2013-11-03

Nga Zenepe Luka- 70 karafila për Roza Anagnostin



DSC_0023


Teatri Kombëtar dhe Fondacioni “Nermin Vlora Falaschi” veprimtari për ditëlindjen e aktores së madhe e skenës dhe kinematografisë.
Më 27 tetor Mjeshtër I Madh, aktorja e admiruar dhe e dashur jo vetëm për shqiptarët, Roza Anagnosti mbush 70 vjec.
Teatri Kombëtar dhe Fondacioni “Nermin Vlora Falaschi”, do të organizojnë veprimtari të gjërë për vlerësimin e figurës së kësaj artisteje të madhe.
Përvcse do të rrethohet nga familja. Vajzat dhe nipër e mbesa që vijnë nga Amerika dhe Italia, nga të afërmit dhe kolegët, për festën e saj do të jenë të pranishme edhe gra të shuqra nga shumë shtete.
Në pritje të kësaj date, Roza, sikurse është edhe në natyrën e saj, është tejet e mbushur me emocione.Kërkojmë të flaës për gazetën për këtë event, por ajo thotë se do të ishte më mirë shflerojmë ditarin e saj.
Kam “ rolin” më të vështirë për të interpretuar në jetën time më 27 tetor, pse më duhet të paraqitem si asnjëherë tjetër në skenë-thotë ajo me sy të përlotur.

HPIM2134
Fëminia.
Roza Anagnosti-Xhuxha,ka lindur në Tiranë më 27 tetor të vitit 1943.I ati ka qënë officer karriere, kurse nënë shtëpiake.Pas clirimit të vendit më 1944, familja u shpërngul në qytetin e Shkodrës ku jetonte edhe familja e gjyshit nga nëna. Aty përfundoishkollën fillore dhe të mesme.
Qëkur ishte në kopësht ka treguar prirje artistike(muzikë dhe balet), që u bënë më të dukshme e më të qëndrueshme me ecurinë e viteve.Nën drejtimin e pedagogëve L.Deda, H.Shahini, Tonion Harapi në Shtëpinë e Pionierit dhe Preng Jakova në Shtëpinë e Kulturës, kur për tre vjet bëri kurse baleti me balet maestro profesionist, do të startonte edhe rrugën e bukur të artit.Por sikurse shkruan artistja në kujtimet e saj, megjithëse ucilësua si një vajzë me talent në të ardhmen, ëndërrae saj nuk e pati të lehtë.
Dënimi I të atit.

DSC_0032

Në fëmijërinë dhe adolishencë e Rozës së bukur, të lindur enkas për tu bërë artiste, këngëtare, balerinë, rënduan privimet të shumta, shpirtërore dhe material, për arësye se i ati në vitin 1950 u dënua me 15 vite burg për akuza politike. Me nënën dhe motrën e madhe vuajtën varfërinë dhe të gjitha pasojat e luftës së klasve:
Artistes së ardhëshme iu ndërpre e drejta për të vazhduar liceun artistik në Tiranë, duke e përjashtuar kur kish vijuar vetëm dy muaj mësimet.
Kjo është goditja e rëndë e ëndërrës së saj, por nuk u mposht dëshira për tu arsimuar.
Roza kthehet në Shkodër ku vazhdoi gjimnazin “29 Nëntori”. Por në të njetën kohë dha provimet me korespodencë në Liceun Artistik dega e artit dramatik.Në vitin 1965 u diplomua në degën e dëshiruar, duke celur njëherësh dritën jeshile për tiu future rrugës së artit.
Roza Anagnosti, gur themeli e Teatrit “Migjeni” në Shkodër.
Picture 003

