Atdhetar i shquar, tribun popullor që gëzonte autoritet. Udhëheqës i Kuvendit Popullor që u mbajt në Morinë të Drenicës në mars të vitit 1903, ku morën pjesë mbi 5000 burra të të gjitha viseve shqiptare. Aty u vendos dhe u lidh besa për të mos u nënshtruar para pushtuesit. Ahmet Delia ra heroikisht në Prekaz të Drenicës në shkurt të vitit 1913 në përleshje me forcat shoviniste të xhandarmerisë serbo-malazeze. Përleshja e përgjakshme që u bë në Prekaz ndërmjet bandave të xhandarmërisë serbe dhe bashkëluftëtarëve të Ahmet Delisë (shkurt 1913), shënoi fillimin e pakënaqësive të shqiptarëve (për padrejtësitë që Evropa i bëri ndaj tyre). Me këtë rast, botës së civilizuar, shqiptarët i treguan se nuk do t’i njohin as edhe një herë kongreset e ndryshme të cilat ndanë tokat tona sipas shijeve të shteteve grabitqare fqinje. Evropa, në fakt, nuk e dëgjoi zërin e shqiptarëve për një shekull të tërë lufte e përgjakje, dëbimi e dhunimi, burgosje e izolimi, djegie e masakrimi që Serbia i ushtroi mbi popullin tonë! Mirëpo, Prekazi që ndodhet në zemër të Kosovës, i tregoi botës se sëpata e Ahmet Delisë do të godasë pa mëshirë çdo marrëveshjeqë do të bëhet në dëm të shqiptarëve. Që nga rënia e Ahmet Delisë e deri të rënia e komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Adem Jashari ka një lidhje. Kjo lidhje gati njëshekullore është ajo që e mbajti gjallë frymën tonë kombëtare. Tahir Meha duke i dëgjuar këto gjëra si: historirat dhe bëmat për Ahmet Delinë, për Shaqir Smakën, Azem Bejtën, Mehmet Delinë, Emin Latin, Bajram Zenën, pastaj për shumë trima të kohës si ata të Lidhjes së Prizrenit e deri tek Shaban Polluzha e Mehmet Gradica, kishte gjetur frymëzimin dhe qëllimin e rrugës së tij prej patrioti. Kishte gjetur rrugën e tij prej guximtari, që në momentin e duhur të jepte gjithçka prej vetes në shërbim të atdheut e të shoqërisë në përgjithësi, duke u bërë shembull i flijimit për brezat që do të pasojnë, gjithnjë drejt shtigjeve të lirisë së atdheut tonë të dashur.
DRENICA DHE BIJTË E SAJ
Në pjesën qendrore të Kosovës shtrihet krahina gjeografike dhe etnografike e Drenicës, e cila në antikën e largët, quhej Klapotnik. Në zemër të Drenicës shtrihet Prekazi-fshati i qëndresës dhe i rezistencës shekullore kundër pushtuesve të atdheut tonë.
