2013-11-05

Musine Kokalari, Leterkembimi me Enverin

Musine Kokalari, Leterkembimi me Enverin


Ne nje ceremoni te thjeshte ne mjediset e Ministrise se Kultures, kjo medalje iu dorezua mbeses se Musinese, Karolina Alimit. Gjithcka ne emer te kthimit te borxhit te madh qe ky vend i ka Musine Kokalarit. Ndaj edhe ministri Ylli Pango u shpreh se, “shpejt mendojme qe vepra e saj te botohet, pasi ajo eshte nje personalitet qe e nderon kombin tone”. Kontribut te madh vleresohet nga studiuesit se i ka dhene jo vetem politikes shqiptare, me themelimin e Partise Socialdemokrate ne vitin 1943, por sidomos per kulturen shqiptare, duke qene nje femer shkrimtare shqiptare ne nje kohe teper te trazuar. Mund fare mire te cilesohet edhe si e para shkrimtare shqiptare, pasi Elena Gjika, qe njihet si e tille ka shkruar ne Rumani, pra pertej kufijve te Shqiperise, ndersa Musine Kokalari, pasi kreu studimet, iu dha Shqiperise me gjithe forcat e saj. Duke deshmuar ne cdo hap anti-komunizmin e saj!
E megjithese ishte nje nder femrat intelektuale te rralla ne Shqiperi, fati i saj qe i mjere! Sa ne qelite e burgjeve shqiptare ne persekutim! Rresheni qe stacioni i saj i gjate e i fundit, ne te cilin qendroi gjate. Atje mundi te lere shume gjurme, pas ajo kishte rrugen e saj, ate rruge qe banoret e qytetit e pagezuan me emrin “Rruga ku shkon ajo...”.
“Ishte nje ze ne shkretetire Musineja, keshtu e cileson Agim Musta, nje prej njerezve qe pati nismen e madhe, e se bashku me nje grup intelektualesh ju drejtuan Presidentit per ta pagezuar ate “Nderi i kombit”. Mund fare mire te cilesohet edhe si rast unik per perndjekjen e saj ne te gjithe hapesiren e Evropes Lindore. Por ajo ishte e tille deri ne fund, me bindje te patundura antikomuniste. Ajo qe nje disidente deri ne frymen e saj te fundit.
Korrespondenca me Enver Hoxhen
Korrespodenca qe ka pasur me Enver Hoxhen, pohohet nga ish-drejtori i Arkivit te Shtetit, studiuesi Shaban Sinani. Por ajo cka thuhet eshte nje tjeter fakt, ai i nje propozimi te mundshem nga Enver Hoxha. Theksohet se, Musineja dhe Enveri kane qene kusherinj fare te afert, te dyte! Nenat e tyre ishin kusherira te para, vajza tezesh, ndersa ishin edhe kusherinj te katert nga babai. Studiuesi Shehu shkruan: “Ne vitin 1940-1941, nena e Enverit, i propozon nenes se Musinese per ta marre per nuse Musinene per Enverin. Enver Hoxha ishte ne dijeni per kete. Ai ka pasur korrespodence me Musinene per vite te tera, e kjo shoqeri ka pasur ne baze afrine gjinore qe kane pasur dy te rinjte, dhe letrat thuhet se jane me permbajtje te ngrohte fisnore”, shkruan Shehu. Cdo gje e cdo situate mund te lexohet ndryshe nga kushdo. Per te vijuar deri ne fund idene e tij, Shehu shkruan nder radhe, ne pak fjale eshte se Musineja e ka refuzuar Enver Hoxhen, per shkak te lidhjeve gjakesore, dhe kete Enveri nuk ja harroi kurre! Por ka gjase te mos kete qene pikerisht ky fakt qe coi ne nderprerjen e korrespodences se tyre. Pasi Enveri dhe Musineja kishin nje motiv me te madh per te mos kembyer me mendime mes tyre, ate te bindjeve. Musineja deri ne frymen e fundit qe antikomuniste, me gjithe vuajtjet qe i solli, ndersa do te qe e teper te komentoheshin bindjet e Enver Hoxhes.
Propozim edhe nga Mithat Frasheri
Vajze e hijshme qe lakmohej jo pak prej intelektualeve te kohes. Nje nder ta ishte edhe Mithat Frasheri. Sic shkruan studiuesi Novruz Shehu ne librin e tij, “Vajza uragan”, kushtuar figures se saj: “Ne vitin 1943, asaj i propozoi edhe Mithat bej Frasheri. Ata kishin korrespodence, kur ajo ishte me studime ne Itali. Ai e ndihmoi edhe per mbrojtjen e diplomes. Ajo e nderonte, por nuk e dashuronte. Musineja shihte tek ai gjakun e Rilindjes dhe ndricimin e saj ne gjithe fuqine e shekullit. Mithati i propozoi, por ajo nuk u fye, por nuk e pranoi, pasi dashuronte dike tjeter”. Gjithcka i perngjan dashurise se Getes, i cili kur rroku te 70-at, u marros pas nje vajze fare te re, vetem 17-vjecare. Edhe Mithati, ndonese ne moshe, nuk u mendua gjate ta propozoje, e me gjithe faktin qe kjo dashuri e tij nuk pati kurrfare perfundimi pozitiv, ai thuhet se e deshi deri ne fund te jetes se tij.
