2013-11-03

DORA SERBE DHE ADEM JASHARI



“Busti i Adem Jasharit, që deri në muajin nëntor 2012 gjendej në një shesh të vogël në Rrugën e Durrësit, pranë bllokut të ambasadave, pas heqjes prej aty, është hedhur në plehra”!

Bedri Halimi



Kështu shkroi "Gazeta Shqiptare", sipas së cilës pastaj edhe media tjera e cituan duke e dhënë si lajm të turpshëm. Pastaj, në  disa portale u bë në  komente nga persona të  ndryshë m duke e shprehur mllefin e tyre për këtë veprim antinjerëzor dhe antikombëtar.

Ata me kë to komente dalin jashtë temës duke e marrë  si shkas këtë veprim, duke u ndarë kë shtu në dy taborre. Jo kundër e pro bustit, por kundër e pro Shqipërisë. Një komentues madje madje thotë: “A thua me të vërtet na duan aq shumë vllezërit tanë matan kufirit”, një tjetër i jep ‘vulë’ kë saj pyetje sipas egos së tij duke konstatuar se “ata nuk na kanë dashtë kurrë…” Pastaj disa të tjerë shprehin fyerje e mllef kundër Shqipërisë me fjalor nga më banalet. Eh sikur këta komentues ‘micsokola’ të dinin të komentonin (pa le pastaj edhe të punonin) kundër Serbisë.

Ska dyshim se veprimi ndaj bustit është anti njerëzor, anticivilizues e antikombëtar. Por në këtë rast parashtrohet pyetja logjike: në shërbim të kujt shkon në veprim i tillë? Kush i gëzohet një veprimi të tillë në Kosovë, në Shqipëri e përgjithësisht në trojet shqiptare? Kush tjetër pos Serbisë?! Shteti shqiptar në nëntor të vitit që shkoi, në kuadër të festimeve të 100-vjetorit të Pavarësisë, në të njëjtin shesh vendosi një shtatore të punuar nga skulptori i njohur Muntaz Dhrami.

Në ceremoninë e përurimit të kësaj shtatoreje siç dihet morën pjesë udhëheqës të lartë nga Shqipëria e Kosova, që e ngritën në qiell figurën e Adem Jasharit. Prandaj a është ky veprim i shtetit shqiptar? Jo! Po i njeriut shqiptar, në dejtë e të cilit rrjedh gjak shqiptari? Gjithsesi jo. Ky veprim, a e shpreh ndjenjen dhe qëndrimin e popullit shqiptar në Shqipëri? Në asnjë mënyrë! Këtë e dëshmon vet qëndrimi i shtetit shqiptar dhe i popullit të  saj gjatë luftës në Kosovë, ku shumë djem e vajza nga Shqipëria rrokën armët dhe ju bashkuan radhës së djemve dhe vajzave nga Kosova për çlirimin e Kosovës, ku në mesin e të cilëve shumë pjestarë nga Shqipëria e dhanë jetën për lirinë e Kosovës si: Adem Bajram Selmani (1967) nga Tropoja; Adem Ukë Mazreku (1964) nga Vranishta; Agim Ismail Muja (1970) nga Kruma; Arben Rexhë  Kraja (1972) nga Vlahna; Arben Selim Bardhoshi (1979) nga fshati Letaj; Arian Xhemil Brahimi (1977) nga Shkodra; Arif Shpend Dautaj (1959) nga Gegaj i Tropojes; Artan Xhemë Kovaçi (1982) nga Vlahna e Hasit; Astrit Hekuran Suli (1976) nga Luzaj, komuna Lumas – Berat; Astrit Selman Rrushi (1970) nga Qarri i Hasit; Behar Adem Ademaj (1970) nga Bardhoci i Kukësit; Besmir Adem Brati (1970) nga Golaj; Bylbyl Hazir Breçani (1974) nga Markaj – Tropojë; Dinë Alush Koleci (1945) nga Kishaj – Has; Etem Tote Syla (1965) nga Morina – Kukës; Fatmir Rexhep Ndoqi (1978) nga Bujani i Malësisë së Gjakovës; Halim Zenun Bardhoshi (1947) nga Peraj – Letaj i Hasit; Halit Riza Coka (1974) nga Arrni – Kukës; Hamdi Muharrem Mula (1964) nga Dobruna, komuna e Golajt; Hazir Avdyl Mala (1941) nga fshati Tpla i Malësisë së Gjakovës; Hyrë Mehmet Demiri (1927) 72 vjeqare nga lagja Sallah; Hysen Asllan Syla (1962) nga fshati Morinë – Kukës; Hysni Adem Hajdarmataj (1946) nga fshati Zherkë – Tropojë; Indrit Lulzim Cara (1971) nga Kavaja; Isa Dervish Thaçi (1966) nga fshati Domaj – Krumë; Isa Peshk Malaj (1942) nga Peraj; Lavdije Ramadan Lusha (1984) nga Golaj, pra 15 vjeçare; Lefter Lutfi Koxha (1969) nga fshati Nishovë – Skrapar; Man Arif Sallahi (1937) Tiranë; Mehmet Ramë Dezdari (1972) nga Shkelzeni – Tropojë; Mehriman Ukë Dauti nga Zaharishta – Has; Mensur Skener Syla (1978) nga Morini – Kukës; Merita M. Cahani (1977) nga Cahani; Musë S. Cahani (1939) nga Cahani; Naim Hajdar Qema (1978) nga Mujaj – Kishaj; Ndriçim Sherif Koxha (1971) Lushnje; Nesim Hysni Syla (1968) nga Morini – Kukës; Pajtim Ahmet Roci (1980) nga Kruma; Qazim Hazir Dautaj (1952) nga Gegaj – Tropojë; Ramë Musë Geca (1980) nga Kruma; Ramë Rexhep Sallahi (1937) 64 vjeqar; Ramiz Ramë Memia (1968) nga Myhejani – Tropojë; Sadri Besim Ahmati (1945) nga Vlahna; Selim Tahir Kalaja (1937) nga Vlahna; Skender Rasim Morina (1970) nga Pogaj – Has; Lulzim Sadik Morina (1973) nga Pogaj – Has; Skerdilajd Bardhyl Llagami (1969) Tiranë; Tahir Hoxha (1937); Hysen Mella (1964); Tahir Mal Sinani (1964) nga fshati Gri – Tropojë; Tahir Ramë Memia (1964) nga Myhejani – Tropojë; Xhavit Lleshi (1955) nga fshati Kishaj; Osman Ibish Lleshi (1967) nga fshati Kishaj; Xheladin Qazim Dauti (1955) nga Golaj; Xhemë Ali Kovaqi (1936) nga Vlahna; Xhemë Sadri Bardhoshi (1964) nga Letaj – Has; Xhemile Makel Sallahu (1927) pra 72 vjeçare; Xhevahir Bajram Selmani (1965) Tropojë; Xhevat Ajet Lleshi (1969) nga Kishaj. Kur kësaj ti shtohet edhe fakti se tërë armatimi për UÇK-në në Kosovë ka ardhur nga Shqipëria, atëherë çdo gjë është e qartë.