U lind në Prekaz. Rrjedh nga një familje me traditë atdhetare. Ademi tërë jetën e vet ia kushtoi atdheut. Duke qenë në vazhdën e ngjarjeve së bashku me shokët e vet formuan celulat e para luftarake mbi bazën e të cilave më vonë u formua ose lindi Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Ra me 7 mars 1998. Qeveria e Përkohshme e Kosovës, Adem Jasharin, në shenjë respekti për të gjitha ato që ai i bëri për lirinë e atdheut, e shpalli "Komandant Legjendar". Drenica shtrihet ndërmjet Fushë-Kosovës në lindje, Rrafshit të Dukagjinit në perëndim, Golashit dhe të maleve të Carralevës në jug dhe malit Mokna në veri. Ka një reliev kodrinorë-malor. Mali më i lart i saj është Qyqavica, me një lartësi mbidetare prej 1091 m. Drenica në gjirin e saj përfshinë mbi 90-të fshatra dhe përbëhet nga dy pjesë: nga Drenica e Epërme dhe nga ajo e Poshtme, të cilat administrohen nga dy prefektura: nga ajo e Skenderajt dhe nga ajo e Drenasit. Në Drenicën e Epërme ose të Kuqe, shtrihet Prekazi, vendlindja e Ahmet Delisë, e Tahir Mehës dhe e Adem Jasharit. Ky fshat njihet që nga kohërat e lashta. Të parët e Prekazit rrjedhin ose thirreshin si lozë e rrënjës së Prekave, pra: Prenë-Prenk-Prekë- Pre-ka-z. Edhe sot në Prekaz, duken qartë shenjat e dy varrezave të të parëve të Prekazit: ai i Prekës dhe i Lenës (shoqes së tij). Këto dy varreza gjenden në vendin e quajtur “Otava”, në një skaj të një are. Prekazin si emër të shkruar në letra për herë të parë e hasim në dokumentet turke në vitin 1435. Aty thuhet se është "një fshat me popullatë të paktë, por të pabindur e të rebeluar ndaj urdhrave të sulltani". Ky është Prekazi ku u lind dhe u rrit martiri i kombit Tahir Meha. Që nga rezistenca e Prekazasve, të cilëve u printe stërgjyshi i Adem Jasharit (Murat Jashari), kundër hordhive turke e deri më sot Prekazi e Drenica kanë dhënë shumë për shqiptarinë. Ndër ta edhe Ahmet Delia, bashkëpunëtor i Hasan Prishtinës dhe i Bajram Currit, që kishte bërë shumë për ta organizuar kryengritjen e përgjithshme për liri, pastaj atdhetari i devotshëm Shaqir Smaka nga Kastrioti i Skenderajt themeluesi i parë i çetave kaçake në Kosovë.
Atdhetar i devotshëm. Themelues dhe udhëheqës i parë i Çetave Kaçake të Kosovës 1909-1916. U lind në Kastriot të Drenicës, i respektuar dhe me ndikim në atë kohë. Ra me pushkë në dorë në Bajë të Drenicës me 1916 në përpjekje për lirinë e atdheut. Pas rënies së tij, Lëvizjes Kaçake të Kosovës i priu Azem Bejtë Galica. Pas vrasjes së Shaqir Smakës çetave kaçake u priu Azem Bejta, bashkë me të cilin ishin edhe shumë shokë, si: Mursel Delia, Emin Lati, Bajram Zena, Xheladin Luboveci, Mehmet Delia, Xhemë Ternavci, Bajram Delija, Fazli Berani, Adem Miftari, Beqir Lahu, Rifat Bajska, e shumë të tjerë. Të gjithë shokët e Azem Bejtës, Tahir Meha i dinte me emër e mbiemër. Ai madje na i tregonte shpeshherë edhe romuzet e asaj kohe, që i kishte dëgjuar nga gjyshi i tij. Tahiri, shpeshherë tregonte edhe për një xhandar Lutën: "Ky Luta kishte hapur fjalë se ku ta zinte Azem Bejtën do ta vriste me dorën e vetë! Azemit i vjen lajmi se xhandar Luta një natë ishte në një konak. Me t’u errur, Azemi bashkë me Bajram Zenë Mehën dhe futet brenda në konak ku ishte Lutë xhandari. Azemi u thotë të pranishëmve: «Mos lëvizni se jeni të rrethuar!» Azemi ulet, e ata ia sjellin përpara kafen dhe duhanin. Xhandar Lutës