2014-03-23

Një rrëfim që ju prek në zemër: Vëllezërit që vetëm vdekja i ndau


Një rrëfim që ju prek në zemër: Vëllezërit që vetëm vdekja i ndau (Foto)

Kur fotografja Elin Hoyland kishte takuar vëllezërit Harald dhe Mathias Ramen, ajo nuk priste se kjo histori do të prekte zemrat e mijëra njerëzve. Dy vëllezërit, 75 dhe 80 vjeç, kanë kaluar tërë jetën në fermë. Ata kurrë nuk janë martuar, ndërsa pothuajse çdo moment e kanë kaluar së bashku.

Elin u intriguar me këtë mënyrë të thjeshtë të jetës që hasi në Norvegji, kështu që vendosi të dokumentojë jetët e vëllezërve. Ajo e emëroi serinë “Vëllezërit”, me shpreson se do të tregojë jetën unike që ata kanë bërë, të tillë që nuk bëhet më.
Harald dhe Mathias bënin jetë që vështirë kuptohet sot nga të tjerët. Ata nuk kishin lojëra për ta humbur kohën e as teknologji, por ishin të lumtur. Jeta e tyre është mirë të mbahet mend, sepse paratë, makinat e shtrenjta, shtëpia luksoze etj. nuk janë gjërat më të rëndësishme në botë. Ajo çfarë është e rëndësishme në jetë janë: familja dhe miqtë.
Telegrafi ju sjellë më poshtë serinë e fotove të bëra nga Elin Hoyland, për dy vëllezërit nga të cilët mund të mësojmë shumë gjëra të mira.
Ata ishin vëzhgues të pasionuar të shpendëve, ndërsa kujdeseshin për 20 kuti për zogj të vëna në male.
Në kohën e tyre të lirë, vëllezërit lexonin gazetat ose dëgjonin radion.
U përpoqën të përdorin njëherë TV-në, por thanë se ju merr kohë, ndaj e kthyen.
Jetët e tyre ishin të thjeshta, të vërteta.
Por, ata e dinin se cila është gjëja më e rëndësishme, dhe i përmbaheshin asaj.
Shumica prej nesh nuk do të ishte në gjendje të jetonte kështu.
Mbase jemi duke humbur lumturinë e fshehur.
Haraldi dhe Mathiasi kanë ndarë një dhomë gjumi gjithë jetën e tyre.
Deri kur i vdiq i vëllai, e Mathiasi mbeti vetëm në shtëpi...
Dhe pastaj iku edhe ai...


Shkruan : Flori Bruqi : Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme e shqiptarëve

Kërko brenda në imazh                     Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme                                     Haki Taha, u lind n...