2014-03-23

CIKËL POEZISH NGA KOZETA NUSHI


TEK TY, TË BASHKUAR, ATDHEUN TONË SHOH

Bukuria ime, bukuri!
Tek ty,
Të bashkuar,
atdheun tonë
shoh.
Bukuria ime, bukuri!
Të kam në zemrën time.
Në shpirtin tim të kam
Në çdo çast, në çdo sekondë.
Jam dritë për ty.
Dritë jam për vendin tim.
Pa më thuaj shpirti im:-
Ç’bën pranvera me qershinë?!

OH, SA XHAN QË TË KAM!

Diku, e humbur
S’di se ku,
Pres nga ty dy fjalë.
S’besoja se do të ishte kështu
Ky i uruari mall.
Gëzimi dhe mërzitja
Vijnë si uragan.
Fjalët që më kënaqin janë:-
“Oh, sa xhan që të kam!”

KOHA BUZËVE, VËRTET U KA ARDHUR

Dielli i mëngjesit
Ka dalë.
Retë
Ka shpërndarë.
Mjegulla
Pret të afrohet,
Me magjinë e saj.
Le të vijë,
Mirë se të vijë
Pranë dhe më pranë.
Koha buzëve
Vërtet u ka ardhur.
S’do të djeg e pjek në flakë.
Eja! Të zhytemi të dy
Në lagështinë e saj.
Me zjarrin
Që kemi në gji
Të ngrohemi.
Dhe mjegulla
Le të na
Mbulojë
Pak.

RIZGJOHEN ËNDËRRIMET


Në dhomën time
Rrinë zgjuar kujtimet.
Shtrati im
Të pret me mall.
Tek unë
Rizgjohen ëndërrimet
Duke të pritur
Si një kalorës të rrallë.

VETËM JAM DHE S’NDJEJ VETMI

Vetëm jam
Dhe s’ndjej vetmi
Si në një ditë me diell
Si në një ditë me shi.
Se të kujtoj ty.
Në pafundësi
Ndjej afshin tënd,
Buzët e tua.
Dëgjoj pa rreshtur
Fjalën : Të dua!
Shpirti im!
Ti më fal qetësinë.
Dhe unë për ty
Thur melodinë
E vargut tim.


NË KRAHËT E TU JAM

Kur dita lind
Me diell,
Unë
Bashkë me diellin jam.
Kur dita
Nis me shi,
Unë
Në mes të ylberit jam.
Kur dita nis
Me borë,
Unë
Në majë të malit jam.
Kur dita nis
Me pritje,
Unë në pritje jam.
Kur pritja
Përfundon,
Në krahët e tu jam.
Dhe ndjej se të dua.
Se të kam shumë xhan.

PORTËN E POEZISË SËRISH ÇELA


Ti,
Në pritje
Të një agimi,
Largove shiun,
Solle diellin.
Ti,
Me një mesazh
Të ngrohtë urimi,
Largove retë,
Pastrove qiellin.
Unë,
Në pritje
Të një agimi,
Portën e poezisë sërish çela.
Margaritarë dhe ar,
Për ty,
Në të derdha.
Të dua
Dhe më do.
A ka gjë
Më të shtrenjtë
Se kjo?

BUZËN TËNDE NDUK!

Një erë e mbarë,
Nga deti i valëzuar,
Vinte.
Oh,ç’mesazhe që më sillte.
Qeshej buza,
Qeshej faqja,
Mbinte lule
Manushaqja.
Përditë
Ngrihej një gosti.
Përnatë
Ngrihej një dolli.
Një kaltërsi,
Një ëmbëlsi,
Një dashuri,
Vinte nga unë.
Vinte tek ty.
Një jetë e re,
Një frymë e re.
Oh, ç’lumturi
Solli për ne.
Dimri tulatet.
Pranvera qesh.
Buqeta lulesh
Ka mes nesh.
I kundroj unë.
I kundron ti.
Oh, ç’kënaqësi
Për ne të dy.
Pranvera
Vjen vërtet
Lehtë
Në dritare.
Vjen
Bashkë me ty.
Oh, ç’lozanjare!
Unë
I mbyll syçkat.
Buzën tënde nduk.
Ti më kap belin,
Dhe në gushë
Më puth.

