2013-07-08

Nga Flori Bruqi: Jeta letrare dhe artistike e studiuesit të mirënjohur shqiptar Mr. Sci .Kadrush Radogoshi


kadrush
    Kadrush Radogoshi lindi në Gjakovë më 15 Shtator 1948. Shkollën fillore dhe gjimnazin I kreu në Gjakovë, ndërsa Fakultetin Filozofik (Dega e gjuhës dhe letërsisë shqipe) e kreu ne Prishtinë, ku I kreu edhe studimet pasuniversitare te letërsisë dhe mori graden “Magjistër I shkencave filologjike” duke mbrojtur tezën “Poetika e romanit bashkëkohor shqiptar me tematikë të shekullit të XV”.
kad1
 Prej vitit 1969 e deri në vitin 1981 punoi në arsim, kur e burgosën dhe e akuzuan në bazë te nenit famëkeq 133 alinea 1 të Ligjit penal të ish Jugosllavisë për vepër penale “propagandë armiqsore”, që nënkuptonte sankcionim te lirise së mendimit dhe fjalës së lirë.
kad 2
 Pas daljes nga burgu u ekskomunikua dhe iu mor e drejta e ushtrimit te profesionit të profesorit për 18 vjet me rradhë. Persekutimi i tij politik nga burokracia politike e Gjakovës shpesh herë mori permasat e linçit publik. Ishte fajtori kujdestar politik në Gjakovë.
kad 4

Argumenti më domethënës për këtë është fakti se ishte i vetmi gjakovar  në mesin e 237 izolantëve shqiptarë, kryesisht intelektualë, te arrestuar më 28 Mars 1989 e të dërguar fillimisht në Burgun e Leskovcit e pastaj te shpërndarë nëpër burgjet tjera të Sërbisë.
kad 5

Në rastin konkret Kadrushi u dërgua në Burgun e Prokuples. Motivacioni i këtij arrestimi ishte dyshimi se këta intelektualë, te cilët ishin shquar në kundërshtimin e rrënimit të autonomisë së Kosovës, mund të ishin të rrezikshëm për rendin kushtetues të ish Jugosllavisë.
kad 3
 Ky arrestim nuk ishte bërë me ndonjë vendim gjykate,por me vendim policie të sugjeruar nga komitetet komunale te Lidhjes së Komunistëve të ish Jugosllavisë.

kad 9
 Duke qenë “i papërshtatshëm moralo-politikisht” për “sistemin e vetqeverisjes socialiste jugosllave” qe i papërshtashëm për t’u pranuar në Shoqatën e Shkrimtarëve të Kosovës nga viti 1981 gjer në vitin 1990.I tillë ishte edhe për redaktorët e të vetmes Shtëpi Botuese “Rilindja” (Libri i tij “Nekrologji për Sodomën” u censurua 7 vjet me radhë).
kad 6
 I papërshtatshëm “moralo-politikisht” ishte edhe për dy tre hartuesit hartuesit e antologjive ,të cilët e kishin monopolizuar të drejtën për hartimin e antologjive me pëkrahjen direkte të politikës.
kad 8
 Në vitet 90 të shekullit XX ishte njëri ndër themeluesit e Sindikatave te Pavarura të Kosovës dhe njëri ndër udhëheqësit e tyre, në mesin e të cilëve pos Prof.Dr. Hajrullah Goranit ishin edhe Hamëz Jashari ( hero i kombit), Agim Hajrizi (dëshmor i kombit) e shume të tjerë. Në vitet 1992 – 1997 ishte kryetar i Klubit Letrar “Gjon Nikollë Kazazi” të Gjakovës. Gjithashtu ka qenë redaktor i Revistës letrare “Shtigje” të botuar nga ky klub.
kad 10
Ka shkruar poezi, prozë (tregime dhe romane), dramë, ese, kritikë letrare, artikuj studimorë për letërsinë dhe publicistikë. Ka fituar shumë çmime letrare për poezi e tregim në konkurset letrare të gazetave dhe revistave letrare të Kosovës. Në vitin 2003,me librin “Nëpër universin letrar” fitoi Cmimin “Pjetër Bogdani”, i cili jepej për veprën më të mirë letrare të botuar gjatë vitit në Kosovë.
kad 11
 Në vitin 2004 fitoi Cmimin Special të Festivalit “Sofra poetike Ymer Elshani”, ndërsa në vitin 2009 me librin poetik “Cabrat Antologjia” fitoi Cmimin për libër më të mirë poetik në Kosovë të botuar brenda dy Mitingjeve poetike, që mbaheshin në Gjakovë.
kad 12
 Deri tash ka botuar 15 libra letrarë të zhanreve të ndryshme letrare .Vlerat e veçanta të krijimtarisë letrare te Kadrush Radogoshit i kane vënë në spikamë keta shkrimtarë, kritikë e studiues të letërsisë: Akademik Prof Dr. Pajazit Nushi, Abdullah Konushevci, Rushit Ramabaja, Dr. Arben Hoxha, Mr. Sci. Hajdar Salihu, Mr. Sci. Kadri Rexha, Vasil Vasili, Prend Buzhala, Ismail Syla, Pal Ndrecaj, Mr.sci.Flori Bruqi  etj.

kad 17

 Për vlerat e veprimtarisë letrare të këtij autori, në letra të veçanta dërguar autorit, janë shprehur edhe dy personalitete te veçanta: Ismail Kadare dhe Ukshin Hoti. Disa poezi të tij janë përkthyer ne gjuhën angleze, suedeze,rumune.

kad 13
Në periudhën mars 2005 – mars 2007 ishte nënkryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, ndërsa në periudhën mars 2007 – mars 2009 ishte kryetar i saj.
kad 15

 Në këtë periudhë, si përfaqsues i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, ishte anëtar i Këshillit të Librit (organ profesional) në Ministrinë e Kulturës së Kosovës.
kad 16
 I zhgënjyer me rrjedhat negative në Kosovën e pasluftës, së bashku me familje, emigroi në Kanada në vitin 2010.


