2014-01-04

RIZAH BLLACA - 1919-1988



Do të theksojmë kalimthi se brenda vlerave të shumta të këngëve me motive patriotike, Rizah Bllaca e këndonte me ndjeshmëri të veçantë edhe vjershën e Vaso Pashë Shkodranit 0 moj Shqypni, të cilën e kishte mësuar përrnenàsh pas tri-katër leximeve që ia kishte bërë e bija e tij, Sanija, mësuese.

Nuk e shohim të udhës që kësaj radhe të veçojmë dhe të analizojmë këngët e kënduara nga Rizah Bllaca, as theksin e veçantë patriotik që e shquante atë, jo vetëm në këngët historike, por, madje, edhe te këngët e ciklit të kreshnikëve, siç është rasti me Gjergj Elez Alinë. Kjo punëdo të na çonte larg dhe do t'i kalonte caqet e parapara për një parathënie modeste të veprës. Për këtë arsye, këtu do të ndalemi më shumë për ta sqaruar një pjesë të punës sonë dhe për t'i arsyetuar disa veprime që zakonisht janë të domosdoshme për përpilimin e vëllimeve të këtilla të poezisë popullore.

Së pari, do të theksojmë se pjesa dërrmuese e këngëve të Rizah Bllacës janë mbledhur me anë të incizimit magnetofonik. Janë vetëm nja dy tri raste që bashkëpunëtorët e jashtëm të Institutit Albanologjik për fazën e parë të punës së rifilluar të këtij institucioni më 1967, i kanë dërguar vetëm tekstet. Pra, materiali i incizuar është deshifruar me kujdes duke ruajtur në tërësi njësitë fonematike. Gjatë redaktimit të tekstit është ruajtur me besnikëri gjuha e këngëtarit dhe mospërputhjet eventuale të formave gjuhësore të fjalëve janë pasojë e vetë interpretuesit të këngëve, i cili gjatë të njëjtës këngë sipas rastit dhe frymëzimit të tij poetik i ndërronte këto forma me qëllim që ta bëjë këngën më të theksuar, qoftë në aspektin fonetik, qoftë edhe duke i shqiptarizuar barbarizmat. Në ndonjë rast, me qëllim të caktuar për ta theksuar aspektin atdhetar ose për ta veçuar fuqinë shprehëse të fjalës, këngëtari ka përdorur me qëllim edhe forma të dialektit të Jugut, sidomos kur është fjala për emërtimin e atdheut të përbashkët. Pra, në këngët e Rizah Bllacës, edhe brenda vetëm një kënge, bashkëjetojnë trajtat: Shqipëri, Shypni, Shkipëri, Shkypëri, Shqipni etj. Në këngët lirike nuk janë të rralla edhe trajtat e veçanta të fjalës: dashuri, të cilën këngëtari e përdorte me kënaqësi të veçantë për ta shquar edhe në këtë mënyrë ndjenjën sublime njerëzore dhe ndjeshmërinë me të cilën këndonte ai. Një veçori tjetër gjuhësore e këngëve të kënduara nga . Rizah Bllaca është edhe gërshetimi i formave arkaike dialektore me fjalë më të reja të gjuhës së folur dhe asaj të shkruar. Aspektet e veçanta gjuhësore dëshmojnë se ai ishte këngëtar që mësoi igjatë gjithë jetës, duke e ngritur ni velin e njohurive të veta si në aspekte të diturisë historike, ashtu edhe në nivelin e përgjithshëm kulturor.


Në këto vëllime të këngëve të Rizah Bllacës, gjatë redaktifllit të teksteve në asnjë rast nuk janë bërë ndryshime gjuhësore të asnjë trajte. Janë ruajtur në tërësi edhe trajtat thirrore (eksklamative), sidomos në fillim të vargjeve, kurse janë larguar ato që shpesh e kanë përcjellë fundin e vargjeve, sepse si të tilla kishin më tepër efekte muzikore ses a poetike dhe e ngarkonin vargun për ndonjë zanore më tepër, duke krijuar kështu monotoni për lexuesin.

Lënda e tërësishme e kënduar nga rapsodi Rizah Bllaca është sistemuar në këto dy vëllime me kritere të caktuara që kanë dalë nga vetë përmbajtja e këngëve. Në vëllimin e parë janë përfshirë këngët kreshnike dhe baladat si dy lloje më të vjetra të poezisë popullore. Për ta dëshmuar evolucionin në mënyrën e të kënduarit si dhe aftësitë rikrijuese në dy periudha kohore të rapsodit, në dy raste, si te këngët kreshnike ashtu edhe te baladat, krahas këngës së caktuar kemi paraqitur edhe motërzirnin e saj. Radhitja e njësive brenda vëllimit është bërë duke u bazuar në temat e caktuara të këngëve dhe në aspektet e tjera të strukturës poetike e muzikore të tyre.