fillojnë t’i dridhen duar e këmbë. «Mbaje veten xhandar Luta!» – ia pret Azemi. «Ja ku erdha. Kam dëgjuar se je betuar që po sa të takohemi do të më vrasësh!» «Jo, ore Azem!» – fillon të betohet xhandar Luta. – «Të kanë gënjyer. Unë ty të respektoj!» Azemi ia zgjat kutinë e duhanit xhandar Lutës duke i thënë: «Na kutinë e duhanit. Mbështille një cigare. Ndize dhe pije! Kur ta harxhosh cigaren, do të bie me dhjetëshe në ballë,pra ke jetë vetëm deri sa të soset cigarja!» Xhandar Luta nuk e mbështillte dot, ngase i shqyheshin letrat e duhanit nga dridhjet e duarve. Azemi e urdhëron shokun e vet Bajramin, i cili ia mbështjell cigaren dhe ia ndez.” – e vazhdonte tregimin Tahiri duke e rrëfyer, ashtu siç e kishte dëgjuar nga Bajram Zena. "Po Lutë xhandari nuk po e pinte dot cigaren. Po i merrej fryma. Të gjithë filluan t’i luten Azemit që ta falte Lutën se kishte gabuar. Azemi kur e pa se xhandar Lutës vërtet po donte t'i dilte shpirti nga frika, e urdhëron që ta flakte petkun e xhandarmërisë së Serbisë. Ia bën një shenjë, duke ia prerë veshin me thikë, dhe e lëshon të ikte vetëm «në të linta» nga konaku!” «Mirë ia ka bërë! Kështu e duan spiunët, t'ua presësh veshin, në mënyrë që t’i njohë populli,» –thoshte në fund Tahiri dhe shkulej se qeshuri. Me tregime e ngjarje trimërish Tahiri ishte formësuar e mbushur me ide për ta përballuar jetën nën pushtim. Më vonë, pikërisht gjatë vitit 1945, sistemi sllavo-komunist me Titon dhe Rankoviqin në krye, vunë çizmen e dhunës në Kosovë, duke e shuar me gjak kryengritjen e Drenicës të udhëhequr nga Shaban Polluzha. Me këtë rast ata pushkatuan mbi dhjetë mijë shqiptarë pa gjyq. Pesëmijë të tjerë i vranë në mënyrën më mizore në Tivar të Malit të Zi. Vranë Ymer Berishën, dënuan grupin e Prekazit, që akuzohej se kishte prerë shtabin operativ çetnike-partizan në Prekaz, në kullën e Shesivar Alisë me 1945. Masakrat, vrasjet dhe dënimet me burg në Kosovë e në viset e tjera shqiptare, që shkaktuan shpërnguljen e dhunshme për në Turqi, nuk kishin të ndalur. Për t'ia prerë hovin këtij terrori të paparë filluan edhe lëvizjet e para politike në rrethana të reja, si ajo e grupit të Isa Zymberit, nipit të MurselDelisë dhe e disa atdhetarëve të tjerë që kishin për synim lirinë e popullit
me 1913. Luftëtar dhe burrë bujar. Më vonë i bashkangjitët çetës kaçake të Azem Bejtës, së cilës nuk iu nda për asnjë çast. Vdiq në një spital të Shkupit me 1931 nga një sëmundje jo e rëndë! Dyshohet se e kanë helmuar me të diktuar se ishte i biri i Ahmet Delisë. Atje është i varrosur, ngase xhandarmëria e Serbisë nuk kishte lejuar që ta sillnin kufomën në Kosovë,madje e kishin ruajtur ca kohë edhe varrin e tij!… Në kullat e shumë burrave të Prekazit, në të cilat kishin ngrënë bukë, kishin ndenjur e kuvenduar burrat e dheut si Hasan Prishtina, në kullën e Ahmet Delisë, ku kishin lidhur besën e madhe “për me dhanë rob e gjanë e mos me iu nënshtrua robnisë…”, pastaj në kullën e gjyshit të Tahirit dhe në kullën e Bajram Zenës, ku kishin ngrënë bukë me dhjetëra herë Azem Bejta me shokë, më vonë Shaban Polluzha e Mehmet Gradica, pastaj në kullën e Murat Jasharit etj., Tahiri ishte rritur duke i dëgjuar tregimet e vërteta, nga vetë pjesëmarrësit e tyre.
i bashkërenditën kërkesat, që u mbështetën edhe nga masat e gjera, për t'i treguar botës se lirinë do ta realizojmë edhe me çmimin e gjakut.
