2013-05-13

KUR DO TË PARAKALOJË FOLKU NËPËR TIRANË?




“Shqiponjat” e Tiranës fluturojnë në katër qytete Turke brënda katër ditëve 

Më në fund shoferi, Kastrioti, frenoi në sheshin përballë xhamisë nga më të bukurat e  Turqisë,  “Selimie”, vepra më e përkryer e dalë nga  imagjinata dhe fuqia organizuese e Arkitekt Sinanit, ndërtuar viteve 1569 – 1575.
Kemi qënë disa herë në festivalet e mrekullueshme folklorike që organizon vëndi ku nëpër zyrat shtetërore nuk mbahet fotografia e presidentit actual, por e Mustafa Kemal Ataturkut, por është hera e parë që do të stacionohemi në kryeqytetin e osmanëve të  Mesjetës.
Ederneja ka një pasuri përrallore arkeologjike, por, veç kësaj, këtu ka gati 700 vjet që organizohet mundja “Kërkpinar” ( “40 burimet”, që lindën, sipas legjendës, nga beteja 72 orëshe e dy mundësave me trupat e lyera me vaj dhe që u gjëndën në agun e ditës dhe natës së tretë, që të dy, pa frymë dhe mbi tapet).
Në programin e këtyre 5 ditëve janë parashikuar pritje nga katër kryetarë bashkie, por n e do të na prisnin  edhe dy “kajmekamë”, pra afërisht “prefektë”- funksionarë të lartë të emëruar e jot ë zgjedhur si kryebashkiakët .
Ne kur u nisëm as na tha rruga e mbarë askush, as nga Ministria e Turizmit…., apo Bashkia e Tiranës apo i ndonjë minibashki. Me siguri nuk ka për t’u ndjerë sërish askush nga këta institucione edhe kur të kthejmë.
Është e vetmja pasuri që na ka mbetur me bollëk folklori dhe kultura e trashëguar. 
Na ka zënë goja lesh për këtë trajtim të dorës së fundit që i bëhet kësaj pasurie nga entet shtetërore.  
Nga Tirana janë tre asnamble që janë ftuar nga Turqia për festivalet e tyre folklorike – “Shqiponjat”, “Kaltërsia” e Kamzës dhe një që paska  Bashkia e Tiranës.
Kemi parë nga fëmijët tanë që qanin nga entuziazmi kur buçisnin altoporlantet “Arnautlluk” dhe pasoheshin nga duartokitje të pafund dhe palat e flamurit shqiptar valaviteshin më të bukur se kurrë; kemi parë e shqiptarë për nga orgjina të përmallohen si fëmijë prej vërshimit nga Tirana të fëmijëve me kostumet tona kombëtare – për fat të keq, në atdhe nuk do ta dijë as roja I një minibashkie, ministrie apo media se çfar kontributesh japin këta fëmijë, që u pritën në katë ditë prej katër prefektëve dhe u durtrokitën pafund nëpër rrugët a sheshet turke.
Ky është një trishtim që e kemi vënë në dukje disa herë, pa as një efekt.
A do të vijë ndonjë herë dita që në rrugët e Tiranës sonë të kalojnë në “defile” artistë të folkut nga bota dhe populli ynë të duartokisë, siç duartrokasin sot militantët e tmerrshëm të partive.