I GËZOHEMI JETËS!

Ditët ikin.
Ne zhytemi
Në thellësinë
E kohës.
Hamendësojmë.
I gëzohemi jetës!
Presim zërat tanë.
Ëmbëlsohemi me
tingujt e tyre.
Lutemi
T’i kemi pranë.
Zërat tanë
vijnë.
Me tinguj më të zjarrtë.
Mesazhe
Dashurie
Përcjellin.
Ne zhytemi
Në thellësinë
E kohës.
Kudo
Njëri – tjetrin
Gjejmë.
Japim e
Marrim
Ide.
Dhe koha
Bëhet

E bukur
Për ne.

DASHURIA IME, TË FAL DASHURINË!

Kur bora shkrin.
Kur lulja çel.
Kur deti zhurmërin,
Dashuria ime
Të fal dashurinë.
Kur dita lind.
Kur dielli ndrin.
Kur çdo gjë
Vetëtin,
Tungjatjeta!
Bukuri hyjnore!
Më thua ti,
Shpirti im.
Kur orët ikin,
Ikin fluturim,
Kënga e një këndezi,
Na shoqëron deri në agim.
Kur dita vjen.
Vjen me padurim.
Unë nis dhe të shkruaj.
Të shkruaj pa përtim.
Dhe pres e pres,
Pres me padurim,
Të të dëgjoj ty
Dhe të ndjej gëzim...

SHQIPËRI! NË MENDJE TË KAM!

Shqipëri!
Në mendje të kam.
Dhe gjumi i natës
Nuk më zë.
Jam strukur
Në vetminë time.
Filëm pa zë.
Në heshtje
Takohem
Me dhembjen.
Nxitimi,
Hutimi
Pengimi
Fajtorë pa faj.
Shqetësoj melankolinë.
Hyj në një tjetër botë pastaj.
Flas me ty.
Shpirtin tim,
Më s’e ndrydh.
Kërkoj të pajtohesh
Me ëndrrën për
Bashkim me Kosovën.
Të kemi një shtet të
Fortë,
Një flamur të përbashkët.
Të mos kemi frikë nga frika
Më në fund.
Shqipëria ime!
Unë bija jote të them
Se vështirësitë
Duhen kaluar,
Siç i kalojmë ne
Të gjithë.
Kurrë s’duhen shmangur
Se të rrëndojnë
Gjithmonë në kurriz.

EH, MALLI Ç’ËSHTË?

Eh, malli
Me çfarë ngjan?
Ç’gjurmë
Të lë në shpirt?
Mos ndoshta
Është një gëzim i zbrazur,
Që sërish
Kërkon të futet
Në një kupë të brishtë?
Malli ç’tjetër emër ka?
Me ç’gjë tjetër ngjan?
Mos është një
Pjesëz e shkëputur shpirti
Që duket si një meteor
Që nga qielli bie, dhe rrugë kthimi
S’gjen dot?
Ç’është malli?
Malli ç’është?
Mos është një brengë,
Një shqetësim,
Për të kaluarën e largët,
Që pranë s’të rri më dot?
Sikur...
Sikur çdo gjë e dashur
Të ishte afër nesh,
Fjala mall,
A do të kishte peshë?
Kështu i dashur
Ndodh mes nesh.
Të qenit tonë larg
Mallin rrit.
Të qenit tonë afër
Ndrojtjen e brishtë lind.
Kur pranë të të kem sërish
Mallit,
do t’ia shuaj etjen.
Ndrojtjen
Do ta largoj.
Ik nga unë
Do t’i them.
OK JOHN?!!!!