Sidoqë ishte fare e re, kur u inagurua godina e teatrit “Migjeni” në Shkodër, bëhet fjalë në vitin 1958, 15 vjecarja, nxënëse e shkollës së mesme, Roza e bukur dhe e talentuar, u angazhua në premierën e parë të teatrit të Estradës.Më pas edhe në teatrin dramatik në pjesën “Kunora e nuses” e dramaturgut Kolë Jakova dhe regji të Lec Shllakut:
-Suksesi që arrita me interpretimin tim në këtë dramë – shprehet Roza, startoi jetën time në fushën e artit.Ajo u enërova aktore me trupën e teatrit “Migjeni”.
Tashmë ishte hapur rruga dhe Roza do të ishte protoganiste me rolet e sa në shumë spektakle të tjera duke mbrritur tek personazhi i Norës në draën “Nora” të Andrea Skanjetit, që ishte edhe regjizori I saj.Me këtë rol aktorja e re, fitoi cmimin “Si interpretuesja më e mirë ndër aktoret femra në festivalin e dytë kombëtar të teatrove profesioniste të Shqipërisë.
Lirimi I babait nga burgu, Roza pushton ekranin.
Në vitin 1961 babai i Rozës, u lirua nga burgu.Një numur estrade i filmuar dhe shfaqur në ekran, tërhoqi vëmëndjen e kineastëve.Roza e ishte fare e re, por edhe e bukur dhe Isha e re me talent, ran ë sy të regjizori G.Erebara.Aido të xhironte një film për Migjenin dhe e ftoi të luante “Murgeshën”.Pas këtij roli, në filmin “Detyre e Posacme”, interpretoi rolin e “Mësueses” dhe më pas në filmin “Toka Jonë” rolin e Files me regjizor Hysen Hakani dhe drejtor fitigrafie “Dhimitër Anagnostin, që I vuri syrin aktores së re jo vetëm për ta bërë protoganiste e shumë filmave, por ajo do të bëhej edhe bashkëshortja e tij e ardhëshme.

Picture 035

Martesa me regjizorin, emërimi i Rozës në Teatrin Kombëtar.
Pasi interpretoi dhjetra role kryesore në Teatrin “Migjeni”. Roza Xhuxha, që artëdashësi shkodran e shihte të ardhmen e teatrit, u nda nga skena ku doli për herë të parë, sepse në tetor të vitit 1964, u martua me regjizorin Dhimitër Anagnosti.Që nga ky vit ajo u emërua aktore në Teatrin Popullor ( sot Teatri Kombëtar).
Për Rozën fillon periudha më e shkëlqyer e karrierës, me role të shumta në Teatrin Kombetar në Tiranës dhe në kinematografi. Ajo bëhet një aktore shumë e kërkuar nga regjisorët. Luan mbi 20 filma dhe fiton disa çmimet të rëndësishme kombëtare. Çifti Anagnosti bëhet simbol i suksesit në art
Rolet e interpretuara nga Roza Anagnosti.
Picture 109
Numurohen rreth 120 rrole në teatër dhe kinematografi e TV, interpretuar nga aktorja.
Ajo ka punuar me regjizorët më të shquar të teatrit, por si askush tjetër ka interpretuar në shumë emisione në Radio e TV shqiptar.
Në vitin 1985 jam nderuar me titullin “Artiste e Merituar” dhe në vitin 1995 dola në pension por duke vazhduar krijimtarinë time si aktore e lirë sin ë skenë në film dhe spektakle poetike.
Drama e fundit “Medea” e Euripidit, roli I Mendeshës, filmi I fundit “Gjoleka djali I Abazit’ me rolin e nënës.

Rolet:

