prishtinë, 31 korrik 2011).
Apo :
“Supeve të legjëndes
Shuhet
Ylberi i këngës
Kësulën e bardhë e heq mali
T’i përkulet kantautorit Sali Mani
Gurra e folklorit
Humbi shkulmin shpërthyes
E loti ngriu
Dy telave të çiftelisë
Mbi digë të ujvarëve
Sali Mani në kaltrinë të Cemit
Mbeti një ninulle
Kënga e tij
Inde lidhi në flamur
Nuni i zanit me dy tela
Me nuneshën çifteli
Sali Mani
Kroj i këngës Shqipëri!
Porsi flokthi i borës
Në Detroit
Pranvera epizmi
Çeli shpirti yt”
(Poezia: “Sali Mani”,Agjencioni “Floripress”,Prishtinë, 31 korrik 2011).
Mjafton ti përkujtojmë vargjet:
“Vallja e shekujve të palindur
Në mitrën e shtërrur të viteve
E përgjakur lakuriqe…
Në skenën e dhjamit të trashë
Dritës së nxirë të globalizmit
Shaminë e beqarit e djegin
Në skeletin e njeriut…!”
(Poezia: “Vallja e shekujve “,Agjencioni “Floripress”,Prishtinë, 31 korrik 2011).
Apo:
“….Kam me lind bacë
Prej gurrimit
Krojët e lisit
Tu kojnë gji
Bekimit shqip
Me alelunë e të rënëve fli
Kam me lind
Për ty orëmira Kosovë
Me fjalëdritën e qiririt…”
(Poezia: “Kam me lind “,Agjencioni “Floripress”,Prishtinë, 31 korrik 2011).
Që të shkruash recension për librat e shumtë të Zef Pergeges është bukur vështirë …
Sepse :
….“Koha e shkuli rrënjësh kohën
Me epshet e nëndheut që mbijnë
Copa copa si cifla granate
Ndjësia e njeriut për të lindur njerinë
Hallet zgjasin thonjtë
E përfyti na zënë në zyrat e shtetit
Aty kujtohemi së në pasaportë
I paskemi në listë etërit!
***
Kur hedh baltë
Thundra e të gjallit
Eshtë më e rëndë
Se shqelmi i kalit”
****
(Poezia: “Qelizë e ndarë” “,Agjencioni “Floripress”,Prishtinë, 31 korrik 2011).
Tash po mendoja për “shpatën” , si mund ta bëjë atë një skulptor dhe m’u kujtua një thënie e Bethovenit kur shkroi simfoninë e nëntë: “Gëzimi vjen nëpërmjet dhimbjes.Në Globe Institute më bëri përshtypje poeti që në kohën e lirë hapë kompjuterin dhe shkroi poezinë:
“Shpata gjysëm teh doli nga sunduku
Vringëllima e metalit e zhdredhi çallmën
Jo, Jo në Prishtinë katedralen!
Trashëguam një parmendë
Bibla është e imja
Kuranin e don vëllau
Pse po shtyhemi si qetë
Se lumi na përlau!
Ta punjojmë bashkë arën
Ardhmerisë me dy duar
Arbërisht t’ia hedhim farën!”
(Poezia: “ Një parmendë kemi” , “Agjencioni “Floripress”,Prishtinë, 31 korrik 2011).
Pastaj unë lexuesve të “Floripress”-it ,ju përcjellë ashtu thjeshtë, i frymëzuar, përplot emocion,vargjet e tij sublime:
” Atë e gjeta aty
Në Dodonë para grekëve
Thonjtë e baticës s’e tërhoqën zvarrë
Në fron me Zeuzin
Çdo mëngjez genit shqip”
(Poezia: “ ” Poezia “Pellazg”, “Agjencioni “Floripress”,Prishtinë, 31 korrik 2011).
****
Ishin vërtet vargje të ndjerë drithërues, me një dashuri të veçantë prej poeti mërgimtar –atdhetar, të dhembshme…
Një herë tjetër, me një ton disi alarmues, plot ankth dhe revoltë,
Shkroi një poezi :
“Burrat e kullës dridhnin mustakun
Regetima e prushit të zjarrit
Pikturonte copa dashurie
Toknin gotat e rakisë me mikun
E ndërronin kutinë e duhanit
A ndjeve, loke?!
Zë u lëshonin grave
Hidhuani një kockë
Atyre zagarëve…!”
(Poezia: “ Burrat e kullës ”, “Agjencioni “Floripress”,Prishtinë, 31 korrik 2011).
Për Zef Pergegen mund të shkruhet shumë … Le t’i lemë fjalët më të mira për librat e tij të mëvonshëm…
Unë shkruaj si studiues , unë jamë krenar se jamë me ju! Jamë këtu t’i urojmë suksese Zefit tone të madh. Zef Pergega është një inspiracion për mua dhe lexuesit e “Floripress”-it , një inspiracion për burrin dhe fëmijët e tij.
Zefi është një zotni I madh kur ecën, kur flet, kur jep mësim dhe kur shkruan poezitë. Ai të bënë të qëshësh edhe at’herë kur nuk ke ndër mend, të bën me humor edhe kur je i mërzitur. Të bën edhe më afër atdheut edhe kur je kaq larg tij nëpërmjet poezive të tij:
“….Metafora e vargjeve
Tempujve ilirik
Orkestra e telave të dridhur
Një këmbanë lahute, zë Fishtë
Kur zogu i shqipës
Bëhet një me flamurin
Gjuha i lidh rrokjet
Me Bratilen e Ded Gjo’lulit
Në shtëpinë e zotit
Me e shënjta ikonë
Kryqit të Nolit
Shëndrit një margaritar”
(Poezia: ”, “ “Ghuha shqipe “,Agjencioni “Floripress”,Prishtinë, 31 korrik 2011).
Librat e shumtë të Pergeges janë plot dashuri ,errësirë,shpresë! Monumenti i nënës për fëmijët e tij! Monumenti që kemi ne Shqiptarët!. Poeti Zef Pegega me librat e tij nuk na vjen vetëm si poee, por ai vjen edhe si një “skulptor” meditorë. Vjen si piktor sepse, ka “skalitur” nëpërmjet poezisë mallin e” Çetës së proftëve të Shejzave” deri tek dashuria dhe dhimbja në të gjithë Atdheun e tij .
Ai vjen si skulptor i “orëve të lutjeve të Nënmadhës Terezë”.
(Poezia:”Gjuha shqipe”,”Agjencioni”Floripress”,31 korrik 2011) ” si dhe për :
“Krojeve të kulluar të plisit
Njomnin buzët yje me diell
Mbret drejtësie Ernest Koliqi
Kur shkruate
Për të gjithë, lypte qiell!”
(Poezia: “ ” Stërgjyshi i Lisit “,Agjencioni “Floripress”,Prishtinë, 31 korrik 2011).
Poezia “Nanë Zagorie” është monumenti i të gjithë shqiptarëve kurbetqarë:
…”Nuk ke vdek burrneshë
Lapidar i dritës së syve
Në retinë të birit tënd!
Një tingëllimë teli
Kaltrinë nën det të vajit të delfinëve
Dërgova nga Detroiti
E fryti i duarve të tua me tha:
“Kam një vdekje!”
(Poezia: “ Nanë Zagorie“,Agjencioni “Floripress”,Prishtinë, 31 korrik 2011).
… Asnjëher nuk dihet se cili libër do të jetë ai që do të lërë gjurmët, që do të hyjë në tempullin e letërsisë dhe do të hedh hapa të sigurta dhe që do të gjejë jehonë të madhe në zemrën e mendjen e lexuesve të shumtë tç Zef Pergegaj.