INTIMITET


E di mirë
Se ç’do të thuash.
Po s’di pse më pëlqeka
Të mendoj ndryshe.
Dikur skisha ndonjë ide fikse.
Tani e kam.
Dua që shekulli XXI
Të korrigjojë gabimet e shekullit XX
Do të doja martesën e ligjshme
Të priftërinjve katolikë.
Me fëmijë dua t’i shoh
E të ndjej lumturi.
Dua që shqiptarët
Të mos shajnë më
Nga nënat dhe nga motrat,
Se si i thonë një fjale
Ç’të mbjellësh
Do të korrësh.
Mund të të bjerë
Pështyma jote në fytyrë
Dhe ka shumë të ngjarë
të dëgjosh
Ndonjë fjalë tjetër të ndyrë.
Dhe maratona e fjalëve të ndyra
S’do të ketë fund.
Kjo gjë
Nuk është në interes
Të asnjërës palë.
Vlen edhe për politikan e deputet,
Që me fjalë vrasin e presin
Edhe pse nuk janë as zot të vetes së vet
Se shpirtin e kanë shitur për atë pushtet.
Unë rri e vras mendjen.
Më duket sikur koha
S’është në favorin tim.
Duhet të kem shumë vjet në dispozicion.
Ndal! Ndal! Ndal!
Një ultimatum ky
I pashprehur
Dhe i shfaqur në gjithfarë mënyrash.
Kujtime të ëmbla
Kërkojnë të më vijnë në ndihmë.
Po s’bëjnë gjë tjetër
Veçse më rrisin melankolinë.
Shqetësimi rritet nga padurimi.
Unë për një gjë
Jam e sigurt.
s’dua të bezdis as veten,
as të tjerët.
Mirëpo duke ngulmuar më shumë
Nga ç’duhet, ndoshta,
rrit tensionin brenda vetes.
Kujtoj shumë momente
Kur s’e kam parë botën
Bardh e zi.
Sytë pakëz më rëndohen.
Kujtime! Kujtime! Kujtime!
Në sytë e mi përqëndrohet lodhja.
Jeta s’duhet të ketë
Humor të keq për mua.
Bie në gjumë.
S’dua të torturohem më shumë.
Jetën zbukuroj.
E kush mund të më ndalojë
Ta bëj një gjë të tillë?
Tashmë nuancat e saj shumëngjyrëshe,
më vënë në gjumë.
Një përkëdhelje e lehtë,
E ëmbël, e butë,
Shpirtin ma qetëson.
Zgjohem,
Duke e ndjerë ende
Këtë butësi magjepsëse.
Hutohem.
Kërkoj të zhytem përsëri
Brenda këtij ledhatimi.
Mbuloj supet lehtë,
Me shpresë se s’do të zgjohem.
Ndjej njëfarë rehatie.
Po dielli shkëlqen fort.
Rrezet e tij bien drejt
Mbi fytyrën time.
Me sa duket
S’kanë ndërmend
Ta ndryshojnë drejtimin.
Tentoj të rri edhe ca
Shtrirë.
Dielli tregohet
Më kokëfortë se unë.
Të djeg si saç.
Ngrihem.
Ndjej se jetoj dy jetë.
Një jetë brenda ëndrrës
Dhe një jetë brenda realitetit.
Ndryshe nga më parë,
Preferoj jetën brenda ëndrrës.
Është e vetmja jetë që
Nëse dua, më përket vetëm mua
Dhe askujt tjetër.
Askush s’e ka idenë
Se ç’mund të shoh unë
Në një ëndërr.
Ndërsa në realitet mundet edhe
Të më njohin.
Mundet edhe të tentojnë
Të më japin ide
Nga më absurdet,
Nga më të papranueshmet
Dhe në të njëjtën kohë
Mund ta marrin vesh direkt
Reagimin tim.
Jeta ime varet nga unë.
Askush s’ka të drejtë
Të më krijojë
Një katrahurë mendimi.
Diku patjetër do të hapet një dritare.
Unë do të nxjerr kokën.
Do të thith ajër lirshëm.
Do të mbushem me frymë.
Jetën dhe ëndrrat e mia
Do t’i mbërthej fort
Në duart e mia
Dhe jetën do ta jetoj,
Do ta jetoj siç dua unë,
Pa hequr dorë nga kërkesat e mia
Ndaj shekullit xxI