Teatri Migjeni në Shkodër 1958-1964
1. Kurora e Nuries K.Jakova “Nuria” dhe L Shllaku
2. Shtatë shaljanët N.Luca (Shkurta)
3. Këneta F.Gjata (Rina) Esat Oktrova.
4. Mësuesja autor rus regjia Oktrova.
5. “Dy binjakët” Goldon m roli shërbyes
6. Nora”, A.Skanjeti rolin e Norës
7. Histori irkutase, autor rus rolin Maja E.Oktrova
8. Trumbetierja aut.rus “Gjumashja” re. L shllaku
9. Bileta e llotarisë” D.Bubani rol kryesor
10. Banirët e shkallës nr.6 K.Dushi( rol I dytë)
11. Irena me këmbë të gjatë Shërbyesja D.Filipo regjizor E.Oktrova
12. Lagjia e varfër” F. Pacrami (Besa) regjizor L.Farruku.
13. Nëpër faqet e historisë” B. Pepa (Historia) regj.P.Sekuj
14. Premierë estrade (Akjotre, kërcimtare, këngëtare ) P.Sekuj.
15. Tragjedia optimiste regj.Bortko- e fejuara e marinarit regjizor A.Skanjeti.
16. Teatri Popullor 1964-1992
17. Qielli I Kuq I T,Caushit (Dhurata
7 Doktor Aleksi “Lena I.Uruco
18 Mbreti Lir Shekspir roli Kordelja
19.Përkolgjinajt K,Jakova (Zoga) regjizor Piro Mani.
20. “Shembja” I. Uruci (Bardha)
21. Cuca e Maleve, Loni Papa (Cuca) regj.Piro Mani.
22. Karnavalet e Korcës S.Vomora (shërbyesja)P/Stiullu.
23. Drita N.Luca (Edlira)
24.Një bije mijëra ngrihen”Shkurta” P.Mani
25.Ngjarje në fabrikë >F Pacrami (Marta)K.Spahivogli regjizor.
26. “Pas dy vjetësh” Dh.Xhuvani roli I Martës me regj K.Spahivogli.
27. Llampat e NeonitPjesë kineze (Prostituta) D.Agolli.
28.”Studentja e vitit të fundit” (Afërdita) N.Frashëri
29. I pazëvëndësueshmi Q.Buxheli (Liza) regj. Piro Mani.
30 “Përsëri në këmbë” Dh. Xhuvani (Motra) Q.Toro
31 Një dimër I shkurtër Sh.Mita (Nasta) Dh.Pecani.
32.Toka Jonë K,Jakova (Filja) P.Gjoka
33. Tymra që pastrohen roli I Vjollcës
34 Dukle gdhirë viti 45 T. Laco (Shkurta ) Dh.Pecani
35. Lumi I Vdekur J.Xoxa (Vita)
36 Zonja nga qyteti R. Oulaha , roli I Merlit A.Qirjaqi.
37. Shënomëni edhe mua” rpli I Lules regj.Piro Mani
38 Premtim në heshtje” Nëna)
39 Diell mbi Kastër F. Kraja ( Dava)
40.’ Roli I dytë
41. Përmbytja e madhe K,Jakova roli Bardha
42 Besa e Madhe” M. Markaj (Mrika) regj.Piro Mani
43.Nga errësira në dritë Dh.Xhuvani (Fatma) P.Mani.
44.Vizita e inspektorit (Shejla) autori anglez regj.Piro Mani.
45. Fytyra e dytë” D.Agolli (Kristina) Piro Mani regj.
46 Vërshime Pranverore” B.Hoxha (Nusja) regj.Q.Toro
47 Hijet e Natës” (Tushja) regj. Z.Bushati
48.Nën dritat e skenës R.Pulaha (Zerina) regj,Piro Mani.
49 Nata e 12 Shekspir ( Vjola) regj.P.Mani
50.Monserati e.Robles (Nëna) regj. Piro Mani
51.Valsi I Tetatniku Mushatesku (Dacja) A.Bualjopti dhe A.Qezari.
52.Dasëm gjaku F.G.Lorka (Vjehrra) regj.G.Kame
53.Rikardi I tretë Shekspir (Elisabeta ) regj.,A Qirjaqi,
54.Tiranozauri roli I Rakelës K.Treveshina regj.G Kame.
55.Shën Maria roli Maria.

Dhjetra incizime në radio-drama,montazhe, artistike e xhirime në Tv.
Loja e pushimeve autoriu rumunZonja Vintil, nata e trokitjeve në xhama regj,Abagnosti roli io Kristinë..

Kinematografi.