Në vëllimin e dytë janë përfshirë këngët historike dhe ato lirike. Këngët historike, këtu gjatë radhitjes dhe redaktimit të teksteve janë trajtuar si vlera të rnirëfillta poetike, prandaj nuk janë përcjellë qëllimisht me shënime historike. Kjo punë do t'i shkonte më tepër ndonjë botimi kritik ose antologjik. Kësaj radhe këngët e këtij vëllimi kanë qëllim theme1or t'i prezentojnë vlerat poetike. Mu për këtë gjatë radhitjes së tyre janë zbatuar vetëm aspektet e përafërta kronologjike që paraqesin periudhat e caktuara historike e jo edhe kronologjia e rnirëfilltë e ngjarjeve, të cilave u kushtohet kënga. Nga repertori i këngëve deri tash të mbledhura të Rizah Bllacës në këtë vëllim nukjanë përfshirë vetëm nja dy tri këngë trimërie, që ai nuk i këndonte me aq dëshirë për shkak se trajtonin temën e hakmarrjes dhe të hasmërive ,pothuajse për arsye banale, prandaj edhe na u dukën gati si të mangëta edhe në aspektin pënnbajtësor.

Rizah Bllaca fare rrallë kishte kënduar këngë që u kushtoheshin ngjarjeve të Luftës së Dytë Botërore dhe pas saj, prandaj edhe kësaj radhe - cikli i këngëve historike mbyllet pa këngët e kësaj kohe.

Këngët lirike në vëllimin e dytë janë paraqitur si tërësi pa bërë klasifikime të veçanta, sepse rapsodi këto i këndonte herë pas here si një intermexo ndënnjet këngëve epike. Në lirikën e kënduar nga ai mbizotëron tema e dashurisë, qoftë si art i këngës tradicionale të mjediseve fshatare me figuracion shumë të pasur poetik dhe me shfrim të drejtpërdrejtë të ndjenjave të papënnbajtura lirike, qoftë si këngë e mirëfilltë e krijuar në mjedise qytetare, që kishte shtrirje më të gjerë në traditën poetike dhe muzikore të popullit shqiptar.

Në këngët lirike të dashurisë dhe, përgjithësisht në motivin e dashurisë në balada, Rizah Bllaca e ka shkrirë një pjesë të talentit të tij poetik. Shumë nga këto këngë shquhen për figuracionin poetik të veçuar si krijim me invencion individual dhe për efektet e veçanta muzikore, të cilat e karakterizojnë veçanësinë krijuese dhe interpretuese të këtij artisti të madh popullor.

Midis këngëve lirike janë përfshirë edhe disa krijime poetike që simbolizojnë ndjenjat e dashurisë ndaj atdheut, mallin e dhembjen për fatin e individit, si edhe disa krijime origjinale të këngëtarit tonë si këngë dollish e falënderimesh, me të cilat artisti i madh e përfundonte ahengun në dasma e gëzime të tjera farniljare, ku këndonte. Nga poezia lirike në këtë vëllim nuk janë përfshirë disa krijime me frymë orientale, te cilat shquhen si aspekte muzikore, por kanë mangësi të dukshme qoftë si përmbajtje, qoftë si strukturë e rnirëfilltë poetike.

Duke përfunduar këto fjalë modeste për këngët e Rizah Bllacës do ta theksojmë, në shenjë falënderirni, edhe një herë rolin e veçantë të z. Adem Borovci, i cili me kujdes të veçantë i incizoi në magnetofonin e tij këngët për një periudhë relativisht të gjatë duke bërë mjaft mund dhe shpenzime. Do t'i falënderojmë gjithashtu, fshatarët e Bllacës që, duke ndihmuar materialisht botirnin e këtyre dy vëllimeve, ia lajnë një pjesë të borxhit rapsodit të tyre të adhuruar, i cili jetoi e këndoi gjithkund pa e hequr nga mendja dhe zernra Bllacën e tij të dashur.

Dhe, në fund një porosi për të gjithë ata që do ta kenë në dorë këtë botim dhe që do të shohin se këtu mungon ndonjë këngë e Rizah Bllacës, të cilën ata mund ta kenë të incizuar: i ftojmë që këto incizime t'i sjellin në Arkivin e Institutit Albanologjik të Prishtinës, në mënyrë që të kompletohet repertori i rapsodit tonë. Kjo lëndë do t'u hyjë në punë studiuesve të tashëm dhe të ardhshëm të poezisë sonë popullore. Në një kohë më të rnirë, shpresojmë, vepra e plotë do të stpdiohet në mënyrë më të thelluar dhe këngët nga repertori i tij do të botohen në dy vëllime të plotësuara dhe të përmirësuara. Këtë punë në të ardhmen ia kerni borxh rapsodit tonë të madh, Rizah Bllacës, kënga e të cilit është pasuri e përgjithshme kombëtare.

Prof. Dr. Sadri Fetiu

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...