Salman Rushdie prezanton autobiografinë

Shkrimtarit i duhej të jetonte për shumë vite në ilegalitet, pasi atë e kërcënuan me vrasje në Iran. Megjithatë ai ia del që të shkruajë pa mllef për jetën e tij.

Der britisch-indische Autor Salman Rushdie stellt seine Autobiografie in Berlin vor.
Copyright: DW/H. Kiesel
Salman Rushdie
Salman Rushdie rri ulur dhe bën shaka, teksa flet për kërcënime tndaj tij. Kërcënimi me vrasje, gjë me të cilën lidhet tani emri i tij. Kërcënimi me vrasje kundër një autori, ndaj të cilit u akulumua zemërata e muslimanëve të zellshëm. Asnjë shenjë emocioni nuk vërehet teksa ai kujton ditën e Shën Valentinit të vitit 1989. Këtë ditë ai mësoi, që udhëheqësi shpirtëror i Iranit, Ayatollah Khomeini, miratoi vrasjen e Rushdies, sepse libri i tij „Vargjet satanike“ ironizon fenë islame. Një jetë në rrezik. Deri më sot. Përpara pak kohësh për kokën e tij shuma e anoncuar kishte arritur deri në Iran 3,3 milionë dollarë, vëren, "por kjo mund të jetë zhgënjyese për vrasësin, sepse me gjasë ata nuk kanë kaq shumë para“.
Iran's Ayatollah Khomeini during an audience with high-ranking Iranian officials and members of the Foreign Diplomatic Corps, in Tehran, June 1985. (AP Photo)
Ayatollah Khomeini, 1985
Ikonë? Jo, faleminderit!
Autori indiano-britanik ka ardhur në Berlin, për të prezantuar autobiografinë e tij "Joseph Anton". Titulli u referohet emrave të dy shkrimtarëve të preferuar të Rushdies: Joseph Conrad dhe Anton Çehov. Ky ka qenë pseudonimi i tij, kur u detyrua të jetonte në ilegalitet për t’u mbrojtur. Rushdie shkruan për një "Unë" me një emër tjetër në vetën e tretë. Fillimish kjo të irriton, por më pas ky rezulton si mjet i rafinuar artisitik, për t’i paraqitur përjetimet me distancë duke reflektuar ndaj tyre. "Kjo është një histori jetësore, për të cilën duhet të shkruash të vërtetën“, sqaron Rushdie, "dhe këtu bëhet fjalë për një qenie të vërtetë njerëzore, jo për një figurë heroi hollivudian." Ai në të shkuarën shumë shpesh është stilizuar si një ikonë e lirisë, së shtypit, por ai kurrësesi nuk e ndjen veten si të tillë.
Edhe tani shumë e konsiderojnë atë si njeriun që jeton në rrezik akut për jetën. Por në Berlin ai prezantohet në përfaqësinë e shtëpisë botuese Bertelsmann pa bodigardë të dukshëm. „Unë që prej dhjetë vjetësh nuk ndiej më rrezik të drejtpërdrejtë“, konstaton Rushdie.
Der britisch-indische Autor Salman Rushdie stellt seine Autobiografie in Berlin vor.
Copyright: DW/H. Kiesel
Salman Rushdie prezanton autobiografinë e tij në Berlin
Joseph Anton: Die Autobiographie von Salman Rushdie
Rushdie përshkruan një jetë jashtë asaj, çfarë si e njihte si „normale“. 13 vjet zgjati kjo gjendje. Ai jetonte me humbjen radikale të lirisë, kur u strehua i fshehur nën mbrojtjen e personelit të sigurisë, që dëgjonte emrat Wilson dhe Wilton. Ai përpiqej t’i ruante lidhjet me fëmijët: "Babi, pyet Zafar në telefon, a kemi ne sërish një shtëpi, ku të mund të qëndrojmë?" Kur ai flet para publikut për familjen dhe vitet në rrezik, zëri i tingëllon më i ngysur dhe më i ulët.
Qesëndia dhe ironia rikthehen kur ai flet për aspektet politike të përndjekjes së tij.
Kushdo mund të kritikohet
Në radhë të parë "Joseph Anton" Rushdie e konsideron një vepër për lirinë e mendimit dhe ai e shtjellon këtë parim. "Nëse ndiheni i fyer nga një die, atëherë ky është problemi juaj." Ndaj ai do nuk do të lejojë të instrumentalizohet për fushata reklame, si psh. Kundër filmit të diskutueshëm për Muhametin ”Pafajësia e myslimanëve”. Ai është kundër shumë prej këtyre lëvizjeve, të cilat drejtohen kundër bashkësive myslimane, por kjo nuk duhet të bëjë që feja të izolohet prej kritikës. Mund të mbrohesh, por me fjalë: „Përfytyrimi, të jetosh në një botë, në të cilën njeriu nuk ofendohet, është absurd!”

Comments

Popular posts from this blog

Libra të rinj - Shkarkim falas

Ese për Vitin e Ri

Poezi të zgjedhura nga GJERGJ FISHTA (23 tetor 1870 - 30 dhjetor 1940)