1.Detyrë e posacme (Lumja) K.Dhamo
2.Komisari I Dritës (Rudina) Dh,Anagnosti dhe.Gjika.
3,Tika Jonë (Filja) regjh. H.Hakani.
4. Plagë të vjetra (Vera) Dh.Anagnosti.
5.Ndërgjegjia (Arta) H,Hakani
6.Qyteti më I ri në botë0 edukatorja
7.Fije që priten Bes ask. Reshat Tozaj regj.M.Fejso.
8.Dita e parë e emërimit (Bardha)
9.Mësonjtorja (Dafina) N.Lako regj.M Fejzo
10.Në sht6ëpinë tonmë (Mësuesja)
11. Besa e kuqe” (Mrika) P.Milkani
12.Rruga e Lirisë (Dhurata) regj.E.Mysliu
13.Taulanti kërkon një motër(Luli) Xh.Keko.
14.Gurët e shtëpisë sime (Vito) Dh.Anagnosti regj e scenarist.
15.Bota e padukshme (Besmira)
16.Familja jonë (Liria)
17.Vrasje në gjueti (Neta) regj.K.Cashku skenar N.Tozaj.
18.Rikonstruksioni (Adelina)
19.Kthimi I uishtrisë së vdekur (Nica) sipas Gjenerali ushtrisë vdekur regj,Abagnosti)
20 Vetmi (Bardha) K.Dhamo
21. Gjoleka djali I Anazit (Maro ) Skenar dhe regji Dh,Abafbosti.

C M I M E T,

1, Në rolin e Norës cmim në festivalin e dytë të teatrit dramatik,(në rolet më të mira të grave)
2.Me rolin e Dafinës në filmin Mësonjtorja ka marrë kupën e festivalit të katërt të filmit.
3.Medalja Naim Frashëri në 25 vjetorin e Teatrit Popullor,
4. Me rolin e Besës në filmin “Fijet që priten” ka marrë medaljen e festivalit të tretë të filmit.
5. Me rolin e Dhuratës tek Rruga e Lirisë dhe Mrikës tek Besa e Kuqe” ka marrë marrë medaljen e festivalit të pestë të filmit.
Në vitin 1984 ka marrë titullin Artiuste e Merituar”
Në vitin 2012 Mori titullin “Mjeshtër i Madh”

Roza Anagnosti.

Roza Anagnosti lindi më 27 tetor 1943.Aktore e teatrit “Migjeni” dhe më pas aktore e shquar e Teatrit Kombëtar dhe kinematografisë, bashkëshorte e regjisorit po ashtu mjaft të njohur Dhimitër Anagnosti. E filloi karrierën ne Teatrin “Migjeni” të Shkodrës. Vetëm 20 vjeç, hyri në kinematografi me rolin e mësueses në filmin “Detyrë e posaçme” (K. Dhamo, 1963). Një vit më pas luajti Filen në filmin “Toka jone” (H. Hakani, 1964). Viti 1966 ishte viti i bashkëpunimit të suksesshëm me regjisorët debutues Dhimitër Anagnosti e Viktor Gjika, ne filmin “Komisari i drites”. Pas këtij filmi Roza dhe Dhimitri martohen dhe jetojnë në Tiranë.. Disa nga filmat më të suksesshëm janë tek “Plagë të vjetra” (Dh. Anagnosti, 1969), ”Fije që priten” (M. Fejzo, 1976) me të cilin fitoi Medalionin e Festivalit të vitit 1977, “Mesonjëtorja” (M. Fejzo, 1979) me të cilin u shpall aktorja më e mirë dhe fitoi
Kupën e Festivalit më 1981. Me filmin “Rruga e lirisë” fitoi Medalionin e dytë. Filmat e tjere janë “Ndergjegja” 1972, “Qyteti me i ri ne bote” 1974, “Ne shtepine tone” 1979, “Dita e parë e emërimit” 1981, “Besa e kuqe” 1982, “Taulanti kerkon nje motër” 1984, “Pranverë e hidhur” 1985, “Bote e padukshme” 1987, “Familja ime” 1987, “Vrasje në gjueti” 1987, “Rikonstruksioni” 1988, “Kthimi i ushtrisë së vdekur” 1989, “Vetmi” 1990. Përveç shumë vlerësimeve e çmimeve për karrierën, Roza Anagnosti mban titullin “Artiste e Merituar”.

Rolet në Kinematografi.