Po atëherë, kush ka përfitime nga këto veprime të turpshme? Kush tjetër pos Serbisë?! Gjatë okupimit të Kosovës, vetëm në Kosovë thuhet se ka pasur afro 50.000 bashkëpunëtorë të Serbisë (pra, pesëdhjetëmijë). Kur kësaj ti shtohet se luftëtarët e UÇK-së në të gjitha fazat e luftë s, po ti mbledhësh së bashku nuk e arrijnë këtë shifër, atëherë kjo tregon qartë se pse sot në mesin e shqiptarëve në Kosovë, ka komentues të tillë, të  cilë t nese një  gjë  të  tillë  e bë jnë  me vetë dije,  mund të jenë vetë m pjellë nga loza e bashkëpunëtorëve të UDB-së. Tashmë është sekret publik fakti se Serbia ka pasur bashkëpunëtor të vet edhe në viset e rajonit (pra edhe në Shqipëri), të cilën gjë e ka pohuar edhe vet Millosheviqi. Përderisa Serbia ka bashkëpuntorë të vet edhe në Shqipëri, është e qartë se ajo paratë që i paguan, nuk i paguan kot. Tani Shqipëria është në prag të zgjedhjeve të  pë rgjithshme, prandaj tensionimi dhe nxitja e luftës politike në Shqipëri i shkon në favor vet Serbisë, siç i shkon për shtati edhe krijimi i një imazhi sa më të keq  për popullin dhe shtetin shqiptar në Kosovë dhe anasjelltas. Dihen veprimet e UDB-së pas rënies së komunizmit në Shqipëri, ku Serbia përmes mekanizmit shtetror bënte selekcionimin se kush mundej dhe kush jo, që të shkonte në Shqipëri. Në radhë të parë, pati dërguar shumë misionar shqipfolës nga Kosova që të silleshin sa më keq në Shqipëri, për të krijuar kështu përshtypje sa më të keqe për Kosovën dhe popullin e saj, duke përfshi madje edhe sjelljet amorale të disa kosovarëve.

Çfarëdo veprimi që të bëje Serbia përmes satelitëve e piunve të saj në  Kosovë  apo në  Shqipë ri, kudoqofshin ata, e ngadoqofshin ata, nuk mund ta arrijnë kurrë synimin e Serbisë. Qoftë edhe nese në këtë drejtim në ndihmë u shkojnë me vetëdije apo pa vetëdije edhe argatë  nga Kosova, që jo vetëm që nuk e njohin realitetin, por nuk e njohin as veten e tyre, sepse nuk e njohin as Zotin pë r Zot. Njeriu vepron keq, jo pse deshiron të jetë i keq, por pse nuk di të veproj mirë, për shkak të mungesës së vetëdijes. E nese i verbëti nuk e sheh diellin, kjo nuk dmth se dielli nuk ekziston.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...