Gjuhë, ide dhe luftë. Në tri fjalë të vetme Lindita Aliu-Tahiri ka shprehur gjithë thelbin e kërkimeve shumëvjeçare të saj në gjuhësinë kritike, një nëndisiplinë nga më të rejat të filologjisë së sotme të tekstit, botërore e vendëse. Libri u referohet dukurive që gjuha e sotme i ka shoqëruar me konflikt jo për faj të saj, po për shkak të keqpërdorimit të qëllimshëm të saj. I botuar këto ditë nga shtëpia botuese “Naimi”, libri përbëhet prej dy pjesësh. Në më shumë se gjysmën e parë të tij trajtohen çështje që i takojnë përdorimit ndërmjetësues të gjuhës. Pjesa tjetër e librit u kushtohet dukurive, personaliteteve, rrjedhave dhe zhvillimeve letrare në botën e sotme shqiptare, duke u fokusuar tek botimet e këtyre 20 vjetëve të fundit të autorëve si I. Kadare, Xh. Spahiu, Z. Çela, S. Hamiti, E. Shukriu, B. Blushi, B. Shehu etj.
Studimet e Lindita Aliut-Tahirit, një filologe e specializuar për gjuhësi teksti në SHBA dhe aktualisht zëvendës-rektore e Universitetit të Prishtinës, synojnë të depërtojnë në etnotipet ballkanase përmes çkriptimit të gjuhës së medias dhe multimedias. Këtyre etnotipeve u përgjigjen stereotipe përftimi, që lidhen me shtampa shtegtuese nga një shekull në tjetrin. Autorja e këtij libri synon që përmes shqyrtimeve të karakterit gjuhësor-kritik dhe socio-gjuhësor të dëshmojë si identifikohen sot në Ballkan përmes gjuhëve popullore dhe ligjërimeve të tyre bashkësitë etnike, grupimet politike, brezat shoqërorë dhe madje edhe individualitetet e jetës publike: kryesisht politikanë, por edhe njerëz të letrave e të artit.
Mënyra si procedon Lindita Ali-Tahiri në trajtesat e saj gjuhësore-kritike, shkruan prof. dr. Shaban Sinani në parathënien e librit, është shumë e thjeshtë: ajo vetëm bën të dukshme hipokrizinë e fjalës. Kjo hipokrizi gjuhësore dekodifikohet prej saj dhe i lejon njeriut të zakonshëm që jeton në Kosovë e në Shqipëri të kuptojë se përtej artit të së mundshmes ka vetëm mashtrime. Në këtë kuptim, megjithëse studimet e këtij libri në pamje të parë mund të ngjajnë si teknokratike, ato janë shumë të rëndësishme për shëndoshjen e mendësisë së shoqërisë së shqiptarëve përmes prishjes së iluzionit. Sepse, siç shprehet studiuesi arbëresh Matteo Mandalà, duke parafrazuar një thënie të njohur latine, “mundus vult decipit” - “botës i pëlqen të mashtrohet”. Lindita Aliu-Tahiri me të drejtë bën sarkazëm të hijshme me propozuesit e dalldisur të gjuhës kosovarishte; me mbrojtësit e identitetit të rremë kosovarli, me të gjithë ata që mjetin më përbashkues të shqiptarëve kanë tentuar ta kthejnë në mjet etnodallues. Sipas autores, këta janë “dordolecët kombëtarë”.
Libri “Gjuha dhe lufta e ideve” është një libër emancipues, në radhë të parë për mënyrën e të menduarit shqip, pastaj për vetëmbrojtjen prej mashtrimit, më tej dhe për çkriptimin e qëllimeve të vërteta të shkencës vullnetare atdhetare dhe, së fundmi, edhe për të kuptuar veten përmes pasqyrës së tjetrit, të afërm e të largëm; tjetrit që e duam e nuk e duam, tjetrit që ia urrejmë a ia lapidarizojmë gjuhën dhe armën; tjetrin që e duam antagonist a protagonist; tjetrin që i falemi a nuk e falim.
Përpos studiuesve të gjuhësisë dhe të letërsisë, këto shkrime mund t’u interesojnë dhe t’u duken të dobishme të gjithë atyre që kanë përshtypje se në botën e sotme të vërshuar me mesazhe kemi filluar t’i dëgjojmë dhe t’i lexojmë ato në mënyrë të automatizuar, pothuaj si një kompjuter i programuar për të marrë shumë informacione në të njëjtën kohë. Siç thotë vetë autorja në përcjelljen e librit për lexuesit, “ky libër mund ta nxisë pyetjen se kush e bën “programimin tonë kompjuterik” dhe si mund të arrijmë ta kuptojmë atë, duke e parë gjuhën si mundësi të lirisë të plotë, si fuqi absolute, por edhe si përgjegjësi morale dhe profesionale”.
Autore: Prof. Lindita Aliu-Tahiri
Titulli: Gjuha dhe lufta e ideve
Gjinia: Studime socio-lingustike
Recensues: Shaban Sinani
Redaktor: Naim Zoto
ISBN: 978-9928-109-43-9