• Gjoleka djali i Abazit(2006)
• Valsi i Titanikut (1990) teater-komedi
• Vetmi (1990) , Bardha
• Kthimi i Ushtrisë së Vdekur (1989)
• Rikonstruksioni (1988) (TV)
• Botë e padukshme (1987)…..doktoreshë Besmira
• Familja ime (1987)
• Vrasje ne gjueti (1987)
• Gurët e shtëpisë sime (1985)
• Taulanti kërkon një motër (1984), Luli
• Besa e kuqe (1982) – Mrika
• Rruga e lirisë (1982)
• Dita e parë e emrimit (1981)
• Mësonjtorja (1979)……….Dafina
• Në shtëpinë tonë (1979)
• Fije që priten (1976)
• Qyteti më i ri në botë (1974)
• Ndërgjegja (1972)………..Arta
• Plagë të vjetra (1968)……Vera
• Komisari i dritës (1966)….Rudina
• Toka jonë (1964) …. Filja
• Detyrë e posaçme (1963)
• Në festivalin e katërt të filmit artistic shqiptar me rolin e “Dafinës”, në filmin “Mësonjtorja” ( skenari N.Lako) regjia M.Fejzo, fitova kupën e festivalit si aktorja më e mirë.

Flasin kolegët:

Tinka Kurti Nderi i Kombit.

Dashuria e Taqos me “Filen”, fati I keq për teatrin “Migjeni”.

Të flasësh për Roza Anagnostin, për fëmininë e saj, duhen ditë të tëra, pasi ajo vajza e vogël, e bukur, e sjellshme, e edukuar, befasoi shkodranët me talentin e saj si këngëtare, kërcimtare dhe interpretuese.Ajo ishte një shpresë për Shkodrën për teatrin që I mungonte një talent i lindur sikurse ishte ajo.
Unë jam aktore e Teatrit Migjeni dhe nuk mund të harroj atë kohë, kur në këtë skenë erdhi një zog, një dallandyshe, e bukur, e freskët, që mori menjëherë duatrikitjet e publikut, publikut ku dominonin intelektualët, por edhe gratë me napa(shtëpiake)Duhet të pranojmë që dyndjet e publikut për të parë shfaqjet në teatër, vinin edhe për shkak se donin të shihnin Rozën, që kish nisur shkëlqimin në skenë.
Ishte fati I imër për Rozën, por fati i keq për Teatrin” Migjeni”m që ajo do të largohej nga Shkodra.Kjo ndodhi kur u xhirua filmi “Toka Jonë”, ku Roza interpretoi rolin e bukur të Files dhe rgjizori Dhimitër Anagtnosti ran ë dashuri me të.Si të mos binte?Ishte e bukur, e talentuar sa më ska, e mëncur më të madhe se sa kish moshën.
Në teatrin Kombëtar, ajo nisi shkëlqimin sapo futi këmbët duke sjellë për artëdashësin role të spikatura.Në cdo premierë ajo të kish rol, cdo regjizor, rendëte për ta bërë personazh.
Në kinematofrafi Roza Anagnosti befasoi me shkëlqimin e saj.
Unë që e njoh nga afër Rozën, karierën e saj, që kur ishte 4-5 vjece, e largoj mëdyshjen se suksesi I Rozës erdhi nga që kish bashgkëshortin regjizor.Jo, jo.Talenti I saj, sharmi, pjekuria, puna këmnbëngulse që bënte për të nxjerrë rolin në nivelin që duhej, kishte kurdoherë. Gjithë kohën admirimin e të gjithë regjizorëve të skenës dhe filmit.Sigurisht nuk mund të mohohet kontributi I bashkëshortit të saj, Taqos, që unë ë vë në pediestal.
Teksa jap këtomendime për përvjetorin e lindjes për kolegen time. Roza Anagnosti, nuk mund të mos them se kjo aktore, përvecse arriti shkëlqimin në fushën e artit, është edhe një bashkëshorte e mrekullueshme, një nënë e dhimsur, që ka dy vajza të mrekullueshme të shkolluara, që rrethohet nga nipër e mbesa dhe ajo që mbetet t;I uroj është:
Ta gëzosh ditëlindjen Roza ime e shtrenjtë, të keshë shëndet dhe lumturi.Gjithmonë dua të shoh në skenë të bukur të mëncur, të na mahnisësh me interpretimet e tua, ashtu sikurse ke bërë gjithë jetën tënde.

