2013-11-10

Pse kardinalit Kasper t’i vijë keq ndaj KOS-it?

Barometri diplomatik

Pse kardinalit Kasper t’i vijë keq ndaj KOS-it?

Derisa ultranacionalistët serbë e akuzojnë Vatikanin se "Papa është fajtor për të gjitha", atëherë nuk di pse kardinali i Kishës Katolike Romake, Valter Kasper, të ketë aq dhimbje ndaj Kishës Ortodokse Serbe, kur është fjala për Kosovën shqiptare?

Shkruan: Prof. Dr. Mehdi HYSENI

Serbia dhe serbomëdhenjtë kolonialistë “vajtojnë” për Kosovën shqiptare, jo për sakralet dhe për reliktet e tyre kishtare, por për minierën “Trepça”, e cila disponon me rezerva të mëdha dhe të pashterura të arit, të argjendit, të zinkut, të plumbit etj. Ky ishte “Manastiri më i madh i ortodoksisë serbe” (jo Deçani, Peja, Graçanica dhe Gazimestani) në saje të të cilit u ndërtua, u pasurua dhe u modernizua Jugosllavia-Serbia e Madhe (1912-1999). Sipas së drejtës ndërkombëtare njohja e një shteti nga një shtet tjetër është akt i vullnetshëm, që askush nuk ka të drejtë t’ia imponojë asnjë shteti, në asnjë formë, pavarësisht nga prirja dhe dobia reciproke e interesave bilaterale ose multilaterale. Ky parim juridik ndërkombëtar vlen edhe për Vatikanin si subjekt i së drejtës ndërkombëtare.

Nuk është çështje e shqiptarëve pse Vatikani deri tani nuk e ka njohur Republikën e Kosovës. Ne nuk kemi asnjë të drejtë të përzihemi dhe të spekulojmë me teza të ndryshme, pavarësisht nga dëshira dhe interesat tona, ngase jemi të vetëdijshëm se akti i mosnjohjes së Kosovës nga Vatikani është vetëm çështje e qarqeve zyrtare të Vatikanit. Ata e dinë më së miri, kur ta vlerësojnë si oportune, ta njohin Kosovën, njohja e së cilës do të ishte me rëndësi dhe me interes të shumëfishtë dhe të posaçëm për vetë Vatikanin dhe Evropën Perëndimore.

Mirëpo, ne e kemi për detyrë dhe, të drejtë, që të reagojmë ndaj deklaratës së paqëndrueshme të Valter Kasperit (anëtar i Këshillit të Papës së Kishës Katolike Romake), kur thotë se “Kosova është plagë dhe dhimbje e rëndë për Kishën Ortodokse Serbe dhe se është djepi dhe qendra e orodoksisë serbe”. Nga ky konstatim i kardinalit Valter Kasper shihet nga “aeroplani” se ai nuk e njeh historinë e Kosovës, (edhe pse me keqardhje ka parasysh “plagën dhe dhimbjen e rëndë të saj ndaj KOS-it) ndryshe nuk do konkludonte se “Kosova është djepi dhe qendra e ortodoksisë serbe.” Çudi, nga e ka nxjerrë këtë përfundim porserb?!

KOS-i, historikisht gjenerator i luftërave të përgjakshme

Pse z. kardinal, Valter Kasper t’i vijë keq ndaj KOS-it, i cili historikisht në shekuj ka qenë gjeneratori kryesor (ka luajtur rolin e shtetit dhe të kishës-kakofonisë dhe simfonisë serbomadhe) i të gjitha krizave, termeteve, konflikteve dhe të luftërave të përgjakshme të shkaktuara në Gadishullin Ballkanik. Këtë së fundi, e provuan edhe tre luftërat agresive dhe gjenocidale të Serbisë kundër Kroacisë, kundër Bosnjës dhe kundër Kosovës (1989-1999). Fundja, nuk ka pse t’i vijë keq aspak Vatikanit, as ndaj shtetit e as ndaj kishës serbe, se këta janë fajtorët kryesorë pse Kroacinë, Bosnjën dhe Kosovën e shndërruan në lumenj gjaku dhe, në qindra e mijëra viktima dhe varreza masive! Nuk duhet të skuqemi, as të kapitullojmë para së KEQES UNIVERESALE-fashizimit gjenocid të Ballkanit, as të Evropës, as sot e as në nesër! Si përpara Zotit të gjithëpushtetshëm, ashtu edhe para ligjeve përkatëse evropiane dhe të bashkësisë ndërkombëtare, jemi të obliguar që të vërtetën universale - të mirën e njerëzimit, ta pohojmë, ta përqafojmë dhe ta mbrojmë, kudo që ndodhemi, kurse të keqen ta dënojmë sikurse Tribunali Ndërkombëtar i Nyrnbergut (1945-1949) dhe Tribunali Ndërkombëtar i Hagës (1993- )!
Na vjen keq prej z. Valter Kasperit, se duhet ta përgënjeshtrojmë deklaratën e tij konstatuese, sepse Kosova asnjëherë nuk ka qenë djep, as qendër kishtare, e as politike shtetërore serbe, por pellazge-ilire-shqiptare.