NËNËS

Mos vallë
Gëzimi nuk ekziston?
Pse s’lindim duke qeshur,
Po lindim duke qarë?
Qajmë për dhembjen tonë,
Apo për dhembjen e nënës?
Më pas rritemi.
Kërkojmë shumë gjëra.
Dhe kur s’i arrijmë
Bëhemi prapë qaramanë.
Mendoj se ndoshta
Kjo ndodh me ju të gjithë.
Ndodh edhe me mua,
Pasi s’jam njeri i veçantë.
Po unë njoh dikë që as
kur ka lindur
S’ka qarë.
Vetëm ka teshtitur.
Mos jeta
S’e ka lënduar aspak?
S’e besoj.
Megjithatë rrallë
E kam dëgjuar
Të qeshë me zë të lartë.
E para
Kam qenë unë
Që më duket
Se e kam lënduar,
ndonëse
jam penduar në çast.
Po përse?
Përse gjithë ky shpërthim mërzitjeje?
Dhe para kujt?
Para një njeriu që di vetëm
Të të falë.
S’jam vetëm unë
Që e mendoj si një njeri vigan.
Unë e shoh përditë.
E dua pa masë.
Dhe gjithmonë mendoj
Se ku i buron forca?
Ndonjëherë e pyes
Se ç’ka në trup,
kockë, apo hekur?
Ajo s’di të lodhet.
S’di të ankohet.
Duket si shqiponja
Para të vegjëlve të saj.
O Zot! Të mendosh
Se ke një nënë të tillë
Dhe të trembesh
Para vështirësive
Të para
Që të dalin në jetë,
S’ia vlen aspak.
Ndoshta edhe ajo ka
Dobësitë e veta
Po kurrë s’ka ditur t’i shfaqë.
Tani, pleqëria
Duket sikur ka ardhur
Ta zbukurojë me thinja të bardha,
Pa vënë dorë
Në forcën e rinisë së saj.
Sëmundja,
Nganjëherë
Edhe pse i lexohet në sy,
S’bind askënd se do të rezistojë tek ajo
Për një kohë të gjatë.
Ajo tallet me sëmundjen, e mer në lojë
Sëmundja asnjëherë
S’ka mundur që ta mposhtë.
Sa herë ka tentuar,
Është penduar
Që s’ka gjetur vend tjetër
Për të shkuar.
Dhe me bisht ndër shalë
Është larguar
Çalë – çalë
Duke mos patur mundësi
Të zhdukë
Buzëqeshjen
E njeriut vigan.