Një letër e pnajohur e Mr.Ukshin Hotit 


nga burgu




http://flori-press.blogspot.com/2006/07/nj-letr-e-pnajohur-e-mrukshin-hotit.html

Në vend të përkujtimit:



Publicisti dhe shkrimtari gjakovarë Mr.sci.Kadrush radogoshi ruan me dashuri të madhe një letër të politologut tone të ndjerë Mr.sci. Ukshin Hotit,të shkruar në Burgun e Qarkut në Prizren,më 7 gusht 1994,qelia numër 20(vetmi).

Letra është shkruar në faqën e fundit të zbrazët,të romanit “Jeta artistike e Ilir Shkretës” të Magjistrit tonë të mirënjohur Kadrush Radogoshi.

Letra i dërgohet një të burgosuri politik,i cili i kishte dërguar romanin për ta lexuar.Ky i burgosur ishte Deli Haxhosaj nga Gjakova(Kosovë),i cili pas daljes nga burgu,e kryen porosinë e Mr.sci.Ukshin Hotit duke ia dhënë letrën shkrimtarit dhe publicistit të romanit Mr.sci.Kadrush Radogoshi.

Teksti i letrës së panjohur për lexuesin është ky:

“Deli,
Më pare nuk e njihja këtë shkrimtar.Ky libër i tij-më bëri përshtypje për pjekurinë me të cilën e ka kuptuar thelbin e një procesi.

Do të dalësh më herët se unë nga burgu.Do të kesh mundësi ta takosh shkrimtarin.Të lutëm,përcjellja përgëzimet e mia dhe lutjet që t’i thellojë edhe më tutje shkrimet e veta rreth procesit në fjalë.

Përdorimi i figures së Laokontit është madhëshjtore,por nuk duhet të mbetët më aq.

Le të vazhdojë.Besoj se do të behët shkrimtar i madh, po qe se do të dijë t’i shmangët kurthës se zëvendësimit të një urrejtjeje(ndaj komunizmit p.sh)me një dashuri të tëpruar(ndaj demokracisë formale p.sh).

I shpëtuar nga kjo kurthë,një shkrimtar si ky,do të dijë ta begatojë demokracinë me vlera që i përkasin kombit.Të lutem uroje në emrin tim,duke ia transmetuar këto fjalë pike për pike.
Ukshini
Burgu i Qarkut
PZ.7.08.’94
çelia 20(vetmi)


Kjo letër e Mr.sci.Ukshin Hotit është më interes për disa arsye,të cilat do të përpiqemi t’i vemë në spikamë sot(28 korrik 2006).

Është letër e panjohur për lexuesit e forumeve virtuale(art-café;floart,flori-press) e të ndjerit Ukshin Hoti,njerit prej intelektualëve më të ndritur të kombit tonë,të cilin pa asnjë ngurrim se mund të gabojmë,mund ta quajmë Promethe shqiptar.

Gjykimi i tij,2300 vjet pas atij të Sokratit,u bë në Prishtinë,në Gjykatën e Qarkut.Largësia kohore dhe vendore e gjykimit nuk mund të zbehë ngjajshmërinë e çuditshme me gjykimin e Sokratit,thotë shkrimtari dhe publicisti i njohur prishtinas Abdullah Konushevci.

Gjykimi i Ukshin Hotit e ka edhe një përmasë të veçantë,sepse fati i tij është i trishtë,sublime,vuajtje dhe mjerim…

Romani “Jeta artistike e Ilir Shkretës” i Kadrush Radogoshit është lexuar në burg,në vetmi,në çelinë numër 20 të Burgut të Qarkut të Prizrenit,prandaj edhe letra-nxitur nga ky lexim u shkrua në rrethana,të cilat i dijnë vetëm ata që kanë kaluar në për istikamet e burgjeve mesjetare në bastilën serbosllave.

Lexuesi i romanit dhe shkruesi i letrës,e cila nuk shpreh vetëm mbresa,por ka edhe vlerësime interesante,nga Mr.sci.Ukshin Hoti,i cili nuk ishte letrar,por politolog,megjithatë e këshillon shkrimtarin Radogoshi,për një çështje më rendësi siç është urrejtja dhe dashuria,të cilat nëse nuk shprehen nga largësia e domosdoshme e vlerësimit objektiv krijojnë një kurth për shkrimtarët,publicistët dhe gazetarët shqiptarë.

Vlerësimi i lartë i romanit nga Ukshin Hot ii bashkohet kritikës sonë letrare në mënyrë dinjitoze.

Vlerësimi i tillë ndesh me fushatën e organizuar ku këtij romani dhe autorit të tij Kadrush Radogoshit nga ithtarët dhe kritikët policor të djeshëm dhe të sotëm si tutorë kulturorë sulmojnë dhe përsekutojnë edhe sot e kësaj dite Mr.Kadrush Radogoshin.

Letra e Ukshin Hotit dëshmon se sa ishte gjallë ky martir i kombit,ishte më të vërtetë intelektual i madh …

Por çfarë bënë shokët e burgut ,apo shteti i tashëm i Kosovës ,për të zbardhur fatin dhe eshtrat e tij kanë mbetë në mëshirën e kohës! …

Flori Bruqi

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...