Argumentet e profesorit Anton Bebler për historinë e Kosovës

Në këtë rast, me qëllim po shërbehemi vetëm me një burim të mjaftueshëm të historisë politike të Kosovës, të shkruar nga shkencëtari i spikatur slloven, profesori në Universitetin e Lubjanës (për të mos na quajtur të “njëanshëm” kardinali Valter Kasper dhe klerikët e KOS-it), por do të citojmë vetëm disa argumente relevante dhe shumë të vlefshme me karakter shkencor historik dhe politik për Kosovën, të elaboruara nga prof. Dr. Anton Bebler (njohës i shkëlqyer i historisë, i politikës dhe i diplomacisë së Ballkanit, si dhe të marrëdhënieve politike dhe diplomatike ndërkombëtare), sipas të cilave del se Kosova në tremijëvjeçarin e saj të derisotëm vetëm “dy shekuj e gjysmë” ka qenë plaçkë koloniale e mbretërive të ndryshme serbe, por jo djep, as qendër kishtare, as politike shtetërore e Serbisë. Historikisht, Kosova kurrënjëherë nuk ka qenë “djepi dhe qendra” kishtare, as shtetërore serbe. Ja, vetëm një fragment i cituar nga një studim i gjatë i prof. Dr. Anton Bebler për Kosovën: “Në historinë shumëshekullore të derisotme, Kosova kurrënjëherë nuk ka qenë etnikisht sllave dhe fare serbe. Nëse kufizohemi vetëm në dymijë vitet e fundit të historisë politike të Kosovës, atëherë shihet se kohën më të gjatë e kanë sunduar romakët, bizantinët dhe osmanët turq. Shteti i parë serb në truallin e Kosovës nuk ka qenë serb, por ka qenë Mbretëria Bullgare. Asnjëra nga shtetet më të vjetra serbe: Dukla, Zahumle, Travunja, Poganja, Bosnja dhe Rashka nuk janë krijuar në territorin e Kosovës dhe, kështu, rrjedhimisht nuk e kanë përfshirë Kosovën e sotme. Kurorëzimi i parë i mbretit serb është bërë më 1077 në Zetë, në territorin e sotëm të Malit të Zi. Mbretëria e Dytë më e vjetër serbe është Rashka, të cilën sundimtarët e saj nga dinastia e Nemanjiqve e kanë riemërtuar në Serbia. Rashka shtrihej në veri të Kosovës dhe përfshinte pjesën më të madhe të Sanxhakut të sotëm. Në atë djep të vërtetë historik, kronologjikisht, i dyti sipas radhës së shtetit mesjetar serb janë themeluar dhe ndërtuar edhe kisha dhe manastiret serbe: Shën Gjergji afër Novi Pazarit, Zhiça, Studenica, Milesheva dhe Sopoqani. Të gjitha këto jashtë territorit të djeshëm dhe të sotshëm të Kosovës. Sundimtarët serbë për pushtimet e tyre territoriale në jug të Rashkës (domethënë në kurriz të territorit të Kosovës-(mh) kanë shfrytëzuar ekspeditat “kryqtare” të sundimtarëve feudalë europerëndimorë në pushtimin e Lindjes së Afërt. Me thirrjen e Papës së Romës, feudalët francezë, anglezë e të tjerë në mbarim të shekullit XII me ushtritë e tyre në disa valë mësynë në disa kahe drejt Lindjes së Afërt me objektivin e shpallur për /çlirimin e vendit të shenjtë/ nga myslimanët. Në të vërtetë, kryqtarët në rrugën për në Palestinë në pabesi e sulmojnë Bizantin e Krishter, me ç’rast krejtësisht e plaçkitin selinë dhe thesarin e tij të shkëlqyer-Stambollin, ku më 1204 e përmbysin nga Froni Perandorin e Bizantit. Si pasojë e shthurjes së Perandorisë së Bizantit, atëherë erdhi në shprehje zgjerimi i shtetit serb në territoret bizantine në Jug të Rashkës, duke përfshirë edhe Maqedoninë dhe Greqinë Veriore.

Më 1216 zhupanët e mëdhenj serbë pushtimeve të veta territoriale ia bashkuan edhe vendin të cilin e riemërtuan në Kosovë e Metohi. Në historinë e derisotme ushtritë serbe territorin e Kosovës e kanë pushtuar pesë herë dhe pesë herë e kanë braktisur nën trysninë e forcës. Herën e fundit, me gjasë, përgjithmonë, ushtria dhe policia serbe e kanë braktisur Kosovën në qershor të vitit 1999, si rrjedhim i bombardimit të NATO-s....”(Prof. Dr. Anton Bebler).

Vajtimi për humbjen e kolonive

Gjithashtu, në shekujt XIX dhe XX mbretëritë serbo-jugosllave i pushtuan Anamoravën, Kosovën, si dhe territore të tjera autoktone të Shqipërisë Etnike, duke i kolonizuar dhe i aneksuar me luftëra agresive, terroriste dhe gjenocidale, sikurse në herën e fundit më 1989-1999. Nëse kardinali Valter Kasperi ende nuk e di se e kujt është Kosova, atëherë le ta lexojë të paktën (si kusht minimum për njohjen e historisë së Kosovës) librin e prof. Dr. Noel Malcolm, Kosovo a Short History (1999); librin e prof. Dr. Frank Muenzel, "Ëhat Does Public International Laë Have to Say About Kosovar Independence?", sepse pa leximin dhe studimin e këtyre dy librave, si dhe librat e prof. Dr. Anton Beblerit për Kosovën dhe Ballkanin, Zoti i Nderuar Valter Kaspari, nuk mund të debatojë në temën “Kosova”! As shteti e as Kisha Ortodokse Serbe nuk kanë humbur kurrfarë territori autokton të tyre, por me agresionin, me terrorin, me terrorizmin, me gjenocidin dhe me spastrimin etnik të shqiptarëve (1912-1999) e kanë humbur përgjithmonë koloninë e tyre - Kosovën. Kjo është e vërteta me të cilën nuk po mund të pajtohen kurrsesi as Beogradi e as Kisha Ortodokse Serbe, sepse me shekuj janë mësuar ta “kullosin” Kosovën si plaçkë koloniale të tyre.

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...