Nderi I Kombit Margarita Xhepa.

Aktoren e talentuar Roza Anagnosti, e kam pëlqyer, e kam vlerësuar qëkur e ndoqa në rolin e parë tek “Nora e Kelmendit”Më befasoi me i9nterpretimin. Më dha kënaqëaqësi dhe në mëndje më shkoi mendimi:Kjo vajzë do të bëhet një aktore e madhe.Tek ky rol pashë sinqeritetin dhe dinamikën tepër organike.
Sigurisht e njoha nga afër kur Roza erdhi në Teatrin Kombëtar rreth viteve 60-të.Për hir të sëvërtetës duhet thënë se futja e Rizës në trupën e Teatrit, plotësoi karakteret me talentin, të vecantën që kishte dhe punën e saj këmbëngulëse për ta nxjerrë rolin deri në përsosmëri.
Artëdashësi e ka vlerësuar ro vetëm në interpretimet e roleve shqiptare, në shkenë dhe kinematografi, sikurse mbeten të paharruara Cuca e Maleve, ku kish rolin kryesor dhe unë kam qënë partnere me të.Mjeshtëria e saj është në gërshetimin e organikes me emocionalen, duke krijuar role të papërsëritshëm.
Roza ka shkëlqyer edhe në interpretimin e roleve klasike, konteperane, sikurse tek “Mbreti Lir”ishte pozitivja që ia përcillte publikut.
Është e padiskutueshme që shkëlqimi I kësaj aktoreje ka qënë edhe në kinematografi, që nga roli I I parë tek Komisari I Dritës, për të vazhduar me Verën tek “Plagë të vjetra”, me Nicën tek “Gjenerali I ushtrisë së vdekur’ etj.
Nderim për këtë aktore të madhe, që përvec talentit që I dhuroi natyra, punoi duke formuar identitetin e saj artistic.
Por kolegia jonë është edhe një mike e dashur, e edukuar, fisnike dhe një bashkëshorte e nënë e mrekullueshme.
Janë pak këto që po them për këtë aktore që mbush 70 vjec dhe unë I uroj jetë të gjatë dhe stë arrijë uksese të reja në skenën , që nuk I ndahet.

Ambasadori I Republikës së Kinë në Tiranë
Z. Ye Hao.

Kinezët I admisrojnë shumë filmat shqiptarëi shohin me ëndje edhe brezat e rinj.Kjo jo vetëm për shkak të miqësisë që kemi midis popujve, por edhe për interpretimin me nivel të lartë të artistëve shqiptarë, ashtu edhe për tematikën që përcjellin.
Kam kënaqësinë të flas për një artiste, që në kinë e njohim me emrin e rolit “Vera” tek plagë të vjetra, Roza Anagnostin.
Është një intepretim dinjitoz, që emocionon artëdashësin. Kirugia, që me talentin, natyrshmërinë dhe sinqeritetin e saj, mundi të kurojë “plagët e vjetra”, që paraqeste shoqëria shqiptare.
Artistet e Shqipërisë e kanë gjithmonë derën e hapur të Ambasadës së Kinës dhe shpresojmë për një bashkëpunim për të evidentuar vlerat dhe kontributet e gruas artiste.

Edi Luarasi Mjeshtër i Madh.

Aktorja që I mungonte Teatrit Kombëtar.

