2015-02-02

"Trepça" si thesar nacional dhe përparësi komparative e ekonomisë të Republikë së Kosovës



Shkruan: Dr. Isa Myftari

Baza lëndore-minerare paraqet elementin më të rëndësishë të pasurisë nacionale të Kosovës dhe pjesë të forcave konstitutive të shoqërisë (kapacitetet e ndërtuara dhe potencialet natyrore dhe njerëzore) – duke marrë në konsideratë motivet ekonomike të krijimit dhe shpërndarjes së produktit shoqëror.
Në krijimin dhe shpërndarjen e produktit shoqëror, resurset/pasuria minerare e ”Trepçës” paraqet jo vetëm thesar nacional por njëkohësisht edhe epërsinë më të rëndësishme komparative të ekonominsë të Republikës së Kosovës – duke shfrytëzuar faktorët e bollshëm relativ të prodhimit që sigurojnë nivel të volitshëm profitabil të këmbimit tregtar, veçanërisht atij ndërkombëtar.
Meqë Kosova është shumë e pasur jo vetëm me thesar - resurse minerale por edhe resurse të tjera duke përfshirë tokë pjellore - andaj edhe synimi që Sërbia atë ta okupojë, respekt ta bëjë për vete. Është e njohur politika dhe luftrat strategjike se ato bëhen për territore të pasura me resurse të ndryshme e jo për popullatë. Kjo veçanërisht vlen për popujt barbar dhe politikat e tyre – siç është populli sërbosllav, por asgjë s’është më i mirë populli grek/helen, por edhe popuj të tjerë përreth shqiptarëve. Andaj territoret autoktone dhe shumë të begata gjithandej ku jetojnë shqiptarët, duhet të mbrohen me çdo çmim meqë ato janë jetike për popullin shqiptar që me punë të sigurojë mirëqenie ekonomike por edhe për t’i ruajtur veçoritë e veta gjuhësore, kulturore etj. – në të kundërtën shndërrohet në popullatë të robruar.

Dhe popullit shqiptar i Kosovës ia doli, që pas 100 vite okupimi/pushtimi sërbosllav, ta rikthej territorin e Kosovës. Kjo ndodhi falë sakrificës me çdo çmim – atdhedashurie sublime të pupullit të saj me organizimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, UÇK, si KRYEVEPËR e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Dhe vetëm e vetëm lufta e UÇK, respekt. lufta e bijve dhe bijave më të devotshëm, pra të atyre duke qenë të gatshëm të bëjnë dhe të japin gjithçka për atdhe, dhe gjaku i tyre bëri që përfundimisht territori i Kosovës pushoi së qëni i okupuar/pushtuar nga sërbosllavi. Pra territori i kosovës iu kthye Kosovës me pushkë e jo duke mbajtur ”konferenca për shtamp” të Rugovës/LDK.
Territori i Kosovës (atë çka është fituar me gjak) përherë duhet mbrojtur edhe nga falsifikuesit e neneve të ligjeve të caktuara dhe nga të përzgjedhurit/deputetët që në një ose tjetër mënyrë bëhen argarë (lexo: tradhtarë) duke votuara ligje të falsifikuara në dëm të ”Trepçës” (lexo: territor të Kosovë) qoftë edhe për një pëllëmbë dore.

Borxhet e "Trepçës"

Meqenëse ”Trepça” është subjekt afarist, atëherë ata që ”Trepçës” i kanë dhënë huazime ose ia kanë lejuar shtyrje të afatit sa i përket pagesës së huazimeve/kredive janë kredidhënës/kreditorë të ”Trepçës”. Për borxhet/obligimet e një subjekti afarsit gjithmonë duhet të ekzistojë kontrata e shkruar në të cilën gjendet kush merr, sa dhe afati i fundit kohor i kthimit të borxhit/obligimit.
Edhe pse s’dihet saktësisht dhe besueshmëria e borxheve të ”Trepçës” në kohën e Millosheviqit, Qeveria e Kosovës e ka dhënë shifrën mbi 1,4 milionë €uro kërkesa për borxhet e ”Trepçës” – ku pjesa më e madhe e tyre 907 milionë €uro (= 64% e totalit të borxht) janë obligime ndaj pagave të papaguar të punëtorëve të ”Trepçës”.