TRADITA LUFTARAKE E FAMILJES MEHA
Emin Lati me të vëllain Mehën si të rinj kishin dhënë prova duke qenë kurdoherë pranë luftëtarëve të lirisë. Emini, kur ra Ahmet Delia ishte njëzetë vjeç. Në organizimin e lëvizjeve kaçake tanimë ai kishte një prëvojë të mirë. Azem Bejta Eminin e donte dhe i besonte shumë. Kur Azemi i kishte gratë në Shqipëri të shumtën e rasteve e dërgonte Eminin për t’ia sjellë në Kosovë. "Të gjithëve iu dua, thoshte Azemi, por Eminin e kam më për zemër. Jam i sigurt se ai më parë do të bjerë, se do të tërhiqet pa u vrarë së bashku me gratë e mia, po që se bie në ndonjë grackë të mundshme të xhandarmërisë serbe.” Vërtet Emini ishte i tillë. Ai mund edhe të vritej, por kurrë të dorëzohej. Ishte betuar se: “Një herë kam me e dhanë këtë shpirt. Mbasi që po u dashka me e dhanë, atëherë do ta jap për shqiptari dhe për shokët e mi!”
tregojë edhe një interesim të madh edhe për Kryengritjen e Drenicës, të udhëhequr nga Shaban Polluzha, së cilës më vonë iu bashkëngjit edhe Mehmet Gradica.
Komandant i Kryengritjes së Drenicës, prijës dhe tribun popullor. Po ashtu komandant i njësitit vullnetar në luftën e Pazarit dhe të Kolashinit kundër çetnikëve serbë. Luftoi kundër nazi-fashizmit gjatë viteve 1941-1944 dhe kundër të gjithë pushtuesve te atdheut tonë. Duke i vërejtur tradhtitë e sllavo-komunistëve të Titos, organizoi kryengritjen popullore në Drenicë. Ra heroikisht në altarin e lirisë pas një lufte të ashpër dhe të pabarabartë me armikun, në shkurt të vitit 1945.
Toger Mehmet Gradica, komandant i Xhandarmërisë Shqiptare, udhëheqës i luftës për liri kombëtare. Bartës i pushtetit shqiptar gjatë viteve 1941-1943 në Drenicë (nën pushtimin Italian), pa dyshim atdhetar i devotshëm dhe trim i pakompromis. U vra në shkurt të vitit 1945 në kryengritjen e madhe të Drenicës se bashku me Shaban Polluzhën kundër hordhive partizane-çetnike të Serbisë, respektivisht Jugosllavisë. Historinë e Kryengritjes së Drenicës Tahiri e kishte dëgjuar nga babai i tij Nebihu, bashkëluftëtar i Shaban Polluzhës. Nebihu i tregonte për kasaphanat që ishin bërë kundër shqiptarëve pas shuarjes me gjak të kësaj kryengritjeje, për masakrat e tmerrshme që ishin bërë në prag të saj në tërë Kosovën e në veçanti në Drenicë, ku i kishin parë me sytë e tyre kufomat e shqiptarëve të hedhur në lumin Klina të Skenderajt!
Pjesëmarrës i Kryengritjes së Drenicës. Nebihu asnjëherë nuk iu nënshtrua pushtuesit serb. Ai e kundërshtoi atë në mënyrat më të ndryshme duke luftuar edhe me pushkë në dorë. As pas vitit 1945 e këtej nuk e pushoi veprimtarinë e tij për liri. Më 1981, në moshën 71 vjeçare, ra heroikisht së bashku me të birin Tahirin në një luftë të pabarabartë me pushtetin antishqiptar jugosllav. Për luftën e Shaban Polluzhës Nebihu i kishte folur shumë Tahirit. I kishte treguar se si kishin luftuar dhëmbë për dhëmbë me forcat e pushtuesit. Ai i kishte folur edhe për trimat dhe udhëheqësit e rrallë të asaj kohe, siç kishin qenë: Miftar Bajraktari, Gani Agë-Spahia, Jetullah Rezalla etj., të cilët kishin rënë heroikisht në fushën e nderit pa u tërhequr për as një çast nga vija e frontit.
