Studiuesi Shaban Sinani, me qasjet e tij origjinale duket sikur sfidon kritikën letrare, një pjesë të studimeve që janë shkruar deri tani mbi M. Camajn, duke vënë në dyshim një varg përcaktimesh që i janë bërë krijimtarisë së këtij autori.
Duke njohur pothuajse në mënyrë shteruese çfarë është shkruar deri në ditët tona për M. Camajn, por edhe më gjerë në problematikat teorike (bibliografia shumë e gjerë e dëshmon këtë fakt) ai ka marrë përsipër ballafaqimin me rezultatet e deritanishme, tezat e studiuesve të tjerë mbi Camajn.Studimi “Camaj i paskajuar – rreth tipologjisë së llojeve në veprën e Martin Camajt” të Shaban Sinanit tërheq vëmendjen për disa teza, sa të reja, aq edhe polemizuese me kritikën e zhvilluar deri tani mbi këtë shkrimtar.
Vetë titulli “Camaj i paskajuar” hedh poshtë gjithë përpjekjet për ta kanonizuar Camajn si pasues të Mjedës, folklorizant, të ndikuar nga Montale apo Ungareti, surrealist, neorealist, hermetik, etj… Sipas Sh. Sinanit “Camaj pothuajse të gjitha këto ‘skaje’ i ka refuzuar…sepse Camaj gjithë jetën kërkoi amzën, matricën, çfarë nuk ishte bërë më parë, jo si një anti-model; sepse Camaj nuk shkroi kundër askujt, por si shprehje e mitit dhe origjinalitetit – forma e jashtme e një miti më të rëndësishëm të brendshëm, mitit të vetvetes”.
Pikërisht kjo është sfida që studiuesi u bën gjithë atyre që i janë qasur krijimtarisë së Camajt për të përcaktuar, me domosdo, burimin e ndikimit te Camaj. Sipas studiuesit, Camaj i largohet së gatshmes, asaj që kanë bërë paraardhësit, duke synuar të papërsëritshmen, por pa ndërprerë udhën e të parëve. Në traditë dhe në ikje prej saj, jo për ta mohuar, por për liri vetjake krijuese!
Duke sjellë një qasje tjetër studiuesi vë në dukje, si pak kush tjetër, se Martin Camaj ishte i madh jo sepse i përket kësaj apo asaj poetike paraardhëse apo bashkëkohore, por sepse është krejtësisht i mëvetësishëm, i papërsëritshëm, se ka një origjinalitet të mahnitshëm në poetikën e krijimtarisë së tij dhe kjo e bën “të vështirë” për t’u lexuar dhe, aq më tepër, për t’u interpretuar.
Është pothuajse “tronditës” pohimi se Camaj, me gjithë veprën e tij, prishi kufijtë shumëshekullorë të letërsisë, që nga poetikat antike e deri tek ato moderne, të shkollave krijuese të letërsisë shqiptare, se atij “mund t’i qëndronte cilësimi i shkallmuesit të pabujshëm të kanoneve në përgjithësi”. Prandaj, sipas Sh. Sinanit, Camajt i shkon vetëm një përcaktim: i paskajueshëm, që nuk mund ta futësh në asnjë kanon letrar.
Diskutimi në plan teorik e çon studiuesin në disa vëzhgime që lidhen me përcaktimin e Camajt, në mjaft shkrime të periudhës pas viteve ‘90, si shkrimtar disident, emigrant politik, gega i fundmë, antikomunist, verior… Kundërshtimin e një përcaktimi të tillë studiuesi e bën jo vetëm duke iu referuar pohimeve të vetë shkrimtarit në letrën drejtuar studiuesit arbëresh F. Altimari: “Unë nuk shkruej kundër dikujt!”, por në radhë të parë duke depërtuar në sistemin poetik të krijimtarisë së Camajt, në hapësirën universale, të veçantë, që ka të bëjë me botën, me qenien e njeriut, të vetë poetit, ndëshkimin për të shëmtuarën e jetës njerëzore etj., që janë dhimbja dhe meditimi i çdo poeti të madh, në çdo vend e kohë.
Në këtë kuptim studiuesi propozon një paradigmë leximi e komunikimi që i përket thelbit të artit të letërsisë: leximin estetikisht të vetëmjaftueshëm, “të çliruar prej qëllimeve të vjetra dhe të reja që kanë shtuar me shumicë studiues dashamirës gjatë dy dekadave të fundit”.Duke hetuar mekanizmin krijues të Camajt, Sh. Sinani “trullos” lexuesin kur guxon të pohojë se “Dranja” është vepër shkrimtari dhe shkencëtari, është letërsi dhe studim, është art dhe besim, është filozofi për jetën dhe argëtim estetik.
Gjithashtu, duket se për të ashtuquajturën “errësi” të poezisë së Camajt “fajësohet” lexuesi i zakonshëm për mosnjohjen e kuptimeve të hershme të shumë fjalëve. Duket sikur boshti i këtij studimi është pohimi-çudi: ç’është ky shkrimtar që thyen gjithë rregullat gjinore, të drejtimeve letrare, që ndërton një marrëdhënie kaq personale me artin letrar, dhe që, megjithatë, mbetet një shkrimtar i madh, i papërsëritshëm, i papërcaktueshëm në norma apo parime estetike?
A mos vallë Camaj deshi të sfidonte vetë letërsinë, në parimet dhe ligjshmëritë e brendshme të zhvillimit të saj, duke e nisur këtë shpërfillje (tërthorazi) që nga konceptet teorike të Platonit e Aristotelit e deri te praktikat poetike të poetëve e prozatorëve të njohur, të bashkëkohësisë?