PRANVERË MES KRISMASH

Pranvera erdhi mes krismash.
Qetësia të shtinte ankth.
Tanket zvarriteshin si breshka gjigande.
Tek i shihje të rrënqethej mishi.
Sa hije të rëndë që kishin.
Dola me shpresë se mos dehesha
Me erën e tokës, me aromën e luleve.
Po më kot.
Lulet m’u dukën sikur kishin ulur kokat.
Sikur ishin vyshkur.
Si duket edhe ato ishin trembur
Prej hijes së tankeve.
O Zot! Sa herë na kishte luajtur zemra prej vendit.
Ç’nuk dëgjonim.
Vrasje, rrëmbime, përdhunime.
Trafik fëmijësh, trafik organesh, trafik femrash.
Tani edhe shpërngulje plot llahtar.
Dritare të hapura.
Njerëz të sëmurë së bashku me shtretërit e tyre,
Mbushnin fushat bashkë me njerëzit normalë,
Sa herë që thuhej se ura e Fitores
Do të hidhej në erë.
Po kur do merrnin fund
Shpërnguljet plot llahtar?
Dielli s’të ngrohte, po të ftohte.
Qetësia në vend që të të qetësonte,
Të fuste krupën.
Në kryeqytet flitej për kulturë, për botime librash.
Këtej luftohej midis jetës e vdekjes.
- “Do të gdhihemi, a s’do të gdhihemi nesër?” –
Ishte pyetja që gjithsecili i bënte vetes.
Luftën e kishim parë vetëm nëpër filma.
Po kurrë s’na kishte shkuar në mendje
Se do ta kishim aq pranë.
Tamam si nëpër filma.
Atë ditë pranvere ishte shpallur ditë paqeje.
Dola për të mbledhur lule.
Në vend të luleve mblodha gëzhoja plumbash.
Babai i një nxënëses sime mbeti i vrarë
Duke lënë një grua të ve
Dhe fëmijët e tij jetim.
Plumbat më shoqëruan derisa arrita në shtëpi.
Isha dyll e verdhë. Pikë gjaku
s’më kishte ngelur në fytyrë.
Po isha gjallë.
U shtrita barkas në dysheme.
Dyshemeja dridhej.
Plumbat linin gjurmë nëpër mure.
Vdekjen s’e kisha parë kurrë aq pranë.
Ç’tmerr pa fund.
S’doja të qaja,
Po lotët rrëshqisnin nëpër faqe.
S’kishe guxim të flisje.
Qetësia dukej si një ëndërr e largët.
Psherëtima, psherëtima.
Jetë të bëra shkrumb.
Jetë të tjera
Të varuara në një fije peri.
Askush s’e donte një fund të tmerrshëm.
Askush s’donte një tmerr pa fund.
Fjalët: rend, shtet, siç duket
Kishin shkuar në një tjetër planet,
Duke e lënë këtë popull të mjerë
Pa kokë,pa identitet kombëtar.
Për një popull të tërë,
S’ka mallkim më të madh nga ky,
Jo, nuk ka!
S’e kush do të ishte i zoti
Ta çlironte prej këtij mallkimi,
Duke i kthyer sërish këto fjalë,
Askush s’e dinte.
Mbetej vetëm të shpresoje,
Që dikush nga larg
T’ju tërhiqte sërish veshin
Dhe t’i kthente në udhë të Zotit.

VËSHTRIMI I THELLË I JETËS, FATKEQËSISHT MË BËN TË VUAJ


Tani s’kam ç’të bëj.
Vështrimi i thellë i jetës
Fatkeqësisht më bën të vuaj.
Mirësjellja, për mua s’është anjëherë,
As gafë e vogël, as gafë e madhe.
Përpiqem të shpëtoj veten
Prej gjykimit të vetvetes,
Po përherë mbetem gjykatësi
Më i rreptë i saj.
Vetëgjyqësimi qenka i lemerishëm.
Ta bën kokën plagë.
Të fshikullon më fortë se një thupër.
Unë shpreh me forcë mendimin tim
Edhe pse diku gjej e diku s’gjej përkrahje.
As që e kam ndër mend të mbyllem në vetvete.
Edhe pse në shumë raste, has ndonjë reagim
Të dikujt,
Që më duket krejt absurd.
Ç’është e drejta, mua kurrë
S’më ka pëlqyer absurditeti.
Gjithmonë i jam shmangur
Për mos t’u infektuar nga mikrobi i tij.
Më vjen keq për një gjë,
Që njerëzit merren me çikërima
Dhe nuk janë largpamës.
Unë kur ngas makinën,
S’duhet të shoh afër,
Po duhet të shoh larg.
Ky shembull kaq i thjeshtë
Shumë më ka ndihmuar në jetë.
Edhe kur dua që sytë t’i mbyll
Dhe mos ta shoh të vërtetën në sy,
Sytë më hapen, duke më nxitur
Të respektoj mirësinë që kam në shpirt.
Shpirti im edhe pse i lënduar
S’më lejon të gremis në fund të botës
Fisnikërinë.
Rrjetat e ngritura me shumë kujdes
Ngelen bosh.
Shpirti i lënduar nuk mbetet në rrjetë,
Nuk përbaltet.
Mes dhembjes, përpiqet të nxjerrë
Prej gojës, fjalët më të ëmbla.
Plaga një ditë do të shërohet,
Duke marrë me vete edhe dhembjen.
Unë preferoj të rroj me kujtimet më të ëmbla
Që me lidhin me çdo person.
Kam lindur të sjell bardhësinë,
E të largoj errësirën,
pa e lënë kurrë
Të pllakosë
e të mundë
shpirtin tim të lirë.



I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...