Doreshkrimi “Mbi jeten time”
Ka lene ne doreshkrim shumecka! Ne disa faqe pagezuar “Mbi jeten time” shkruan: “Komunistet me varrosen per se gjalli, se nuk iu kerkova falje ne gjyq per aktivitetin tim. Dhe pse do te kerkoja falje?…. Une s´jam fajtore…”. Ne nje seance gjyqi, ndersa dikush thirri se ajo duhet te denohej me vdekje ne litar, dhe kryetari Frederik Nosi, e pyeti se a e degjonte ate qe kerkonte populli, Musineja me qetesi iu pergjigj: “Neser kete do te thone edhe per ju”. Musineja nuk pranoi avokat. Ajo beri nje apologji te shkelqyer qe jep qarte edhe ne qendrimin e saj prej politikaneje, demokrate, konsekuente dhe e paperlyer. Gjyqi komunist e denoi me 20 vjet heqje lirie, me humbjen e te gjitha te drejtave civile dhe konfiskim te pasurise”. E dermuar nga vuajtjet dhe e rraskapitur nga punet e renda, Musineja u semur nga kanceri. “C’fat tragjik, shkruan ajo. Me doli edhe semundja kunder. Te pakten te kisha pak qetesi ne vitet e fundit te jetes sime”. E shtruar ne spitalin onkologjik, ajo shkruan: “Ketu kuptova nje gje. Per mua jo vetem qe nuk interesohen, por kane qejf te me zvarritin. Dhe vete kontrollet e ketyre muajve s’kane gje tjeter vecse fjale te kota. Sipas rregullave, une duhet te isha operuar ketu e gjashte muaj me pare. C´do te ngjase?”. Duke iu referuar epilogut, dicka nga pervoja e saj: “Njoha kulturen demokratike, njoha tragjedine e permbysjeve te medha revolucionare. Njoha nje gjyq special. Njoha 16 vjet burg dhe 22 vjet internim me perplasje andej-kendej. Njoha punen e punetorit me norme individuale, njoha punen e krahut me norme kolektive ne bujqesi e ndertim. Njoha vetmine e vetekerkuar, shoqerine e rastit ne burg dhe gjithe ndryshimet qe pasojne nga ky termet i panderprere per te konsoliduar diktaturen e proletariatit. Nganjehere them me vete se nuk fitova gje qe mbeta gjalle. Kam 38 vjet qe nuk e di c’domethene familje”.
Kush ishte Musine Kokalari
Musine Kokalari lindi me 10 shkurt te vitit 1917, ne Adale, te Turqise. Ne vitin 1921, familja e saj kthehet ne Shqiperi dhe vendoset ne Gjirokaster, ku Musineja kreu shkollen fillore. Nente vjet me vone, familja Kokalari vendoset ne Tirane. Ne vitin 1937, Musineja mbaroi shkollen e mesme “Nena Mbretereshe” dhe me pas shkoi per studime ne Universitetin e Romes, ne Itali, te cilin e mbaroi shkelqyeshem ne vitin 1941. Ajo botoi librin e saj te pare “Sec me thote nena plake” ne vitin 1939. Ishte viti 1943, kur Musine Kokalari se bashku dhe me disa shoke te tjere formuan Partine Socialdemokrate. Nje vit me vone, me perpjekjen e saj, doli numri i pare i gazetes “Zeri i Lirise”. Ne vitin 1944, botoi librin e saj te dyte “Rreth vatres”, ndersa me 12 nentor te po ketij viti u pushkatuan vellezerit e saj, Muntaz e Vesim Kokalari. Kater dite me vone e arrestuan dhe Musinene, te cilen e mbajten 17 dite ne burg. Ne janar te vitit 1945, u botua libri i trete i Musine Kokalarit “Sa u tund jeta”. Me 23 janar te vitit 1946, ajo u arrestua per se dyti nga forcat e Mbrojtjes se Popullit e gjyqi e denoi me 20 vjet heqje lirie. Ne vitin 1961, e nxjerrin nga burgu dhe e internuan ne Rreshen, ku dhe doli ne pension me gjysme page. Ne vitin 1981, semuret nga semundja e kancerit, qe dy vjet me pas do ta largonte pergjithmone nga jeta. Dhjete vjet me vone, pra ne vitin 1993, Presidenti i Republikes i dha pas vdekjes medaljen “Martir i Demokracise”.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...