2014-06-02
Kritika letrare sot
Kështu duket sot kritika letrare në pasqyrën e saj të grimcuar. E bërë pikepesë dhe në atë shkallë saqë mund t’i thurrim lemente deri në pakufi. Megjithkëtë, mund të jetë edhe ndryshe. Shpresat nuk janë djegur të tërra. Dhe atë për dy arsye: E para, se edhe mëtutje mund të shpresojmë në aktivizimin dhe angazhimin e atyre kritikëve letrarë që për një apo shumë arsye kanë kërkuar hije nën pyllin e profesioneve tjera dhe ia kanë kthyer shpinën pikërisht asaj që më së shumti ka nevojë për ta. Dhe e dyta arsye, ajo që më së shumti ushqen shpresat, është se në letrat shqipe kanë hyrë dinjitetshëm (përveç brigadave të hobiinterpretëve) edhe specialistë të shkëlqyeshëm të teorive letrare si Agron Tufa, i cili njëkohësisht është edhe eksperti më i spikatur i formalizmit dhe strukturalizmit. Pastaj dy Kujtimët (Shala dhe Rrhamani) nga Prishtina, Ndue Ukaj, Vehbi Miftari e ndonjë tjetër. Ndërsa në fushën e kritikës letrare praktike mund pa hamendje të përmendim Ragip Sylajn, Sali Bytyçin, Gilmana Bushatin e ca të tjerë.
Natyrisht se edhe këta studies e autorë kanë pengesat e tyre gjatë ushtrimit të profesionit të tyre. Edhe kur ata konsiderohen të atillë siç i përshkruam në fillim të kësaj eseje ata përpiqen që të mos i nënshtrohen diktatit social, ekonomik dhe mos bien nën kurthin e ndonjë klase të caktuar politike ose ndonjë sekti fetar që botën di ta shohë vetëm nga perspektiva e ngushtë e religjionit (® interepretuesit e autorëve ekskluzivisht katolikë ose ata që me çdo kusht priviligjojnë shkrimtarët turkofilë islamikë).
Janë këta emra që jo vetëm se dëshmojnë se kritika letrare shqiptare megjithatë ekziston, porse edhe do të mbijetojë duke u ristabilizuar (si para viteve të nëntëdhjeta) dhe duke kthyer imazhin dhe formën e saj institucionale. Nihilstët, (veçanarisht) gjenitë e hutuar të letrave shqipe le të mos brengosen se pas shkuarjes në atë botën tjetër askush nuk do të merret me artin e tyre, përkundrazi kritika do të merret edhe me ata që sa kanë qenë gjallë nuk kanë lënë gurrë pa ia hedhur asaj në kokë. Ky është vetëm njëri nga ato mallkimet me të cilin duhet të jetojë kritiku objektiv.
Flori Bruqi
Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)
Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës. Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...