                        12 VJECARJA  KRYETARE E BASHKISË

“ Booo….I harxhuam të gjitha dhuratat. Kam vetëm një kukull me veshje tirane dhe një dhuratë ca më të madhe, që na duhet për kryetarin e bashkisë së Edënesë, kur ta takojmë.
Tani do të takojmë kryetarin e Uzunkopru - së.
Fytyra e presidentit të ansamblit shqiponjat, pilotit tanimë veteran, Eqerem Tuga, është ca e shqetësuar.
Organizatori i festivalit, i shuënjohuri Cengiz Veznliki, nuk na kishte shkruar se do të priteshim edhe nga dy “kajmekamë” me të cilët, sikurse dhe me kryetarët e bashkive, do të shkëmbeheshin dhurata. Pupuuuu…Shyqyr që u nodh kjo kukulla.
Me “Shqiponjat” e vogla, këtë radhë janë katër pilotë profesionistë – që të gjithë tanimë veteranë. Jemi në Turqi dhe nuk marrim pjesë në festën tonë të aviacionit , që bëhet me 24 prillin e çdo viti dhe nga e cila kemi kaq kujtime të mbyllura në shpirt.
Në këtë “katërshe” pilotësh është  Gjeneral Brigade, ish komandanti i Forcave Ajrore Shqiptare për disa vjet, Astrit Jaupi; është piloti i njohur i linjave ndërkombëtare Myzafer Zaho dhe ne të dy, me Eqeremin.
Kukulla …nuk kishte dhuratë më të bukur për kryebashikaken e vogël Bashak Topçu, që simbolisht do të drejtonte bashkinë e qytetit të saj ditën kombëtare të fëmijëve të Turqisë, përcaktuar kjo nga Ataturku I përjetshëm I Turqisë.
“ Kryebashkiakja e vogël Topçu, vjen nga bota e prërrallave dhe e kukullave, bota më e pastër në botë. Le ta mbajë mbi tavolinën e punës për hallet e njerëzve përfaqësuesen e botës së mrekullueshme të përrallave, këtë kukull”.
E ku kishte dhuratë më të bukur për vajzën 12 vjeçe se kjo kukull nga bota e fëmijëve të Tiranës? 

Vajza 12 vjeçare nuk ishte as bija e ndonjë bizesmeni apo politikani. Duhet ta shënojmë që të gjithë këtë fakt që vjen spontanisht dhe nga Turqia. Nëna e vajzës së përzgjedhur nga të gjithë fëmijët e të gjitha shkollave të qytetit punonte infermiere dhe babai, mësues.
 “ Mua më kanë zgjedhur mësuesit e shkollës sime, por e ka aprovuar drejtori” përkthen nga turqishtja gjeneral Astriti vajzën. Nëna e saj nuk di t’i përgjigjet menjëherë pyetjes se a e ndjente ajo veten më mirë me vajzën e saj të rrethuar nga kukullat dhe lodrat e fëmijnisë apo nga hallet, telashet, por dhe vëmëndja e nderet e të qënit të saj rrethuar nga hallet e jetës së përditëshme.
Por ne na ka çuditur në Turqi edhe një fakt tjetër që na bëri të skuqeshim në heshtjen tonë të gjithëve.
Këtë fakt e prekëm në qytetin e vogël Hafsa…


