2014-03-25

Ndryshimet klimatike dhe shëndeti i njeriut


http://cfnhri.org/wp-content/uploads/2011/10/Drought1.jpg

 
 
Ndryshimet klimatike i ngarkojnë sëmundjet në botë me 4,6% për dallim nga të gjitha rreziqet tjera në mjedisin jetësor. Po ashtu, është vërtetuar se ndryshimet klimatike në vitin 2000, si vit referent, kanë kontribuuar për rreth 2,4% nga të gjitha rastet e diarresë në botë, 6% nga rastet e malaries në disa shtete të pazhvilluara, si dhe për 7% nga rastet e paraqitjes së etheve – denga në disa vende industriale. Gjithsej, vlerësohet se vdekshmëria atributive për shkak të ndryshimeve klimatike ka qenë 0,3% dhe ngarkueshmëria atributive e sëmundjeve ka qenë 0,4%.
Ndryshimet klimatike kanë rang të ndërlidhjes komplekse me shëndetin. Kjo i përfshin ndikimet direke, siç janë sëmundjet dhe gjendjet që mund të përfundojnë me morbiditet ose mortalitet, e që lidhen me temperaturën dhe ndikimet shëndetësore nga ngjarjet ekstreme të motit. Ndikimet tjera i ndjekin rrugët indirekte siç janë ato që ndikojnë mbi distribuimin e sëmundjeve lidhur me ujin për pije, ushqimin ose po për sëmundjet që përçohen nëpërmjet vektorëve dhe zoonozave, ose gjendje shëndetësore që shkaktohen për shkak të mangësisë së ushqimit dhe ujit.
Ekzistojnë projeksione në drejtim të zgjerimit të sëmundjeve nga gjerësitë gjeografi ke jugore kah ato verioret, veçanërisht të sëmundjeve që kanë qenë të zhdukura: malaria, denga dhe ethet e verdha etj. Ndryshime edhe në shpërndarjen e sëmundjeve që përçohen nëpërmjet brejtësve, siç janë hantavirusi dhe leptospiroza. Ndryshimet gjeografi ke, kohore dhe ekologjike do të ndikojnë në vektorët e sëmundjeve, dhe me këtë në paraqitjen e sëmundjeve, para së gjithash lajshmanioza, sëmundja-lima, encefaliti i cili përçohet me rriqër, malaria (në rajone endemike), denga etj.
Pritet shtimi i sëmundjeve lidhur me ujin për pije dhe ushqimin, për shkak të shpërndarjes së pabarabartë në nivel global dhe projeksione për zvogëlimin e sasisë së ujit për pije dhe prodhimit të ushqimit (kolera dhe helmim me ushqim). Ekspozimi në temperatura ekstreme të larta mund të sjellë deri te sëmundjet kardiovaskulare ose respiratore, ndërsa çrregullimet ekstreme në kushtet klimatike (vërshimet, erërat e ngrohta), çojnë drejt lëndimeve, përmbytjeve, sëmundjeve respiratore, diarressë, etj. Temperatura e zmadhuar dhe vërshimet janë shkak për paraqitjen e intensitetit dhe frekuentimit të zmadhuar të sëmundjeve që përçohen nëpërmjet ujit dhe ushqimit të kontaminuar.
Ndikimi i motit është më i vogël te rastet e përçuarjes direkte të sëmundjeve antropozoonoze, pasi që në këtë mënyrë shkaktari është më pak i eksponuar në ndikimet e jashtme.
Kontaminimi mikrobiologjik i ushqimit dhe ujit mund të shkaktojë sëmundje të zorrëve dhe sëmundje tjera serioze.
Ndryshimet klimatike do të ndikojnë në distribuimin kohor të aero-alergjenëve, veçanërisht polenit dhe me këtë, distribuimin e ndryshuar të sëmundjeve alergjike. është pozitive ajo se pritet zvogëlimi i gjendjeve shëndetësore që lidhen me temperaturat ekstreme të ulëta (2003; Patz et al. 2000; Wilson 2001).
Ndikimi i motit, veçanërisht temperatura ambientale, ka ndikim të tërthortë mbi përçueshmërinë e sëmundjeve infektive. Temperatura mund të ndikojë te shkaktarët e sëmundjeve infektive, por edhe te përçuesit (vektorët) ose uji. Zmadhimi i temperaturës e përshpejton metabolizmin e vektorëve, ato ushqehen, por edhe prekja me bartësin është më e madhe, dhe sipas kësaj shtohet edhe mundësia për infektim. Secili ndryshim i temperaturës minimale, mund të ndikojë në mbijetimin e vektorëve, dhe kështu dimrat e ngrohtë që priten, me ndryshimet klimatike e zmadhojnë popullsinë e vektorëve.
Në përgjithësi, efektet shëndetësore të klimës së ndryshuar në mënyrë rapide priten me një pasiguri të caktuar të vlerësuar kryesisht në mënyrë negative, veçanërisht në shoqëritë e vobekta dhe shtetet në tranzicion, që më së paku kontribuojnë në emetimin e gazrave që e dëmtojnë kopshtin serrë. Disa nga ato efekte përfshijnë:
• Dallime në variacionet e të reshurave me siguri do ta komprometojnë furnizimin me ujë të freskët për pije, dhe me këtë do ta zmadhojnë rrezikun nga sëmundjet që përçohen nëpërmjet ujit.
• Zmadhimi i temperaturave dhe variabiliteti i të reshurave me siguri do ta zvogëlojnë prodhimtarinë e ushqimit në rajonet më të varfra, dhe me këtë do ta zmadhojë rrezikun nga paushqyeshmëria.
• Ndryshimet e klimës me siguri do t’i vazhdojnë sezonat e transmisionit të disa sëmundjeve të rëndësishme që përçohen nëpërmjet vektorëve, sikundër dhe ta ndryshojë distribuimin e tyre gjeografi k, duke i zgjeruar në mënyrë potenciale nëpër rajone ku mungon imuniteti i popullatës dhe/ose infrastruktura shëndetësore e organizuar mirë.
Lidhja e vërejtur ndërmjet ndikimeve kohore dhe sëmundjeve infektive, ndikoi në zhvillimin e më tepër modeleve për parashikimin e përhapjes së sëmundjeve infektive për shkak të ndryshimeve klimatike.
Ndryshimi i mënyrës së jetesës, prodhimi i ushqimit, urbanizimi modern, ndryshimi i klimës dhe cilësisë së mjedisit jetësor, e zmadhon rrezikun nga ekspansioni i zoonozave.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...