Roza Anagnostin e kam njohur nëpërmjet filmave që ka interpretuar, përpara se ta takoja, qysh kur ishte Roza Xhuzha.Kur u martua me regjizorin, Dhimitrin, u bë Anagnosti.Për vetë natyrën që ka kjo aktore, u bë shpejt mikeshë me ne në Teatrin Kombëtar, por vecanërisht e imja, kjo ndoshta edhe për shkak se jemi me origjinë nga Mirdita.
Roza ishte një aktore, që I mungonte Teatrit Kombëtar dhe shumë shpejt u bë protoganiste me rolet e mëdha që realizoi.Kujtoj rolin e mrekullueshëm tek “Nata e 12-të” ku Roza shkoi në përsosmëri në interpretimin e rolit me dy fytyra, të djalit dhe të vajzës.Të freskëta I kemi rolet e saj si tek Cuava e Maleve, “Kordelja” tek Mbreti Lir, ku kemi interpretuar bashkë.Kemi qënë disa herë partnered he ndjehem krenare për të.
Aktivizimi I saj në shumë role në kinematografi, bënë që ta mbanin disi larg teatrit.
Kjo mkolege e dashur, megjithë arritjete e mëdha që kishte në skenë dhe filma, mbeti modeste, e thjeshtë.
Mbetet një mike e shtrenjtë për mua, megjithëse tani që u plakëm, takohemi rrallë edhe për faktin se largohemi tek fëmijët që I kemi në emigracion.
Roza është shumë e kujdesshme dhe ndryshe nga unë, telefonon herë pas here dhe më sjell emocion, më gjallëron me zërin e saj të butë, gati hyjnor.
E dashur Roza, të përqafoj fort në këtë përvjetor tëndin, të uroj të jetosh sa më gjatë, me mëndjen dhe shëndetin që ke tani, që mua më mungon. E jotja
Edi.

Vitore Sallaku Mjeshtër i Madh.

Natyra nuk është kursyer për “të qëndisur” portretin e Roza Anagnostit.
Roza që në moshë fare të re, hyri në rrugën e artit.E filloi kariuerën si këngëtare në Shtëpinë e Pionierit në Shkodër dhe vetëm 17 vjec, futet në Teatrin “Migjeni” si aktore profesioniste.Rruga e saj është e gjatë dhe rolet nga më të spikaturat në skenë dhe në kinemstografi.Ka intepretuar role të mëdhenj, plot sharm e shkëlqim .
Ajo ka një galeri të artë rolesh sin ë skenë, ashtu edhe në kinematografi, është një femër që natyra ka qënë e pakursyer dhe I ka dhuruar të gjitha dhuntitë, mëncurinë, bukurinë, talentin, kulturën, mirësinë, virtyte që janë kultivuar gjatë jetës edhe në sajë të vullnetit, këmbënguljes së saj.Admirim kësaj gruaje të rrallë me contribute të mëdha për Kombin.
. Dr.Makbule Ceco.

Eoza Anagnosti një artiste e madhe e skenës dhe e ekranit, por edhe një veprimtare e shquar e shoqërisë civile.

Artsiten me një profil original në art, zonjën Roza Anagnosti, e kam admiruar që në moshë të re, ashtu sit ë gjithë të rinjtë e brezit tim.
E thjeshta, e bukura, e talentuara, e urta, e mira në pafundësi, bëri për vete artëdashësit, që kur ishte fare e re, pse me rolet në skenë dhe kinematografi, mëshironte shpirtin e saj të ndjeshëm, të sinqertë, të butë.
Dëshira për ta njohur nga afër këtë aktore të madhe, ka qënë e kahershme, por mundësia na u krijua, kur u gjëndem bashkë në Kuvendin e parë të gruas së shquar në Vlorë, në prill të vitit 2002, që u organiua nga Fondacioni Kulturor Mbarëkombëtar “Nermin Vlora Falaschi”.Që nga ai vit, ne rrugëtuam bashkë në të gjitha veprimtaritrë e këtij Fondacioni brenda dhe jashtë vendit.Si artiste, si grua dhe intelektuale. Roza Anagnosti ka përcjllë shkëlqimin e saj tek masa e madhe e grave, por edhe të shqiptarëve në Diasporë, Kosovë. Maëedoni, Malin e Zi deri tek arbëreshët e italisë.
Teksa do të mblidhemi si Fondacion për të festuar jubileun e ditëlindjes së artistes, jo vetëm unë, port ë gjithë janë në një mëndje se Roza Anagnosti, pavarësisht nga certifikata e lindjes, mbetet e re, e bukur, e ndrojtur, e sinqertë, fisnike, një mike e shtrenjtë.
Admirim dhe mirënjohje të thellë jo vetëm për karierën brilante të kësaj artisteje të madhe, por edhe si grua e shquar me contribute të mëdha në shoqërinë civile, si pjesë e Fondacionit “Nermin Vlora Falaschi”.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...