                  “BALLKAN – DER “ DHE DY RIVALËT E NJË KARRIGEJE

 Gafurr Hoxha  këmbënguli që ne të vizitonim për sado pak minuta zyrën e shoqatës së tyre që quhet “Ballkan – der” dhe ku ai ishte sekretar. Gafurri është nga Buqliza , ka kryer shkollën e lartë në Rep. e Turqisë dhe ka lidhur jetën me një vajzë turke.
Shoqata në fjalë ndihmon studentët e huaj që studiojnë në Turqi; I ndimon me të gjitha format dhe kapacitetet e saja, megjithëse është e re, vetëm një vjeçare. Në krye të saj ndodhet biznesmeni bosnjak Kenan Yakar. Në  të bëjnë pjesë 42 veta , kryeesisht të përfshirë edhe në botën e biznesit . Ata përfaqësojnë  nacionalitetet që studiojnë në universitetet e vëndit njërin prej universiteteve turke,  pikërisht në Edërne, ishte hapur më në fund fakulteti i gjuhës shqipe. Pedagogët janë nga Maqedonia, Kosova apo edhe nga Shqpëria. Siç na thanë  dy pedagogë atje, njëri nga Maqedonia dhe tjetri nga Kosova, thuajse që të gjithë studentët që ndodhen të regjistruar sot , janë turq.  
Në “Ballkan – der” përfaqësoheshin 900 studentët kosovarë; studentë bosnjakë, grekë, maqedonë, malazez, bullgarë…
Kjo zyrë ishte vizituar edhe nga Kryeministri dhe kryemyftiu i Malit të Zi, Valiu dhe  Kryebashkiaku i Edërnesë, guvernatori I Hafsasë…
Me grupin e  vogël ku na shpuri plot hare të vizitonim zyrën Gafurri dinamik dhe që e kish marrë malli shumë për atdheun, ishte edhe një burrë I gjatë, I pashëm dhe që qeshte gjith mirësi me sytë e  tij të zgjuar. Ai quhej Ajdemir Jillderim dhe ishte nga Korça me origjinë. Fliste shqip mirë. ( Përkthyesi ynë Emre, na tha me pikëllim se, I vetmi njeri që fliste shqip në familjen e tij, gjyshja e dashur, kishte vdekur një vit më parë).
Ajdemiri kishte konkuruar me kryetarin actual të bashkisë së qytetit me emrin Hafsa; ai e kishte mundur me ca diferenca të vogla.
Sapo na kishte pritur kryebashikaku I Hafsasë, ai burrë i imrë; kishte pritur përfaqësues nga të gjithë ansamblet e huaj të ftuar prej mikut tonë të vjetër tanimë Cengiz Veznliki dhe kishim shkëmbyer dhurata. Ai shihte I mrekulluar njërën nga dhuratat tona – variantin shqip të lirikave të dashurisë së 18 sulltanëve osmanë që e ka botuar në Tiranë shtëpia botuese “ADA”.
Po…edhe ky Ajdemiri ynë ishte po kaq burrë I mirë. Madje ky…përfaqësonte studentët shqiptarë në “Ballkan – der”, interesat dhe përkujdesjet ndaj tyre. Ai krenohej I ngazëllyer se kishte dy shtetësi dhe se , pasaportën shqiptare ia kishte dhënë në dorë kryeministri shqiptar I kohës kur ia kishin dhënë pasaportën, z Sali Berisha, në vitin 1994.
Sigurisht që duhej të kishte ndonjë mllef, ndonjë inat, ndonjë kunj mes të dy “lufttarëve”, fitmtarit dhe të mundurit me gjak korçarësh.
“Jojo! Ne u ndamë shumë miqësht kur ai fitoi zgjedhjet. Është njeri I mirë dhe burrë I mirë. Ai ndihmon dhe interesohet edhe për shoqatën tonë. Si? A jemi sharë a ofenduar me njëritjetrin? Bah! C’është kjo?! A ka hequr njerëz nga puna ai sapo zuri postin e kryebashkiakut? Jo, asnjë. Te ne nuk heqin njerëz nga puna për bindje politike”…


Po në atdheun tonë?
Ka sa t ë duash që pashpirtësisht heqin njerëz nga puna se I përkasin “partisë” tjetër, duke I zëvëndësuar ata me militiantë apo votonjës së partisë së fitimtarit, gjë që me shumë dorëza e bënin në kohën e Rankoviçit, Titos e Sllobodanit vetëm serbët ndaj shqiptarëve….
Një fakt I tillë na bëri të skuqeshim. Jo vetëm bashkëatdhetarin tonë Ajdemir, kur e pyetëm, por e kofirmuam dhe në ndonjë rast tjetër, kur ai u paraqit, që në Turqi nuk vihen re, se nuk ka, raste që të hiqen njerëz nga puna dhe të mbushen  vandet me militantë “ që do të votojnë më pas për partinë time”. Besoj që e kemi përjetuar të gjithë këmbënguljen e “kryetarëve” të partive që “partia” e tij , “çifligu “ I tij, të marrë,  së paku një zëvëndës ministër, një drejtori ministrie, pa le një apo dy ministry. Nuk është puan në këtë rast se po kënaq epshet e dikujt për t’u bërë ministër, ambassador apo atashe; kjo është gjysma e së keqes. Tmerri është se pas allishverishit për të marrë këtë post, vjen heqja massive e punonjësve të më parshëm atje, deri edhe te roja, gjë që, jo vetëm Ajdemiri, e pritën pyetjen time me të ngritur të supeve plot habi.