U lind në Llaushë të Drenicës. Luftëtar dhe strateg i dalluar. Njeri me autoritet në popull, organizator dhe mbështetës i paluhatur i Shaban Polluzhës dhe i Kryengritjes gjithëpopullore të Drenicës kundër hordhive çetniko-partizane të Serbisë. Major me gradë ushtarake. Akademinë Ushtarake e kishte të kryer në Shqipëri (në kohën e mbretit Zog). Komandant i Shtabit të Përgjithshëm të Kryengritjes sëDrenicës. I vetmi që kishte kontaktuar me Misionin Anglez në malet e Qyqavicës në janar të vitit 1945. Ra në vijën e frontit në shkurtin e vitit 1945 së bashku me Shaban Polluzhën.
Ka lindur në Llaushë të Drenicës. Anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të Kryengritjes së Drenicës. Luftëtar i paepur i lirisë, i cili nuk u nda prej Shaban Polluzhës për asnjë çast deri sa ra në shkurttë vitit 1945. Ishte strateg dhe diplomat dhe njohës i mirë i rrethanave politike të kohës. Pas Kryengritjes së Drenicës pushteti serb filloi me represaliet më çnjerëzore mbi shqiptarët. Dhuna, duke e shtrënguar rrethin e hekurt, në atë kohë ishte bërë institucion legal i Jugosllavisë së Titos kundër shqiptarëve. Nga Kryengritja e Drenicës shpëtuan pak udhëheqës, siç qe Ymer Fazlia i Radishevës, i cili kaloi në ilegalitet të thellë. Imeri ka bërë shumë për t'i sendërtuar aspiratat e popullit tonë.
Udhëheqës i vullnetarëve në luftën e Pazarit dhe të Kolashinit kundër çetnikëve. Komandant i Batalionit në luftën e Drenicës.Shpëton nga luftimet e ashpra në Kryengritjen e Drenicës, por vritet në pabesi më vonë, në prill të vitit 1947. Tahiri Meha, duke e kuptuar esencën e këtyre ngjarjeve, kultivonte një respekt të veçantë për ata trima të kohës. Padyshim se edhe ai kishte simpatitë e veçanta për ndonjërin nga personazhet e ngjarjeve. Kjo mbase edhe varej prej përshkrimeve me të bukura që i kishin bërë atij gjyshi dhe babai i tij. Siç duket më të veçanta i kishte ato kujtime, që ia kishte treguar Bajram Zena, me një bisedë të rrjedhshme dhe të qetë. Ai ia përshkruante ato me aq simpati dhe me aq kujdes, sa që luftëtarët e lirisë i ngjallte dhe i nxirrte si ne skenë, i bënte të dukshëm. Një simpati më vete Tahiri e mbante për Mehmet Delinë, që bashkëluftëtarët e tij e thërrisnin: "Mehmeti i Vogël", i cili kishte qenë shumë solidar me shokët. Ai ishte në gjendje që t’i printe çdo aksioni. Nuk kishte ndodhur kurrë të thoshte: "Shko ti”! Çdoherë thoshte: "Rri se po shkoj unë në aksion!” Këtë veti e posedojnë vetëm trimat e rrallë."Mehmet Delia me plot meritë i priu Lëvizjës Kaçake Të Kosovës pas rënies së Azemit", –i kishte thënë, Tahir Mehës, Bajram Zena.
Ose "Mehmeti i Vogël" – siç e thërrisnin shokët e çetës. Luftëtar i shquar që nga viti 1916. Bashkëluftëtar i Azem Bejtës dhe udhëheqës i Lëvizjes Kaçake të Kosovës që nga viti 1924-1927. Ishte strateg i shquar dhe shumë i afërt me shokët e çetës. Pas vitit 1927, përpjekjet e veta për liri të atdheut i vazhdoi në Shqipëri. Vritet në Bari të Italisë nga regjimi fashist si i zënë rob lufte, diku në maj të vitit 1945.
Eshtrat e tij ende prehen përtej Adriatikut, në Itali!...