2013-05-17

Kriminelët në Serbi, viktimat në Kosovë




Është shumë e vështirë të ketë dëmshpërblime për pasojat e luftës në Kosovë, pasi rastet duhet të procedohen deri në fund, por kriminelët e luftës janë në Serbi. Kështu tha sot udhëheqësja e Qendrës për Hulumtim, Dokumentim dhe Publikim, gjatë një punëtorie me temën “E Drejta për Drejtësi dhe Ballafaqimi me të Kaluarën në Kosovë”, organizuar nga kjo qendër në bashkëpunim me Institutin Gjyqësor të Kosovës.

Udhëheqësja e Qendrës për Hulumtim, Dokumentim dhe Publikim, Nora Ahmetaj tha se organizatat të cilat monitorojnë krimet e luftës, gjatë vitit të kaluar kanë vetëm një rast gjykimi për krime lufte dhe deri më tani vetëm një person është i paditur. Ajo tha se është e vështirë të bëhet edhe ekstradimi i kriminelëve të luftës pasi Kosova dhe Serbia nuk kanë një marrëveshje të tillë.

Ndërkohë, shumica e kriminelëve janë në Serbi, ndërsa viktimat në Kosovë nuk mund të marrin dëmshpërblime pa u proceduar rasti, pa u bërë i ditur se kush është fajtori dhe më pas të merret përgjegjësia e individit, respektivisht institucionit që ka qëndruar prapa atij personi që ka kryer krimin, theksoi Ahmetaj.

“Është një proces shumë i komplikuar dhe ka implikime politike. Ne e dimë që shumica e kriminelëve të luftës janë në Serbi dhe nuk mund të vijë deri të ekstradimi. Tek pas 20 vjetësh gati përfundimit të luftës në Kroaci, kanë nënshkruar marrëveshje me Serbinë për ekstradimin e kriminelëve dhe procesimin e krimeve të luftës brenda përbrenda territoreve të tyre. mos ët harrojmë që Kosova nuk ka ende një gjykatë speciale për krime të luftës, ashtu siç e kanë vendet e rajonit, si Serbia, Kroacia Bosnja dhe Hercegovina”, citon rtk Ahmetajn.

Ndërkohë, Prokurori Special në Prokurorinë Speciale të Kosovës, Besim Kelmendi, tha se ekzistojnë të gjitha të dhënat për krime lufte të cilat janë të evidentuara në Prokurorinë Speciale të Kosovës. Të gjitha informacionet lidhur me veprat penale i ka edhe Këshilli Prokurorial i Kosovës, por për momentin të dhënat janë kofidenciale derisa proceset janë në zhvillim e sipër, tha Kelmendi.

“Mirëpo gjithmonë ka vend për më shumë, për punë më tepër, sepse ka shumë vështirësi për tu hetuar këto raste, sigurisht janë të njohura edhe për opinionin, për shkak se një pjesë e madhe e njerëzve që kanë kryer këto krime janë jashtë Kosove, por megjithatë punohet, së paku mblidhen ato evidenca, ato prova të cilat janë të mundura për momentin”, theksoi ai.

Në punëtori, u theksua se tani është momenti i fundit që të fillojë mobilizimi jo vetëm i gjyqësorit, por edhe i shoqërisë civile dhe institucioneve tjera, që të marrin guxim të ballafaqohen edhe me kriminelët që janë brenda Kosovës si dhe me krimin e organizuar.

Ndërkohë gjatë muajit mars, është mbajtur takimi i parë i Grupit Punues për Ballafaqimin me të Kaluarën dhe Pajtim.

Ky grup punues do të merret në hollësi me riparimin e dëmeve të të gjitha viktimave të luftës në Kosovë. Gjithashtu do të shikojë edhe mënyrën se si mund të përmirësohen politikat dhe asnjë viktimë të mos mbetet pa u dëmshpërblyer për dëmet që kanë pësuar dhe dhimbjet që ata kanë kaluar.

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...