               KATËR DITË, KATËR “DEFILE”

“Defile”…do të thotë parakalim në këmbë nëpër rrugët e qytetit ..Parakalojnë të gjithë asnamblet me flamujt e vet kombëtar dhe vesjet e veta nacionale; duke kënduar, hedhur valle, duke valavitur flamuj – sigurisht edhe flamuj turq, që organizatorët ua dhurojnë papërjashtim të gjithë ansamblistave.
Rrugët e qytetit janë rrehuar nga njerëz të gëzuar, entuziastë dhe që borohorasin e duartrokisin sit ë jenë mitingashë  të Tiranës.
Vallë kur do të vijë ajo ditë që nëpër rrugët e Tiranës, Korçës, Shkodrës, Durrësit, të bëhen të tilla “defile” dhe populli të shikojë bukurinë dhe magjinë e folklorit, që e ka me aq bollëk, sa e shpërdoron, me po aq bollëk.
Pas “Defilesë”, nis shfaqja. Në tribunë apo skene, ngjien njëri pas tjetrit ansamblet. Ja, sonte shfaqja është në rrugë.Janë afruar shqiptarë si të jenë bletë që ndjejnë erën e mjaltit.. Grupi I parë është ansambli vëndas. Mes valltarëve të mrekulleushëm turq, ja ku është edhe Abdullahi. Ku djalosh gazmor, ka lëshuar shtat tanimë dhe më tregon më pas se ka humbur 15 kile. Përpara ishte sa i gjatë dhe i gjërë, hidhte valle pa u lodhur aspak dhe hante, po ashtu, pa u lodhur aspak. Tani qe bërë valltar elegant dhe I palodhur nën përkujdesjen e instruktorëve të valleve të ansamblit të tij.
Turqit demonstruan një pjesë me motive cigane, kur rracizmi dhe abuzimi me fondet e tyre tanimë ka marrë përmasa evropiane. Mes këtij kontigjenti artisësh që u ngritën në skenë,  nuk më zë syri një turk me konstrukt bodiguardi, që bënte pirueta në majë të gishtrinjve të këmbëve. Kushedi se sa artistë të këtij ansambli nuk patën shans të ngjiteshin në tribunë – rinia turke I frekuenton në mënyrë massive ansamblet e folkut.
Ansambli ukrainas…Ai nuk e demonstroi  floririn e saj të vogël, një këngë që e egzekutojnë 3 ariste dhe mësuesja e tyre që hyn në mënyrë të mahnitësshme me zërin e katërt në linjën që këndojnë tre zërat e tjerë. Këtë këngë ukraniset ua  “dhurojnë” kryetarëve të bashkidë apo kajmekamëve, gjatë takimeve, “live”.
Turqit e pëlqejnë shumë shëkmbimine  dhuratave, dijnë t’I përgatisin dhe t’I dhurojnë plot elegancë, mirësi dhe lezet.
Myzafer Zaho, që ka bredhur nëpër qiejt e Evropës me aeroplanin shqiptarë të linjave ndërkombëtare, vështron ngado me mahnitje dhe në fytyrën e tij i endet një buzëqeshje e lehtë nostalgjike dhe mirësie të pafund.
“Mr Lahi…Kush ka në buzë një gjysëm buzëqeshje që I endet pa e patur mëndjen, në vetminë e tij, ndërsa ecën apo mediton, ai njeri është më I pasur se pasaniku më I madh në Hungari apo në Tiranë…” – është pëshpërima e papritur e drejtueses së ansamblit hungarez, që ndodhet këta cast pranë meje ndërsa vajzat e  saja kanë mbaruar programin e disa pjesëve moderne. Myzafer Zaho nuk e ka ndjerë këtë mërmërimë që hungarezja sikur ia ka pëshpëritur vetvetes.
Gafurri , bulqizaku që po mbron titullin shkencor për psikollog, rri tër kohës vetëm me grupine  atdheut, ndërsa, Ajdemiri, që për një dhjetë – dymbëdhjetë përqindësh mund të a kishte pritur në zyrën e kryebashkiakut, kishte sjellë me motorçiletën e  tij nga një dhuratë për të gjithë të rriturit e ansamblit “Shqiponja”, përfshirë dhe dy shoferët.

