Nga Flori Bruqi
Viktimat e Rastit të Belegut, edhe pas 14 vitesh u bëjnë ftesë organeve të drejtësisë, të ngrehin kokën dhe të tregojnë ndërgjegjen e duhur institucionale, që ata që kryen krimin antinjerëzor, të marrin dënimin e merituar. Edhe pse kanë kaluar 14 vite, nga ngjarja më makabër e ndodhur, jo vetëm në komunën e Deçanit, që njihet si, “Masakra e Belegut”, ende drejtësia nuk tha as të vetmen fjalë, asnjë nga kryesit e veprës nuk mori atë që duhet marrë. Edhe pse kanë kaluar 14 vjet, ende nuk dihet për fatin edhe të 32 personave nga kjo komunë dhe të atyre fqinje, Pejës dhe Gjakovës. Drejtësia ndërkombëtare dhe vendore, ende po heshtë, edhe pse kryesit e kësaj vepre, dihen me emër dhe mbiemër.
14 vite më parë, forca të shumta policore, ushtarake dhe paramilitare serbe, pas poshtërimit, dhe humbjes së pësuar, një ditë më parë, në Betejën e Pozharit, nga pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kishin ndërmarrë një ofensivë të egër vrasëse, ndaj popullatës së pa mbrojtur në fshatrat Irzniq dhe Beleg, pos që kishin djegur shtëpi, plaçkitur dhe vrarë, ata kishin humbur çdo gjurmë vrastare. Jo vetëm këtë, edhe pas trembëdhjetë vitesh, ende nuk dihen për fatin e dhjetëra personave, në mesin e tyre edhe fëmijë.
Me 29 mars 1999 , ata, kriminelët që kanë emër dhe mbiemër, 14 më parë, vranë në fshatin Irzniq 7 persona, në mesin e tyre, edhe një nënë: Shkurte Hulaj-Dervishaj, Tahir dhe Hajdar Dacaj, Himë dhe Tahir Dervishaj, Zeqë dhe Hajdin Dervishaj, ndërkaq, në fshatin Beleg edhe 10 të tjerë: Naim Vishaj, Daut Alickaj, Nezir Vishaj, Hysni dhe Shaqë Binakaj, Qazim Hulaj, Gëzim Vishaj, Ali dhe Shaban Kadrijaj, si dhe të riun, Jetmir Mazrekaj, trupin e të cilit kishin hedhur në një bunar në fshatin Llukë të Epërm. Mirëpo, makina shfarose serbe, ka zhdukur çdo gjurmë edhe për 32 persona të tjerë, që familjarët do ishin më të qetë, sikur të dinin për eshtrat e tyre.
Edhe pse, ekipe të hetuesisë, së pari nga UNMIK, pastaj edhe EULEX, ishin marrë me rastin, duke mbledhur dëshmi të shumta, qoftë deklarata të dëshmitarëve të drejtpërdrejt, por edhe autopsinë e kufomave, deri më tash, asnjë i arrestuar.
Arian Alickaj, babain e të cilit e kishin vrarë në prani të gruas së tij, Dautin, disa herë ka kërkuar nga drejtësia ndërkombëtare, të thotë fjalën e vet, dhe kryesi i kësaj vepre, Zoran Gjurishiq, të përballet me drejtësinë.
“Hetuesit e UNMIK, pastaj EULEX, kanë nxjerr kufomën e babës për autopsi dhe përkundër dëshmive bindëse dhe dihet krimineli, ai, ende shëtit i lirë”, është ankuar Alickaj, për të cilin, drejtësia vendore dhe ndërkombëtare, ka dështuar.
Mehmet Mazrekaj, i mbijetuari i masakrës së Belegut, duke rikujtuar ngjarjen e ndodhir, është shprehur se shumë pak është punuar ne zbardhjen e rastit të Belegut, ku është rasti më i rëndë i ndodhur në Kosovë. “Kam dëshmuar tri herë para Tribunalit Ndërkombëtar të Hagës, për krimet e bëra në Beleg, por, asnjë rezultat deri më tash”, ka treguar Mazrekaj, i cili ndërkohë ka njoftuar hollësisht për masakrën e ndodhur në Beleg, ku janë vrarë dhe zhdukur mbi 60 persona, por, edhe akte tjera çnjerëzore.
“Ishim tubuar në fshatin Beleg së bashku me bashkëqytetarët e fshatit Drenoc, që të kemi mundësinë e mbrojtjes, por forca të shumta ushtarake dhe policore të maskuara, duke përdoruar çdo lloj dhune, kanë maltretuar, plaçkitur, vrarë dhe ende kemi shumë të zhdukur që nga ajo ditë” rrëfen Mazrekaj, i cili ishte maltretuar rëndë nga të maskuarit serb.
“Zoti më ka shpëtua nga xhelatët, jam ende gjallë, por kurrë nuk harrohet tmerri i atyre ditëve”, thotë ai. Po ashtu, përjetuesi e masakrës së Belegut, përkundër asaj që disa herë ishte intervistuar nga hetuesit e EULEX, duke iu ofruar dëshmi bindëse për personat që kanë kryer krime në këtë komunë, ende s’ka rezultuar me ndonjë aktakuzë apo arrestim.
“Dihet me emër dhe mbiemër gjithë ata që kanë kryer vepra kriminale, por, drejtësia ndërkombëtare dhe vendore, nuk ka treguar asgjë deri më tash”, ka nënvizuar, Mehmet Mazrekaj, i cili shpreson se drejtësia, do thotë fjalën e vet, sado vonë që të jetë. Qytetarët e Belegut dhe fshatrave tjera, ende shpresojnë në drejtësi, ende presin që drejtësia të thotë fjalën e vet, që kriminelet të marrin dënimin e merituar