Prishtinë,31 dhjetor 2012.


---------------------------------------------


Dua ta uroj Z. Flori Bruqi për këtë shkrim dinjitoz të dhuruar lexuesve në këtë vit të ri e po aq dinjitoz për vetë z. Zef Pergegaj të cilët gjej rastin t’i përshendes të dy në këtë fillim të vitit të ri 2013 duke u uruar suksese në jetën personale, familjare, shoqërore e për më tepër profesionale duke na dhuruar kurdoherë ne lexuesve me shkrimet e tyre kënaqësinë e duhur. Tashmë duke qënë persona të njohur për kontributin e dhënë jo vetëm në letërsinë por edhe në çeshjten kombëtare shqiptare unë kam besim se edhe në të ardhmen të tillë do mbesin e vçse do e shtojnë aktivitetin e tyre patriotik e atdhetar. Edhe njëherë si z. Bruqi e z. Pergegaj i’u Uroj gjitha të mirat. 

Me respekt Sytki Ndrecaj N/Prefekt Malësi e Madhe.
http://www.albdreams.net/zef-pergega-eshte-lapidar-i-drites-se-syve/#comment-12864

Shefja Ursula von der Leyen është eurodeputete e korruptuar gjermane!

  Komisioni Evropian ka reaguar për një video të publikuar nga shefja Ursula von der Leyen, e cila ka shkaktuar reagime të shumta për shkak ...