      “Arnautluuuuuuuuuuk”.
Ngjiten në  skenë “Shqiponjat”.
Duartrokitjet e qytetarëve ordinerë janë frenetike. Në turqi egziston përcaktimi “arnaut piper”, që bën fjalë për piperin më djegës që përdoret në guzhina apo “arnaut kalldrëm”, që, siç spiegon Gjeneral Astriti, cilësohet jo vetëm një lloj kalldrëmi i fortë dhe që nuk ka zog nanet ta prishë, por edhe përdoret si figurë për njerëz të vendosur, të përkushtur deri në çfardo sacrifice e që duket sikur “nuk hanë pyka, por çajnë vetëm përpara”. Vetë fjala “arnavuuud” është fjalë arabe dhe ka kuptimin e njeriut që nuk njeh zmbrapsje.  Dikur, në kohën e osmanëve, rruga për në Qabe ruhej vetëm nga mercenarë arnautë. Gjatë luftës ruso – turke shkran një s tudiues ushatrak, kështjellat turke binin e dorëzoheshin njëra pas tjetrës, me përjashtim të njërës, mbrotëst e së cilës, u vranë që të gjithë me armë në dorë. Ata ishin që të gjithë “arnautë”, që në gjuhën arabe don të thotë “I pastepshëm, I pazmbrapshëm”.
Koreografia e Aida Xhamallatit … Kjo vajzë e re vazhdimisht është në kërkim të repertorit të ansamblit dhe, këtë radhë, ka sjellë valle të reja dhe ndonjë nga më të bukrat që janë prezantuar “Shqiponjat”. Fëmjët janë të përkushtuar, me passion..
Ngado ndjehet dora e shokut tonë Eqeremit, bashkësortes së tij Violetës dhe daullexhiut e pasionantit kokëkrisur dibran Muhamet Melani. Ky përbën edhe stafin që ka përgatitur këta vaklltarë aq bukur, sa bën një një sqimtar si Cengiz Veznliki më pëshpërin në vesh: “ Kaq mirë nuk e kam parë asnjeherë Shqipërinë. Të gjithë ansamblet kanë ardhur dhe japin shfaqje të shkëlqyera, por ju ua kaloni të gjithëve këtuyre ansambleve të shkëlqyer….”
   ..Ka ardhur radha e pantonimave të shpejtësisë se një artisti bullgar që shoqërohet nga një këngëtar I mrekulleushëm, që këndn këngë amerikane, me zë të lartë e të çjerrur koë pas kohe, por me të një çjerrë të kontrolluar me shumë kujdes.
Ndërkohë…Cengizin tonë e rrethojnë fëmijët si ai të qe një ari që bletët duan ta ngacmojnë të gjitha. Ai qeshën dhe mbrohet. I don fëmijët shumë. Ka qënë tër jetën me fëmijë. Disa fëmijë të tij të  dikurshëm, tani janë bërë deri dhe kryetar bashkishë. Ai ka mbetur në gjënë më të bukur, në artin e tij, në botën e tij të veçantë…E ku ka më bukur se sat ë të sulen fëmiëjt për të lozur me ty si të ishin bletë që luajnë me ariun “murru”,megjithëse koka jote është e mbushur me thinja dhe kushedi se çfara halle të jetës ata caste rrijnë sus dhe  gëzohen botës së fëmijëve?
                                                          RIZA LAHI

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...