Komentimi kreativ

Me çështjen/problemin e borxheve merret edhe Plani i Ahtisarit për Kosovën. Sipas një deklarate të Mladjan Dinkiq, derisa ka qenë ministër i financave të Sërbisë (i referohem NIN-it, 28. Shkurt 2008.), pra menjëherë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovë më 17. Shkurt 2008, se ” borxhet e Kosovës ( konsideroj edhe të ”Trepçës – I.M.) është dashur gjithsesi të zgjidhen para se të bien nën kompetencat e atij Plani (të Ahtisarit) edhe pse Sërbia se ka pranuar atë Plan ”. Këtu vlenë të theksohet se duke u mbështetur në analogji të pjesshme në sport (një ekip në garë mund të arrijë fitore edhe si pasojë e gabimeve të kundërshtarit), andaj kjo neglizhencë e Sërbisë mund të shpie në atë që Serbia duhet t’i paguaj këto borxhe të ”Trepçës”. Por Sërbia këtë çështje mun ta çojë në arbitrazhë (një trup i pavarur kompetent, pranë Klubit të Parisit, ku palët në kontest pronësoro -juridik ia besojnë marrjen e vendimit meritor me të cilën zgjidhet kontesti i tyre). Sipas Klubit të Parisit, por edhe Bankës botërore, huamarrës mund të jenë vetëm shtetet sovrane – është gjasë e madhe që me komentim kreativ këto borxhe të ”Trepçës” duhet, pra t’i paguaj Serbia.
Sa i përket komentimit kreativ, kjo vlen edhe për mundësinë e anëtarësimit të Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, OKM. Kur bëhet fjalë për pranimin e anëtarëve të ri, që është e përfshirë në pjesë të Kartës së Kombeve të Bashkuara, me të cilën rregullohet së pari puna e Këshillit të sigurimit,KS, dhe pastaj të Asambles së Përgjithshme,AP, mund të ketë disa momente që prapë mund të jetë shpresë e madhe për Kosovën. Anëtarësimi për pranim të Kosovës në OKM; së pari kërkesën e Kosovës e shqyrton Këshilli i Sigurimit, KS.

Këshilli i Sigurimit jep rekomandime Asambles së Përgjithshme, e cila përfundimisht vendos për anëtarësim. Proçedura e vendimmarrjes ne KS i nënshtrohet komentimit kreativ për situatën konkrete (të Kosovës). Së pari Asambleja në parim vendimet i merrme 2/3 e votave.
Por njohësve të OKB gjithashtu nuk ju është tërësisht e qartë se pesë anëtarëve me të drejta vetoje a ju shtrihet vetoja edhe në ”rekomandime”ose edhe ato konsiderohen vendime sui generis. Nëse e drejta e vetos në këtë rast nuk funksionon – atëherë Sërbia nuk mund të shpresojë të ketë sukses , përmes Rusisë dhe eventualisht Kinës, në aksionin e vetë të pengojë anëtarësimin e Kosovëd në OKB. Edhe këtu në këtë rast, duke u mbështetur në komentimin kreativ në proçedurën e vendimmarrjes, respekt. në analogji (por, në këtë rast analogjisë së plotë) si në rastin e pranimit të Bjellorusisë dhe Ukrainës të cilat atëherë e kanë pasë stastusin e veçantë) – të paktën Kosova njëherë mund ta merrë statusin e veçantë e më vonë edhe anëtarësimin në OKB, me ç’rast edhe formalisht përmbyllet shtetësia, respekt. sovraniteti i Kosovës (pra, pronësia e popullit të Kosovës ndaj territorit të saj)

Alternativat e procesit të transformimit të "Trepçës"
Pas përfundimit të luftës çlirimtare të Kosovës më 1999 dhe përvetësimit të ekonomisë së tregut të lirë është mundësuar paraqitja e pronës private dhe mundësia e themelimit:
. të ndërmarrjeve të kapitalit/aksionare; pastaj
. të ndërmarrjeve partnerës/ortakërie;
. të ndërmarrjeve komanditore;
. të shoqatave ekonomike; dhe
. të firmave private
ku prona private dominon.
Por , në rrethanat kur ”Trepça” pritet t’i nënshtrohet transfromimit të saj:
. në ndërmarrje publike/shtetërore;
. në ndërmarrje korporative/aksionare; ose
. të japet në koncesion

janë çështje që sipas moratoriumit mund të zgjasë deri në 18 muaj – duke e dokumentuar transformimin me një strategji të veçantë dhe Ligj të veçantë për ”Trepçën”.

Unë kam bindje se çështja e transformimit të ”Trepçës ” duhet të definohet në drejtim të ndërmarrjes publike, meqenëse ekonomisë së ”Trepçës” – këtij aseti gjigant dhe begatie kombëtare – i duhet nga pikëpamja morale që shteti ta drejtojë dhe mbikëqyrë. Pra,”Trepçës” i duhet shteti si arbitër, i cili i bie bilbilit kur loja bëhet e pandershme, një arbitri që ndëshkon me karton ” të verdhë ” e ” të kuq ” . Kështu të pakten për 10 vite të ardhshme e më vonë mund të bëhen transformime të tjera të domosdoshme sipas rrethnave aktuale.

"Trepçës" i duhet një staf drejtues:
. që ka ide ndërmarrësie;
. që pengesat dinë t’i tejkalojë; dhe
. që çdoherë krijon punë kreative për vete dhe nxit për të tjerë.
Autori: është Doktor i ekonomisë; dhe ish Drejtor për çështje ekonomike të Xeherores me flotacion ”Trepça” – Stantërg.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...