2013-12-18

Arben Çejku-“Dymbëdhjetë”

 Ish-ambasadori i Shqipërisë në Maqedoni, Arben Çejku, ka promovuar romanin “Dymbëdhjetë” në Prishtinë e Shkup. Romani është vlerësuar nga recensenti akademik Ali Aliu, i cili gjatë fjalës së tij për librin ka thënë se fillimisht e ka marrë me rezervë leximin e tekstit të romanit, por më vonë e ka parë se ia ka vlejtur mundi. Sipas tij, romani në fjalë, shtyllë kryesore të rrëfimit ka vëllain e Lekës, i cili në një moment qorton veten që për këtë dymbëdhjetëvjetor të vdekjes nuk ka arritur t’i dërgojë lule të freskëta tek varri, ndërkaq, qortimi përfundon me një vendim që ta ringjallë vëllanë! “Dhe këtu fillon odesiada e tij shumë zbavitëse, shumë interesante me një përfundim të natyrshëm, spontan, që unë e kam ndjerë kënaqësi të veçantë kur e kam përfunduar romanin”, ka theksuar Aliu. Ndërkaq, redaktorja letrare, Alda Bardhyli, është shprehur se, është vepër që sjell risi në trojet shqiptare.
Arben Çejku, roman për dashurinë në “Facebook”
“Është një roman, i cili i thyen skemat që jemi mësuar të lexojmë në letërsinë para vitit ‘90, por edhe këto në këto njëzetetre vitet e fundit, një roman i cili mund të bëhet dhe mund të lexohet tek çdo lexues evropian. Tema kryesore që dominon në këtë libër është raporti i shoqërisë me teknologjinë, për herë të parë një libër, një fenomen ky goxha i njohur dhe shqetësues i ditëve tona, i pasqyruar në një libër aq qartë dhe aq bukur, siç ka shkruar Beni”, ka thënë ajo.

Në promovim ka marrë pjesë edhe shkrimtari kosovar, Nazmi Rrahmani. “Në shikim të parë, vetë titulli duket paksa i veçantë. Është një numër që mund të tregojë sasi, por nuk tregon në fillim, çka edhe lexuesi sikur në fillim i bënë vetës pyetjen, çka janë ata dymbëdhjetë, pra pikënisja e ngjarjeve të paraqitura në këtë roman është nga numri dymbëdhjetë, pikënisje kjo që do të rrjedhë”, do të shprehej Rrahmani.

Gjithçka nis kur kishin kaluar dymbëdhjetë vjet nga vdekja e vëllait të Lekës, pra plot dymbëdhjetë vjet kujtime e mall për vëllanë e vdekur që në ato çaste i kishin ardhur si një kërkesë shpirtërore për një përkujtim të veçantë që do ta shtynë të niste edhe një aventurë të çuditshme, të veçantë, por edhe të rrezikshme: ta ringjallë atë.

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...